Me 96 vota pro dhe asnjë kundër mazhoranca dhe opozita janë bashkuar duke miratuar projekt-deklaratën e PDIU-së për t’i kërkuar Greqisë heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë.
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi prezantoi në kuvend pr.deklaratën përmes së cilës kërkojnë nga qeveria që të bëjnë çdo përpjekje me Greqinë për heqjen e ligjit të luftës që ka në fuqi me Shqipërinë.
Nga foltorja e Kuvendit, Idrizi sqaroi se përse duhet hequr ky ligj, ndërsa theksoi se Greqia e ka hequr ligjin e luftës me Italinë, por ndërkohë me vendin tonë e mban ende në fuqi.
Sipas, Idrizit ligji i luftës është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar.
“Që në krye të herës kjo deklaratë vlerëson marrëdhëniet me Greqinë si edhe vullnetin për ti thelluar ato. Të dy vendet tona janë anëtare të ANTO-s dhe bashkëpunojnë pa rezerva. Kemi mbajtur shënim edhe konsideruar përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve e për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në OSBE dhe këshillin e europës. Mes Greqisë dhe Shqipërisë është nënshkruar edhe traktati i miqësisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë.
Ndryshe nga fryma e traktatit dhe vullneti politik i dyanshëm, ligji i luftës mbettë ende në fuqi dhe vijon të prodhojë disa nga efekte negative që lindin kur shtet janë në gjendje lufte. E dimë të tërë që më 28 tetor 1940 Greqia shpalli ligjin e luftës, pak më vonë kemi dekretin e përcaktimit si shtet armik.
Shtetet e përcaktuara si armike janë Italia bashkë me tokat perandorake dhe klonitë e saj, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Shqipëria s’ka qenë shtet sovran që sulmonte fqinjin e si pasojë Greqia ta shpallte shtet armik. Greqia ishte e pushtuar pas sovranitet e në fakt në akte të tjera këtë gjë e ka pranuar edhe Greqia vetë. Por dispozitat e këtyre ligjeve vihen në zbatim për shtete e mësipërme.
Por çka ndodhur ndërkohë. Ndërsa me Italinë çështja u zgjidh në vitin 1947 me traktatin e paqes, për heqjen e ligjin te luftës dhe sekuestron e fatit juridik të pronave të sekuestruara.
Ajo që ka mbetur pezull është vetëm pjesa e Shqipërisë, pjesa tjetër është hequr. Ligji në fjalë është absurd përsa thash më sipër. Greqia e mban me ligj luftën, gjendje lufte dhe sekuestro për pronat dhe nga ana tjetër kemi traktat miqësie.
Me 20 tetor të vitit 2020 Dendias gjatë vizitës në Tiranë deklaron, sa i përket ligjit të luftës kjo është një anakronizëm, jam i sigurt që do ta zgjidhim. Sekuestro mbi pronat e shqiptarëve është në fuqi. Jemi të vonuar, pas 84 vitesh. Absurdi është se lufta vazhdoi vetëm për dy javë në territorin grek pastaj u futëm në territorin shqiptar, dhe vazhdon prej 83 vitesh, 11 muajsh dhe 2 javësh. Është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar. I takon këtij Kuvendi që të tregojë se Shqipëria është një vend paqedashës dhe i pavarur. Kemi autoritetin për të ngritur këtë çështje në nivelin më të lartë institucional dhe ndërkombëtar. Kërkon zyrtarisht heqjen e ligjit të luftës dhe pasojat juridike pronësore. Ngjan me ato minat e fshehura, të ndryshkura të luftës së dytë botërore që nga pakujdesia mund të shpërthejnë në çdo rast, duhet çaktivizuar ky ligj siç çaktivizojmë minat e luftës së dytë botërore”, tha Idrizi.
j.l./ dita

Rezoluta eshte formuluar shumë mirë! Në radhë të parë i lumtë PDIU-së për nismën. Parlamenti ynë është shumë i vonuar, por më mirë von se kurrë! Fjala e Z. Idrizi duket shumë përmbajtësore; ai krahësimi me “minat e ndryshkura të Luftës së Dytë Botërore” është mjaft i goditur! Përgëzime dhe forca përpara!
