Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parlamenti Qesharak Europian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Parlamenti Qesharak Europian
Kryesoreopinion

Parlamenti Qesharak Europian

Published: July 16, 2023
Shpërndaje

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

Historikisht, popujt dhe vendet e vegjël janë mësuar t’i shohin me admirim dhe, jo rrallë herë, me nënshtrim popujt dhe vendet e mëdhenj e të fuqishëm. Nga ana tjetër, historia ka dhënë me qindra shembuj të padrejtësive, amoraliteteve dhe, madje, krimeve të kryer nga politikanë apo qeveri të shteteve të mëdha e të fuqishëm.

- Publicitet -

Ndërkohë që ndërgjegjja, drejtësia dhe morali nuk qëndrojnë në madhësinë, forcën dhe potencialet ekonomike e ushtarake, por në karakterin, arsyetimin dhe vlerat e atyre që rrethanat e sjellin të vihen në rolin e gjykatësit historik.

Kohët e fundit, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë të paraqitur nga eurodeputetët grekë lidhur me “çështjen Beleri” në Shqipëri. Ndër të tjera, në rezolutë thuhet se:

“Parlamenti Evropian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, z. Fredi Beleri në prag të zgjedhjeve lokale të majit, i cili shkeli prezumimin e pafajësisë dhe pengoi kryetarin e zgjedhur të merrte detyrën, pasi ai mbetet i burgosur.

Kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën e bashkisë…”.

Miratimi i rezolutës flet sa për mendjelehtësi, aq edhe për ndërgjegje qytetare e politike të turbullt të votuesve të saj.

Së pari, z. Beleri nuk ishte ende kryetar bashkie kur u ndalua e arrestua, por thjesht një kandidat për atë post. Një muaj para ditës së zgjedhjeve, në Shqipëri u arrestua edhe M.S. kryetar bashkie dhe kandidat potencial për rizgjedhje në atë post në votimet e ardhshme në veri të Shqipërisë, figurë politike që i përkiste shumicës në pushtet.

Së dyti, ndalimi dhe arrestimi i Belerit është bërë për shkelje të normave ligjore në proceset zgjedhore (shitblerje votash) dhe fakti nëse është fajtor apo jo nuk i pengon organet e drejtësisë nga zbatimi i procedurave ligjore dhe marrja e masave të sigurimit, siç është arrestimi. Po të ishte prezumimi i pafajësisë shkak ligjor për mosarrestime, atëherë nuk do të arrestoheshin as të akuzuarit për grabitje, korrupsion, vrasje apo terrorizëm sepse ende nuk iu është provuar fajësia nga ndonjë gjykatë përkatëse.

Parimi i prezumimit të pafajësisë nuk i jep të drejtë askujt, duke përfshirë edhe Parlamentin Evropian apo ndonjë parlamenti të vendeve anëtare të kësaj bashkësie, të shpallin të pafajshëm qytetarët e kësaj bote, qofshin ata pjesëtarë të vendeve të BE-së apo atyre jashtë tij. Si fajësinë, ashtu edhe pafajësinë e përcaktojnë gjykatat sipas hierarkisë së tyre në vendet përkatëse.

Të vësh kushte pas kushtesh dhe të bësh kritika të pandërprera, edhe duke marrë si të mirëqena shkrime gazetash, për zgjedhje të lira e të drejta dhe, nga ana tjetër, të shpallësh arrestimin e dikujt që bën pazare për blerje votash, si “mosrespektim të të drejtave themelore” është hipokrizi e pastër, ose siç thotë populli faqja e  zezë, është përdorim i shumë standardeve dhe shembull i keq për “nxënësit” e demokracisë që ti iu propagandon rëndësinë e parimeve dhe iu kërkon zbatimin e tyre.

Ajo shumicë eurodeputetësh që votuan projektrezolutën e paraqitur nga pala greke i morën si të mirëqena pretendimet greke se arrestimi i Belerit u lidhka me “çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës greke në zonën e bashkisë” dhe, ashtu si paraardhësit e tyre të dikurshëm që vendosnin për kufijtë e Shqipërisë pa dëgjuar vetë shqiptarët, nuk denjuan të merrnin informacionin e nevojshëm edhe nga Shqipëria.

Sipas arsyetimit të tyre të turbullt, po të bëhej Beleri kryetar bashkie ky problem do të zgjidhej, megjithëse kompetente për zgjidhjen e tij (në fakt ka kohë që ky problem është vënë në rrugën e zgjidhjes), është pushteti qendror në Shqipëri.

Përveç kësaj, këta eurodeputetë “të merakosur” për “respektimin e përgjithshëm të të drejtave” dhe për pakicat etnike nuk janë shqetësuar asnjëherë pse shteti grek nuk ka firmosur konventat ndërkombëtare për pakicat etnike dhe nuk pranon se ka ndonjë pakicë etnike, sidomos pakicë shqiptare, në Greqi.

Në këtë kuadër, ata kanë bërë veshin e shurdhër ndaj çdo kërkese apo projektrezolute të paraqitur për njohjen e të drejtave pasurore të popullsisë çame në Greqi, popullsi e këmbyer herë si plaçkë, herë thjesht e dëbuar dhe kurdoherë e shpronësuar dhe mohuar nga qeveritë e njëpasnjëshme greke.

Po të ishin aq parimorë dhe të paanshëm, eurodeputetët në fjalë nuk do të ndiqnin shembullin e paraardhësve të tyre, por do ta kishin ngritur zërin me kohë kundër mbajtjes në fuqi të Ligjit të Luftës me Shqipërinë nga autoritetet greke prej 80 vitesh, aq më tepër që mospasja e problemeve dhe pretendimeve territoriale me fqinjët është një nga kushtet themelore të pranimit dhe qenies anëtarë të BE-së.

Është ky Parlament i cili, vjet, konsideronte më të rëndësishëm lejimin e një parade homoseksualësh në Beograd nga qeveria serbe sesa nxitjen dhe organizimin që ajo qeveri iu bënte bandave të dhunshme të elementëve kriminalë serbë në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët dhe dhunuar policinë vetëm pse s’iu pëlqente përdorimi i targave të makinave të shtetit pjesë e të cilit janë.

