Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Patëm fat që… u kolonizuam”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Patëm fat që… u kolonizuam”
BoteKryesore

“Patëm fat që… u kolonizuam”

Published: July 28, 2023
Shpërndaje

Ish-kryeministri i Australisë, John Howard, ndezi polemika me deklaratën e tij, pak para një referendumi, i cili synon t’i japë popullatës indigjene më shumë zë.

Howard, i cili shërbeu si kryeministër i Australisë nga viti 1996 deri në 2007, tha se kolonizimi britanik ishte “gjëja më me fat që i ndodhi” vendit.

“Unë kam mendimin se gjëja më me fat që i ndodhi këtij vendi ishte kolonizimi nga britanikët“, tha Howard, në një intervistë të botuar nga gazeta “Australian”, të cilës i referohet New York Times.

- Publicitet -

Ai shtoi se sundimi britanik mbi Australinë nuk ishte “i përsosur”, por se ata “ishin kolonizatorë shumë më të suksesshëm dhe më të mirë se vendet e tjera evropiane“.

Komentet e Howard vijnë përpara referendumit “Zëri indigjen për Parlamentin”, që do të mbahet midis tetorit dhe dhjetorit. Nëse ka mbështetje, atëherë do të ndryshohet kushtetuta e Australisë për t’u dhënë indigjenëve një zë më të fortë për ligjet dhe politikat që i prekin ata.

Howard, i cili tha se vetë do të votojë ‘jo’, parashikom gjithashtu se referendumi do të dështojë dhe paralajmëroi se ai mund të krijojë një konflikt të ri, pasi lidhet me politikat që përfshijnë popullsinë aborigjene.

Ata që kanë iniciuar referendumin dhe me anë të tij synojnë amendimin e Kushtetutës, thonë se falë kësaj do të ketë të drejta dhe mbrojtje më të madhe për popullsinë aborigjene në ligjin australian.

Aktualisht, komunitetet aborigjene të Australisë kanë jetëgjatësi më të ulët në krahasim me të tjerët, me rezultate në mënyrë disproporcionale më të ulëta shëndetësore dhe arsimore.

Referendumi është i pari në Australi që nga viti 1999 dhe nëse ka sukses do të ndryshojë ligjin themeltar të shtetit për herë të parë në 46 vjet.

Kolonët britanikë e krijuan Australinë si një koloni penale të qeverisur nga Marina Mbretërore në 1788 dhe sunduan në atë territor deri në vitin 1901 kur parlamenti britanik miratoi ligjin që u jepte të drejtë kolonive australiane të vetëqeveriseshin kolektivisht.

Mbreti Charles III mbetet kreu i shtetit australian.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • enxhi says:
    July 28, 2023 at 7:56 am

    Nje kolonizim i tille i duhet Shqiperise SOT qe TA SJELLE NE UDHE SE KA DALE NGA SHINAT

    Shqiperia do vite qe te arrije ne ate qe ishte ne kohen e ENVERIT, madje NUK MUNDET , pasi PRONAT E SHTETIT JANE NE DUART E RRUGACEVE; njerezve te hurit e te liatrit, qeveriatareve dhe familjeve te tyre,

    POR te pakten nje kolonizim i huaj mund te sjelle rregullin, ligjin dhe prosperitetin

    KOLONI BRITANIKE A USA do te jemi shume me mire se koloni e RRUGES; KORRUPSIONIT DHE QEVERITAREVE PA MORAL

    Reply
  • Shiftar…r si puna juj says:
    July 28, 2023 at 8:33 am

    Rrugac jane qeveritaret se zgjidhen nga rrugace dhe perfaqsojne rrugace!
    Shoqeri rrugace civile, sipermarrsa me kompani rrugace,oligarke rrugace, profesore rrugace universitetesh,gazetare rrugac, malok malsor rrugac, polica rrugac hajdute etj etj!
    E verte qe nga plehu (mu…dhe shu…) bohen zarzavate, po duhen mbjell dhe punu….
    Entuziazemi i madh pas pamvartsise maroi me helmin e plakut te Vlores, Urrat e komunizmit marun luften e dyte me pas gjysma dolen armiq,erdhi demokracia doli hapur fytyra e vertet ke shiftaria e qe eshte hajduteria!
    S‘bohet se s‘ka se si, se s‘ka qen nojher!

