Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Panairi i Klikut e kthen Tiranën në kryeqendrën e mbi 200 bizneseve dhe sipërmarrjeve nga 20 shtete të botës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Panairi i Klikut e kthen Tiranën në kryeqendrën e mbi 200 bizneseve dhe sipërmarrjeve nga 20 shtete të botës
Ekonomi

Panairi i Klikut e kthen Tiranën në kryeqendrën e mbi 200 bizneseve dhe sipërmarrjeve nga 20 shtete të botës

Published: December 7, 2023
Shpërndaje

Mbi 200 biznese dhe sipërmarrje vendase dhe të huaja nga 20 shtete të botës, marrin pjesë në edicionin e 29-të, të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga “Klik Ekspo Group”.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, ngjarja më e madhe e sipërmarrjes në Shqipëri ka hapur siparin e tij pasditen e së mërkurës, në një ceremoni ku ishin të ftuar përfaqësues të qeverisë shqiptare, trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, si dhe nga sipërmarrës nga vendi, rajoni dhe bota.

Panari i Klikut vjen në këtë event të rëndësishëm pas një rrugëtimi të gjatë që ka shënjuar një epokë më vete në ekonominë shqiptare, me sjelljen në Shqipëri të qindra sipërmarrësve të huaj, të cilët kanë vendosur të investojnë në vendin tonë në fusha të ndryshme si turizmi, energjetika, bujqësia, blegtoria, industria agrorushqimore dhe teknologjia.

- Publicitet -

Presidenti i Klik Ekspo Group, Luan Muhametaj në çeljen e ceremonisë, i uroi mirëseardhjen kompanive pjesëmarrëse dhe gjithë të ftuarve të tjerë, ndërsa theksoi se ky 29 vjetor i Panairit te Klikut sjell risi dhe diversifikin bashkëpunimi për ekspozues e miq nga bota mbarë.

“Panairi i këtij viti është kompozuar të jetë një ekspozitë madhështore, duke bashkuar një mori ndërmarrjesh bujqësore nga i gjithë Ballkani. Do të shërbejë si një qendër e gjallë network ku kompanitë e specializuara në sektorë të ndryshëm bujqësorë mund të lidhen, të krijojnë marrëdhënie të reja biznesi dhe të eksplorojnë mundësi bashkëpunimi. Këto ndërveprime priten të sjellin një valë perspektivash të reja biznesi, duke hapur rrugën për bashkëpunime dhe inovacione të ardhshme brenda rajonit”, tha Muhametaj.

Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së panairit, Mehmet Develioğlu, nënkryetar i Bordit Ekzekutiv të Dhomës së Tregtisë së Stambollit (İTO) u shpreh se mes dy vendeve ka lidhje me rrënjë të thella të mbështetura në historinë dhe në vlera të përbashkëta.

“Këto lidhje përbëjnë garancinë për themelin e marrëdhënieve të përjetshme të miqësisë midis popullit shqiptar dhe popullit turk dhe të ardhmen e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve. Ngritja në nivelin më të lartë e këtyre marrëdhënieve është detyra jonë, detyra e biznesmenëve”, tha Develioğlu.

Develioğlu u shpreh se Dhoma e Tregtisë së Stambollit vazhdon përpjekjet serioze për fuqizimin e lidhjeve tregtare me vendet e Ballkanit, me të cilat tha ai, kanë lidhje historike. “Vëllimi tregtar midis dy vendeve tona tashmë e ka arritur objektivin e 1 miliard dollarëve të cilin e kishte përcaktuar presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan në fillim të vitit 2022”, u shpreh Develioğlu.

Luel Muhametaj, Zv President i Klik Ekspo Group, u shpreh se fokusi i panairit këtë vit janë tri industri kryesore që përbëjnë shtyllat e tregut shqiptar, bujqësia, turizmi dhe ndërtimi. Këta sektorë mishërojnë frymën e gjallë të Shqipërisë, qëndrueshmërinë, plot burime dhe e gatshme për njohje ndërkombëtare.

