Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pasojat klimatike të rrjedhjes së metanit nga shpërthimi në gazjellesin “Nord Stream”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pasojat klimatike të rrjedhjes së metanit nga shpërthimi në gazjellesin “Nord Stream”
BoteEnciklopedi

Pasojat klimatike të rrjedhjes së metanit nga shpërthimi në gazjellesin “Nord Stream”

Published: October 6, 2022
Shpërndaje

Zyrtarët danezë thonë se rrjedhja e metanit nga gazjellësit “Nord Stream” ka të ngjarë të jetë shpërthimi më i madh i gazit të dëmshëm që shkakton efektin serrë në histori, deri më tani. Ekspertët thonë se rrjedhja nuk ka të ngjarë të ketë qenë aksidentale, duke shtuar se përpjekjet për të mësuar se si ka ndodhur do të jenë shumë të vështira. Ndërkohë shkencëtarët po vazhdojnë përpjekje për të matur me saktësi sasinë e gazit të rrjedhur në Detin Baltik.

Në disa nga zona më të thella të Detit Baltik, mund të shihet shkuma dhe fluskat e shkaktuara nga rrjedhja e metanit nga tubacionet e gazsjellësit “Nord Stream”.

Rrathët e fluskave në disa zona janë përhapur në një diametër prej rreth 1,6 kilometrash. Para se të raportoheshin rrjedhjet e metanit, stacionet sizmike në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë regjistruan një numër shpërthimesh.

- Publicitet -

Bill Collins, profesor i proceseve klimatike në Universitetin e Reading thotë se po vazhdojnë përpjekjet për të mësuar saktësisht sasinë e gazit të rrjedhur dhe ritmin me të cilin ai ka rrjedhur në det.

“Po bëhen përpjekje për të matur sasinë e gazit që ka rrjedhur. Disa ekspertë kanë thënë se bëhet fjalë për rrjedhje të rreth një çerek milion toni metan”, thotë zoti Collins.

Profesor Collins shpjegon se metani në atmosferë vepron si një gaz serrë që kontribuon në ngrohjen globale, por ai thotë se dëmi që mund të shkaktojë do të jetë i kufizuar për sa kohë që rrjedhja e tij ndalet.

“Metani nuk është si një ndotës i lokalizuar që do të rrezikonte vetëm banorët e Suedisë dhe Norvegjisë. Ai do të shpërndahet në mbarë botën dhe do ta humbë dendësinë. Por, në këtë mënyrë ai do të prekë më shumë njerëz, do të prekë të gjithë. Rrjedhja e tij do të ndikojë në nivelet e ozonit për të gjithë në botë, por vetëm me një sasi të vogël për shkak të përhapjes së tij të shpejtë”, thotë ai.

Zoti Collins thotë se rrjedhjet e vazhdueshme prej kohësh nga rrjetet e shpërndarjes së gazit natyror në të gjithë botën janë ende një problem si për ozonin sipërfaqësor ashtu edhe për ndryshimet klimatike.

Disa zyrtarë evropianë dhe ekspertë të energjisë pohojnë se Rusia ka të ngjarë të jetë fajtore për përpjekjeje për sabotim sepse ajo përfiton drejtpërdrejt nga çmimet më të larta të energjisë dhe ankthi ekonomik në të gjithë Evropën.

Por, të tjerët paralajmërojnë që të mos fajësohet askush derisa hetuesit të jenë në gjendje të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Phoenix says:
    October 6, 2022 at 10:45 pm

    E kane bere lemsh Shkencen keta. Keshtu ndodh kur shkenca militarizohet e politizohet per te justifikuar mashtrimin e ngrohjes Globale. Genjejne aq shume, sa qe shkenca ndryshon vazhdimisht sipas midese dhe axhendes, me ore, me dite me muaj.

    1- Deri tani thoshnin se efekti sere shkaktohet nga Dioksidi i Karbonit, tani na shpiken se krijohet dhe nga Metani. Nejse vazhdojme me xhevahiret.

    2- Ngaterrojne Ozonin me Metanin, qe nuk ka lidhje fare sepse Ozoni eshte nje molekule Tre Atomike Oksigjeni O3 ne shtresat e siperme te atmosferes e cila krijohet nga rrezatimi Diellor ultraviolet. Metani eshte nje gaz shume i lehte dhe ai del direkt jashte atmosferes se tokes ne hapesire. Eshte njelloj si nje tape nen uje qe do plluskoj ne siperfaqe.

    3- Gazi Metan ne atmosferen e tokes eshte i pallogiritshem fare. Ajri perbehet ne masen me te madhe nga Azoti, Oksigjeni dy atomik O2 dhe Dioksidi i karbonit

    4- Nga brendesia e tokes leshohen vazhdimisht ne menyre natyrale sasi te medha gazi Metan, kjo qe kur u krijua Planeti. Nuk besoj se e kishin te taposur Ruset Metanin miliona vite me pare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?