Ky Parlament miratoi një rezolutë që i kërkonte shtetit serb lejimin e “paradës së krenarisë serbe të homoseksualëve”, por nuk e gjykoi të arsyeshme dhe as të nevojshme miratimin e ndonjë rezolute që t’i bënte thirrje qeverisë serbe të mos rreshtonte formacione ushtarake në kufi me Kosovën dhe të mos i bënte presione kësaj të fundit për të hequr dorë nga sovraniteti dhe detyrimet kushtetuese për çështje tërësisht në juridiksionin e saj.

Ky Parlament, i cili do të duhej të ishte shembull për parlamentet e shteteve të veçantë, anëtarë apo kandidatë për anëtarë të tij, nuk miratoi ndonjë rezolutë në vitin 2009, me të cilën t’i kërkonte qeverisë shqiptare hapjen dhe rinumërimin e kutive të votimit në Tiranë kur opozita ishte futur në grevë urie për të kërkuar verifikimin e rezultatit real të zgjedhjeve parlamentare.

Ndërsa propagandojnë “shtetin ligjor”, parlamentarë apo ministra evropianë kërcënonin me ndërprerje ndihmash ekonomiko-financiare qeverinë shqiptare të vitit 1998 nëse do të burgosej Sali Berisha, autori i dhunimit të zgjedhjeve të vitit 1996, i kaosit vrastar të 1997 dhe i sulmit të dhunshëm që çoi në pushtimin e institucioneve qendrore qeveritare në shtator 1998.

Për mbi tri dekada rresht, politikanë e parlamentarë të BE-së na “qajnë hallin” se regjimi komunist i Hoxhës e shkëputi Shqipërinë nga Perëndimi dhe nuk e lejoi për 40 vjet të integrohej në BE. Ndërkaq kanë kaluar 33 vjet nga rënia e atij regjimi dhe Shqipëria jo vetëm ndodhet jashtë kësaj federate, por zyrtarët më të lartë të saj na “ngushëllojnë” duke pohuar se “Rreth vitit 2030 do të jetë e mundur që Shqipëria të pranohet në BE”. Pra, 40 vjet pas kalimit në “demokraci”.

Këtu, hipokrizia është e pakufi, demagogjia e paanë, dhe përçmimi krejt i dukshëm. Ata mund të thonë se pranimi varet nga disa kritere e kërkesa, por edhe Hoxha e justifikonte mosqasjen ndaj Perëndimit si çështje parimesh, kërkesash dhe qëndrimesh të ndërsjella.

Ne shqiptarëve nuk do të na prishte punë fakti se Parlamenti Evropian apo organizma e figura politike të tij shfaqen jo rrallë si qesharake, por shqiptarët i dëmton fakti se komeditë e të mëdhenjve dhe të fuqishmëve, jo rrallë, iu shkaktojnë tragjedi të vegjëlve dhe të dobëtëve.

Dhe kjo ka ndodhur edhe me shqiptarët qysh nga shekulli i XIX (Kongresi i Berlinit) e në vazhdim. Shembujt e mirë praktikë vlejnë më shumë se biblioteka të pafundme me libra teorikë.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
27 Comments
  • demo says:
    July 16, 2023 at 11:01 pm

    Te gjitha sa shkruan,z.Malaj qendrojne.qe nga viti 1877,keta Europiane na shohin si placke tregu,si rezervat gjuetie.
    Po ky drejtuesi i qeverrise shqiptare pse nuk shkoi ne Parlamentin Evropian te paraqiste te gjitha provat qe kane Organet ligjzbatuese shqiptare per Fredi Bejlerin?
    Se per Draftin e Zajednicave te Kosoves,shkoi me carter ne Europe,,edhe pa ja kerkuar kush!
    Ka mbushur gazetat ,bigborderat e Botes me Maldivet Shqiptare,por shkruan se Aeroporti i Sarandes eshte me i madhi ne vend dhe saranda eshte qyteti me i madh i Jugut. Une di qe solli dy Karakatina shallupa nga Pakistani,qe do prodhonin elektrik,por nuk di te kete sjelle edhe Aeroport ne sarande.
    Genjeshtari eshte bela i shtepise vet,se nuk e beson kush ate shtepi.
    Quhet shtepia genjeshtarit.
    Kryeministri Shqiprise i genjeu per Kosoven,i genjeu per Albin Kurtin,I genjeu per Open Ballkanin,
    Ky ka humbur te gjithe gjyqet nderkombetare ku eshte paditur Qeverria edvin rames.
    Po Fredi Bellerin do besojne Parlamenti Evropian,,nuk do besojne hajnin e shtepise Vet.

    Reply
  • Patriot says:
    July 16, 2023 at 11:30 pm

    Sipas artikullit une Kyoto a qe Kurti paska te drejte dhe jo Rama per Kosoven. Po i shtoje dhe koment it te Demos qe ai ka humbure te gjygjet e pronave ne strasburge dhe nuk i jepe leket njerezve ka paguar Ben tavoline qeveritaret. Per cfare pronash flitet kur nje ndere pikat qe i ka bene BE ne tavoline eshte dhe zgjidhja e pronesise ku vendimet ndryshojne cdo 4 vjete. Me cfare vendimi dhe kadastre do te veprohet tek pronat e Bejlerit kur kadastra u shkri si super e korruptuar dhe asnje nuk po denohet nga kadastra qendrore ku dhe jane dhene vendimet, pervece ca cironkave neper teethe.

    Reply
  • Super! says:
    July 17, 2023 at 3:22 am

    Shumë i saktë z. Malaj! Shteti Ligjor nuk duhet të bëjë dallime në zbatimin e tij, në se është se i mbrojtur nga një shtet tjetër, apo nuk është i tillë. Para ligjit janë të gjithë nënshtetasit të barabartë. Shteti grek qëllimisht i bën ndërhyrjet, që Beleri të bëhet shëmbull që ligji të moszbatohet dhe i intereson rrumpalla e kohës së Berishës dhe kjo është arsyeja që Beleri ishte i Berishës dhe Metës. Rezoluta e BE-së, si një vendim padrejtësie, të bën të mendohesh se ku po futemi, kur dihet që vendi do të humbasë një pjesë të sovranitetit të tij. Shteti shqiptar nuk duhet të thyhet para këtyre presioneve të padrejta, por të zbatojë ligjet njësoj për të gjithë, se kështu të respektojnë më shumë.

