Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Spitalet gjermane kanë nevojë urgjente për gjak
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Spitalet gjermane kanë nevojë urgjente për gjak
AktualitetBote

Spitalet gjermane kanë nevojë urgjente për gjak

Published: June 12, 2022
Shpërndaje

Në Gjermani dhurohet shumë pak gjak, në spitale nevoja është e madhe. Për një furnizim të mirë të tyre do duhej të dyfishohej numri i dhuruesve të rregullt.

Në Gjermani nevojiten çdo ditë rreth 14.000 preparate gjaku për të furnizuar pacientët që kanë nevojë. Por raftet janë gati bosh në një kohë që spitalet kanë nevojë për rezerva të mjaftueshme edhe për shkak të gjendjes së pasigurtë në lidhje me virusin Corona.

Gjatë pandemisë u shtynë mjaft operacione që nuk lidheshin me rrezik jete, e ato kanë filluar të zhvillohen këto muaj, duke rritur kërkesën për konservat e gjakut në spitale, është shprehur një zëdhënës i Shërbimit të Dhurimit të Gjakut të Kryqit të Kuq gjerman, DRK, në bisedë me AFP. “Kemi shumë pak konserva për një kohë të ndërmjetme, shumë pak rezerva, raftet gati kudo janë bosh.”

- Publicitet -

Rënia gjatë pandemisë dhe shkaqet demografike

Aktualisht rezervat që nevojiten kaq shumë kanë rënë pjesërisht në 30%, thuhet nga DRK. Janë një sërë faktorësh që kanë çuar në një situatë kritike. Si një prej arsyeve shihet periudha e udhëtimeve në verë, pra dhuruesit potencialë thjesht nuk janë prezent. Arsyeja tjetër- pandemia.Gjatë periudhës së pandemisë dhe mbylljeve të përkohshme u kufizua shumë edhe hyrja në klinika, dhe kjo ka çuar në rënie të dhurimeve. Vërtet, sipas DRK, ka mjaft dhurues për herë të parë, që sidomos gjatë pandemisë ndihmuan grupet e rrezikuara. Por këta dhurues të rinj, duhet të rifitohen sërish, e të binden që të ofrojnë rregullisht gjak.

Një rol tjetër në mungesën e rezervave të gjakut luan edhe ndryshimi demografik në Gjermani. Nga njëra anë dhurimi i gjakut është vetëm i mundur deri në moshë të caktuar. Pra vjen një moment që dhuruesit e rregullt dalin nga lista e dhurimit. Nga ana tjetër me rritjen e numrit të personave të moshuar rritet edhe nevoja për më shumë rezerva gjaku. Rezervat e gjakut mbahen vetëm për 42 ditë, përqëndrime të caktuara madje vetëm pak ditë.

“Kemi nevojë një kthesë të trendit”

“Ne kemi nevojë tani për një kthesë të këtij trendi”, për të mënjanuar një gjendje emergjence, është shprehur një zëdhënës i DRK. Aktualisht vetëm 3% e të gjithë dhuruesve potencialë vijnë rregullisht për të dhuruar gjak. Për të mbuluar nevojat në të gjithë Gjermaninë nevojiten të paktën 6% dhurues. Një ose dy herë dhurime në vit janë një kontribut i mirë, thuhet.

Kush lejohet të dhurojë

Në Gjermani lejohen të dhurojnë të gjithë personat nga mosha 18-68 vjeç. Përjashtime bëhen në raste sëmundjesh të caktuara, gjatë shtatzanisë apo udhëtimeve në zona të caktuara ku ka rrezik për sëmundje si malarja. Edhe pas infektimit me Corona nuk lejohet dhurimi i gjakut për dy javë pas shërimit.

Femrat mund të dhurojnë katër herë ndërsa burrat gjashtë herë gjak në vit. Mes dy dhurimeve duhet të ketë një pushim prej tetë javësh, që trupi të kompensojë humbjen e hekurit. Me një dhurim gjaku mund t’u ndihmohet deri 6 personave. / DW

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)
  • Në kërkim për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  • Iku nga Grupi i PS, Koçeku i bashkohet zyrtarisht protestës qytetare në Tiranë
  • CIRK DHE RESORTE – Si Richard Grenell dhe Edi Rama e përfshinë familjet Trump dhe Rothschild në një aferë shqiptare

Komentet e Fundit

  1. Tastarifa on U arrestua në Greqi, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë
  2. Protesttusi RrenacaK e Drogaxhi - Protestuesi anarkisto-niHilist i Skutave te çmendura psikoPatike te GoxhaJt psikopatit on CIRK DHE RESORTE – Si Richard Grenell dhe Edi Rama e përfshinë familjet Trump dhe Rothschild në një aferë shqiptare
  3. 1thundrak on VIDEO: Përplasje fizike në ambjentet e GJKKO, vëllezërit gjakosin të pandehurin brenda kafazit
  4. Akademiku on Revolucioni i Flamingove shkon përtej Kushnerit dhe zogjve
  5. Berati on Në kërkim për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?