Më 1 qershor hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë. Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Por çfarë parashikon marrëveshja, e cila është nënshkruar që në 6 shkurt të vitit 2024?
Kjo marrëveshje u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, të cilët do të jenë përfitues të pensioneve në Itali dhe Shqipëri, që do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributeve, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.
Por cilat janë përfitimet konkrete të emigrantëve?
Ata përfitojnë pensionet e pleqërisë; invaliditetit; familjare, pensionet e papunësisë; mbulime për sëmundjet dhe barrëlindjen.
Shqipëria njihet si një vend që ka emigracion shumë të lartë në shumë vende të botës. Sa marrëvshje për njohjen e pensioneve ka nënshkruar deri më tani vendi ynë?
Janë finalizuar 12 të tilla, me rëndësi për tu theksuar ato me vendet e Bashkimit Europian, ku ndodhet edhe pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë. Ndërkohë që janë drejt finalizimit katër marrëveshje të tjera, kryesisht me vendet e Ballkanit.
Por ka raste si Greqia, ku ndodhet edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, me të cilën ne nuk kemi ende një marrëveshje për pensionet. me këtë shtet, nuk ka ende dritë në fund të tunelit.
Ndërsa po negociohet me Serbinë dhe Poloninë dhe negociatat për marrëveshjet e pensioneve pritet të nisin edhe me Danimarkën; Spanjën; Slloveninë dhe Moldavinë. Kjo pavarësisht se këto shtete kanë një peshë shumë më të vogël për sa i përket numrit të emigrantëve shqiptarë.
Po ku janë të shpërndarë emigrantët shqiptarë?
Sipas të dhënave zyrtare, numri total i emigrantëve shqiptarë i kapërcen 1.6 milionë. Pjesa më e madhe e tyre jeton në Itali, pasuar nga Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Postoni proçedurat qe duhen ndjekur,perte mos I lene terren mashtruesve e manipulatoreve qe jane gati ta shqyejne te varferin.
Nuk shpjegon njeri qarte asgje . Kjo ndodh sepse shumices se emigranteve shqiptar kjo marreveshje nuk ju vlen . Keshilloj gjithë Shqiptaret e Italise qe tu drejtohen zyrave te sindikatave para se te vendosin . Kurse per Shqipot e Shqiperise nuk ka nevoje se ata i dijne te gjitha edhe pa ju a shpjeguar njeri
Thjeshte lajm pa hyre ne detaje eshte njesoj sikur nuk ke thene gje.
Gazetari kthehet ne papagall, perseritet lajme pa i kuptuar.
Botini marreveshjen e plote se si do zbatohet ne praktike. Ose beni juve analize te detajuar.
Komenti i dyte pas refuzimit nga ana e gazetes “muzgu” per te publikuar te parin.
Ky bicim lajmi nuk shpjegon asgje.
Ketu nun sqarohet absolutisht se cfare te ardhurash perfitojne konkretisht emigrantet nga kjo mener me thon marreveshje.
Ketu nuk jepet asnje shembull konkret, i bazuar nga pervoja e deritanishme me vende si Kanadaja, Gjermania, etj, me te cilat ka perfunduar prej vitesh marreveshja.
I bej thirrje emigranteve kudo qofshin, t’ju drejtohen fillimisht shoqatave sociale (si pshm. SoVD), dhe vetem pasi te kene marre atje informacionin perkates te nevojshem, tu drejtohen me tej zyrave te pensioneve per aplikim.
Nese dikush shkon me mendimin se mund te marre pension plotesues nga Qiperia, ai ka shume gjasa se do zhgenjehet. Dhe kjo pasi kushti themelor per marrje pensioni eshte permbushja e 15 viteve pune ne Qiperi me kontribute te panderprera ke sigurimet shoqerore. Gje te cilen vetem nje grusht i pallogaritshem emigrantesh mund ta plotesoje.
Relativisht, gjasat per pension shtese nga Qiperia jane pothuajse zero.
Pervec kesaj nese ne formularin e pensionit deklaron se ke punuar ca vite ne Qiperi, koha e perpunimit te kerkeses me shkrim mund te zgjase jashte mase. Dy vite pritje kot se koti do ishte me se “normale”. E si perfundim emigranti nuk perfiton as edhe nje qindarke ge vetme extra, vetem se shkateron nervat.
Kjo eshte situata. Ky eshte realiteti i hidhur, te cilin gazeptaria nuk denjon ta publikoje, e jo me ta analizoje.