Nga Adrian Thano
Vdekja e papritur e Artur Zhejit është një nga ato lajme që të ndal frymën për një çast. Jo thjesht sepse u shua një njeri i njohur në botën e medias, por sepse u shua dikush që ishte aktiv, i pranishëm, që shkruante, fliste, debatonte deri dje, dhe sot nuk është më.
Nuk kisha miqësi personale me të, dhe shpesh nuk ndaja të njëjtat bindje, por ndjej detyrim ta them sot që vdekja është kufiri i madh që na barazon të gjithëve. Dhe ndoshta pikërisht për këtë duhet të mësojmë të jemi pak më të kujdesshëm me njëri-tjetrin sa jemi gjallë.
Shoqëria shqiptare është e ashpërsuar, e përçarë, e lodhur. Media është kthyer në një ring, rrjetet sociale në një fushë gjykimi pa mëshirë. Ky trishtim që na vjen nga largimi i një figure si Zheji, duhet të na shërbejë si kujtesë kolektive: nuk ia vlen të shahemi kaq rëndë përditë, nuk ia vlen të hedhim kaq shumë baltë.
Të mos harrojmë se secili nga ne sot është, nesër nuk është. Gazetarë, analistë, qytetarë të thjeshtë, politikanë – jemi të gjithë të njëjtë përballë kësaj të panjohure që na pret. Jeta është e brishtë dhe e përkohshme. Tepër e shkurtër për t’u shpenzuar në kaq shumë përbuzje.
E ndjej këtë boshllëk e këtë thirrje edhe më shumë, sepse gjatë këtyre viteve kam humbur shumë bashkëpunëtorë të çmuar të gazetës DITA – njerëz me mendim të thellë, penë të rrallë dhe shpirt qytetar si Moikom Zeqo, Arben Duka, Shaban Murati, Andrea Stefani. Secili prej tyre la gjurmë të forta, jo vetëm në faqe gazetash, por në vetë ndërgjegjen publike. Me ikjen e tyre, u zbeh një dritë që ndriçonte debatin, kulturën, po edhe shpirtin kritik të kësaj shoqërie.
Këto mungesa dhe së fundmi Zheji më kujtojnë sa të përkohshëm jemi të gjithë. Dhe sa shumë kemi nevojë të jemi më të butë, më falës, më pranues ndaj njëri-tjetrit. Një ditë nuk do na mbetet gjë më e vlefshme sesa mënyra si jemi sjellë me njerëzit përreth nesh.
Pak më shumë ndjeshmëri, më pak arrogancë, më shumë mirëkuptim dhe ndalim të gjykimit të nxitimshëm do t’i bënte veç mirë një shoqërie si e jona, ku për fat të keq dominon polarizimi, përçmimi, cinizmi, përçarja.
Ndërkohë, ka edhe një arsye më shumë për ne shqiptarët që të përpiqemi të kemi pak më shumë njerëzillëk me njëri-tjetrin. E dimë të gjithë – jashtë nesh, e rrotull nesh, nuk është se na duan shumë. Historia jonë, pozicioni ynë, paragjykimet që përballim – të gjitha këto na bëjnë shpesh të ndjehemi të vetmuar si popull. Nuk na duan, po ne nuk duam as njëri-tjetrin. A e kemi luksin të jemi kaq armiq me veten? Nuk po flas për virtyt apo dashuri, nëse jeni velur me këto fjalë, por së paku për mbrojtje.
Sot, me respekt për kujtimin e Zhejit, e ndjej të nevojshme këtë thirrje të heshtur për më shumë mirësi. Ky është ndoshta, nderimi më i madh që mund t’u bëjmë edhe të ikurve tanë.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shumë drejt Z. Thano, u prehtë në paqe shpirti i të ndjerit Zheji.
Shumë drejte shkruan zoti Thano, por “kaq afer, kush mund ta thote, perse Arben Imami nuk ndihet” apo nuk e lejon Saliu?! Ngushellime familjes së Artur Zhejit dhe domosdo do ngelet ne kujtesen tone si njeriu i ekuilibruar, i qetë dhe brenda logjikes edhe dashmairesine njerezore që e kishte brenda vetes, veç profesionit te tij si gazetar, ndaj me shtyu te pyesja per ate ministrin e Saliut se me duket se e ka dhe vëlla Zhejin ! Shiko se sa afer dhe sa larg, mentaliteti ndryshem dhe antinjerezor i Arben Imamit qe ka dhe mbiemrin e nenes.” Kur s’duam veten, si do na duan te tjeret?!”
