Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës/ Gjykata Kushetuese e paralelizon me ‘çështjen Leskaj’: Familjarët nuk janë në juridiksionin tonë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës/ Gjykata Kushetuese e paralelizon me ‘çështjen Leskaj’: Familjarët nuk janë në juridiksionin tonë
KronikeKryesore

PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës/ Gjykata Kushetuese e paralelizon me ‘çështjen Leskaj’: Familjarët nuk janë në juridiksionin tonë

Published: June 24, 2022
Shpërndaje

Në Kuvendin e Shqipërisë u mblodh sot Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar një kërkesë të Partisë Demokratike për të hequr mandatin e deputetes Olta Xhaçka, pasi sipas PD ka konflikt interesi dhe shkelet paragrafi 3 i nenit 70 të Kushtetutës që thotë se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre. PD thotë se bashkëshorti i saj ka marrë statusin e Investitorit Strategjik dhe vetëm prej këtij fakti është shkelur Kushtetuta.

Por në fakt Gjykata Kushtetuese e ka një vendim për një çështje thuajse identike. Dhe precedentët në Gjykatën Kushtetuese janë të vlefshme juridikisht për çdo çështje të ngjashme. Rasti i përket një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, dhe bëhet fjalë për mandatin e deputetes Valentina Leskaj. Leskaj akuzohej se prej veprimtarisë së djemve të saj kishte përfituar nga fondet publike.

Por vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte shumë i qartë. Çështja nuk kaloi fare në seancë plenare për shkak se Kushtetuesja tha se ‘nuk është në juridiksionin’ e saj gjykimi i konfliktit që ka të bëjë me familjarët.

- Publicitet -

Gjykata kushtetuese nënvizoi në atë vendim se Gjykata ka juridiksion për rastet e vlerësimit të papajtueshmërisë me mandatin për shkeljet e paragrafit 3 të nenit 70, kur vetë deputeti me veprimet e tij shkel ndalimin kushtetues të parashikuar në këtë dispozitë, pra nëse kryen veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor, ose fiton pasuri të këtyre. Vetëm në lidhje me këtë ndalim kushtetutëbërësi ka parashikuar vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese. Vetëm në raste të tilla është organi që ka kompetencën për të shqyrtuar në themel çështjen. Për sa u takon rasteve të tjera të papajtueshmërisë sipas paragrafit 2 të nenit 70 të Kushtetutës apo ligjeve tek të cilat ai referon, Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion për shqyrtimin e tyre.

Kështu që Gjykata vlerësoi se në rastin konkret nuk plotësohen kushtet për vënien në lëvizje të Gjykatës, në kuptim të përmbajtjes së nenit 70/4 të Kushtetutës, për rrjedhojë shqyrtimi i kërkesës së paraqitur nga Kuvendi nuk hyn në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese.

Pra, për tu rikthyer në çështjen e deputetes Olta Xhaçka. Kërkesa e Partisë Demokratike bazohet vetëm në veprimtarinë e bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, i cili në fakt ka marrë statusin e ‘investitorit strategjik’ që për më tepër nuk parashikon as përftim të fondeve publike. Nëse Kuvendi do ta kalojë në Gjykatë Kushtetuese çështjen e Xhaçkës kjo mbetet në dorën e ligjvënësve por sa i përket Gjykatës Kushtetuese duket qartë se ajo është shprehur një herë, nuk ka juridiksion për të gjykuar konfliktin e interesit tek familjarët e deputetit, por vetëm kur deputeti përfiton personalisht para publike. Kushtetuesja në çështjen e Xhaçkës mjafton të zbatojë një vendim të mëparshëm të saj.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Ilirian Qelbaci says:
    June 24, 2022 at 9:51 am

    Rasti i Leskajt nuk ngjan me rastin e Xhackes fare. Leskaj kishte djemte e ndare prej saj qe perfituan fonde publike, kurse Xhacka e ka perfituesin e fondeve publike ne krevat.

    Reply
    • realist says:
      June 24, 2022 at 10:26 am

      Kjo qe thua ti , nuk ka asnje te vertete , pasi nuk ka rendesi bashkejeton apo jo me familjaret e tu , edhe bashkeshorti , edhe djali jane nje lloj , pjestare te familjes .

      Reply
  • Joy says:
    June 24, 2022 at 10:20 am

    Nuk eshte e vertet qe nuk ka perftuar nga fondet publike, persa kohe si investitor strategjik merr me 1 euro pasuri perrallore

    Reply
    • E verteta troç says:
      June 24, 2022 at 10:30 am

      Ku i ke gjetur keto pallavra , asnje perfitim publik nuk ka ne kete mez , toka ku ndertohet hoteli , nuk eshte shteterore , e ka blere me para i biri i botes . Mos ja fusni kot .

      Reply
      • Aldrin says:
        June 24, 2022 at 2:40 pm

        Jo moj, e verteta troc eshte qe ky investitori strategjik po grabit tokat ne bregdet, bashke me kasten e hajduteve te Ramutit. Na doli ky syrratmut dhe u be strateg i strategjive te bregdetit.
        Shkerdhatat i bejne ligjet si jua do qefi qe ti marrin te gjitha, dhe te thone jemi stratege strategjike

        Reply
    • Sidrit Golemi says:
      June 24, 2022 at 12:49 pm

      Me djemte znj. Leskaj eshte e ndare juridikisht dhe ne ate kohe nuk ishin shpallur ‘investotire strategjike’,
      ndersa znj. Xhacka eshte bashkeshortja e z. Artan Gaci, i shpallur me VKM ‘investor stategjik’ ne Gjileke te Himares, dhe eshte gjithashtu kunata (bashkejetuesja e te vellait, Andi Xhacka) e znj. Tawni Lin Grzych-Sutton, si menaxhuese e Hotelit me 5 yje, etj., etj., edhe kjo ne VKM e firmosur nga Ramses.

      Reply
  • LOLA says:
    June 24, 2022 at 12:40 pm

    SIC BLEJNE TOKAT….POSTET……VOTAT……BLEJNE DHE GJYKATEN KUSHTETUESE……..KETA TE PS JANE NJESH PER KETO PUNE…….

    Reply
    • Sidrit Golemi says:
      June 24, 2022 at 12:56 pm

      Pra, ne rastin e znj. Leskaj dhe djemve, influenca e deputetes per tenderat publike do te duhej te provohet me akte dhe deshmitare per veprime konkrete te dokumentuara dhe jo me folklore vetem e vetem per shantazh publik dhe per gjetje te zgjidhjeve racionale.
      Ndersa ne rastin e znj. Xhacka, korrupsioni eshte sheshit, me emra e mbiemra, pra me persona konkrete te lidhur drejtperdrejte me ate vete, dhe kjo e shkruar e zeze mbi te bardhe ne VKM e firmosur nga Ramses.

      Reply
    • Anti lola says:
      June 24, 2022 at 1:57 pm

      Gjykata Kushtetuese , Lola , eshte ne maxhorance kunder PS-se , tre jane te Metes dhe dy te tjere te (me nder) opozites . Po t’a blinte PS -ja Gjykaten , do ishte shkarkuar Metà kur u krye processi i shkarkimit nga Parlamenti . Na i hengsh te tere , o Lola .

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?