Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Partizani i pafat dhe i pasaktë, Bate i shënon dy gola cinikë dhe e largon nga Champions
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Partizani i pafat dhe i pasaktë, Bate i shënon dy gola cinikë dhe e largon nga Champions
AktualitetKryesoreSport

Partizani i pafat dhe i pasaktë, Bate i shënon dy gola cinikë dhe e largon nga Champions

Published: July 18, 2023
Shpërndaje

Nuk ishte e thënë as për “Demat e kuq”. Një tjetër skuadër shqiptare i thotë lamtumirë Champions. Mes dominimit, zotërimit të topit dhe shumë rasteve të shpërdoruara, Partizani gjen epilogun e rrugëtimit në Champions League përballë BATE Borisov.

Bjellorusët që konsideroheshin si një kundërshtar i kalueshëm surprizuan të kuqtë me triumfin 2-0, duke i ndëshkuar me dy rastet e vetme të rrezikshme të krijuara në pjesën e dytë dhe duke siguruar kështu kalimin në turin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Partizani e nisi me shumë iniciative pjesën e parë dhe rastin e parë të rrezikshëm e prodhoi që në minutën e 12′, kur Christian Mbaa goditi bukur me kokë, por portieri i Bates e devijoi topin në mënyrë shpëtimtare në këndore.

- Publicitet -

Vetëm një minutë më pas, pas krosit nga goditja këndore, Mba goditi sërish, por sërish i pafat, teksa goditja shkoi jashtë. Në minutën e 31′, tentoi Valentino Murataj nga një kënd shumë i vështirë, por përsëri Kudravets reagoi mjaft mirë.

Demat e Kuq ishin përsëri mjaft kërkues edhe në të dytën teksa në të 52′, Murataj shpërdoroi një mundësi të pafalshme brenda zonës. Partizani vijoi të mbetej në portën e Bates dhe efikasitetin dhe pragmatizmin që nuk e treguan të besuarit e Zoran Zekic, e shfaqën lojtarët e BATE Borisov, që shfrytëzuan në maksimum rastin e tyre të parë të rrezikshëm.

Zbritje e shpejtë e Bates dhe pas krosimit nga e majta, Malkevic ishte në vendin e duhur dhe në momentin e duhur për të shënuar me kokë. Pas pësimit të këtij goli, Partizani mori një goditje psikologjike dhe e pati të vështirë të reagonte, duke shfaqur shenja nxitimi dhe nervozizmi para portës.

Në fund, u akorduan 10 minuta shtesë dhe të kuqtë i shkuan shumë pranë barazimit me Sotën në minutën e dytë të shtesës. Gjithsesi, fati i buzëqeshi përsëri bjellorusëve në minutën e fundit të shtesë që realizuan me Shestyuk, duke i dhënë goditjen finale Partizanit.

Të kuqtë e mbyllin me dëshpërim të thellë rrugëtimin në Champions League dhe tanimë do ta vijojnë rrugëtimin në Europë, në Ligën e Konferencës ku do të luajnë ndaj skuadrës nga Andorra të Inter D’Escaldes. /Supersport/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë
  • 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana

Komentet e Fundit

  1. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  2. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  3. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Emër i ri për një premtim të vjetër
  5. nastradini on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?