Pesë banka turke kanë filluar të përdorin sistemin rus të pagesave Mir.
Kjo ka ngritur shqetësime të mëdha në Perëndim pasi duket qartë se është një sistem i rusëve për të shmangur sanksionet pas pushtimit të Ukrainës, raporton Business Insider.
Meqenëse Mastercard dhe Visa kanë ndërprerë operacionet në Rusi, pagesat me kartë Mir do t’i lejojnë turistët rusë të paguajnë për blerjet e tyre në Turqi.
Ka “zhvillime shumë serioze” në miratimin e sistemit që do t’i lejojë rusët të paguajnë në Turqi për blerjet e tyre, tha presidenti turk Tajip Erdogan pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin në qytetin turistik të Soçit.
Turqia gjithashtu ka rënë dakord të paguajë për një pjesë të gazit natyror rus në rubla, tha Erdogan.
Takimi i liderit turk me Putin të premten erdhi tre javë pasi u takuan në Iran. Thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve po shqetëson zyrtarët perëndimorë, disa prej të cilëve po mendojnë për veprime ndëshkuese për Turqinë, si për shembull t’u kërkojnë kompanive të reduktojnë financimin ndaj firmave turke, raportoi Financial Times. Deri më tani nuk ka pasur bisedime zyrtare për veprime të tilla për Turqinë, shtoi media.
Ankaraja e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por nuk e ka sanksionuar Rusinë apo mbyllur hapësirën e saj ajrore ndaj vendit, i cili është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Turqisë. Dhe Turqia ka nevojë për të gjithë mbështetjen ekonomike që mund të marrë.
Ekonomia e Turqisë u rrit 11% në 2021 nga një vit më parë, por është e karakterizuar nga rritja e inflacionit që arriti pothuajse 80% në korrik.
Lira turke gjithashtu ka humbur gjysmën e vlerës së saj ndaj dollarit amerikan këtë vit. Banka qendrore e vendit ka tërhequr sasinë e saj të valutës së huaj për të mbështetur lirën – por rezervat u rritën me 3 miliardë dollarë javën e kaluar pasi kompania shtetërore bërthamore ruse Rosatom transferoi disa para te një filial turk për një projekt ndërtimi, raportoi Bloomberg. .
Në qershor, zëvendës sekretari i thesarit i SHBA Wally Adeyemo u takua me zyrtarë dhe bankierë turq, duke i paralajmëruar ata që të mos përdoren si kanal për paratë ruse.
Turqia është destinacioni kryesor për turistët rusë, me 7 milionë prej tyre të vizituar në vitin 2019, sipas Nikkei.
j.l./ dita
Jemi në të njëjtën situatë politike, ekonomike, ushtarake e diplomatike si para luftës së dytë botërore. Kapitalizmi, borgjezia për të luftuar komunizmin në mbar botën, arritën të vinin në krye të oligarkëve të rinjë kapitalistë rusë, ish sekretarët e partisë komuniste dhe ish zyrtarët e shtetit sovjetik, ish kapterin e sëmur psiqik të KGB sovjetike Vladimir Putinin,
ashtu sikurse borgjezia dikur, kapterin e ushtrisë gjermane të shpartalluar në luftën e parë botërore, Adolf Shikelbruger e bëri qenin ujk me emrin Hitler që do të vërsulej BRSS dhe të gjithë komunizmit në botë, kur Daj Sami dhe Çurçillët e botës, ti thoshin,
“Kape ssss …..Hitlero ……. shqyeje BRSS dhe komunizmin në glob……”
dhe mbasi të kryente detyrën qeni ujk, kancelari Hitler, do të kthehej i bindur , pa këputur zinxhirin dhe do lëpinte duart e Daj Samit dhe Çurçillve të borgjezisë duke tundur bishtin në shënjë besnikërie.
Po ështu Regan, Kizinger , borgjezia perëndimore dhe e të gjithë botës, ushqyen ekonomikisht, ushtarakisht, politikisht dhe bën prej kapterit të KGB, presidentin Putin si ariun e fuqishëm të pyjeve të egra të Siberisë që, në fakt e çoj deri në fund, bashkë me ariun panda , Ten Siao pinin e Kinës, atë që nuk bëri dot qeni ujk Hitler, shkatrrimin e komunizmin në të gjithë botën.
