Në Shqipëri deri në vitin 1929 (ky është viti kur u vendos Kodi i parë Civil) martesat lidheshin sipas normave të së drejtës zakonore. Këto norma në krahina dhe zona të viseve të ndryshme shqiptare nuk zbatoheshin njësoj.
Në zonat malore ato ishin më të forta, ndërsa në zonat e ulëta dhe në qytete erdhën duke u dobësuar mjaft, duke u zëvendësuar me norma të reja, që i përgjigjeshin zhvillimit ekonomik e shoqëror të tyre.
Por deri në vitet ‘40 martesa në Shqipëri ruajti në përgjithësi, karakterin e lidhjeve të vjetra të saj: një marrëveshje midis dy familjesh ose midis prindërish, pa pyetur ata që do të martoheshin.
“Zënia” në adoleshencë
Në të kaluarën, për fejesën e dy të rinjve përdoreshin fjalët : zënie, mblesë, mbulesë, vlesë. Vajza quhej e zënë (e nxanë, e zanë), e vluar, e mbuluar, ndërsa djali i zënë (i nxanë, i zanë) i vluar, i mbuluar. Por, termi më i përdorur ishte i zënë dhe e zënë.
Në vendin tonë, në përgjithësi, mosha për zënien e dy të rinjve ka qenë: për vajzat, 12-14 vjeç dhe për djem, 16-18 vjeç. Kjo nuk do të thoshte që prindërit të mos kujdeseshin për zënien e tyre edhe përpara kësaj moshe.
Këtë të drejtë ua jepnin prindërve zakone sipas të cilave, babait i njihej e drejta e pakufizuar mbi fëmijët, pra, edhe e drejta për «zënien» e tyre në çdo moshë e, ngandonjëherë, edhe para lindjes.
Zënia e fëmijëve që në vogëli, që në djep dhe, në ndonjë rast që pa lindur, praktikohej në shtresat e pasura. Por, nën ndikimin e tyre, u shtri edhe në shtresat e tjera të popullsisë, megjithëse ajo praktikohej rrallë.
Ndodhte shpesh që të fejuarit të mos dinë se i janë premtuar njeri-tjetrit. Një rregull i tillë është e drejta dhe e fshehta e prindërve të tyre, të cilët ua bëjnë të njohur kur dëshirojnë ata vetë. Kur mbaron kjo kohë, vajzat zakonisht janë 12 vjeç dhe djemtë 16 – 18 vjeç.
Kujtimet e Durham-it
Duke folur për bajraqet e Pultit (Shalën, Shoshin, Krinin dhe Toplanën, si dhe për Rrëzën e Tepelenës), “fejesat e bebeve qenë thuajse krejt të zakonshme” – nënvizon Durham. Në shtresat e mesme dhe të varfëra të popullsisë zënia në djep ose pa lindur fëmijët bëhej me qëllim që të forcohej miqësia ndërmjet dy shtëpive.
Marrëveshja bëhej drejtpërdrejt, me marrëveshjen e dy të zotëve të shtëpisë ose të dy prindërve të fëmijëve. Kur dy gra nga shtëpia e tyre ishin me barrë, ata shfaqnin dëshirën që, po qe se lindnin njëra djalë e tjetra vajzë, të porsalindurit do të quheshin të zënë ndërmjet tyre.
Në ndonjë krahinë bëhej edhe ndonjë ceremoni e vogël dhe, kur lindnin fëmijët me seks të kundërt, lajmërohej me të shtëna pushke se të dy familjet u lidhën me miqësi. Për ligjësimin e kësaj “shkëmbehej edhe buka”, domethënë, organizoheshin gosti në të dy familjet.
Vajza e “zënë” në jug
Që vajza të quhej e zënë, duhej pa tjetër një ceremoni e rastit, e cila zhvillohej në shtëpinë e vajzës ose në shtëpinë e një të treti (të afërm ose miku të shtëpisë së vajzës). Kjo vizitë në Korçë quhej «të shkelat».
Zakonisht, të dy palët rreth 6 ose 8 vetë (nga 3-4 për secilën palë), pasi mbaronin qerasjen, shkëmbenin nishanet ose dorëzonin shënjën («shejin», – thuhej në Veri). Në përgjithësi, shenjën që ia lëshonin në dorë të atit të vajzës e dorëzonte një i afërt i djalit, nganjëherë edhe i zoti i shtëpisë ose shkuesi. Së bashku me shenjën dorëzoheshin edhe të hollat.