“Ne besojmë fuqinë transformuese të këtyre industrive, për të nxitur ekonominë tonë, për të krijuar mundësi domethënëse punësimi dhe për të shpalosur ofertat unike të Shqipërisë në botë. Vizioni ynë është të jemi organizatori kryesor i panaireve dhe lehtësues i Investimeve të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor, një qëllim për të cilin punojmë me përulësi, përkushtim dhe angazhim të palëkundur ndaj inovacionit”, tha Luel Muhametaj, Zv President i Klik Ekspo Group.

E pranishme në ceremoninë e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, Nataliia Lehotska, e ngarkuara me punë e Ambasadës së Ukrainës falenderoi Shqipërinë për shpirtin dhe inkurajimin të shprehur në këto vite krize.

“Në këtë kontekst është e rëndësishme të themi se Ukraina nuk është e vetme në këtë luftë, partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe vendin mik, Shqipërinë, qëndrojnë me ne dhe ndjejmë mbështetjen e Shqipërisë si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Edhe sot pjesëmarrja jonë është konfirmimi i qartë i kësaj mbështetjeje.

Enio Civici, Zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shprehu vlerësimin për organizimin e panairit më të madh me përfshirjen integrale, dhe eficiente të të gjithë sektorit të bujqësisë të vendit tonë. “Ne sot flasim për përfshirje nga gjithë rajoni, kompani të cilat i përkasin një sektori që deri para disa vitesh konsiderohej i brendshëm lokal, apo vetëm kombëtar.

Konsiderojmë dhe vërtetojmë edhe njëherë këtu në panair që tashmë kur flasim për tregti ndërkombëtare dhe bashkëpunim të biznesit në rajon apo edhe më gjerë në botë mund të flasim edhe për sektorin e bujqësisë shqiptare, rajonale dhe atë të Ballkanit Perëndimor”, tha Civici.

Panairi Klik Ekspo Klik, Prof. Kaprata: Rajonet policentrike si zgjidhje për të ardhmen

“25 vite më parë, kur nisa punë në Institutin e Urbanistikës, nisën të ngriheshin shqetësime pse në Tiranë nuk ka parqe e stola. Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje, që atëherë propozova modelet policentrike urbane”. Profesor Gentian Kaprata e jep që në krye thelbin e një studimi të gjatë që ndjek udhëtimin e kaosit urban në Shqipëri dhe jep zgjidhje për të.

“Modeli demografiko-territorial i tranzicionit shqiptar dhe rajonet policentrike urbane” u morën në shqyrtim nga Kaprata në një forum të mbajtur në kuadër të Panairit Ndërkombëtar Klik Ekspo Group 2023. Forumi solli një shikim të përgjithshëm demografik (migracioni i jashtëm, i brendshëm dhe rritja natyrore e popullsisë) në një dinamikë kohore të ndarë në tre dekada (1990-2001, 2001-2011, 2011-2021) krah dukurive kryesore të tyre.

Nëse në vitin 1991 niveli i urbanizimit në vend ishte 31-36%, 44% në vitin 2001, 53% në vitin 2011 dhe 58% në vitin 2014, të dhënat tregojnë për një  nivel të përshpejtuar që kaloi në katër faza.

“Faza e parë karakterizohet nga urbanizimi spontan informal me intensitet, kur u ndërtuan 20 mijë banesa informale deri më 1998; faza e dytë, deri në 2005, pati konsolidim të ndërtimeve informale duke arritur deri në 270 mijë të tilla; faza e tretë deri në 2013, u mor me legalizimet pa arritur t’i kryejë e megjithëse u bë ligj dhe çoi disi në rënie të ndërtimeve informale dhe u konsoliduan ato formale, sërish u numëruan edhe 80 mijë banesa të tjera.

Faza e katërt nga 2013 deri sot, karakterizohet nga vijimi i informalitetit, duke numëruar rreth 550 mijë godina/banesa por ku tashmë mbi një grataçelë me leje, ka 7 kate pa leje” tha përmbledhtazi Kaprata, duke vënë në dukje se në 7 vitet e fundit ka pasur 10 mln metër katrorë ndërtime, ose 5 herë më shumë se më 1991.

