Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Paqe brenda 24 orësh?”, DW: Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Paqe brenda 24 orësh?”, DW: Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet
BoteLajmi i fundit

“Paqe brenda 24 orësh?”, DW: Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet

Published: January 10, 2025
Shpërndaje

Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t’i japë fund luftës në Ukrainë pa vonesë. Tani ai do të takohet me kreun e shtetit rus Vladimir Putin. Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar një takim me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin.

“Ai dëshiron që ne të takohemi. Dhe ne po e organizojmë këtë,” tha Trumpi në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida. Në takim do të bëhet fjalë mbi të gjitha për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Putini u tregua i “hapur” për bisedime. Moska e përshëndet “gatishmërinë e Trumpit për të zgjidhur çështjet përmes dialogut”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Nuk ka asnjë parakusht për një takim të tillë, shtoi ai.

- Publicitet -

Paqe “brenda 24 orësh”?

Më 20 janar Trumpi do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Në fushatën elektorale, ai e kritikoi në mënyrë të vazhdueshme ndihmën ushtarake të SHBA për Ukrainën dhe njoftoi se paqja në Ukrainë do të rivendosej “brenda 24 orëve” pas marrjes së detyrës prej tij. Si do të arrihet kjo, këtë ai nuk e ka treguar. Kjo shkaktoi skepticizëm në Kiev dhe tek shtetet aleate: ekziston droja se Trumpi mund ta detyrojë Ukrainën që t’i bëjë lëshime të mëdha Rusisë.

Por Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski u tregua tani megjithatë besimplotë se presidenti “i fortë” i zgjedhur i SHBA, mund t’i japë fund luftës në Ukrainë. Në një intervistë të publikuar së fundmi me podkasterin amerikan Lex Fridman, Zelenski tha se Trumpi do të hapë në mënyrë vendimtare rrugën për një zgjidhje me negociata, e cila do të mbështetet edhe nga shtetet evropiane.

Trump ka deklaruar disa herë: “Ne duhet ta lëmë pas vetes këtë luftë. Është një kasaphanë. Miliona ushtarë vriten”. Është një luftë, e cila nuk do të kishte ekzistuar kurrë, po të kishte qenë ai President, pohoi Trumpi.

Miliarda dollarë për Ukrainën

Që nga fillimi i luftës pothuajse tre vjet më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, me distancë të madhe nga të tjerët, mbështetësit më të fuqishëm të Ukrainës. Sipas të dhënave të Pentagonit, SHBA kanë vënë tashmë në dispozicion një shumë totale prej 65.9 milionë dollarësh – ose rreth 64 milionë euro – si “kontribute për sigurinë”./DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Sqepari says:
    January 10, 2025 at 6:56 pm

    Rusia nuk i leshon me Luhansk e Donetsk. Kete e di dhe Tramp dhe paqe do te thote te braktiset Ukraina dhe te perqafohet agresori dhe krimineli. Moral me I ndyre nuk behet!

    Reply
  • Jimi says:
    January 10, 2025 at 7:38 pm

    Marreveshjet e gangstereve jane gjithmone te realizushme !

    Reply
  • pilo Lala says:
    January 10, 2025 at 7:40 pm

    Trumpi eshte thjesht nje sharlatan, kapadai.
    Ky do e fusi Ameriken ne telashe te medhaja.

    Reply
  • Katiu says:
    January 10, 2025 at 8:43 pm

    Se kush është Trampi , e ka gjykuar populli Amerikan. .

    Trampi është i dyti president në hisorinë e Amerikës që , pas 4 vjetësh , rikthehet prapë si president . Rasti i parë ka qenë para 130 vjetësh .( idiotë janë amerikanët ?! ) .

    Por ne shqipëtarët kemi të gjithë sëmundjen e Enverizmit , që , i jepte mënd botës , me morrin në kurriz e hundën në lis .
    Nuk janë këto probleme për pilafxhinjtë e llojë-llojësh debilësh, që ne i kemi me shumicë .
    Merruni me trapët tuaj se jini për ibret e , mos fusni hundët tuaja atje ku s’ju takon , more qurrashë llafazanë e kokëbosh .

