Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për ata që ndodhen në Hagë përballë ideve gjeniale të Ukshin Hotit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Për ata që ndodhen në Hagë përballë ideve gjeniale të Ukshin Hotit
Kulture

Për ata që ndodhen në Hagë përballë ideve gjeniale të Ukshin Hotit

Published: October 28, 2022
Shpërndaje

“Unë si shqiptar nuk dëshiroja të jem i askujt, dmth as “yni” e as “i atyre”. Nuk isha pronësi e as skllav i askujt. Dëshiroja të jem shqiptar i vetes, i lirë, i barabartë, me dinjitet”.

                                                                                                                                                         Ukshin Hoti            

Sefer Pasha

- Publicitet -

 

E lexova dhe njëherë veprën e Ukshin Hotit “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, e cila është një prozë koniciane. Po bëhet shumë zhurmë rreth togëfjalëshit “Open Ballkan” dhe dasive rreth triumfalizmit dhe kundërshtive të fjalës së Edi Ramës në Këshillin e Evropës. Kryeartikujt e epërm të gazetave lëmënj – lëmënj çfarë nuk satanizojnë e trallisin rreth akullsisë së disa analistëve dhe pseudointelektualëve, që janë kallkequr në batakun e pështymasve, të kapur me mllefe makthi pas zgripit të pushtetit. Lidhshmëritë emocionale në Tiranë dhe në Prishtinë me tharmin e tyre më sollën në mendje një këngë të moçme që rrezaton sarkazëm: Për xhenet u nisëm,/Sosëm në xhehnem/Shqipëri moj kuçkë/ Ç’na bëre verem.

Filli ndërlidhës i zhurmës lidhet me biografinë e fisme proverbiale të komandantëve të UÇK –së, e cila hipotetikisht e me skrupulozitet nuk mund të zhbëhet nga asnjë “regji” qoftë e Vuçiçit apo e Vladimir Putinit. Këta sqimatarë gjejnë qeder në vend të qarit. Pa i bërë asnjë retush fjalimit të Edi Ramës, iu ktheva universit të Ukshin Hotit. Ideve gjeniale të filozofit të madh që e ka idhull dhe vet Albin Kurti nuk mund t’i tëharrësh dhe as t’u heqësh ndonjë presje. Esetë filozofike konvergojnë me universin koherent të politlogut të papërsëritshëm. E kanë të kot zhurmëmdhenjtë të cilët situatën politike e paraqesin apokaliptike. Gjithsesi “Jeta është lëvizje” thotë Volteri. Dhe Ukshin Hoti si filozof dialektik s’mundet të merret i ngrirë në këtë klimë të re politike, ku ndodhet sot Kosova dhe Shqipëria[Ukshin Hoti në të gjithë veprën e tij nuk ka thënë kurrë Shqipëri – Kosovë, por vetëm Shqipëri]. Ja çfarë shkruan e përshfaq Ukshin Hoti në esenë: -Gishti i trashë i vëllaut të madh: -“Unë si shqiptar nuk dëshiroja të jem i askujt, dmth as “i yni’’ e as “i atyre’’. Nuk isha pronësi e as skllav i askujt. Dëshiroja të jem shqiptar i vetes, i lirë, i barabartë, me dinjitet’’.

Ukshin Hoti mundet që të jetë i gjallë. Hulumtimet rreth fatit të tij të çojnë paevitushmërisht drejt aksesueshmërisë se atë e mbajnë në vilat e UDB –së në Beograd, ku për një mijë arsye e kanë izoluar si peng. Por kjo është një çështje tjetër. Nëse do t’i referohemi imagjinatës dhe veprës që ai e ka lënë si amanet, jam i sigurtë se Ukshin Hoti, që nga skëterra ku ndodhet do t’u thoshte shqiptarëve që të jenë vigjilentë.