Por çfarë ka sjellë kjo? Dhe pse ka ardhur kjo?  Rënia e regjimit komunist u shoqërua nga ndryshime demografike të mëdha. Ndërsa në një anë pati emigrim të popullsisë, po aq, u shtuan godinat (e reja) e pabanuara. Rreth 1 mln e 300 mijë shqiptarë, lëvizën nga periferia drejt qendrës duke krijuar disbalanca të mëdha në dinamikat e qyteteve, ku 9 nga 36 rrethe patën rritjen më të madhe të popullsisë.

Nga 2001 deri më 2011, rreth 50% e banorëve në Shqipëri ishin në zona urbane, vërejti Kaprata, duke shënuar nisjen e tipareve të forta të disproporcioneve.

Në vitet 2011-2021, 600 deri në 900 mijë banorë ikën nga Shqipëria ndërsa në vend morën formë tri “rajone”: Tiranë-Durrësi i mbipopulluar, Fier-Vlora që sipas Kapratës është tipi ideal për shkak të balancës mes sipërfaqes dhe demografisë dhe “rajonet e braktisura”- Kukësi, Dibra, Lezha, Shkodra, Berati, Elbasani, Korça e Gjirokastra- ku 75% e territorit të vendit ka vetëm 40% të popullsisë.

Impakti që ka pasur kjo shpëndarje demografike është sipas profesorit e shumëanshme. Nga një anë tejmbushja urbane e në tjetrën zbrazja urbane, kanë sjellë degradim të tokës dhe kosto të larta të menaxhimit e administrimit të territorit.

“Impakt ka edhe në ndërtesat e infrastrukturës sociale. Në zonat e mbipopulluara ka mangësi në godina arsimore, shëndetësore dhe kulturore. Vetëm Tirana ka nevojë për 60 mln€ për ndërtim infrastrukture arsimore”, shënoi Kaprata.

Raporti i zhdrejtë i territoreve të zëna nga ndërtimi dhe atyre të hapura, është tjetër shqetësim ndërsa mbipopulli në një zonë e shpopullimi në të tjera sjell mungesa e nervozizëm, duke risjellë rendin “Të gjithë janë në luftë me të gjithë” tha urbanisti.

Të gjitha këto sollën atomizimin e shoqërisë, me bazë interesin e familjes së vogël dhe përforcoi modelin tonë shoqëror prej pesë kategorish: Lider partish që tejshtrijnë pushtetin; sipërmarrës të lidhur me pushtetin që shtojnë pasurinë; dishepuj partiakë apo zyrtarë që kapërcejnë nga një parti në tjetrën për të  mbijetuar në administratë; masa shoqërore që shkon nga varfëria drejt mjerimit  të skajshëm dhe në fund, një grup individësh larg ndikimit qeveritar dhe partiak që mundohen pa sukses të ndërtojë sipërmarrje. Kjo pasqyrohet në modelin tonë politik të kryetarokracisë sunduese” tha mes të tjerash Kaprata.

Ndërsa Shqipëria ka mbyllur dekadën e tretë të tranzicionit pa një model të qartë ekonomik, pohoi Kaprata, ai ripropozoi modelin policentrik, ose modelin e qyteteve të rrjetit, specializim të qyteteve në atë çka përbëjnë veçantitë e tyre duke synuar dekoncentrimin apo shpërndarjen më të balancuar të qendrave të banuara dhe demografisë nëpër territorin kombëtar, komplementaritatin e qendrave të banuara dhe specializim të ekonomive së tyre, kjo pos si domosdoshmëri për Shqipërinë, edhe si një qasje europiane e bazuar në studime urbanistike.

Agrikultura në Klik Ekspo Group, AIDA: Ja pse duhet investuar në Shqipëri

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mbajti një takim informues në panairin Klik Ekspo Group me temën “Roli dhe kontributi i AIDA-s drejt tërheqjes së investimeve në agrikulturë”.