    Reply
  • demo says:
    January 10, 2025 at 9:14 pm

    Mrekullira ben shen Thomai-thoshte shoku enver.Trumpi nuk eshte shen Thomai,,Do pranoje oferten e Putinit,per c`ka pushtuar ne Ukraine.Ukraines i hiken 1/3 e territorit,Ne detin e Zi i mbetet vetem Odessa,Qasja ne detin Azov i bllokohet.Krimea as qe futet ne Diskutim.Donetsku,Lukansku i mbeten Rusise,.Po deshe! Po s`deshe Trumpi nderpret ndihmat per Ukrainen, Gjermania i nderpreu qe sot.Kjo eshte cudia qe ofron Trumpi.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 10, 2025 at 10:46 pm

    Babai I Vaksinave me Rasputinin e KGB-se. Sikur i eshte sheruar veshi dreqit. Ke pare ti ta qellojne me plumb ne vesh e mos te kete asnje lloj gervishtje. Do kete qene plumb mesimor.

    Reply
  • demo says:
    January 11, 2025 at 12:54 am

    Qe e qelluan me plumb,plumb ishte,po pse nuk e mati mire,se ay plumb e beri President aforfe. 3 me 0 i mori te Tera,Me Senat,me kongres.Nuk ka Gjykate ta denoje.

    Reply
  • sOrOs says:
    January 11, 2025 at 7:55 am

    Paqe do vije shpejt nga takimi Trump-Putin. Mjafton ti hiqet priza qe ka pas ne bythe nga administrata sorosiane Biden e te qerohet ai karagjoz President qe kane mbajtur veshur ushtarakisht kaq kohe, Don Kishot Zhelja.

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    January 11, 2025 at 8:05 am

    I vetmi koment i sakte e serioz Katiu. Kjo gjithmone sipas mendimit tim. Ne i qajme hallin komshiut se i pikon çatia kurse vete jemi pa çati fare !

    Reply
  • Tani says:
    January 11, 2025 at 8:37 am

    Demo mendjelliu si gjithmone

    Reply
  • Dashi says:
    January 11, 2025 at 9:58 am

    Tani , mëndjelliu demo që , siç thotë vetë , nuk i ka kaluar kurrë kufijtë e Shqipërisë i di të gjitha ç’ndodhin në botë , madje i analizon me plot “kopetencë” . Po të kishte mënd demua , nuk merrte ilaçet për prostatën nga reklamat mashtruese që bëhen në media ; ilaçet merren në farmaci dhe jo online . Plak zevzek e mëndje fyell .

    Reply
  • demo says:
    January 11, 2025 at 11:31 am

    Vertete demo nuk i ka kaluar kufijte e Shqiperise.,vertet merr edhe ilace sipas moshes,se vetem profeti Abraham ka rrojtur 900 vjet,por Demo njeh Pahomin rus,qe si ne emer te Pansllavizmit,si ne emer te orthodhoksizmit,si ne emer te komunizmit,nuk e zejne 20 vjet pa luftra dhe pushtime.Njeh edhe kaplloqen tende o Dashi,nga dy rreshta qe shkryan,qe je nje bosh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rimbushen vaskat e ujërave termale në Bënjë, Kumbaro: Jemi në fazë testimi
  • Pas studentëve të Akademisë së Sigurisë, alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët
  • Pak ditë pas largimit nga PS, ‘Neomalësorja’ denoncon: Lumi i Currajve po cenohet nga betonizimi
  • Përse na lodh vapa? Ekspertët shpjegojnë fenomenin që ka prekur gjithë Europën
  • Aksioni në burgun e Fierit, telefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK-ut

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Gabimi fatal i Dritanit
  2. nje shqiptar on Gabimi fatal i Dritanit
  3. Na myten on Gabimi fatal i Dritanit
  4. Nik on Gabimi fatal i Dritanit
  5. Dajti on Dordolecët e Propagandës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?