Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Krahas çështjeve për të cilat ajo po hetohej më parë, SPAK ka regjistruar edhe akuza të reja, që lidhen me dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash. Hetimet ndaj Hysenit vijojnë, ndërsa zgjerimi i tyre shënon një tjetër zhvillim në dosjen që po trajtohet nga Prokuroria e Posaçme. Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi faktet konkrete që kanë çuar në regjistrimin e akuzave të reja.
Vlora Hyseni u pezullua nga detyra e drejtueses së SHISH dhe ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” si person në hetim për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit. Hyseni dyshohet se me informacione sekrete ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.
Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t. Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH.
j.l./ dita

Kjo Vlora Hyseni e promovuar dhe lavderuar ne detyre si Kreu i Sherbimeve Inteligjente nga vete shefi Ekzekutivit, i premton ne biseda telefonike nje shume te kerkuari nga Drejtesia – (vini re, ndersa ishte i kerkuar nga Drejtesia KOMUNIKONTE me kreun e SHISH)
“Fli rehat Zemer, se tane Radaret e Shtetit i fik per ty ”
a ka me kalbje se kaq per nje shtet e nje pushtet qe mba te tille zyrtare ne majat e tij?