Moti me klimë mesdhetare, shumica e ditëve me diell, mikroklima të përshtatshme për zhvillimin e disa kulturave bujqësore, kostot konkuruese, lokacioni gjeografik optimal, lehtësitë doganore, incentivat dhe taksat konkurruese krah lehtësisë që ofrojnë, dy aeroporte dhe 4 porte, e bëjnë Shqipërinë një vend të përshtatshëm për biznes, sipas Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Përgjegjësja e sektorit të investimeve, parashtroi arsyet pse duhet investuar në Shqipëri, duke vënë në dukje klimën pozitive për investimet, trajtimin e barabartë, mospasjen e nevojës për autorizim paraprak, moslimitimin e përqindjes për kompanitë e huaja, mbrojtje e veçantë nga shteti, etj.

“Ne si institucion promovojmë sektorë të ndryshëm të ekonomisë, mes të cilëve është edhe sektori i bujqësisë. Jemi përpjekur të kontaktojmë edhe investitorë të huaj duke iu prezantuar Shqipërinë dhe potencialin që kemi. Te bujqësia kemi avantazhin e klimës, që mundëson të kemi prodhime bujqësore të shumta në sasi të madhe dhe cilësi shumë të mirë të produkteve.

Ajo që synojmë edhe me fushatat tona, është që të mos kemi thjesht një sasi bruto të produkteve tona, por t’i bëjmë edhe një lloj përpunimi që të sjellim edhe një vlerë të shtuar në tregun shqiptar”, tha Zotaj. Ajo vërejti se sasinë e madhe të prodhimit dhe cilësinë e kemi parë sidomos te bimët mjekësore, pjesa më e madhe e të cilave eksportohet, gjë që është tregues edhe për cilësinë.

Sa i takon peshës që ka bujqësia në Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) të Shqipërisë, Zotaj theksoi se vlerat luhaten.

“Ne jemi shpresëplotë që ndikimi i bujqësisë, jo vetëm në GDP, por edhe në vlerat e punësimit që vazhdojnë të jenë të larta me 34% të popullsisë të angazhuar në bujqësi, tregojnë një avantazh që Shqipëria ofron”, tha Zotaj.

Investimet Strategjike në Panairin e Klikut, Xhembulla: Tërheqja e turistëve elitarë dhe investitorëve ekselentë përparësi

Forumi i organizuar në panairin ndërkombëtar të Tiranës 2023 nga Klik Ekspo Group, me fokus turizmin, përcaktoi disa prej strategjive të qeverisë shqiptare që synojnë promovimin e Shqipërisë dhe tërheqjen e sa më shumë turistëve.

Autenticiteti, rritja e standardeve dhe qëndrueshmëria janë linjat kryesore mbi të cilat po punohet, ishin në fokus të këtij takimi. Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Almira Xhembulla, u ndal më kontretisht te vizioni për investimet strategjike.

“Ngritja e qendrës së vizitorëve për Vjosën është një prej tyre, sepse tashmë është shpallur Park Kombëtar dhe është lumi i fundit i egër në Evropë. Ne duam që të krijojmë turizëm të qëndrueshëm gjithëvjetor dule konservuar edhe trashëgimitë natyrore.

Ne synojmë të tërheqim në Shqipëri investitorë me ekselencë që do të ofrojnë standarde, duke ofruar subvencione dhe lehtësi fiskale. Për t’iu përgjigjur dinamikave të turizmit po punohet për përmirësimin e kuadrit ligjor për turizmin dhe po ashtu për strategjitë që duhen ndjekur”, tha Xhembulla.

Ndërsa viti 2023 shënoi bum turistësh në vend, me rreth 9 milionë vizitorë, sfidat për vitin e ardhshëm janë disa. Mes turizmit masiv dhe atij elitar, mes ruajtjes së pasurisë e trashëgimisë natyrore dhe përdorimit të imazheve mahnitëse të vendit në funksion të promovimit, ekspertët kërkojnë edhe përmirësimin e standardeve të akomodimit në struktura hoteliere dhe resorte që u përgjigjen kërkesave të vizitorëve.

