Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pak para zgjedhjeve në Itali, Salvini përplaset me Von Der Leyen: Rrogën ta paguajmë ne
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pak para zgjedhjeve në Itali, Salvini përplaset me Von Der Leyen: Rrogën ta paguajmë ne
AktualitetBote

Pak para zgjedhjeve në Itali, Salvini përplaset me Von Der Leyen: Rrogën ta paguajmë ne

Published: September 23, 2022
Shpërndaje

Kreu i partisë Lega në Itali, Matteo Salvini ka komentuar fjalët e presidentes së komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të së dielës, sipas të cilës, nëse situata politike në Itali do të evoluonte “në një drejtim të vështirë, ne kemi mjete, si në rastin e Polonisë dhe Hungarisë”.

“Ky është një kërcënim i zymtë, një ‘pushtim’ i pakërkuar. Zonja përfaqëson të gjithë evropianët, rrogën e saj e paguajmë ne të gjithë, ishte një kërcënim i neveritshëm dhe arrogant. Grupi parlamentar i Lega do të paraqesë një mocion mosbesimi. Të dielën votojnë italianët jo burokratët e Brukselit. Po të isha president i Komisionit të BE-së do të shqetësohesha për faturat”, ka deklaruar Salvini në një intervistë për mediat italiane të premten.

“Ato të Ursula von der Leyen janë fjalë të neveritshme. Çfarë do të thotë ‘nëse gjërat shkojnë në një drejtim të vështirë?’ Nëse e majta nuk fiton? Kjo zonjë, përfaqëson të gjithë qytetarët evropianë. Në vend të kësaj, mendoni të vendosni një tavan në çmimin e gazit”, tha kreu i Legas, Matteo Salvini.

- Publicitet -

“Do të shohim rezultatin e zgjedhjeve, i kemi pasur edhe në Suedi. Qasja ime është që çdo qeveri demokratike që dëshiron të punojë me ne, ne punojmë së bashku”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke iu përgjigjur një pyetjeje të studentëve në Princeton, New Jersey, në 22 shtator.

Anëtari i koalicionit të së djathtës ekstreme, Matteo Salvini, i ka dhënë zë këtyre problemeve duke ngritur pyetjen nëse sanksionet po ja vlejnë vërtetë për Italinë?

Ai është gjithashtu një nga politikanët që ka sugjeruar heqjen e sanksioneve ndaj Moskës.

Në një analizë të The Guardian pak ditë më parë, thuhej se nëse koalicioni i Melonit fiton më shumë se 44% të votave, ai mund të marrë dy të tretat e vendeve si në dhomën e deputetëve ashtu edhe në senat.

Kjo jo vetëm që do t’i jepte të djathtës ekstreme një supershumicë për herë të parë në historinë e republikës, por si rezultat mund të bënte ndryshime në kushtetutë pa pasur nevojë për konfirmim me referendum publik. Kjo është veçanërisht shqetësuese, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngushta të partisë së saj me kryeministrin hungarez, Viktor Orbán; në të vërtetë, grupet e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar prej kohësh se ajo shpreson të imponojë një regjim të ngjashëm autoritar në Itali.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • asd says:
    September 23, 2022 at 2:09 pm

    E djathta emergjente ne Itali eshte nje rrezik per Europen dhe per Ukrainen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “U them Fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
  • Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin

Komentet e Fundit

  1. Ilir Troplini on Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Claus on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Berlin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?