Vajza e “zënë” në veri
Kanuni i Lekë Dukagjinit e përcaktonte shenjën të përbërë prej «nji unazë të remët a t’argjanët (tash vonë). Unaza e dhetë grosh janë me kanun». Në Kosovë vinin në tryezë unazën, dhe një koronë argjëndi, që ishte shenja se u dha fjala.
Kjo tregonte që vajza ishte lidhur e nuk mund të jepej gjetiu. Edhe në jug të Shqipërisë jepej një shenjë e tillë. «Nishani zakonisht është një pare e vjetër floriri ose sermi, e cila nuk qarkullon në treg».
Në shumë krahina të Shqipërisë, veçanërisht në veri, së bashku me unazën jepej edhe një shami. Shamia është shenjë rituale që tregonte se vajza ishte e «mbuluar» apo e «zënë».
Në zonat malore dhënia e shenjës ishte një farë kapari, që pala e djalit i jepte asaj të vajzës. Mbas shenjës askush tjetër s’kishte të drejtë të vinte dorë mbi atë vajzë, “ndryshe do të binte në gjak”.
Cilët janë personalitetet që u martuan brenda fisit
Në disa vende, martesa mes kushërinjve të parë është e ligjshme, në disa të tjera jo. Përgjatë historisë, shumë njerëz të famshëm janë martuar me kushërinjtë tyre, për arsye nga më të ndryshmet.
Në kohët e hershme, martesa mes kushërinjve ishte më se e zakonshme. Duke qenë se njerëzit nuk lëviznin shumë nga vendi, ku lindnin, personat që kishin në dispozicion për t’u martuar ishin zakonisht kushërinj. Martesa mes kushërinjve gjithashtu do të thoshte dhe mbajtjen e pronës dhe tokës brenda familjes.
Po kush kanë qenë disa prej njerëzve të famshëm që janë martuar me kushërinj. Një prej tyre ka qenë Albert Einstein. Albert Einstein u martua me kushërirën e tij të dytë, Elsa, në vitin 1919. Ai u martua thuajse menjëherë pas divorcit me gruan e tij të parë, Mileva.
Elsa vdiq në vitin 1936 për shkak të problemeve me shëndetin. Gjeniu i matematikës nuk u martua më pas vdekjes së kushërirës dhe bashkëshortes së tij, por njihet për historitë e tij me shumë femra.
Franklin D. Roosevelt, Charles Darvin, Thomas Jefferson, gjithashtu janë martuar me kushërira të afërta.
Në Shqipëri, ka gjithashtu norma për martesat brenda fisit. Në varësi të krahinave etnografike, tradita etnokulturore ndryshon. Në zonat e thella malore për shembull, akoma ruhet deri në një masë jo plotësisht martesa jashtë fisit, do të thotë pa marrë parasysh sa breza janë saktësisht, cilit fis i përkasin.
Pra, Krasniq, Grudë, Hot etj, nuk bëhen krushqi. Por, në 20 vitet e fundit kjo barrierë është thyer dhe ka zbritur në shtatë breza. Po të jenë të brezit të shtatë mund të lidhin krushqi.
Tani në zonat rurale dhe urbane martohen brenda një fisi, por që nuk jetojnë në të njëjtin territor. Pra, mund të lidhet një Krasniq me një Krasniq tjetër, por që jetojnë në krahina të ndryshme.
Në krahinat e thella, martesat brenda fisit kryhen midis brezit të shtatë dhe të katërt, – thotë Prof.Dr. Ukë Xhemaj, studiues i fenomenit.
“Gjithmonë merret parasysh hapësira, pra territori. Nëse është i njëjti fis, por i një territori tjetër kohët e fundit është toleruar martesa. Në trevat shqiptare martesat midis kushërinjve janë shumë të rralla. Këto quhen incest në shkencë. Megjithatë ka, por siç e thashë janë të rralla. Këto lidhje edhe pse të rralla vijnë si rezultat i mungesës së arsimit dhe janë të papranueshme” – shton ai.
i.b. / dita
KANUNI: KAFE DHE SHEQER
Sipas kanunit, martesat lidheshin me mblesëri.
Mblesi në fillim mblidhte të dhëna për familjen e vajzës. Pasuritë. Ndonjë sëmundje e trashëguar. Fisi. Krushqitë.
