Pas protestës së djeshme në Tiranë ku qindra studentë dhe të rinjtë dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Rama, ky i fundit ka përsëritur sërish ftesën e tij për dialog duke vendosur karriget para Kryeministrisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë i’u bën thirrje qytetarëve edhe një herë për dialog. Kryeministri ka publikuar në rrjetet e tij, pamjet e shilteve të vendosura përpara Kryeministrisë.
Por ajo çfarë vihet re këtë herë është mungesa e tij në video. Në ditët e mëparshme Rama shfaqej personalisht në videot e publikuara përpara protestës masive, ndërsa këtë herë ai ka zgjedhur të mos dalë vetë në pamje.
j.l./ dita