Por , tamam si në vitet 30 Hitleri, ariu i egër rus Putin, këputi zinxhirat e borgjezisë që e ushqeu dhe e majmi nga kapter mjeran klysh morracak e i zgjebosur i KGB që ishte, në president të plotfuqishëm dhe,
mbasi ka pushtuar dhe aneksuar Sudetet e Ukrainës, Krimenë dhe Donbas Luhanskun, me forcën e pathyeshme të armëve të Vermahtin të lavdishëm të Rajhut të tretë rus, mbasi të pushtoj Ukrainën, për 10 sekonda do të zhduk Europën perëndimore me raketat hipersonike Zirkon, do nja 3 minuta për të zhdukur SHBA ku efikas do të jetë carnaja torpjeda me mbushje termobërthamore që e shpërthyer në fundin e oqeanit Atllantik do të krijoj cunamin apokaliptik që do të zhduk jetën e gjallë në SHBA deri në Alaskë (presidenti Putin dhe oligarkët e tij janë kanë kaluar edhe të çmëndurit horror Hitler) dhe
e gjithë bota do të bjer nën thundrën e të çmëndurve Putinë, gjeneralë e oligarkë kapitalistë që vetë borgjezia perëndimore, Regan e soj e sorollp, i ndihmuan të shtinin në dorë Kremlinin që është kthyer në një spital psiqiatrik të çmëndurish që kërcënojnë të zhdukin atë që natyra me ligjet e saj të mrekullueshme e ka krijuar në mini universin ton pran Djellit me miljarda vite procesesh të mundimshme, jetën e gjallë në tokë, dhe
Putinët e çmëndur, po të mos ndalen mund ta bëjnë, se llogjika e tyre e shkatrruar nuk mendon që edhe ata vetë do të shëndrrohen në një grusht pluhur të kuq marsian në gërmadhat e mureve të çmendinës sllave të Kremlinit dhe
njerëz nga planetet e largët, kur të zbarkojnë në planetin e kuq Tokë, mund të gjejn, midis kockave të gjeneralëve dhe oligarkëve rusë në rrënojat e Kremlinit edhe skeletin që do ti bëjnë të vrasin mëndjen nga forma e kafkës, ka qën njeri apo ari i egër i pyjeve të Siberisë së dikurshme.
Tani, që të fitoj Rajhu i tretë rus i neo hitlerit Putin duhet një Musolin i gloria romana, dhe ky është Tahip bej Erdogani, që si Musolini, aludon seriozisht lavdin osmane dhe feston me madhështi pushtimin e Kostandinopojës nga sulltani Mehmet II, heroi turk që për të festuar ropi lëkurën të gjallë, në brohoritjet ngazëlluese të 10 000 jeniçerëve, 1000 banorve të Kostandinopojës, para se të hanin çorbën tradicionale të fitores nga super kazani legjendar i jeniçerëve trima, por të mos harrojmë,
duhet edhe një perandor Hirohito në lindjen e largëme që të rilind boshti famkeq Berli, Romë, Tokio dhe
sot, që të vendos “rregull” në këtë hapsirë është ariu panda , komunisti kapitalist , tunxe Xi që duket si panda babaxhan por është një egërsirë e vërtetë e botës borgjezo kapitaliste ngjizur që kur në Kinë zbarkonte për vizit presidenti Nikson për të gjetur ariun kinez panda që do të zhdukte farën e komunizmit në lindjen e largme.
Të mos zgjatem, me krijimin e boshtit Moskë, Ankara, Pekin, të lindjes kapitaliste aziatike dhe me Çambërlenët e perëndimit kapitalist, simbas ligjeve të sistemit kapitalist, duhet të shpërthej lufta e tretë botërore.
Qe komunizmi që shpëtoj njerzimin nga lufta e parë dhe dytë botërore , por s’ ka më komunizëm që ti kundërvihet fuqishëm ligjësisë së luftrave të pashmangshme botërore të sistemit kapitalist dhe
kapitalistët janë të vendosur , sidomos më agresivë e luftënxitës dhe të pamëshirshëm në egërsinë e tyre luftënxitëse, janë kapitalistët bastardë, zyrtarët e vëndeve dikur socialiste ish sekretarët e partive, pjell si doçër përbindsha kapitalistë nga vetë sistemit socialist në ngordhje e sipër.
Janë këta kapitalistë të rinjë bastardë e vampirë që do të çfarosin kombin që sundojnë si vampirët kapitalistë të Shqipërisë, ose do të çfarosin njerzimin sikurse po kërcënon komunisti Putin i shëndrruar në kreun e vampirëve oligarkë kapitalistë rusë, në betejën për jetë a vdekje që tashma ka nisur në Ukrainë dhe po synojnë ta shtrijnë me ngut në Ballkan dhe në lindje të largme, me kapitalistët tradicionalë të botës perëndimore, për ti vën flakën e luftës bërthamore gjithë globit.
Për këtë po luan rëndshëm dhe rrezikshëm Erdogani, Musolini modern i glorias osmane që i lëpihet dhe bën akrrobaci diplomatike me car Putinin, Hitlerin modern të Rajhut të tretë sllav, duke bër lidhje “boshtore”me rrugën e mëndafsht, me kapitalistin komunist tunxe Xi, Hirohiton modern të lindjes së largme.