    Reply
  • George says:
    July 17, 2023 at 3:48 am

    Eurodeputete te Parlamentit Europian qe votuan pro shkelesit te ligjit te votes se lire Fredi Beleri,
    te henen do t’i keni mysafire ne Tirane te ftuar nga “diplomati” i kalibrit boteror Edi Rama.

    Reply
  • demo says:
    July 17, 2023 at 4:27 am

    Fredi Belleri mori 290 vota ne Parlamentin Evropian.
    Edi Rama mori 256 vota ne Parlamentin Evropian.
    Sot perfaqesuesit e 256 votave vijne ne Shqiperi per Samitin,qe do te mbahet ne Tirane.
    Po Fredi Belleri me 290 votuesit e tij,qe jane Shumice ne Parlamentin Evropian,cfare thone?
    A jane Dakord keta me \Cfaqjen e radhes te edi Rames?
    Jeta eshte Aritmetike,Olimbiii!

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    July 17, 2023 at 4:46 am

    Malaj and co s’lene asnje rast pa sulmuar Europen a thua se po shkelqejne me punet brenda vendit.
    Shteti qesharak shqiptar u sulmua nga nje bande ku Beleri dha kontritributin e tij. Banda vrau nje oficer, nje ushtar shqiptar dhe mori peng 130 rekrute te tjere te paarmatosur. A ka me qesharake se kjo zoti Malaj?!
    Por qesharakja eshte se Belerit nuk i hyri asnje gjemb ne kembe nga drejtesia shqiptare dhe s’kish pse mos arrinte deri ne kandidim per kryetar bashkie.
    Zoti Malaj po listen e mafiozeve të burgosur ne krye te bashkive shqiptare a e ke pare? Ndiqi pak zgjedhjet ne Rrogozhine qe do perseriten dhe pyet pak verdalle ne jane derdhur para per tu marre ajo bashki apo jo.
    Si te besh keto analiza te thjeshta do konkludosh dhe pranosh se ne Shqiperi shitblerja e votes eshte e shtrire ne te gjithe territorin, e bën atë fenomen normal dhe në fund të ligjshëm.
    Kjo e bën të dyshimtë “çështjen Beleri” në sy të Europës dhe te pabesueshëm kryeministrin shqiptar që s’di asgjë se ç’bën Ministri i Financave e ministrat e tjerë me koncensionet ku ka edhe raste qesharake në të cilat kanë fituar biznesmenë grekë si në rastin e Koncensionit të Laboratorëve.
    Cili eshte qesharak zoti Malaj? Shqiptari qe ben patriotin me “Belerin” apo shqiptari që vjedh vendin e vet ne bashkëpunim me grekët?

    Reply
  • Lisi says:
    July 17, 2023 at 5:08 am

    TANI QE I NJOHEM
    SURRATIN BE se
    ME MIRE THEM TE NISEMI
    TE GJITHE DREJT QABESE

    VETEN KATER SHTETE
    SUDOJNE EUROPEN
    PREJ QINDRA VITESH
    ME GJAK KURRE SU NGOPEN

    E SIC DUKEN BATHET
    PRAP DO TE SUNDOJNE
    ME ZJARR E ME HEKUR
    FRONIN SE LESHOJNE

    SHTETET ME TE VEGJEL
    KUR SDO PERPAROJNE
    NESE NUK NGRENE KRYE
    ME HESFEL TI COJNE

    KENI PARE NE LINDJE
    SHTETE LILIPUT
    KANE ZERIN E TYRE
    KANE ME PAK HAJDUT

    ME MIRE MBRETERI
    KU POPULL I TERE
    VEC MBRETIN DURON
    JO MIJERA TE PERGERE

    PAT THENE DHE LENINI
    DHE KOHA TREGOI
    BEje ESHTE KA NGORDHUR
    LUM KUSH TE SHPETOJ

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    July 17, 2023 at 5:19 am

    Qi moj breshke QI se te ka ardhur dita….

    ‘Evropa m’e ate here
    ishte per det e per lume
    priste Rusone e Voltere
    ta zgjuanin nga ai gjume…!N.Frasheri

    ‘UH! Evrop ti kurva e motit….!’GJ.Fishta

    ‘Dhe vjen i huaji dhe u rri n’voter
    me ju turpnue me gru e moter
    e per ca pare qe do fitoni
    besen e t’pareve te gjith e harroni..!P.Vaso
    ——–
    Ku kini QIne ju ‘socialSSaliste’
    na e rrofshi per VERË
    Kur EDvin integralistin
    na e sollen agjenturat me ‘thonj te PA PRERË’!?

    Ku kane qene sot e 30 vjet
    Tarifat e bll0okut vjeter e te RI
    Kur krye’socialSSalist’na u be
    EDvini,’djali’adoptiv i SS-Serbit SALI!?

    Ku kini qene te gjithe ju
    ‘socialSSaliste”KokPALARE’
    Kur EDvin ne prite ju shpie
    tek gjahtari Sali per tu VRARË!?