Shfletimi faqe për faqe i historisë tregon se serbët kanë qenë në luftë me shqiptarët. Në shekuj nuk e kanë kaluar dot Drinin dhe kurrë nuk i kanë pushtuar brigjet e Detit Adriatik. Për këtë flasin luftërat, legjendat, gojëdhënat, këngët, vallet, dasmat, mortet, misteret dhe enigmat. Në luftën e Lumës të vitit 1912 ushtria serbe la 12 mijë ushtarë të vrarë.  Prandaj në muzeun Kombëtar në Beograd në një stendë të veçantë ndodhet e afishuar një gëzhojë e mbushur me dhe nga ai i Lumës së Kukësit. Poshtë gëzhojës të mbushur me dhe shkruhet: –  “Mos i harroni djemtë tanë që ranë tek Kulla e Lumës’’. Por dhe dëmet e serbëve ndaj shqiptarëve kanë qenë të llahtarshme. Serbët shqiptarët jo vetem i kanë vrarë, por kanë tentuar dhe t’i fyejnë. Në masakrën e Topojanit të po atij viti një major serb me një krah e që thirrej “Doraci’’ i Drinit mundi të kap dhe të lidh me litar dhie 30 burra nga Topojani. Midis burrave luftëtar qe dhe një djal 20 vjeç. “Doraci’’ serb para se t’i pushkatonte trimat e topojanit donte në rradhë të parë që t’i fyente ata. Për këtë arsye majori e zgjidhi djaloshin, i jep atij një shtambë dhe e nisi që ta mbushte me ujë pas një shkëmbi të madh. Burimi nuk dukej. Dhe djaloshi me shtambën në dorë u bë erë për tek burimi. “Doraci’’ serb mendoi se djaloshi nuk do të kthehej. Ai donte që tu tregonte topojanasve të lidhur se: – “ ju shqiptarët jeni frikacak’’. Ja mbathni si ai djaloshi që e zhduk me shtambën e ujit. Por pas dhjetë minutash djaloshi topojanas u kthye. Ai ja lëshoi shtambën me ujë tek këmbët “doracit’ dhe u fut në vendin e tij mes burrave të lidhur me litar të punuar me lesh dhie. “Doraci’’ u çmend. Nuk u besonte syve. Në çast urdhëroi skuadrën e pushkatimit që të hapnin zjarr. Dhe i vrau të 30 burrat e Topojanit.

Për krimet e serbëve ka shkruar vet Ukshin Hoti. E megjithatë në veprën e tij ai shkruan duke dhënë një mesazh filozofik edhe për ideatorët e “Open Ballkanit’’. Ukshin Hoti nënvizon : – “Për raportet serbo – shqiptare, të cilat qysh moti e tejkaluan frymën e tillë, si mund të zhvillohen më tutje’’. Në disa kapituj të esesë filozofike:- “Shqiptarët dhe Evropa, Dje, Sot dhe Nesër’’, Ukshin Hoti hedh dritë mbi marrëdhëniet me Beogradin. Natyrisht që Ukshin Hoti nuk e kishte imagjinuar “Open Ballkanin’’. Por vet filozofi ishte i qartë si agimet mbi malin e Pashtrikut. Në një takim rastësor në Lubjanë, ku Vuk Drashkoviçi po tregonte përralla në ekran për Kosovën, një grua i thotë Ukshin Hotit: – “ju jeni shiftar’’ e jo “albanac’’. Sipas saj “albanacët’’ ndodheshin në Shqipëri, dhe jo në Kosovë. Dhe ja përgjigja e Ukshin Hotit: -“Me botkuptimet tuaja dhe të atij që është duke folur në ekranin televiziv[Vuk Drashkoviçi] do të kemi luftë’’. Dhe lufta ndodhi. Ukshin Hoti e preku Kosovën e lirë më 16 maj të vitit 1999. Tani për “Open Ballknain”analistë të shumtë i referohen dhe interpretojnë nga kënde të ndryshme Ukshin Hotin. Me disa prej tyre nuk ndaj të njëjtiin mendim. Ukshin Hoti nuk ishte një “shkëmb i pagdhendur’’, por një filozof dialektik. Ukshin Hoti përpara gjykatës së Qarkut të Prizrenit më 24 shtator të vitit 1994 deklaron: -“Kryeqytet i shtetit të bashkuar shqiptar mendoj se duhet të jetë Prizreni. Kjo i takon historikisht këtij qyteti, ndërsa i përgjigjet dhe gjeogrfikisht, pasi që gjendet në qendër të trojeve shqiptare’’. Këtij mendimi të filozofit gjenial ç’punë i prish “Open Ballkani’’ i krijuar nga Edi Rama dhe Alesandër Vuçiçi e të tjerë.

