Në zgjedhjet e katërta parlamentare brenda 18 muajsh, partia konservatore e ish-kreut të qeverisë, Bojko Borisov kryeson sipas llogaritjeve të fundit. Por formimi i qeverisë së re bullgare do të jetë i vështirë.
Pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari të dielën (02.10.), partia konservatore e ish-kreut të qeverisë bullgare, Bojko Borisov duket se do të fitojë zgjedhjet në vend. Sipas llogaritjeve paraprake, GERB arrin 25% të votave, pas numërimit të 99% të votave.
Kurse PP, partia e re e kryeministrit të rrëzuar në qershor, Kiril Petkov, “Ne vazhdojmë ndryshimin” ka arritur 19-20% të votave. Petkov e pranoi të dielën humbjen në zgjedhje. Votuesit ia dhanë votën Borisovit për formimin e qeverisë, tha Petkov, i cili e përjashtoi një koalicion me GERB.
Krijimi i qeverisë i vështirë
Ish-kryeministri, Bojko Borisov u tregua i hapur për bisedime “me të gjitha partitë” pas mbylljes së kutive të votimit të dielën. Një partner potencial për GERB do të mund të ishte partia e pakicës turke, MDL, që sipas llogaritjeve të fundit arrin 15% të votave. Edhe dy parti proruse kanë arritur rezultate deri në 15%. Por në parlamentin bullgar mjaft të fragmentarizuar nuk duken shenja për koalicion. Të treja partitë e koalicionit të fundit qeverisës të partisë PP të Petokvit, të socialistëve dhe Të Gjelbërve liberal-konservatorë, DB kanë arritur së bashku 37% të votave.
Në parlamentin e ri bullgar mund të hyjnë 8 parti. Deri sa të krijohet qeveria e re, ekzekutivi i kalon një kabineti të përkohshëm qeveritar.
Të dielën (02.10.) bullgarët votuan për herë të katërt brenda 18 muajve. Në qershor qeveria e partisë, PP “Ne vazhdojmë ndryshimin” e Petkvoit u rrëzua pas një vote mosbesimi. Pjesëmarrja në zgjedhje sipas institutit Gallup International Balkan ishte e ulët, 35%, pak para mbylljes së kutive të votimit. / DW
j.l./ dita



Po0pulli i Lindjes komuniste voton shume pak,si ne Shqiperi. 35%
Per shkak te korrupsionit. Qevapi komunist ne gjithe Lindjen komuniste bi dhjeu njerezit.I beri Hajdute.
o demo.
nuk mund të mbuloni dështimet tuaja të gjithanshme jo vetëm në shqipëri por kudo në bot dhe fajin ia hidhni komunizmit.
edhe pas 100 vitesh komunizmit do ia hidhni fajin. se nuk mund të mohoni dështimet tuaja të gjithanshme.
edhe në vendet e europës që skan qen socialiste si në franc apo itali nuk kanë votuar dhe aq shumë.
e kuptove demoziu enver memishaj që vazhdon propagandën antikomuniste si ramuti dhe saliserb gërdeci dhe banda politike 30vjeçare hajdute me qëllim që tia hidhni fajin socializmit për dështimet tuaja të gjithanshme dhe për shpopullimin e shqipëris.
vazhdo demo luaj rolin e antikomunistit të betuar.
Te ben pershtypje qe rezultatet e votimit u shpallen nga KQZ bullgare 5 minuta pas afatit perfundimtar ne oren 20.00 pa asnje ankimim nga partite politike ne gare, kjo perben ndryshimin e madh te ketij shteti ish komunist te Evropes Lindore dhe njekohesisht kuptojme sa larg eshte Shqypnia e Rilindjes nga vendet e tjera ish komuniste me dosje akoma te pahapura te Sigurimit ku edhe Presidenti del si spiun i kesaj organizate famekeqe vrastare. Le te mos harrojme se ishte lideri i Partise se djathte GERB Boyko Borisov ai qe hoqi veton bllokuese bullgare me shumicen e tij ne Parlament dhe Edi Rama e shqyptaret nuk duhet ta harrojne kete