    Reply
  • Kolombi says:
    July 17, 2023 at 5:33 am

    Zotyi,Malaj,mire Europa nuk na do,po ju si gazete pse nuk na doni ne shqiptareve?
    Ju mburreni se jeni gazete e pavarur,pjese e pushtetit te katert,por ne fushaten elektorale(bile edhe para saj) ju keni dal;e hapur ne mbeshtetje te PS,Veliajt,Rames etj me shkrimet carcafe te Fatos Tarifes!
    Media,si e pavarur duhet te mbeshtese vetem interesat e popullit dhe te mos mbeshtese asnje parti politike!
    Por ju ua keni mbyllur faqet e gazetes qytetareve te thjeshte te japin gjykimet e tyre rreth realitetit,bile ju i censuroni edhe komentet kur kritikojne me fakte Ramen dhe sidomos Veliajn!
    Ju kurre nuk keni bere ndonje shkrim se PSE PREJ ## VJETESH NE SHQIPERI NUK ESHTE BERE ASGJE QE SHQIPERIA TE JETE SI EUROPA!
    Ndersa mbushni faqet tuaja me carcafet hipokrite e servile te Tarifes,kurre nuk keni guxuar t’i beni atij nje pyetje:
    -Jenni diplomuar ne Michuigan (SHBA),keni punuar disa vite atje edhe me pas ambasador ne SHBA,pse nuk keni shkruar asnje fjale se si funksionon demokracia dhe shteti ligjor ne SHBAS dhe me konkretisht ne Michigan?
    Se si u sherben te gjithe qytetareve pa dallim dhe pavaresisht se ku banojne PUSHTETI VENDOR atje qytetareve per plotesimin e cdo zone te banuar me te gjithe elementet jetike te domosdoshem si cerdhe,kopshte,shkolla,lulishte,parqe,shetitore,kende lojrash,fusha sportive,stola dhe tavolina pushimi,kosha mbeturinash e deri tek TE GJITHA PLAZHET TE JENE PUBLIKE-FALAS ,duke i krahasuar me realitetin shqipar,me konkretisht ne Tirane,meqenese edhe kryebashkiaku Veliaj eshte diplomuar ne Michigan?
    Per te gjitha keto kam qindra foto dhe vidio te bera vitin e kaluar,por edhe me pare per te vertetuar te gjitha ato SHERBIME HUMANE,SOCIALE,TE MREKULLUESHME QE PUSHTETI VENDOR ATJE BEN PER QYTETARET!
    Jam gati te HEDH POSHTE ME FAKTE DHE ARGUMENTE edhe justifikimin KRIMINASL te pushtetareve dhe shpesh here te medias ne sherbim te pushtetit se “Ne nuk jemi AMERIKA”!
    Po, ne nuk jemi AMERIKA,sepse NUK KEMI QEVERI DHE KRYEMINISTER sic i ka AMERIKA!
    SHTETI I MICHIGANIT eshte MODELI ME I PERKRYER i nje shteti ku Shqiperia mund e duhet te marre si shembull per te ndertuar nje shtet demokratik dhe ligjor ne sherbim te qytetareve dhe jo te te KORRUPTUARVE pushtetare,qe jane ARMIQ TE POPULLIT SHQIPTAR!

    Reply
  • Kolombi says:
    July 17, 2023 at 5:37 am

    Zoti,Malaj,mire Europa nuk na do,po ju si gazete pse nuk na doni ne shqiptareve?
    Ju mburreni se jeni gazete e pavarur,pjese e pushtetit te katert,por ne fushaten elektorale(bile edhe para saj) ju keni dale hapur ne mbeshtetje te PS,Veliajt,Rames etj me shkrimet carcafe te Fatos Tarifes!
    Media,si e pavarur duhet te mbeshtese vetem interesat e popullit dhe te mos mbeshtese asnje parti politike!
    Por ju ua keni mbyllur faqet e gazetes qytetareve te thjeshte te japin gjykimet e tyre rreth realitetit,bile ju i censuroni edhe komentet kur kritikojne me fakte Ramen dhe sidomos Veliajn!
    Ju kurre nuk keni bere ndonje shkrim se PSE PREJ 33 VJETESH NE SHQIPERI NUK ESHTE BERE ASGJE QE SHQIPERIA TE JETE SI EUROPA!
    Ndersa mbushni faqet tuaja me carcafet hipokrite e servile te Tarifes,kurre nuk keni guxuar t’i beni atij nje pyetje:
    – Tariofa,jeni diplomuar ne Michigan (SHBA),keni punuar disa vite atje edhe me pas ambasador ne SHBA,pse nuk keni shkruar asnje fjale se si funksionon demokracia dhe shteti ligjor ne SHBA dhe me konkretisht ne Michigan?
    Se si u sherben te gjithe qytetareve pa dallim dhe pavaresisht se ku banojne, PUSHTETI VENDOR atje qytetareve per plotesimin ne cdo zone te banuar me te gjithe elementet jetike te domosdoshem si cerdhe,kopshte,shkolla,lulishte,parqe,shetitore,kende lojrash,fusha sportive,stola dhe tavolina pushimi,kosha mbeturinash e deri tek TE GJITHA PLAZHET TE JENE PUBLIKE-FALAS ,duke i krahasuar me realitetin shqipar,me konkretisht ne Tirane,meqenese edhe kryebashkiaku Veliaj eshte diplomuar ne Michigan?
    Per te gjitha keto kam qindra foto dhe vidio te bera vitin e kaluar,por edhe me pare per te vertetuar te gjitha ato SHERBIME HUMANE,SOCIALE,TE MREKULLUESHME QE PUSHTETI VENDOR ATJE BEN PER QYTETARET!
    Jam gati te HEDH POSHTE ME FAKTE DHE ARGUMENTE edhe justifikimin KRIMINAL te pushtetareve dhe shpesh here te medias ne sherbim te pushtetit se “Ne nuk jemi AMERIKA”!
    Po, ne nuk jemi AMERIKA,sepse NUK KEMI QEVERI DHE KRYEMINISTER sic i ka AMERIKA!
    SHTETI I MICHIGANIT eshte MODELI ME I PERKRYER i nje shteti ku Shqiperia mund e duhet te marre si shembull per te ndertuar nje shtet demokratik dhe ligjor ne sherbim te qytetareve dhe jo te te KORRUPTUARVE pushtetare,qe jane ARMIQ TE POPULLIT SHQIPTAR!

