Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parlamenti holandez voton për pranimin e Bullgarisë në Shengen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Parlamenti holandez voton për pranimin e Bullgarisë në Shengen
AktualitetBote

Parlamenti holandez voton për pranimin e Bullgarisë në Shengen

Published: December 22, 2023
Shpërndaje

Parlamenti i Holandës ka votuar për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen, ka njoftuar ministri i Brendshëm bullgar, Kalin Stoyanov. “Tani, e vetmja pengesë mbetet kundërshtimi nga Austria”, është shprehur Stoyanov më 22 dhjetor.

Siç ka raportuar agjencia BTA, Stoyanov ka thënë se negociatat intensive ndërmjet Bullgarisë dhe Rumanisë me zyrtarët austriakë tashmë kanë nisur.

“Unë shpresoj se Austria do të marrë një vendim gjatë ditëve të ardhshme, por dyshoj se kjo mund të ndodhë para Vitit të Ri”, ka deklaruar Stoyanov.

- Publicitet -

Sofja dhe Bukureshti po përpiqen t’i bashkohen zonës Shengen, por deri më tani kjo u është pamundësuar nga kundërshtimet nga Austria dhe Holanda. Bullgaria është bllokuar edhe nga Hungaria, për shkak të zbatimit të një takse transiti për gazin rus. Pezullimi i taksës është shoqëruar me tërheqjen e bllokadës hungareze.

Kryeministri i Bullgarisë, Nikolay Denkov, ka thënë se vendimi i Holandës ishte i pritur, dhe se Sofja tani është në një pozitë më të mirë për negociata me Austrinë. Ai, po ashtu, ka thënë se rezervat e palës austriake karshi emigracionit ilegal po merren parasysh në negociata.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh shefe e diplomacisë bullgare, Maria Gabriel, po ashtu, e ka përshëndetur vendimin e Parlamentit holandez.

“Unë jam e sigurt se kjo është në interesin e mbarë Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.

Ekspertët e Komisionit Evropian kanë vlerësuar një vit më parë se Bullgaria, Rumania dhe Kroacia ishin të gatshme të hynin në zonën Shengen, por Holanda dhe Austria nuk u pajtuan.

Më herët, në nëntorin e vitit 2022, parlamenti holandez miratoi një rezolutë, përmes së cilës i kërkoi qeverisë të bëjë verifikime para se të vendosë për pranimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë.

Zona Shengen është më e madhja në botë ku mund të udhëtohet pa viza. Ajo përfshin 22 vende të Bashkimit Evropian, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Konjufca i shkruan Kallas: Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik” kërkon reagim të ashpër nga BE
  • Irani godet bazën amerikane në Bahrein dhe ndalon katër anije në Hormuz, SHBA kundërpërgjigjet
  • DETAJE: 9 plumba ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, autorët dyshohet se u arratisën me skaf
  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ballukut
  • Shezlongët e vjedhur në Itali, shfaqen në Kepin e Rodonit

Komentet e Fundit

  1. Detari on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  2. Detari on Çështja Homerike
  3. Emigranti on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  4. Lulo Saka on “Një fuoristradë më preu disa herë rrugën, pasi filmova marrjen e inerteve nga Shkumbini”
  5. ANA on Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?