Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pazari i mjekëve me pacientët me kancer: I themi operacioni bën 5 milionë, për ty 4!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pazari i mjekëve me pacientët me kancer: I themi operacioni bën 5 milionë, për ty 4!
KronikeLajmi i fundit

Pazari i mjekëve me pacientët me kancer: I themi operacioni bën 5 milionë, për ty 4!

Published: June 26, 2024
Shpërndaje

Zbardhen të tjera biseda të zhvilluara mes mjekëve të Spitalit Onkologjik, pacientëve me kancer që kërkonin të merrnin shërbim sa më parë për shkak të gjendjes shëndetësore ku ndodheshin, dhe koordinatorit Emiljano Lela. Ky i fundit, rezulton se ishte dhe sekser i mjekëve.

Interesante për hetimet është konsideruar një bisedë e zhvilluar më datë 27 Dhjetor 2023, mes një personi që ka nënën për operacion dhe koordinatorit Emiljano Lela.

Ky i fundit, vepronte si sekser i doktor Edmond Gashit duke i çuar pacientët që shkonin në Onkologjik pikërisht te dr.Mondi, i cili më pas një pjesë i referonte në klinikën e tij private “Megis”. Nga këto shërbime, Emiljano përfitonte përqindjen e tij.

- Publicitet -

Kur nëna e shokut të koordinatorit Emiljano Lela ka shkuar te mjeku Edmond Gashi, ajo ka paguar para nën dorë dhe këtë e ka marrë vesh dhe vetë Emiljano, i cili i ankohet mjekut se kishte dalë shumë keq pasi i kishte thënë pacientes se gjithçka ishte falas.

Doktor Edmondi, sipas bisedave të zhvilluara mes tyre të siguruara nga ‘newsbomb.al’ dhe të administruara në dosjen hetimore, është shpërfillës dhe vetëm qeshë, duke i thënë se do e rregullonin më vonë.

Ndërkohë, vetë Emiljano insiston se kishte dalë shumë keq të shoku dhe nëna e tij. Nga bisedat që zhvillohen më vonë, mes familjarëve të pacientes, koordinatori i thotë se lekët që ka dhënë te doktori do ja bëjnë ulje te operacioni.

Një pazar i turpshëm, me çmime që rriten dhe ulen sipas terezisë së mjekëve dhe sekserëve të tyre. Fillimisht, pacientit i është thënë se operacioni bën 3.500 euro por duke qenë se ai ishte mik i Emiljanos, do t’ja bënin 3.000 euro.

Ndërkohë, më vonë familjari i pacientes i thotë se doktori i kishte thënë që operacioni bën 5 milionë lekë, por për shkak të miqësisë së koordinatorit me të, do e bënin për 4 milionë. Pra, siç shifet dhe në procesverbal, shifra që herë rriten dhe herë ulen sipas qejfit, mbi të gjitha në një spital shtetëror dhe ryshfet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Precizim says:
    June 26, 2024 at 12:04 pm

    Qelbesira pa shpirt…
    Sherbim ordiner…
    Mungese kerkese llogarie dhe disipline ne pune…
    Korrupsion dhe vjedhje e hapur, ne drite te diellit dhe e dine te gjithe..
    Vrases me pagese…
    I vetmi ndryshim eshte se paguan ai qe duhet te vritet…

    Reply
  • popull says:
    June 26, 2024 at 1:06 pm

    Korrupsioni i frikshem eshte ne politike, ne parlament, ne qeveri, ne drejtesi. Eshte atje ku behen dhe zbatohen ligjet qe e nxisin korrupsionin. Ne Shqiperi korrupsioni nxitet dhe mbeshtetet me ligj.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    June 26, 2024 at 1:16 pm

    Në këtë vend kur shkon tek mjeku, është e njëjtë me atë, kur shkon cjapi tek kasapi. Pra mjeku bën çfarë të dojë me jetën e pacientit. Këto që dëgjojmë në këtë vend janë veprime të njëjta me mafjen në vendet si Greqia dhe Italia, por ndryshimi është tek dënimi që marrin kur kapen nga organet shtetërore. Pra këto janë veprime të mafies dhe jo të punonjësve dhe administratës shtetërore. Ndëshkimi duhet të jetë maksimal.

    Reply
  • ¿? says:
    June 26, 2024 at 2:27 pm

    Lavdi e Perjetshme Udheheqesit me largpames qe ka pas Shqiperia ndonje here, LartPsikopatise se tij Edvin Karapataq Rama, qe premtoi se do ta bente Shendetsine Falas dhe e beri falas vetem per vete.

    Reply
  • !!? says:
    June 26, 2024 at 3:09 pm

    Këta kriminelë me bluza të bardha por me turinjë të zhyer me fekalet e qelbura të korrupsionit të shtetit mafioz unik në botë të ndërtuar deri në perfeksion, për 30 vjet rresht janë në fakt Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama të shëndrruar në mjekë të spitalit Onkologjik.

    Prokuror të SPAK, arrestoni këta katër padrino të shtetit të korruptuar prej tyre në çdo hallkë të tij, edhe në shërbimin shëndetsor, që shqipëtarët të shpëtojnë nga krimet mizore të Tirave të mjeksis që edhe në agonin e etheve të vuajtjeve dhe pse jo dhe agonin vdekjes nga sëmundje si kanceri, ata thonë pa pik turpi, të qetë ” vari lesht” duke vazhduar pa u ndalur të shqyejnë xhepat e të sëmurëve dhe familjarve më keq se grabitsit e rrugës që dalin natën me maskë dhe kallash në dorë që kontrollojnë xhepat e fatkeqit që po vdes i qëlluar prej tyre..

