Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
Politike

Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë

Published: September 3, 2026
Shpërndaje

Pas dorëheqjes së Evis Salës nga detyra e Ministres së Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama ka emëruar Klodiana Spahiun në këtë post.

Vendimi për emërimin e saj vjen pas largimit të Salës nga kabineti qeveritar të bërë publik ditën e djeshme, më 2 shtator.

Spahiu zëvendëson Evis Salën e cila deklaroi dorëheqjen një ditë më parë në mbledhjen e qeverisë.

- Publicitet -

Klodiana Spahiu ka lindur më 22 maj 1973 në Durrës. Ajo ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1997. Një vit më vonë nisi specializimin në Kardiologji pranë QSUT “Nënë Tereza”, të cilin e përfundoi në vitin 2002.

Gjatë karrierës së saj mjekësore, Spahiu është specializuar në disa fusha të kardiologjisë, përfshirë ekokardiografinë, PU-EKG dhe Eko-Dopplerin e karotideve, pranë Universitetit Katolik “Sacro Cuore”, Fakulteti i Mjekësisë “Agostino Gemelli”, në Romë.

Në vitet 2003-2004 ka ndjekur studimet pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ndërsa në vitin 2005 është specializuar në Kardiologjinë Invazive, përfshirë kateterizimin dhe koronarografinë e zemrës, në Spitalin “Santa Chiara” në Pisa të Italisë.

Në vitet 2012-2014 ka përfunduar masterin profesional në Menaxhim Shëndetësor.

Karriera e Spahiut është zhvilluar edhe në sistemin publik shëndetësor. Ajo ka punuar si mjeke në Klinikën e Parë të Kardiologjisë në QSUT, ndërsa gjatë viteve 2003-2009 ka ushtruar profesionin e kardiologes në Spitalin e Durrësit, ku më pas është emëruar edhe drejtore.

Krahas profesionit të mjekut, Spahiu ka pasur edhe një angazhim të gjatë akademik. Në vitet 2002-2003 ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2006 ka qenë pedagoge e jashtme e fiziologjisë në Universitetin Privat “UFO” në Tiranë.

Prej vitit 2008 ka qenë docente në praktikat e kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë. Ajo mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”.

Përtej karrierës në mjekësi dhe akademi, Klodiana Spahiu ka një përvojë të gjatë në politikë. Ajo është deputete e Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 2009 dhe gjatë viteve ka qenë pjesë e disa komisioneve e nënkomisioneve parlamentare, si dhe e grupeve të miqësisë.

Me një karrierë që ndërthur mjekësinë, menaxhimin shëndetësor, akademinë dhe politikën, Spahiu vjen në krye të Ministrisë së Shëndetësisë në një moment të ndryshimit të drejtimit të dikasterit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • 1thundrak says:
    September 3, 2026 at 12:22 pm

    Duket kjo. Edhe me politike eshe me mjekesi edhe me manaxhim edhe me akademi. Njerezit mezi bejne nje pune edhe ate ja ashtu. Kjo i boka te gjitha, ec mdalena… mos harro te vjedhesh fort, te ndihmon vilma kerrma.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 3, 2026 at 1:02 pm

    OK:
    -Ministre K.SPAHOU me kuëturë të gjërë në të gjitha fushat e Shëndtsisë,aksdemisë dhe politikes.
    -Por,për çdo EMRIM E.RAMA DUHET TË PYESI K/OPOZITËS..SALISËRBIN BISTURIA 79.
    -DËGJOJHENI ÇDO TË THOT NË SHQUP EDHE PËR K.SPAHIUN..
    -NE I UROJMË MINISTRES SUKSESE NË FRYYRËN E RE.
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
  • myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris says:
    September 3, 2026 at 2:05 pm

    Pa u shuar edhe era e kerrmes komuniste nuk ka Shqiperi demokratike!

    Reply
    • Shqiptar says:
      September 3, 2026 at 8:10 pm

      Po me komunizmin ç’keni?!

      Reply
      • Heshtni, kërma! says:
        September 4, 2026 at 11:57 am

        Si ç’ka? Pak qytetarë të pafajshëm morrën më qafë? Pak pushkatuan pa gjyq? Pak familje internuan pa patur asnjë faji?

        Reply
    • xxx says:
      September 4, 2026 at 10:55 am

      Gamor i saliut

      Reply
  • MH says:
    September 3, 2026 at 2:25 pm

    Kapterr Ethe Lalaj si gjithmone i njeh mire te sapoemeruarit e Rames, si ” …me kueture te gjere ne te gjitha fushat e Shendtsise, aksdemise e politikes ” bile dhe mbiemrin ja di me mire se vete Rama asaj Klodianes, pra SPAHOU.

    Reply
  • ¿? says:
    September 3, 2026 at 2:41 pm

    Po sa bukur shkruan shqip mër gomari madhor. Detyren e ben fryyrye. Tamam bole gomari

    Reply
  • Pirro Osmani says:
    September 3, 2026 at 2:56 pm

    Është nga të “spahinjve”. Kontekstin le ta zbërthejë sejcili sipas kapacitetit.

    Reply
  • aqif kapertoni says:
    September 3, 2026 at 4:10 pm

    Fosile Kapterr Ethem Lalaj

    Reply
  • socialisti i zhgenjyer says:
    September 3, 2026 at 4:10 pm

    Syleshi do i ndjeke penalisht deputetet ( ne fakt jane punemarrest e syleshit ai ua ka dhene kete pune per te marre pagen dhe te blegerijne ate qe do Lolua) tij po qe se nderhyjne per punesime .
    po kete dotoreshen e durresi Gysi ja rekomandoi

    Reply
  • Tutu says:
    September 4, 2026 at 6:26 am

    Ja gjeti “ustalleshen” shendetesise Edi Rama… Rilindja 4.0 ne shendetesi..

    Reply
    • xxx says:
      September 4, 2026 at 10:58 am

      Aty ku plaga me e madhe duhet banditi me i fort

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Konsiderohet shqiptari më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu
  • 24 shtator 2026
  • Kush e kontrolloi kontrollin?
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?