I “armatosur” mblesi shkonte tek shtëpija e vajzës. Vizita nuk ishte “top sekret”. Dihej sebepin. Nuk bëheshin biseda: Vihej në jetë kodi i kafes dhe sheqerit.
Neni1.
Në se mblesit i jepej kafe e hidhur, dhëndri nuk pëlqehej.
Neni2.
Në se kafja ishte e mesme, kishte vend për bisedime.
Neni3.
Kur kafja ishte e ëmbël, pritej dita e dasmës.
Një nënë kishte martuar edhe djalin, edhe vajzën, brenda muajit…Pas afro një viti, kjo nëna u takua me një mike të vjetër për kafe.
Në bisedë e sipër, mikja e uroi për martesat e fëmijëve, dhe e pyeti se si po ia kalonin fëmijët me jetën e re si të martuar.
Nëna u përgjigj:
“Po ja, nusja e djalit është vajza më e mirë që mund të kishte zgjedh djali im për nuse. E di ti, që djali im është më i bukuri, më i miri , më punëtori, të gjitha vajzat i shkonin mbrapa. Që kur erdhi ajo në shtëpinë tonë, unë vetëm kam pushuar, s’kam bërë asgjë, sepse djali im është aq i mirë, sa edhe nusen e ka bërë të mirë, aq sa të gjitha i bën vet ajo, dhe pjesa më e bukur është që në mbrëmje, ulemi së bashku, unë, djali e burri, kurse nusja na shërben darkën, na bën ëmbëlsira, na shërben kafetë, pastaj kokoshkat kur shohim telenovelat ose kur çunat e shtëpisë shohin futboll. Eja ndonjë ditë dhe ti, do e shohësh si i mirëpret mysafirët, nuk ulet fare, po fare duke iu shërbyer, është si flutur. Ta shohësh pastaj, pagën mujore ashtu si e merr, ia dorëzon djalit tim, dhe i bukuri i nënës, na nxjerr mua e babin e tij në shumë vende të bukura. Të gjithë në lagje na kanë zili për nusen që ka zgjedh djali. Po ajo ka mend në kokë, e dëgjon fjalën e burrit të saj, s’bën zë fare. Lum nusja që ka marrë për burrë dikë si djali im, dhe po jetojmë aq të lumtur të gjithë në shtëpi!
Ajo është si princeshë!”
Mikja foli sërish:
-“E paçshim të gjitha fatin tënd, moj shoqe. Po vajza si është? Si po kalon ajo me martesën?”
Nëna ia ktheu:
-“Aman mos pyet hiç, po vazhdoi kështu, kam me e ndal vajzën. Unë s’kam vajzë që t’iu bëhet shërbëtore njerëzve të burrit të saj. Pale ç’burrë?? Kokrra e dembelit, po s’ka kujt t’i ngjajë ai, pos prindërve të tij; ata nuk i ndihmojnë në asgjë vajzës sime, ajo gatuan, ajo lan e shpërlan, ajo bën fshesën, ajo pastron oborrin, ajo shërben kur vijnë farefisi i tyre çdo ditë, kurse ai së bashku me prindërit e tij, ulen e presin gjithçka nga vajza ime. Por më e keqja, ata ia marrin edhe pagën vajzës sime, e dalin shëtiten vet, kurse vajzën time e lënë në shtëpi.
O Zot, ç’njerëz janë ata, mos i rënçin për pjesë as armikut. Por po duroj dhe pak, pastaj do e shohin ata, s’ua lë atyre vajzën që të ma nëpërkëmbin. Është bërë si shërbëtore ajo, e jo si vajzë shtëpie.”
Morali:
Mos ia bëj tjetrit, atë që s’do të doje të ta bënin ty.
Shën Grigor Theologu i dërgoi një prej bijave të tij shpirtërore, Olimpiadhës, letrën vijuese si një “dhuratë” për martesën e saj.
Letra më poshtë ka thellësi e teologjike dhe psikologjike. Dhe mbi të gjitha, ai i jep bijës së tij shpirtërore këshilla të vlefshme për një martesë të suksesshme.
1. Kushtoji rëndësi pamjes tënde. Ji e thjeshtë. Ari, i ndërthurur me gurë të çmuar, nuk zbukuron gra si ty. Për më tepër lyerja. Nuk i përshtatet fytyrës tënde, ikonës së Zotit, ta ndryshosh dhe tjetërsosh atë, vetëm për t’u pëlqyer.