    Reply
  • Pusht-shtet (Ko)Doshesh says:
    July 17, 2023 at 6:48 am

    Belerin e arrestuan te premten ne darke me fillimit e heshtes zgjedhore, e c’eshte me qesharakja me akuzen e “blerjes se votave”1
    E nga kush? Nga nje pusht-shtet qe blerjen e votave PRO tij e me shume te Abstenimit (mbledhje kartash identiteti kundrejt 5000 leke te reja e dorezimin e tyre te zoteve te henen) e ka bere strategji zgjedhore!
    Mjafton njer shembull – Tom Doshi ne krye te PSD te dhene me qera nga Pusht-shteti arrin te sjelle 12 keshilltare bashkiake ne Shkoder, kur diferenca midis kandidateve si “rastesisht” eshte 12 000 vota.
    Ti kete mbledhur Toma ato vota per ato 12 keshilltaret e tij te PSD nga idete Socialdemokrate a nga Cantat me leke qe ka shperndare…kjo i mbetet Viktor Malajt ta mendoje ca…

    Reply
  • intelektuali says:
    July 17, 2023 at 7:27 am

    Viktor Malaj:

    Je shume i vogel dhe tejet fanatik enverist per te perfolur si “Qesharak” Parlamentin Evropian. BE sot perfaqeson Fuqine e Trete Ekonomike ne Bote pas SHBA dhe Kines, BE eshte vendi qe ka pranuar me shume azilante nga Bota, Lindja e Mesme dhe plot shqyptare dru me pre qe duan te shpetojne koken nga “Parajsa enveriste” qe ka krijuar Edi Rama me Rilindjen e tij mafioze qe korrupton madje edhe kreun e FBI, BE eshte organizata me humanitare dhe sociale ne Bote qe radhitet me Australine dhe Zelanden e Re, BE po ndihmon me arme dhe logjistike Ukrainen qe te clirohet nga Rusia Fasgisto-Komuniste e uzurpatorit Putin dhe prandaj pyetja e pare qe duhet te beje cdo shqyptar kur lexon kete dacibao qesharake per Parlamentin Evropian nga nje fanatik i Enverit eshte:

    KU GJENDET PARLAMENTI SHQYPTAR NE KRAHASIM ME PARLAMENTIN EVROPIAN?

    prandaj:

    Ky shkrim turpi dhe rezili te le pa mend

    Reply
  • NIKOLLA MAKIAVELI says:
    July 17, 2023 at 10:23 am

    @ Intelektuali
    O Intelektual pordha. Ti jeton fizikisht, si vemje, ne vitin 2023 por menderisht je njeqind vjet mbrapa.
    Viktori flet per nje rezolute te caktuar te PE te vitit 2023 ndersa ti flet per E. Hoxhen dhe perralla te tjera. Edhe nje mije vjet te jetosh, ti do i kalosh duke u marre me te vdekurit qe ta paten ngopur kur ishe gjalle dhe ende s’te ka dale. Per njerez te budallallepsur si ti, mjafton qe dikush te jete i forte apo i pasur dhe ky dikushi eshte edhe i ndershem, i drejte dhe demokrat dhe, madje, ky i forti ka te drejte edhe te teqije ne bythe. Kaq di, kaq ke dhe ky je ti o relike e shekullit te 19-te.

    Reply
  • SOPIQOTI says:
    July 17, 2023 at 11:29 am

    KY “Intelektuali” nga at qe na rendit ketu na le me kupue se “..ato jane produkte te nje” KOQE KANDAR”.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    July 17, 2023 at 11:34 am

    intelektuHALJA eshte sperma e skaduar ne frigorifer e mergates se qyqeve dhe BBB-Biberaj-Beograd-Berishe-Blusha-Ballinj-Babale-Besnik-Bushate-Bojaxhinj…alias EDvin!

    Reply
  • edi says:
    July 17, 2023 at 12:04 pm

    Ti FAZLLIQ, je vella me Ilir e Sokol Hoxhen ?

    Reply
  • !!? says:
    July 19, 2023 at 3:51 pm

    Parlamenti europian mund të jetë qesharak për Viktor Malajn por ai e ka seriozisht që Fredi Bejleri ligjërisht është i pafajshëm deri sa një gjykatë do ta shpall vërtetë ligjërisht të pafajshëm, mbasi dobiçi në fushën e diplomacis moderrne Edi Rama, që e arresto,j duke e bër peng të tij,të bëj ca pazare me leverdi me mikun e tij të ngushtë qirie Micotaqisin dhe do të lirohet duke kërkuar edhe falje për arrestimin.

    Parlamenti europian nuk është fare qesharak por ai, me seriozitet, me votim të hapur, sanksionoi që Fredi Bejlerët , shqipëtarët të kthyer në grekër bastardë, janë pakicë kombëtare në bashkinë e Himarës helene, madje kanë ca probleme tokash, teritoresh që duhen zgjidhur tani që qirie Micotaqisi, bashkë me parlamentarët e tij dhe shumica e parlamentarëve të BE po shqetsohen jo vetëm për shumicën serbe në veriun e Kosovës por edhe për shumicën helene edhe në bashkin e Himarës.

    Si nisi dhe po mer rrugën e mbarë çështja e pakicave helene në Himar bashkë me detin përball saj?

    Mbasi guvernatori i Arnautstanit Edi Ramë pasha u prit me nderime nga padishahu Erdogan, me një eskortim prej 200 jeniçerësh veshur me uniformën e kohës së lavdishme kur sulltan Mehmeti II pushtonte Kostandinopojën, hypur mbi kuaj, dhe kokë më kokë padishahu dhe guvernatori i përzgjedhur nga ai në Arnautstan duke mbështetur fuqishëm tërmetet e tij zgjedhore, projektuan investime serioz të familjas Erdogan në Arnautastan,

    duke u kthyer, Edi Rama kaloj pran shtëpisë së qirie Micotaqisit dhe mbasi i thirri tek porta “o Qirko, je në shtëpi”, doli MIcotaqisi dhe përqafuan me mall jo si kryeministra e protokolle zyrtare por miq shtëpije dhe,

    besoni apo mos besoni, mbasi hëngrën plot suflaqi tradicional grek për darkë duke pir uzo,

    fjetën të dy bashkë përqafuar në një krevat, duke bër pak xheloze zonjën Micotaqisi.

    Të nesërmen në mëngjez, para gazetarëve që kishin proftasur që brënda në shtëpin e Micotaqisit ishte rehatuar miku i armikut të Micotaqisit, sulltan Tahipit, diplomanti i nivelit global EdI Rama u dha deklaratën që kemi shumë mosmarrveshje, madje u rrahëm me grushte me Micotaqisin moreeeee…… për çështjen e detit përball Himarës dhe vetëm një gjykatë ndërkombëtare mund ta zgjith këtë mosmarrveshje që e zbuluam gjatë natës.