Serbët nuk dolën dot në Shëngjin dhe në Durrës me luftë edhe në vitin 1912, kur Kryeministri serb Nikolla Pashiqi, në një bisedë me Hartvigun, i deleguar i Carit rus në Ballkan, i pat thënë atij : – “S’ka komb shqiptar, ka vetëm fise shqiptare”. Edhe gjatë luftës së vitit 1999 kur Millosheviçi ushtroi genocidin me të llahtarshëm ndaj popullit të Kosovës ata nuk puthën dot në brigjet e Detit Adriatik. Tani Beogradasit e Aleksandër Vuçiçit do të dalin me “Open Ballkanin” në portin e Durrësit pa ushtri, pa tanke e kallashnikov. Do t’i “pushtojnë” brigjet e Adriatikut me tregëti të lirë. Kapitalet do të lulëzojnë mes shqiptarëve, serbëve, malazesëve dhe maqedonasve. Ç’dramë ka në këtë mes? Ku është e kërcënuar Shqipëria prej Vuçiçit. Si mund të quhemi të pushtuar pa “tanke” si në Ukrainë? Ka analistë si në Tiranë dhe në Prishtinë që në këtë rrëmujë vlerash janë kundër “Open Ballkanit”. Në këtë rrafash e atmosferë politike ata kanë mbetur pa trend e rrymë si “vidh i vetëm në mal’’. Së paku deri tani nuk ka ndonjë ngjarje traumatike nga ato të rrjetit të imagjntës. Po le t’i referohemi filozofit lagpamës, që endet midis legjendës dhe mitit, Ukshin Hotit. Ai thekson:- “S’ka shtet për vete dhe për hir të vetes”…. “Të udhëhiqemi me atë që është progresive’’. Hamendjet se pas “Open Ballkanit’’ është Putini s’është gjë tjetër veçse një aventurë donkishoteske. Në një nga punët e veta filozofike :-“Serbët dhe rusët’’ shqiptari i mdh Ukshin Hoti nënvizon: – “Serbia gati gjithmonë e ka gëzuar përkrahjen e Rusisë, por hapat i ka bërë vet, bile dhe atëherë kur ka humbur”. Sot Shqipëria është vend i NATOS. Nëse Vuçiç ka synime djallëzore, shqiptarët ja vendosin sërish “kufirin tek thana”. Lufta e UÇK -së këtë vendosmëri të pashqitshme e tregoj më së miri.

Në debate për “Open Ballkanin” më skeptikët në Tiranë dhe sidomos në Prishtinë e thonë me gojë të hidhur se ideatorët e “Open Ballkanit” po i falin krimet serbe në Kosovë. Ka një thënie Niçja: – “O i  ndrituri i panjollë”. Dhe mua më duket sikur këtë mendim Niçja e ka thënë për superklasikun e Shqipërisë Ukshin Hotin. Nëse ai është gjallë, siç besohet, si mundet me një të rënë të lapsit të hedh pas krahëve gjenocidin serb sidomos në vendlindjen e tij në Krushën e Madhe gjatë vitit 1999. Vetëm në Krushën e Vogël u rrëmbyen nga shkitë dhe u zhdukën 70 për qind e meshkujve nga mosha 13 vjeçare deri në moshën 77 vjeçare. 82 gra kanë mbetur të veja. Në Krushën e Madhe u vranë 220 burra. Ukshin Hoti që vuante dënimin në burgun e Istogut merr vesh në radio se më 26 mars të vitit 1999 militarët serb hodhën në ujërat e Drinit të Bardhë një kamion me burra, gra dhe fëmijë nga të dy krushat. Shumë familje u shuan.