Ai qe me pikon,qe me dhemb edhe sot eshte Andrea Stefani.Impulsiv,I drejtperdrejte,I ndjeshem,i prekshem,i kulturuar,qytetar,,ju versulen kanibalet e te gjithe rrozgave te politikes,,Edhe rrugaceria PD,edhe harbuteria PS.Edhe cubat pas ferre te Internetet e Portaleve.
I helmuan gjakun.
Po bini o ketyre katundareve te medias,se kane lekure katundari.Nuk e cpon as plumbi..Mero Baze,Fari Balliu,Alexander Frangaj,Ylli Rakipi,Nikolle Lesi,Klodiana Lala,Artan Hoxha e ca dhjetra e qindra te tjere,(se 90% e gazetareve jane katundare).Kane sjelle mercenarizmin fshataresk dhe tarafet e katundit ne Gazetari,
Me të drejtë Thano thotë që “”ne shqiptarët duhet të përpiqemi të kemi pak më shumë njerëzillëk me njëri-tjetrin””duke perkujtuar me nderim kolegun e tij.
Sa herë ndërron jetë ndonje person i njohur fillon maratona vetem e lavderimeve dhe kur i ndjeri eshte i fushes se mediave pjesmarrja ne maratone behet e madhe dhe e bezdiseshme..
Bej pjese te ata shqiptare qe mund te kem pare per cerek shekulli vetem 2-3 debate ne televizonet shqipfolese qe jane bere jo vetem si Klubi Selanikut,,,por pak ti quash VUVUZELAT e Sales dhe me pak te Edit…ose rroga stratosfere per shpelarje truri..
Bie dakord qe i ndjeri Artur kishte diference shume-dimensionale me monstra si Fejziu apo Qim Peka & company por prape se prape conte uje ne mullirin e doktorrit apo piktorit edhe kur godiste perdorte pambuk ose ballakume
Te me ndjeni por intervista me krye nazistin e Agimit te Arte para 12 vitesh ishte nje minus i madh per te ndjerin per shume aresye qe nuk eshte koha ti permend dhe e shumezova me zero si Atdhetar
Radha e dyte ishte emisioni ne nje rubrike te Arturit per masakren e Peshkepise ne prill te ketij viti…Kushdo mund ta shikoje se si atdhetarizmi eshte permjerrur nga analistet tane pa perjashtim…Aty u theksua dhe vertetua se per Belerin kishte fakte kokeforte qe ai ishte nga me aktivet ne masakren e Peshkepise dhe debati shkoi drejt nje mbyllje poshteruese duke thene qe MEQENESE GREQIA NA KA NE DORE FUTJEN NE BE DUHET TA HARROJME EURO DEPUTETIN TERRORIST BELERIN E SALES.
Ngushelloj perunjesisht familjaret e te ndjerit Artur Zheji,por ju njerzit e shtypit dhe mediave duke te perfshire dhe ty Thano ,behuni te pakten 1% atdhetare se jeni bere faktor kryesor ne kataklizmone 1992-2025 me heshtjen tuaj.
Demo të përgëzoj për komentin, sepse ke thënë një të vërtetë absolute për Andrea Stefanin.
Andrea Stefani ishte dhe mbetet model i vlerave të larta njerëzore, simbol i një intelektuali të rrallë dhe yll drite i së drejtës, e donte dhe e mbronte me forcën e mëndjes dhe të shpirtit të tij!
I paharruar do të jetë përgjithmonë kujtimi i yjeve të pashuar që ndriçojnë
shpirtin dhe mëndjet njërëzore!
E keqja e demos eshte se, si gjithmone, eshte nje katunar qe shan katunaret. Ku e di une qe eshte katunar? Sepse qytetari i vertete nuk e shan tjetrin, sidomos per gjera te tjera si pamja, prejardhja etj., qe nuk jane zgjedhje. Ashtu sic e di qe intelektuhalja eshte intelektuhale, sepse intelektuali i vertete nuk i bie gjoksit e t’i thote vetes intelektual. E keqja e Shqiperise kjo eshte, qe intelektualet. e sidomos qytetaret, jane me pikatore. Ja per shembull, edhe Edvini “çun Tirone” eshte, por edhe demo e di qe … Edhe i ndjeri. nuk se ishte ndonje gazetar model, megjithese “çun Tirone” edhe ai.