    Ngeli pezull vetëm çështja e helenizimit të Himarës sepse çështja e detit përball mori udhë, gjykatsi ndërkombëtar nga SHBA, Qirjako Spirodhaqis e ka mar në dor çështjen dhe si i paanshëm që është, do të bëj drejtësi dhe meqënse po na del edhe Himara helene atëhere së shpejti deri te kepi Gjuhëzës i takon që deti të jet edhe ky helen, në qoftë se nuk do të lind ndonjë problem me Italin.

    “Edhe unë jam tradhëtar si ty o Fredi” i tha me sinqeritet burri i shtetit , kryeministër që nuk është karagjoz por të mer gjak në vetull për çështjen e shqipëtarëve dhe Shqipëris, Edi Rama, duke i rrahur supet me dashamirsi Fredi Belerit, që të dëgjonte mirë Micotaqisi që , se nga e kishte mar vesh Edi Rama, që kishte ardhur në Derviçan me një hjebe të madhe me vehte ku ishin 100 miljon eurot e ministris së punëve të jashtme greke për forcimin e miqësisë greko shqipëtare.

    Me ti kujtuar Micotaqisit që ai , kryeministri Edi Rama, ishte njëlloj si Fredi Beleri, Micotaqisi , me Fredin prej dore vrapoj në Himarë dhe më së fundi shpalli helenizimin e Himarës nën duartrokitjet dhe brohitjen në një greqishte bastarde të heronjëve të helenizimit , Fredë Belerët, shqipëtarët e konvertuar në heronjë të Elladhës si dikur heroi grek Napoleon Zerva nga arvanitas ishte bastarduar në kanibal grek shqipëtar ngrënës, heronjë të helenizimi të Himarës, bijët e të cilve tani si shtetas grekë bëkin edhe ushtrin atje ku me krenari kur parakalojnë , këndojnë edhe ata këngën patriotike që “me bajonetë do tu çajmë barkun shqipëtarëve dhe me zorrët e tyre do të bëjmë lidhsa këpucësh”.

    Deklarata e helenizimit të Himarës pati heshtjen e plotë aprovuese nga qeveria shqipëtare, dmth nga Edi Rama se ai është qeveria shqipëtare të tjerët janë kotë, nuk pjerth njeri për ministra, deputetë, kuvënd, presidencë, institucione……ai, njëshi, Edi Rama është çdo gjë, ai vendos dhe pam, pam, pam……firmos dhe vulos vendime, marrveshje ndërkombëtare , VKM, konçensione, PPP…… dhe

    mbas kësaj heshtjeje kuptimplote, Qirjakua vendosi që helenizimin defakto të përfunduar në Himarë ta ligjronte dejure, duke emëruar tradhëtarin e tij Fredi Belerin kryetar bashkie me ndihmën e paçmushme, të provuar që më parë me fakte e jo me fjalë boshe, të Sali Berishës dhe Ilir Metës, por harroj tradhëtarin e vetofruar me kohë me bole mashalla kryeministrore, Edi Ramën që u ofendua pa mas nga kjo mospërfillje sepse ai

    vetëm ai Edi Rama ka në dorë minoritetin grek dhe jo tradhëtari mjeran, maskaraji Fradi Beleri, po të mos donte Edi Rama a e shpallte helenizimin e Himarës Micotaqisi ……. ç’ është kjo mospërfillje dhe të investohen miljonat e ministris së jashtme greke për mender tradhëtarë pa vlerë si Fredi Beleri dhe

    Edi Rama e mori në dorë situatën, menjëherë u stis operacioni agjenturor “Ngracka zgjedhore” ku vetë Edi Rama personalisht, si drejtor real i SHISH që është,rekrutoj agjentët provokatorë “Peshkatari” dhe “Spiun patronazhistja” që u udhëzuan të maskuarë si bagëti që shiten si votues edhe për një pashaportë të lakmuar greke, në lokali, e Fredi Belerit, të negocionin me të shitblerjen e votës, ndërkaq në një tavolin pranë ishte instaluar videopërgjuesi, tek dera e lokalit qëndronte kryepolici Rrumbullaku me pranga në dorë dhe

    ja tradhëtari pa vlerë Fredi Beleri u muar peng dhe do të mbahet deri sa të sqarohet kush është tradhëtari me vlerë që ka në dorë krijimin e “komunave ” të pavarura me shumicë greke në jugë të teritoreve shqipëtare sikurse po krijohen po me ndihmën e pakursyer të Ed,i Ramës dhe komunat e pavarura me shumicë serbe të Republikës së tretë serbe në veri të Kosovës mbasi të sqarohet, dhe kjo është ndoshta më kryesorja, se kuj i takojnë realisht 100 miljonat e ministris së jashtme greke për të cilat u mburr me sinqeritet qirie Kocias.

    Ndërsa Viktor Malaj do të ver në loj si qesharak parlamentin europian , së shpejti tradhëtari pavlerë Fredi, ama nën kontrollin e plotë të tradhtarit me vlerë Edi, do të dal nga gjëndja e pengmarrjes dhe do të jetë kryebashkiak i Himarës të helenizuar dhe i heronjëve të helenizimit, pakica që po kthehet në shumicë e shqipëtarëve të konvertuar në grekër bastardë.

    Kështu , duke përdorur edhe ushtrin e vdekur të grekëve të rën në luftën italo greke që lulzoj dhe tregun e papar ndonjë herë në historin e botës të skeleteve njerzore . me ndihmën e ushtris së Janullatosit dhe me ndihmën jo të Fredrave pavlerë por të Edrave me vlerë , Berishëve,Nanove dhe Metëve me vlerë që atdhe dhe komb i harrojnë kur nuhasin paran dhe kur diskutohet të mbajnë në kthetrat e tyre prej kusarësh fronin e sunduesit, mbas Himarës do të helenizohet Vlora ose mbase Korça e kështu me radhë për tu takuar me teritoret e serbizuara në hapsirat veriore të shqipëtarëve që po përzihen pa ndërprer nga trojet etnike pa qënë nevoja e tankeve të Millosheviçit dhe hanxharëve të Zervës.

    mbasi të rrëzohet me sukses qeveria e Kurtit që si “budalla” nuk e kupton që bota sot është në dorë të kusarëve që janë bër kryeministra, presidentë, diplomatë …..vetëm për të vjedhur.