    Janë këta të katër, që shërbimin shëndetsor e kanë kthyer në një bandë të sofistikuar të njerzve përbindsha të llahtarshëm që xhvasin me miljarrda nga xhepat e shqipëtarëve që nuk i mbron asnjeri, mjer ai i shkret që smuret dhe bije në kthetrat e zeza të kusarëve me bluza të bardha, arrestojin dhe dënojini kët katër kriminel që janë katër kokat e kuçedrës shtet mafioz që të ngorth kjo kuçedër që po shqyen deri në shpërbërje kombin shqipëtar. Po nuk u pren katër kokat e kuçedrës ajo do të majmet zhytur në kënetën e korrupsionit, krimit dhe kusaris që po përmbyt deri në asfiksim të gjithë vëndin, as nuk kanë për tu ndalur kurr Tirat që gëlojnë në atë që quhet gabimisht shërbim shëndetësor por që është një band e mirstrukturuar kusarësh që kan veshur bluzat e bardha vetëm për të grabitur shqipëtarët.

    Prokuror të SPAK, mos hezitoni, mereni guximin dhe prejeni vetëm një nga kokat e kuçedrës dhe do të jetë një akt mrekullie që do të sjell një rreze të ndritshme shprese në errësirën e korrupsionit që ka pllakosur kudo, ringjalleni shpresën që ka vdekur se ky vënd edhe mund të bëhet.

    Prokuror, prejeni vetëm një nga katër kokat e kësaj kuçedre mafjoze dhe do të shikoni efektin e gjithëanshëm pozitiv politik, moral, shoqëror, ……..efekt pozitiv në çdo aspekt, mentalitet dhe veprimtari në jetën e vëndit që do të ketë akti juaj i guximshëm, do të shikoni si do të përpëlitet dhe ulërij në agonin e fillimit të ngordhjes kuçedra në çdo qelizë të korruptive të saj dhe

    të jeni të sigurt që do tu ngrijn në buzë sharjet primitive “SPAK-u aspaku”. “Dum-Dumani”, “SPAKU-tarallaku” i kryekusarëve Sali Berisha dhe Ilir Muta dhe kërcënimi i poshtër publik “Jo shtet të prokurorëve” por shtet të mafiozëve i kusarit kombçfarosës Edi Ramës.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    June 26, 2024 at 4:40 pm

    Keta nuk kan bere Betimin e e Hipokratit pore kane bere bedimin e Djallit !

    Reply
  • mali says:
    June 26, 2024 at 5:34 pm

    Keta duan nje gjykim te shkurtuar pa arkivuar dosjet qe prit kur t’i vije rradha.
    Keta meritojne burgim te perjetshem pa te drejte apelimi.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 26, 2024 at 5:43 pm

    O (¿?) NUK MERITON FARE TË JESH NË FORUME SHQIPTARËSH

    Reply
  • Ppp says:
    June 26, 2024 at 6:23 pm

    Keta mos ti preke kush sepse jan vota dhe vota blihet me te gjitha mjetet pa perjashtuar rastin ne fjale
    Shqiperia qe duam u be ralitet qe perkthehet shendetsi falas
    Mos harroni personat ne fjale te jene ne balle te listes per rritjen e rroges ne korrik, nuk dua panik ne radhet tona

    Reply
  • anonimi says:
    June 27, 2024 at 3:47 am

    KETA KRIMINELE te marrin denimin e meritua ,por puna nuk eshte vetem te onkologjiku ,puna eshte qe shendetsia shqiptare eshte futur ne nje llum qe ka filluar pas vitit 1990 dhe nuk dihet kur do mbaroj.Ne te gjitha hallkat ,mjeku i familjes ,spitalet ,mjekete specializua r laboratoret ,ekzaminimit imazhere jane ne nje korupsion te papare.ASsaliu ,nano ,meta ,rama e kushdo nuk mund ta ndaloje ate korrupsin te papare te bluzave te bardha.Korrupsioni fillon qe ne shkollat mjekesore te te gjitha rangjeve qe i marrin me te paguar euro te profesoret dhe mbaron te shtrati i te semureve .Lidhja emjekeve me njeri tjetrin per rekomandime mjekesore pa patur nevoje .Pacienti shkon te mjeku i familje apo specialist ai pa vizitua fare,por parate ja ka marr,thote ha jde ne vvendin priavat ,ose beje mri,ct pa patur nevoje .OPERACIONET NE TE GJITHA RANGJET NDAHEN MIDI MJEKEVE PER PARAT QE DO MARRIN .Kristalinet per operanione te cataractes qe shteti ne spital ua jep falas shiten nga okulistet .TE semuret paguajn edhe kristalinin edhe operacionet.Po drejtoret cfare bejne ?Marrin pjesen e piramida shkon deri te ministria .NJE katrahure e vertete.NE ASNJE VEND TE BOTES ANTIBIOTIKET NUK JEPEN PA RECETE MJEKU ,CORTIZONIKET MUND TI MARRESH TE FARMACISTI KUR Te DUASH .AI zgjedh mjekimin e te semureve .Kombinaciont e mjekeve me farmacistet tjetre korrupsion Shqiperia eshte futur ne nje llum shendetsor qe se bashku me korrupsionin ,juridik ,politik ma keqardhje mund te them se nuk mund te dale kurre

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?