Drejtoresha e Agjencisë së Turizmit, Zana Çela tha se rritja e numrit të turistëve e ka vënë agjencinë para objektivit të krijimit të një turizmi të qëndrueshëm.

“Pyetja që kemi shtruar ka të bëjë me promovimin. Panairet janë të rëndësishme për turizmin e qëndrueshëm dhe për këtë, trend ka qenë marketimi online. Ndaj ne krijuam aplikacion TEA – Turism Events in Albania që ka pasur 25 mijë shkarkime nga 76 vende të botës.

TEA është një kalendar kombëtar eventesh. Përveç lokacioneve natyrore, eventeve kulturore e artistike që njoftohen në aplikacion për gjithë Shqipërinë, vitin e ardhshëm do të ketë krah eventeve edhe sugjerime të strukturave hoteliere që turistët të shtojnë ditët e qëndrimit në vend”, sqaroi Çela.

Ajo përmendi edhe konkursin e fotografisë mbi Shqipërinë turistike, ku kanë marrë pjesë 7800 punime nga 42 vende dhe që promovon vendin, duke shpallur 36 aplikantë ambasadorë të Shqipërisë turistike.

Zak Topuzi, kreu i Shoqatës Shqiptare të Hotelierëve, tha se ka nevojë për më shumë struktura akomoduese, sidomos ato të cilësisë së lartë për turizëm elitar. Duke kërkuar të bëhemi gati për turizmin kinez, ai tha se segmentet që lidhin qendrën me veriun do të jenë të rëndësishme, sepse 60% e turistëve vijnë në zonën Golem-Velipojë dhe mes tyre shumica janë shqiptarë.

Sipërmarrësit nga Serbia, interes për eksploruar më tej bashkëpunimin me tregun shqiptar

Dhoma Serbe e Tregtisë përfaqësohet në edicionin e 29-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, si një partnere e rëndësishme dhe e qëndrueshme, në vijim të një bashkëpunimi të ngushtë prej afro 20 vitesh.

Duke përfshirë pjesëmarrjen e 22 kompanive në sektorë të ndryshëm kryesisht në ndërtim, indrustrinë ushqimore, të prodhimit të ushqimit të kafshëve, industrinë e tekstileve dhe të tjera. Dhoma Serbe e Tregtisë ēshtë një nga ekspozuesit më të mëdhenj dhe divers në panair, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve ekspozues.

 “Dhoma jonë e tregtisë vjen në panairin e këtij viti jo vetëm si një përfaqësi më e madhe me biznese që operojnë në fusha të ndryshme, por edhe si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Klik Ekspo Group, prej vitesh tashmë, për një partneritet të sukseshëm dhe besues. Jemi shumë mirënjohës për organizmin dhe përkushtimin e organizatorëve për krijimin e frymës së bashkëpunimit”, tha Tatjana Beuk Pirusic, Këshilltare e Dhomës Serbe të Tregtisë.

Pirusic theksoi se Dhoma Serbe e Tregtisë sheh dy sektorët më të rëndësishëm, për nxitjen e bashkëpunimeve bilaterale në sektorin privat: bujqësinë dhe turizmin. “Shqipëria ka disa avantazhe në bujqësi, në aspektin gjeografik, edhe në diversifikimin e prodhimeve bujqësore.

Ne importojmë perime të freskëta, si dhe ato të prodhimit të hershëm nga Shqipëria dhe këtu bashkëpunimi me bizneset private është shumë thelbësor për intensifikimin e marrëdhënieve tregtare.  Pika e dytë e fortë, është roli i Shqipërisë në sektorin e turizmit.

Në këtë kontekst qëllimet tona konvergojnë për mundësi të shumta të marrëdhënieve tregtare, si në industrinë e ndërtimit ose në sigurimin dhe furnizimin e disa ushqimeve specifike për hotelet dhe restorante”, u shpreh Tatjana Beuk Pirusic, Këshilltare e Dhomës Serbe të Tregtisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi
  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes

Komentet e Fundit

  1. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  3. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. Vilajet Qyrku on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?