Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paraqitjet e legjionarëve/ Seferi gol në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kastrati më i vlerësuari në Itali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Paraqitjet e legjionarëve/ Seferi gol në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kastrati më i vlerësuari në Itali
AktualitetSport

Paraqitjet e legjionarëve/ Seferi gol në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kastrati më i vlerësuari në Itali

Published: December 4, 2023
Shpërndaje

Fundjava që lamë pas ishte pozitive për shumë prej lojtarëve kuqezi që aktivizohen me ekipet e tyre jo vetëm në Europë, por edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Taulant Seferi ishte sërish protagonist me skuadrën e Bani Yas. Sulmuesi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 75-të dhe vijon formën e mirë, teksa për të ishte ndeshja e dytë radhazi që realizon në kampionat.

Pasi la shenjën e tij në Europa League të enjten me një supergol ndaj Aston Villa, Ernest Muçi u aktivizua sërish titullar në ndeshjen e kampionatit, ku Legia triumfoi në transfertë me rezultatin 3-0. Muçi luajti 89 minuta dhe zhvilloi një paraqitje të mirë.

- Publicitet -

Në Spanjë, Myrto Uzuni e nisi nga minuta e parë takimin ndaj Realit të Madridit, por pa mundur të lërë shenjë në disfatën e skudrës së tij 2-0. Në La Liga edhe Ivan Balliu u aktivizua si titullar me skuadrën e Rayo Vallecano në humbjen e thellë 4-0 ndaj Athletico Bilbao. Mbrojtësi kuqezi luajti të gjithë takimin. Edhe Keidi Bare e nisi si titullar me Espanyol në humbjen 2-0 ndaj Real Oviedo. Mesfushori kuqezi qëndroi në fushë vetëm për një pjesë, më pas u zëvëndësua.

Në Itali, Berisha dhe Ismajli vijojnë të jenë titullar të padiskutueshëm me skuadrën e Empolit. Edhe këtë fundjavë të dy lojtarët bënë një paraqitje të mirë në barazimin 1-1 në transfertë ndaj Genoa.

Ylber Ramadan e nisi nga minuta e parë ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Bologna. Mesfushori kuqezi luajti 76 minuta për Leçen në barazimin 1-1.

Elhan Kastrati ishte lojtari i ndeshjes në fitoren minimale 0-1 të Cittadella ndaj Feralpisalo. Porteri kuqezi bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke mbajtur portën e paprekur. Sajti i specializuar për statistika sofascore  e ka vlerësuar me notën 7.7, më e larta nga të dyja skuadrat.

Si titullar me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Frederic Veseli, Mario Mitaj, Klaus Gjasula, Jasir Asani dhe Sokol Cikalleshi, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Nedim Bajrami, Arbnor Muja e Armando Broja.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?