    Reply
  • Americano says:
    July 28, 2023 at 9:47 am

    Nje ide gati te tille per kalimin e Shqiperise ne “ protektorat” e hodhi Fatos Nano, kur ishte Kryeminister-nenkuptonte ate c’ka ish kryeministri australian shpreh, zhvillim e mireqenje progress ekonomik etj..

    Reply
  • demo says:
    July 28, 2023 at 1:48 pm

    Cfare u kolonizuan nga Turqia,cfare u kolonizuan nga Spanja,nga Portugalia,ashtu i ke edhe sot,.
    Ka te drejte kryeministri.Na duhet nje kolonizim Amerikan.
    Kolonizimi i llumit proletariatit do ta cfarrose Shqiperine.

    Reply
  • RADIKA says:
    July 28, 2023 at 2:59 pm

    ATA QE PRANOJNE KOLONIZIMIN
    JANE KAVIE OSE GOMERE
    DHE NE U PERZJEFTE ARI ME BALTEN
    FLORI DO MBETET PERHERE

    KAFSHE TE NDYRA IDIOTER
    KU MUND TE KRAHASOSH SHQIPTARIN
    ME GREKUN SERBIN ANGLEZIN
    FRANCEZIN APO GJERMANIN

    NJE TUFE CAKEJSH U VERSULEN
    TROJET TONA COPTUAN
    BABEZIA JU ERRESOI SYTE
    SUPRE MACIN E GENIT TONE MOHUAN

    KUR NEVE ECNIM NE BALL
    NE PEME JETONIN ATO
    JU DHAME GJUHEN CIVILIZIMIN
    I LIGU TE URTIN SE DO

    GJERGJI I MADH I SHPETOI
    NGA KORDHA E GJYSMEHENES
    FISIN PER TA E FLIJOI
    PER NJE KOPE NJERINGRENES

    NUK MUND AS TE MENDOHET
    NEN THUNDER BARBARESH TE RROJNE
    NE JEMI STERNIPER TE ALEKSANDRIT
    MBI KOKE VEC DIELLIN PRANOJME

    JU KAVIE E PLEHRA TE NDYRA
    QE SKLLEVER TE JENI PRANONI
    TURPI PERJETE JU MBULOFTE
    KTE VEND DREJT MOSQENIES PO E CONI

    Reply
  • maxi u ka bera autopsine, gjithe fenomeneve dhe njerezve te kesaj...Bote . says:
    July 28, 2023 at 3:04 pm

    cfar’ mendim’ kafshe;
    Vdis ti, me gjithe kolonizatoret e djeshmem
    e te sotm (dhe me demot e “intelektualet” bashke) .
    Atehere, jam i sigurte qe rroje…Mire .
    Sepse, vetem “pushtimi” Komunist Rregullon
    humanizmin dhe ekonomine e…Botes .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rimbushen vaskat e ujërave termale në Bënjë, Kumbaro: Jemi në fazë testimi
  • Pas studentëve të Akademisë së Sigurisë, alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët
  • Pak ditë pas largimit nga PS, ‘Neomalësorja’ denoncon: Lumi i Currajve po cenohet nga betonizimi
  • Përse na lodh vapa? Ekspertët shpjegojnë fenomenin që ka prekur gjithë Europën
  • Aksioni në burgun e Fierit, telefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK-ut

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Dordolecët e Propagandës
  2. Igor on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Fjalë me vend on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  4. demo on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  5. Lexuesi on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?