    Viktor Malaj dhe shqipëtarët, duke par ç’ po ndoth në parlamentin europjan dhe me bandën e kusarëve profesionist ndërkombëtarë Rama, Vuçiç dhe McGonigalët e SHBA, BE rekrutuar prej tyre, jo të qeshin por të ven kujen sa nuk është vonë.

    Reply
  • Dudumii says:
    July 20, 2023 at 5:37 am

    Eshte folur se Beleri Ka qene pjese e komandos qe kreu krimin e Peshkepise. Ne mos Ka marre pjese fizikisht, akuzohej per perfshirje ne kete akt kriminal si informator apo organizator. Kuptohet, ate krim e kryen pjese te forcave ushtarake greke. Provuan dhe testuan gjendjen per ibret te ushtrise shqiptare. S’pati ndonje rezolute evropiane per ate ceshtje. Por fajin s’na e Ka bota. Ne paguajme qimet e kokes te mbajme sherbime informative e shtet qe nuk e shkon gjer ne fund nje problemi. Fredi Beleri ose duhej te ishte shpallur fajtor, ose Jo. Nqs flitet por sprovohet qe ishte pjese e masakres se Peshkepise, atehere cfare shteti mbajtkemi me rroga e privilegje? Ky nuk duhej te kishte kandiduar fare, se ishte person me precedent. Shtetet serioze horrat si Beleri i con ne boten tjeter me metoda me te buta se Shteti kur do, nuk te fal. Tani merruni me parlamentin evropian qe eshte si nje skuader qe s’luan ne asnje kampionat. Aty i bejne favore njeri – tjetrit si me qene ne pijetore ku njehere qeras une e njehere qeras ti. Greqia Ka 30 vjet qe tallet me emrin e Maqedonise dhe ia arriti ta deformoje fale vetos dhe votave ne europarlament etapo qokave ne mbledhjet e BE. Emri i Bejlerit duhet te ishte harruar po te ishim shtet dinjitoz. Te tjerat jane llogje qe fatkeqesisht i paguajme ne dhe vendi yne i vogel qe po behet akoma me i vogel

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 20, 2023 at 9:38 am

    OK,V.Malaj:
    1.Greqia,Sërbia janë të PËRGËDHELURAT E EUROPËS ME SHUMICË TË DJATHTË EKSTREMISTE.
    2.Kjo është arsyeja që GREQIA nuk e njeh KOSOVËN SI SHTET TË PAVARUR dhe BE-Heshtë.
    3.Greqia nuk heq ligjin e luftës për mbi 100 vite dhe BE-Heshtë.
    4.Greqia u ka ndryshuar emrin e mbiemrin emigrantëve tan në Greqi dhe BE-Hesht..!
    5.Beleri ka vrar 2 ushtarak në Peshkëpi në 1994 dhe drejtësia Greke e fali kriminelin,Sikurse edhe drejtësia e Saliut në Shqipëri e ka falur.
    6.S.Berisha antiShqipëtari 33 vjeçar e kandidoi Belerin qëllimisht për të nxitur një sherr tjetër në Shqipëri me Greqinë,E cila kërkon DET E TOKË NË SHQIPËRI SIÇ KA KËRKUAR MËSE 100 VITE.
    7.Me këto SHASHKA Greqia helmon BE dhe gjith botën me shpifje për Belerin si shkak për të penguar Shqipërinë në BE,për turp të Greqisë dhe BE.
    -FLM V.M,DITA.

    Reply
  • MeteH says:
    July 20, 2023 at 11:22 am

    Kapterr Lalaj, shko keput qafen atje ne katundin tend e te atij poliagjentit se nuk mbeti politika jashtme dhe e brendeshme ta analizoje nje Gomarice madhore si je ti tere jeten.

    Reply
  • M. Shparthi says:
    July 21, 2023 at 10:35 pm

    Zoti Malaj ju i kini trajtuar mjaft mire shumicen e hileve dhe padrejtesive qe kane bere fuqite e medha europiane (sot EU dhe parlamenti Europian) ne dem te Shqiperise dhe te Kombit Shqipetar, nga vtet 1870 e deri me sot.
    Nuk jam dakord me ju kur perifrazoni eurodeputetet se ne bashkine e “Belerit” (Himares) ka “pakica etnike greke”. Himara dhe himarjotet jane shqipetare dhe atje nuk ka “pakica etnike greke”, atje ka vetem ca njerez qe flasin greqisht pra ca grekofone. Kjo teme eshte sqaruar nga studiuse e historiane, te hershem e te rinj, dhe nuk ka me nevoje per diskutime.
    Problemet shekullore me hileqaret (dhe shovenistet) greke nuk zgjidhen vetem me llafe pazari e me shkrime vetem ne gazetat shqip, ku i lexojme vetem ne shqipetaret. Te gjithe ata qe shkruajne per keto ceshtje, dhe qe pretendojne se jane patriote, bashke me organizmat qeveritare, duhet te dergojne peticione proteste, me argumenta historike dhe juridike, te Parlamenti Europian dhe ambasadat e tyre, perfshi dhe ate greke, ne Shqiperi.
    Ne keto peticione tu thuhet atyre troc: genocidi grek ndaj shipetareve te Camerise, shtypja e te drejtes se gjuhes dhe shkolles shqipe per Arvanitasit dhe emigrantet shqipetare ne Greqi, shkelja flagrante e Qreverise Greke qe u kerkon nderrimin e emrave emigranteve shqipetare atje, etj….
    Ka ikur koha e llafeve, duhen dokumenta dhe veprime te zyrtarizuara, e zeza mbi te bardhe!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 22, 2023 at 7:50 am

