Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paralajmëron OKB: Irani mund të fillojë pasurimin e uraniumit për një bombë brenda disa muajsh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Paralajmëron OKB: Irani mund të fillojë pasurimin e uraniumit për një bombë brenda disa muajsh
BoteLajmi i fundit

Paralajmëron OKB: Irani mund të fillojë pasurimin e uraniumit për një bombë brenda disa muajsh

Published: June 29, 2025
Shpërndaje

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se Irani mund të nisë sërish pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh, duke rritur mundësinë për të prodhuar një bombë bërthamore.

Ai sqaroi se sulmet e fundit amerikane dhe izraelite në tre vende bërthamore të Iranit nuk kanë shkaktuar dëme totale, duke kundërshtuar pretendimet e Presidentit Donald Trump se objektet ishin shkatërruar plotësisht.

Më 13 qershor, Izraeli dhe më pas SHBA sulmuan vendet Fordo, Natanz dhe Isfahan, duke thënë se Irani ishte shumë afër ndërtimit të një arme bërthamore.

- Publicitet -

Por, sipas Grossit, dëmet nuk kanë qenë aq të mëdha sa të pengojnë aktivitetin bërthamor të Iranit.

Ai tha se Irani ka kapacitetin teknologjik dhe industrinë për të rifilluar pasurimin e uraniumit dhe nëse dëshiron, mund ta bëjë këtë brenda pak muajsh.

Një raport i Pentagonit konfirmon se sulmet kanë vonuar programin bërthamor iranian vetëm për disa muaj.

Presidenti Trump paralajmëroi se do të konsiderojë sulme të tjera në Iran nëse ky vend rrezikon të pasurojë uraniumin në nivele që shqetësojnë.

Në Iran, lideri suprem Ali Khamenei tha se sulmet nuk kanë shkaktuar dëme të mëdha, por ministri i Jashtëm pranoi se dëmet ishin serioze.

Parlamenti iranian vendosi të ndalojë bashkëpunimin me IAEA-në, duke akuzuar agjencinë për mbështetje ndaj SHBA-së dhe Izraelit.

Kjo vendimmarrje erdhi pasi IAEA njoftoi se Irani kishte shkelur marrëveshjen bërthamore për herë të parë pas 20 vjetësh.

Irani pohon se programi i tij bërthamor është vetëm për përdorim paqësor dhe energjetik. Grossi tha se do të përpiqet të negociojë me Iranin për një zgjidhje diplomatike dhe të qëndrueshme.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 kufizonte pasurimin e uraniumit në 3.67% për karburant bërthamor dhe ndalonte pasurimin në fabrikën Fordo për 15 vjet.

Megjithatë, në vitin 2018, Presidenti Trump doli nga marrëveshja dhe vendosi sanksione të reja, ndërsa Irani filloi të tejkalojë kufijtë e përcaktuar, duke pasuruar uraniumin deri në 60%, një nivel që mund të përdoret për armë bërthamore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Tarras Bulba says:
    June 29, 2025 at 10:23 am

    Edhe ju si Netanjahu qe ka qe ne ’90-ten qe thote te njejten gje.

    Reply
  • demo says:
    June 29, 2025 at 11:35 am

    Jane popullsi primitive,Babe sulltani ja ka fut Krajlave te Avropes kambet ne nje kepuce-thoshte hoxha n`xhami ne vakt te Turqise.Nuk duan civilizim,.Dun baben,Duan Ajatollahun,Bomben Atomike,se keshtu i zen rahat shpirti.

    Reply
  • ateist says:
    June 29, 2025 at 12:48 pm

    Demo. persianet duan zhvillimin por civilizimi yt dhe ai cifut po i detyron te mendojne per bomben atomike.

    Reply
  • Iriqi says:
    June 29, 2025 at 1:31 pm

    Interesant me Demon. Idhulli i tij, Dolfi, nuk i donte hiç çifutët. Por ky Demo lë kokën pas tyre!

    Reply
  • Hasan Spahiu. says:
    June 29, 2025 at 4:10 pm

    Sepse demo le koken pas fashizmit si teoria dhe praktike.Sot teorite e Dolfit i ndjek dhe zbatim Neta Njahu dhe Trapi.Palestinezet cfare Jane sot? Si cifutet ne kampet e perqendrimi ,sidomos ne Ausvic,ne vendin e origjines se Neta Njahut.

    Reply
  • capi says:
    June 29, 2025 at 5:59 pm

    Nese e do bomben e do si siguracion qe nuk do te sulmohet. Ska byth mjekeroshi ta perdori dhe sikur ta kete, si e ka dhe buckoja KV.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?