Per mendimin tim Zheji ishte gazetari me i zgjuar , me i paanshem dhe i drejte. Sa per ate Stefanin e demos un e barazoj me M. Bazen me C. Peken e shume gazetare karrieriste qe ne kohe te ndryshme i kane sherbyer dhe i sherbejne pushtetitm. Demo me sa duket ka filluar te marre benefitet nga Rama dhe si “Qytetar” qe eshte nuk ka pune tjeter por per inat te ish mikut te tij Berisha qe nuk e vleresoi dhe nuk i dha post e prona din vetem te ofendoje me katundar e maloke ! Vetem nje ynjorant si demo ( edhe se mund te jete injorant me shkolle po injorant mbetet ) ben veprime te tilla .
E përgëzoi Z.A.Thano për sugjerimet që jep për disa SHQIPO QË DUAN MË SHUMË ARMIKUN SE VËLLAIN,MIKUN,SHOKUN,duke bërë KOPETENTIN,për ti futur të gjithë në një thes.!
Nga komentet që lexova edhe sot në ditën e fundit të tij-A.Zhein nuk e lën rehat,sikurse I.Qemalin që nga 1912.!
Gazetari A.Zheji sundonte ekranin në 360 gradë,duke u munduar të sillte PAQE midis të pranishmëve,por Shqipëtarët ashtu si ballkanasit me 30 cilësi UNI,nuk kishte & nuk di të sjell paqe kurrë.!
Medjet,sikurse Drejtësia në Shqipëri jan 2 pushtetet më të rëndësishme,prej të cilave VARET FATI VËNDIT,Pasi njëra-DREJTËSIA-GJYKON e NDËSHKON & TJETRA-MEDJA QË PËRHAP VEPRIMET E GJYKIMET (opinionin)BOTËRISHT..Dhe në emër të
PAVARSISË dhe LIRISË së pakufizuar po bëhen sunduese mbi Pushtetet e tjera Nr.1 KUVËNDIN & NR.2 QEVERRINË,e cila është zgjedhur nga shumica e Shqipëtarve për të qeverisur vëndin.!
Ne nuk jetojmë në hënë,ndaj dim se nga mbi 800 TV,GAZETA,PORTALE,kush i drejton Ato,Kush i financon,kujt i dogji e sakatoi dhe kujt i shkojnë pas me b..lëpirje që nga 2005.!!
Ngushëllime familjes së të ndjerit ARTUR ZHEI,I cili iku parakohe besoi nga SHERRNAJA,MJEDISI NDOTUR NË SHQIPËRI.
NGUSHËLLIME! SHQIPTARI ARTUR ZHEJI TË PREHET NË PAQE!
———————————————————————————
ANTISHQIPTARËT, SHQIPFOLËS OSE JO, NË TË SË MË SË ………!
E përgëzoi Z.A.Thano për sugjerimet që jep për disa SHQIPO QË DUAN MË SHUMË ARMIKUN SE VËLLAIN,MIKUN,SHOKUN,duke bërë KOPETENTIN,për ti futur të gjithë në një thes.!
Nga komentet që lexova edhe sot në ditën e fundit të tij-A.Zhein nuk e lën rehat,sikurse I.Qemalin që nga 1912.!
Gazetari A.Zheji sundonte ekranin në 360 gradë,duke u munduar të sillte PAQE midis të pranishmëve,por Shqipëtarët ashtu si ballkanasit me 30 cilësi UNI,nuk tërhiqen & nuk dinë të sjellin paqe mes vedi kurrë.!
Medjet,sikurse Drejtësia në Shqipëri jan 2 pushtetet më të rëndësishme,prej të cilave VARET FATI VËNDIT,Pasi njëra-DREJTËSIA-GJYKON e NDËSHKON & TJETRA-MEDJA QË PËRHAP VEPRIMET E GJYKIMET (opinionin)BOTËRISHT..Dhe në emër të
PAVARSISË dhe LIRISË së pakufizuar po bëhen sunduese mbi Pushtetet e tjera Nr.1 KUVËNDIN & NR.2 QEVERRINË,e cila është zgjedhur nga shumica e Shqipëtarve për të qeverisur vëndin.!
Ne nuk jetojmë në hënë,ndaj dim se nga mbi 800 TV,GAZETA,PORTALE,kush i drejton Ato,Kush i financon,kush i dogji e sakatoi dhe kujt i shkojnë pas me b..lëpirje që nga 2005.!!
Ngushëllime familjes së të ndjerit ARTUR ZHEI,I cili iku parakohe besoi nga SHERRNAJA,MJEDISI NDOTUR NË SHQIPËRI.
flmnd.Durrsakja! Shume here kemi opinione te njejta si per ceshtjen kardinale te pronave dhe per vlerat njerezore.
