Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pasi ‘gllaberoi’ miliona tonë naftë, Bankers u përgjysmon qiranë e tokave banorëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pasi ‘gllaberoi’ miliona tonë naftë, Bankers u përgjysmon qiranë e tokave banorëve
Ekonomi

Pasi ‘gllaberoi’ miliona tonë naftë, Bankers u përgjysmon qiranë e tokave banorëve

Published: July 22, 2026
Shpërndaje

Një vendim i njëanshëm i kompanisë Bankers Petroleum për të përgjysmuar qiranë që ajo u paguan banorëve për tokat e zëna në vendburimin e Patos Marinzës ka shkaktuar përplasje në zonën më të madhe naftëmbajtëse të vendit.

Dhjetëra banorë të fshatrave të kësaj zone kanë protestuar paraditen e sotme përballë zyrave të kompanisë Bankers Petroleum për mospagesën e qirasë së tokës.

Ata pohojnë të indinjuar se rreth 800 banorë të fshatrave Marinëz, Belinë, Sheqishte, Zharrëz, Kallm, Frashër, Kuman, që prej fillimvitit 2026 nuk janë paguar për qiranë vjetore të tokës, e cila është në shfrytëzim nga kompania për rrugë, parkingje, sheshe e puse nafte, të cilat shfrytëzohen nga kompania që nga viti 2010.

- Publicitet -

Banorët kërkojnë njëzëri respektimin e kontratës sipas ligjit dhe kundërshtojnë ndryshimin e kontratës nga një vjetore në dyvjetore dhe përgjysmimin e çmimit të qirasë nga 400 lekë për metër katror në 200.

Banorët pohojnë gjithashtu se, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, do të kërkojnë rikthimin e tokave në gjendjen e mëparshme dhe përshkallëzimin e protestës.

Për banorët e zonës naftëmbajtëse, qiraja vjetore e tokave mbetet një ndër burimet kryesore të të ardhurave të tyre.

Bankers Petroleum akuzohet për mashtrim dhe fshehje taksash në rendin e qindra milionë eurove nga autoritetet, ndërkohë që kompania rezulton të ketë detyrime të mëdha të papaguara në shtet.

j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Institucionet në provë: Veliaj-Gogu, një ngjarje shumë e rëndë
  • Veliaj sfidon Ramën
  • Nga korrupsioni, te paratë e pista dhe kullat: Iku nga studio, publikohet intervista që nxorri nga shinat Ramën
  • Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  • Ministri pranon takimin në qeli me Veliajn, mohon se e kërcënoi në emër të Ramës

Komentet e Fundit

  1. Pirdh pirdh se lirohesh on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  2. !!? on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  3. Socialisti i zhgenjyer on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  4. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  5. 3D on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?