Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për ‘alumnit e Parisit’ që iu bënë rrodhe në formë rrjeti kolltukut pushtetar dhe Shqipërisë për mbi 30 vjet me rradhë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Për ‘alumnit e Parisit’ që iu bënë rrodhe në formë rrjeti kolltukut pushtetar dhe Shqipërisë për mbi 30 vjet me rradhë
KomunitetKryesoreopinion

Për ‘alumnit e Parisit’ që iu bënë rrodhe në formë rrjeti kolltukut pushtetar dhe Shqipërisë për mbi 30 vjet me rradhë

Published: April 29, 2023
Shpërndaje

 

Nga Shaban Murati

Pyetini në mitingjet elektorale dhe në konferencat e shtypit të krerëve të partive kryesore: Përse pothuaj të gjithë kuadrot e përzgjedhura me dorë nga Fakulteti i Mjekësisë dhe nga Fakulteti i Shkencave, të cilët Komiteti Qendror i Partisë së Punës i dërgoi për studime e specializime të kushtueshme në Francë, kur u vendos regjimi demokratik pothuaj të gjithë lanë si me urdhër katedrat dhe profesionet akademike dhe i pamë presidentë, kryeministra, ministra, deputetë, ambasadorë dhe funksionarë shumë të lartë të partive kryesore politike, që alternuan njera-tjetrën në pushtet në këto 32 vjet.

- Publicitet -

Morën me vete në kolltuqet e pushtetit vetëm titujt dhe gradat akademike, që u kish dhënë partia, dhe që nuk harronin t’i vinin mëngjes darkë në firmat e tyre në çdo shkresë burokratike zyrtare të kolltukut, dhe për 32 vjet në kolltukun demokratik nuk shkruan më një gërmë, pa le më një fjali, për profesionin për të cilin Partia Nënë i pat dërguar dhe specializuar në Paris.

Misioni i tyre kishte qenë kolltuku dhe sistemi i ri i kolltukut. Mos i pyetni përse disa ministra të njera-tjetrës ishin ministra te të dy llojet e qeverive postkomuniste, vetëm kujtoni proverbin latin se njera dorë lan tjetrën dhe të dyja lajnë fytyrën.

Alumnit e Parisit iu bënë rrodhe në formë rrjeti kolltukut pushtetar dhe Shqipërisë për mbi 30 vjet me rradhë dhe asnjeri nuk iu kthye më katedrave të dikurshme, edhe pasi mbushte mandatin e kolltukut.

Nuk u kuptua asnjëherë nëse Komiteti Qendror i PPSH i dëgoi në Paris rekrutët e Fakultetit të Mjekësisë dhe të Fakultetit të Shkencave për t’i përgatitur për shkencat apo si fidanishte e isteblishmentit të pushtetit të ardhshëm postkomunist.

U takon historianëve dhe filozofëve të së ardhmes të përcaktojnë nëse misioni i tyre në regjimin demokratik ishte mision i Partisë së Punës apo mision i Francës.
Po të ishte gjallë Çajupi do të këndonte: Ku duket balta e kolltukut më e ëmbël se mjalta e shkencës? Në Shqipëri!

—–

Nga faqja e autorit në FB. Foto: Grup i Fakultetit të Mjekësisë në Paris për specializim, vitet ’80

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • REL: Të ikë Rama, po kush të vijë? Si përgjigjen vetë studentët
  • Digjen ambjentet e medias Dritare TV, zjarri nisi nga tubat e aspirimit të restorantit
  • Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel
  • Sherr me thika në Has, plagosen tre adoleshentë, njëri në gjendje të rëndë
  • VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Komentet e Fundit

  1. Dajti on VIDEO: Rama publikon të kaluarën e disa personave të qëmtuar në protestat kundër tij
  2. K R on VIDEO: Rama publikon të kaluarën e disa personave të qëmtuar në protestat kundër tij
  3. Dajti on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. Mustafa Panajoti on Rama fton për dialog, ndërsa njerëzit pranë tij e shpallin të panegociueshme pikërisht çështjen për të cilën protestohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?