ANDREA STEFANI I PAKRAHASUESHEM NE VLERA NJERZORE DHE SI GAZETAR……na mungon shume….i perjetshem kujtimi.
Me çudisin disa komentues te dezekulibruar: ketu flitet per nje ngjarje tjeter, per largimin nga jeta te Artur Zhejit, ndersa ata na komentojne Andrea Stefani (!). Ke per te bere ngushellim ? Beje, ndryshe veshtro haurin tend se mos ta vjedh njeri !
……. nuk e paske lexuar shkrimin e THANOS ti ……..prandaj ja fut kot me komentin tend prej te cekuilibruari, OK ?
Ngushëllime families e fëmijve për shqiptarin e atdhedashësin Zhei.Shqipfolësit humbën njeriun i cili shumë mirë zbukuronte çdo ide atdhetare e intelektuale çdo mendim të dashur për atdheun e optimistpër idet për avancim qytetar të shqipfolësve.Arturi i pasur në dije atdhedashuri e intelekrual i cili dijen e thjeshtonte me lezet i kuptueshëm e shum i mirësisë..I pa harruar kujtimi i tij
Shkrimi juaj, eshte mjaft i goditur, dhe vertet, te gjithë te kontribuojmë, të jemi më të qetë, më të matur, më të duruar në marrëdheniet me njeri-tjetrin dhe të mos e bëjme atë kaq acide!
Doni te rrin ketu ku jeni? Ketu ku media ju shkerdhen, Partite po ashtu! Pse s’vajti Edi Rama pyesin! Njeri i mire me nivel te larte mediatik por sofist i pervojtur! Doni q elita sot tu shkerdheje edhe me shume? Mbroni Zhejin! Sherbetorin e te gjitheve, saliut dhe likes? Nuk behet ky vendi yne! Poshtersia eshte kthyer ne merite!
Zhei ishte gazetar i mire qe mundohej te kritikonte kedo qe ja vlente si dhe ne te kundert te vinte ne pah te mirat e sejcilit. Emisonet e tij jo gjithmon ishin te nivelit te larte por nje interviste qe i beri atij ekstremistit grek ka ngel kryeveper e gazetarise shqiptare! Zhei ngelet i paharruar , serioz, me dije dhe kulture te madhe, qytetar dhe patriot i madh!
U prehsh ne paqe or Zheji! Do zoti e Marrsh me vehte edhe lukunine e langaraqeve mediatike qe si mizat te muti i shkojne nga nje pushteti nje tjetri ne preher!
(c’do liste me keto plehra natyrisht fillon me nje emer mbiemer – Mero Baze – ish bythlepiresi me i devotshem i Berishes dhe kafshuesi bythes Rames tashme me spostim vendesh ku rras gjuhen e ku ve dhembet)
Ore mirë i ke shkruar ato fjalë, jemi kalimtsr, të jemi paqsor etj. Po në gazetën tuj lejohen ofendime pafund. Stoponi fjalorin banal e urrejtës që publikoni. Ky do të ishte njé hap konkret drejtë asaj që kërkoni. Fjalë, fjalë pa fund…..
Pajtiohm me ju zoti Thano por ama njeriu nuk mund te jete pa ndjenja keshtu se nuk mund te sillesh mire me nje harbut, mashtrues apo kriminel. Une psh nuk mund te hesht ndaj nje Sarakaçane ne FMD e njohur si presorja e pidhit, bythes dhe gojores me emrin Edit Xhajanka. Femer me te ulet nuk mund te gjesh per nga poshtersite. Po thuaj shyqyr qe ka per burre nje kaqol si Edmond Verçani qe vetem samari i mungon qe i mbulon me maryfete dhe metoda sigurimsi dallaveret e saj!
Tano pershendetje. Eehte dhe nje pedagoge ne FMD Etleva Qeli qe vjedh studentet dhe qe ka nje burre koqe , trap Flamur Qeli, ndertuesi hajdut dhe ish doganier qe u pasurua me lemoshat e Arben Ahmetajt dhe Dritan Priftit. Do ju shkruaj gjate per kete cift ne te ardhmen.
Eshte nje Alfred hajdut qe ka punuar dikur ne FMD dhe thone qe meret me komente ndaj ish kolegeve.
Gerti, eshte Flamuri besoj dhe cfare ka rrotull, jo Alfredi.