Dije se kjo është vetëpëlqim, ndaj qëndro e thjeshtë në dukje. Veshjet e rënda dhe luksoze, le të vishen nga ato që nuk duan një jetë më të lartë, të cilat nuk dinë se çfarë do të thotë rrezatimi shpirtëror. Por ti vendos qëllime të mëdha dhe të larta në jetën tënde. Dhe këto qëllime kërkojnë gjithë kujdesin dhe vëmendjen tënde.
2. Me martesën, afeksioni dhe dashuria yt të jenë të zjarrta dhe të shtuara për atë që Zoti të ka dhënë. Për atë, që u bë syri i jetës tënde dhe kënaq zemrën tënde. Dhe nëse e kupton që burri yt të do më shumë se sa e do ti, mos e “vër para” atë
3. Duhet të dish që si femër, ke një destinacion të madh, por të ndryshëm nga burri, i cili duhet të jetë kreu. Hiq dorë nga barazia e pakuptimtë e dy gjinive dhe përpiqu të kuptosh detyrat e martesës. Në zbatimin e tyre, do të duket se sa durim nevojitet për t’iu përgjigjur siç duhet këtyre detyrave, por edhe sa fuqi fshihet tek gjinia e dobët.
4. Me siguri ti e di se sa lehtë zemërohen burrat. Ata janë të papërmbajtur dhe duken si luanë. Në këtë pikë gruaja duhet të jetë më e fortë dhe superiore. Ajo duhet të luajë rolin e zbutësit të bishës. Çfarë bën zbutësi i bishës kur bisha egërsohet? Bëhet më i qetë dhe me mirësi zbut zemërimin. Ai i flet ëmbëlsisht dhe butë bishës, e ledhaton, kujdeset për të dhe e përkëdhel përsëri dhe kështu e qetëson atë.
5. Asnjëherë mos e fajëso dhe mos e qorto burrin tënd për diçka që ai bëri gabim. E njëjta gjë edhe për mosveprimin e tij, edhe nëse rezultati nuk është ai që ke dashur, sepse djalli është ai që pengon bashkimin e shpirtrave të bashkëshortëve.
6. Kini gjithçka të përbashkët dhe gëzimet dhe hidhërimet. Sepse martesa jua bëri gjithçka të përbashkët. Përkujdesjet janë gjithashtu të përbashkëta, sepse në atë mënyrë shtëpia do të forcohet. Kontribuo duke shprehur mendimin tënd, por lër burrin të vendosë.
7. Kur ta shohësh atë të trishtuar, bashkohu me pikëllimin e tij në atë moment. Sepse pikëllimi i miqve, është ngushëllim i madh për pikëllimin. Por menjëherë qetësoje fytyrën dhe ji e qetë, pa ankth. Gruaja është limani i sigurt për burrin e goditur nga stuhia.
8. Dije që prania jote në shtëpinë tënde është e pazëvendësueshme, prandaj duhet ta duash atë, me gjithë kujdesin që kërkon. Shikoje atë si mbretërinë tënde dhe mos dil shpesh nga pragu i saj. Lëri punët e jashtme për burrin.
9. Kujdes me marrëdhëniet që ke. Kujdes mbledhjet në të cilat merr pjesë. Mos shko në takime të pahijshme, sepse është një rrezik i madh për pastërtinë tënde. Këto marrëdhënie heqin turpin nga të turpshmet, ato përziejnë shikimet, dhe kur turpi të zhduket, lindin të gjitha të këqijat e mëdha.
E bukur kjo ….! I shton vlere muhabetit.
Kush asht ky gomar qe e ka shkru kete shkrim?
Shkrimi fillon keshtu.
“Në Shqipëri deri në vitin 1929 (ky është viti kur u vendos Kodi i parë Civil) martesat lidheshin sipas normave të së drejtës zakonore. ….”.
Lexoje mor ma pare tekstin e Kodit Civil te Shqipnise te vitit 1929 e mandej ban artikuj dhe shit mend qe s’ke asnjifije.
Sa per dijeni kete Kodin Civil te viti 1929 un e kam ne shpi. Ky kod ka per baze Kodet Civile euorpiane kryesisht Kodin Civil te Frances.
Martesa me ligje bahet simbas ketij Kodi Civil nuk bahet siç thote artikull shkruesi se “martesat lidheshin sipas normave të së drejtës zakonore”. Perkundrazi simbas ketij Kodi martesat bahen simbas ligjve europiane, pamvarsisht se ne zonat e mbrapambetuna ka vazhdu martesa simbas zakoneve.