Vini nje flete komentesh per ate lajmin e rritjes pensioneve.Ndoshta na e sqaron ndonje ekonomist me mire.
Mire do beni te vini nje rybrike komentesh per lajmin e rritjes pensioneve ne tetor.
Sa nuk kane filluar te dhjesin e te pshurrin ne komente keta treni,rrofte luli,pjellat e fjala me fend
Po mire mo, le ta mbajnë greqirët Ligjin e luftës, e pastaj. Ne kemi hallin e Belerit, po na bien lesht e kokës.
A di gje njeri se kur hyn ne fuqi ligji per njohjen e viteve te punes me Italine ?
Eshte per tu habitur qe ne te gjithe artikujt ku duhet me te vertete te komentosh qe te kuptosh pak me mire se me te vertete eshte ulur inflacioni dhe eshte rritur ekonomia dhe se eshte e vertete se ne Tetor do rriten pensionet dhe se sa do rriten nuk na lejojne as te komentojme dhe as te mesojme ndonje te re por mjaftohen me mashtrimin qe na bejne!
PS:
Është e para herë në 34 vite që OPOZITA MJERANE E Sb bashkoi votat me Maxhorancën për LIGJIN E LUFTËS ME GREQINË 84 VITE MË PARË.Por,deklaroi se kjo deklarat e Kuvëndit të Shqipërisë nuk do të merret për bazë nga Greqia.Dhe kjo lidhet me qëndrimin e Non gratës në arrest shtëpie,i cili në PAS/SKENË do punoi si përherë kundër interesave të vëndit të tij.
Në këto kushte,Greqia do kërkoi KONÇESIONE(Lëshime) të tjera siç ka bërë me S.Berishën 13 vjet në pushtet,Ku i fali 354 KM Det,Mos përcaktimin e kufijve toksor,Faljen e Tokës për vorreza të ushtarëve Grek(çdeshën ushtarët grek në tokën tonë ?),Falja defakto e Himarës duke kandiduar TERRORISTIN F.BELERI,Mos ndëshkimin e terroristit FB nga drejtësia e kapur prej tij 92 për vrasjen e 2 ushtarake tanë në Peshkëpi në 10.04.1994,Dekretimin e Priftit Janullatosit në krye të Kishës ortodokse që në 1992,Ngritja e bustit të terroristit 1920 VASIL SHAHINI,etj.
• Dhe të gjitha këto me qëllim që GREQIA TË JEPTE OK PËR NË NATO E HEQJEN E VIZAVE,Për të cilat Sb mburret,pasi në 30 vite në qeverisje nuk ka bërë ASGJË PËR SHQIPËRINË,përveç korrupsionit madhor & vrasjeve masive sipas kanunit të L.Dukagjinit..!
Ndoqa me vëmendje diskutimet në Kuvëndin e Shqipërisë por edhe në DEKLARATË se NUK U PPRMËB FARE FAKTI QË GREQIA I KA DETYRUAR MBI 900.000 MIGRANTËT TANË TË NDRYSHOJNË RMRA & MBIEMRA.
• Fakti që unë kam mbi 12-15 Nipër,Mbesa e stërnipër në Greqi me ID të ndryshuar kjo tregon MARRËZINË E SHTETIT GREK E PA BDODHUR NË ASNJË SHTET TJETËR TË BOTËS DEMOKRATIKE E JO VETËM..!
• Atë që i kan bërë QEVERIT GREKE Migrantëve tanë në vite,POPULLSISË ÇAME 1940..nuk e kan bërë NAZI/FASHIMI NË L2B & TURKU NË 500 VITE..!
-Në faktë,para se Greqia të heq ligjin e luftës me Shqipërinë,më parë SALI NON GRATA të ndali luftën verbale të përditshme në 34 vite me Maxhorancën,Drejtësinë,SHBA,ANGLINË,BE..!
Ndaj populli thot: “..O BALO (qëni tërbuar)TË HËNGËRT TËNJA TË KEQEN E KE NGA BRËNDA..”
FLM