    PS:
    1.NE katundarët e Kombit Shqiptar ku të japim OPINIONE,kur në shumë artikuj kryesor në DITA nuk lini HAPSIRË PËR TË SHKRUARË e dhën opinione..!?
    – A mos fall FATOS TARIFA ËSHTË I PAKORIGJUESHËM.?
    2.E kuptoi shqetësimin e Z.F. TARIFA që Edi Rama është bërë PREPOTENT E ARROGANT në 3 mandate Qeverisje,kur kalon ligje në Kuvënd pa votat e OPOZITËS DESTRUKTIVE ARMIQSORE ME SHQIPËTARËT E ND/KOMBËTARËT..!
    3.Mua si fshatar e pesionist nga ÇORRUSHI(besoi F.T nuk e di nga bie)më intereson që të kem DOKTOR në Lagje,fshat.. dhe nuk më bëhet von fare nëse MJEKU ADOLESHENT KËRKON TË BRAKTIS VËNDIN SA MERR “PATENTËN” E SHOFERIT PËR TË THYER KOKËN E TIJ E TË TJERVE,duke shikuar vetëm Xhepin e tij.
    4.Sa për LIGJËRIMIN E HASHASHIT INDUSTRIAL,Mos u bëni merak.Ata që janë mësuar me HELMIN do ta gjejnë në SHISHE në farmaci dhe të mos e blejnë shtrënjt në treg të ZI..!
    5.Kemi dëgjuar 33 vite OPZITËN-BANDË të Sb & Im që kundërshtojnë çdo gjë të mirë në Kuvënd,Ndaj shumicën e kohës po ngrojnë e do të ngrojnë karriken në kuvënd dhe nuk japin asnjë ALTERNATIVË për popullin..!
    -Qëllimi Amerikan & Europian është si të nxjerrin nga politika NON GRATËN & IM 2 të korruptuarit më të mëdhej në ballkan,Kur SPAK është TREDHUR PREJ TYRE QË NË 1992.
    -Dëgjojmë çdo mbrëmje në 99 % të TV-T e Saliut HA-NA-LIST b..lëpirës që kan përfituar prej tij nga pushteti tij DESTRUKTIV E KRIMINAL,i cilësuar nga ND/KOMBËTARËT.”.QEVERI GANGËSTERE-92- 2013″.
    -Mendoj që Edi Rama e ka shumë të kollaj shume të kërkoi zgjedhje të reja.. për të korruptuarit që po dalin në Qeverisje.Por,Këtë do e kundërshtoi me forcë OPOZTA E BËR COPASH.Athere,edhe për Opozitën mjerane pa kokë e ka faiin Edi Rama..!?
    6.Unë nuk mohoi gabimet e Qeverisjes Rama në 3 mandate,Por,në krahasim me qeverisjet e tjera 92-2013 është më e mira QEVERI E PS DHE KM MË I MIRË NË 33 VITE,Sipas ALFRED MOISIOUT DHE REXHEP QOSES..2 KORIFEJVE TË KOMBIT SHQIPËTAR..!

    Reply
  • SPAK says:
    July 22, 2023 at 8:28 am

    Ne Shqiperi c’do gje eshte personale! Nuk ta degjoi Rama mendimin dalim e shkruajme kunder tij!Gjeja me e veshtire sot ne jete eshte te jesh i zgjuar dhe i ndershem! Jemi te rethuar ose me injorante,mentalitet primitiv ose njerez te shitur ose te blere dhe pa tjeter hakmares inatcinj qe vetem ne Shqiptaret e kemi dhe dime ta bejme! Nuk kemi me asgje me se te mburremi si Komb! Edhe Skqnderbeun qe kishim nuk na le Lubonja Tosi,i shituri i madh,me nje ego idioti dhe urrejtje nga me te medhenjte! S’ka me keq kur je i zgjuar dhe i ndershem dhe akoma duron Saliun dhe Liken,prokurore dhe Gjyqtare te shitur ose te trembur! EShte bere e pamundur te durosh me berishistet injorante dhe idiote! Pa folur per analiste si Tosi qe jane bere kaq te shelare sa te vjen zor qe je Shqiptar! Po pse Parlamenti Europian do te civilizoje Shqiptaret, berishen dhe tribune e tij!

    Reply
  • intelektuali says:
    July 22, 2023 at 8:43 am

    Ethem Beu nga Corrushi, fshati i poliagjentit Mehmet Shehu qe kerkon doktor ne fshat por nuk di se kujt t’ja kerkosh:

    EDI RAMA ESHTE GANGSTERI QE KORRUPTOI ME SIGURIMS TE ENVERIT EDHE FBI PER TE GODITUR OPOZITEN DHE DUKE I FALUR FUSHA NAFTE MC. GONIGAL

    prandaj:

    Nuk mund te jemi dakord me komentet e tua se te gjitha fajet i ka Saliu, njashtu sic thonte Enveri do kohe me pare: “Te gjitha te ligat i ka bere Mehmeti me koke te vet se une s’di gje fare”

    njashtu:

    Sic shkruan enveristi Viktor Malaj ne dacibaon e tij te radhes per BE: “Te gjitha te ligat Shqypnise i vine nga BE sepse inceneratoret fallco BE ja shiti Shqypnise dhe BE kerkon te legalizoje kanabisin qe ka per qellim te helmoje shqyptaret, prandaj mire e ka Edi Rama qe nuk do te hyje ne BE e degjeneruar kapitaliste dhe qe do te ktheje Shqypnine ne Kohen e Qepes te Enverit kur kishte hyre ne Dimrin e Vetmise se Madhe”

    prandaj:

    Prite doktorin ne Corrush se ta dergon Edvini, cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit

    Reply
  • Fjale me vend says:
    July 22, 2023 at 10:16 am

    Ku ka humbur Moisi Golemi..???? hahahahaha Ballistat qe hanin pula te pjekura e moren me vete pizhama dhe umbrella kur shkuan ne mal per te luftuar me fashizmin..hahahahaha

    Reply
  • Fjale me vend says:
    July 22, 2023 at 10:18 am

    Edhe Fazlliqi nuk qenka keq me terbimin komentues..hahahaha

    Reply
  • shqip says:
    July 24, 2023 at 2:17 pm

    Po kjo kopeja evrupiane e mbushur me raciste,si nuk shkruan asnje rresht per qindra te burgosur shqiptare qe jane “vetevrare e vetvarur” ne burgjet greke ? Ajo nuk ka faj sepse Ramuti nuk e ka problem nje gje te tille.Per te ka rendesi te sjellin eurot,me cfaredo menyre,mjafton te mbushin xhepat e tyre dhe atyre evrupianeve raciste qe e mbajne ne pushtet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?