Po ta lexosh rresht për rresht veprën e Ukshin Hotit bindesh se filozofi gjithçka që ndodhi e kishte parashikuar. Por sot vepra e tij nuk bën në vend numëro. Ajo vështron mbi malin e Sharrit dhe të Çiçavicës. Idetë e Ukshin Hotit nuk i falin krimet e Millosheviçit. Por integrimi në Evropë dhe në NATO natyrisht që lyp dhe sakrifica. Në studimin e Ukshin Hotit “Prapavija e Qasjes” filozofi e vë mirë pikën mbi “i’’. Ai e thotë me të madhe se “Evropa, bota, në të vërtetë e përbëjnë atë që quhet politikë e jashtëme e shteteve, e cila gjithmonë niset nga interesi vital i kombit dhe mardhëniet ndërkombëtare politike, ku interesat e tilla vitale thyhen, realizohen dhe mbeten si të tilla”. Natyrisht që filozofi nuk është naiv. Në fisin e tij të Hotëve janë 57 kushërinj të parë të vrarë e të zhdukur. Prandaj ai shkruan: – “Mirëpo as “sot’’ dhe as “nesër’’ nuk mund të nëkuptohen pa “djenë’’. “Open Ballkani” s’ka përse të na vërë në gjumë. “Djeja’’ e Ukshin Hotit aty është. Nuk kemi përse ta harrojmë. Shqiptarët edhe veprën e Aleksandër Vuçiçit e njohin mirë.

Nuk ka të fshehta për “Open Ballkanin”. Ukshin Hoti i njeh mirë politikanët serb. Kur Ukshin Hotin e rrëmbyen më 16 maj të vitit 1999 Aleksandër Vuçiçi ishte në krah të Millosheviçit. Asgjë nuk i ka shpëtuar politikologut me emër. Synimeve djallëzore të rusve ua ka çjerrë maskën qysh kah moti. Ukshin Hoti merr si shëmbull shkrimtarin nobelist Solzhenjicinin. Ja çfarë paralajmëron Ukshin Hoti duke përshkruar botën e nobelistit të trazuar. Ukshin Hoti shkruan : -“Aleksandër Solzhenjicini do të bëj njërën nga kritikat më të fuqishme kundër sovjetizmit të kombit rus. Duke e dëgjuar këtë fjalim një ditë të vrenjtur me shi, i ulur mbi shkallët e bibliotekës së Harvardit, e vreja Solzhenjicinin me mjekrën e tij të gjatë. Ai të nxiste përfytyrimin e një prifti rus që kërkonte perëndinë, i vetmuar në horizontin e gjerë të stepës”. Ukshin Hoti zbërthen tek personaliteti i Solzhenjicinit anën e errët të dinakrisë ruse. Në këtë vështrim shqiptarët që po e presin me ankth “Open Ballkanin” le të varin  vath në vesh thënien e Juljus Fuçikut, i cili ka thënë: – “Popuj ju dua të gjithëve. Jini vigjilentë’’. Është tjetër gjë të hapësh kufijtë për të fuqizuar ekonominë e Shqipërsisë dhe tjetër gjë tu hapesh shteg “tankeve’’ të Serbisë të nxitur nga Putini. Në Lubjanë më 19 janar të vitit 1990 Ukshin Hoti lëshon një mesazh të fortë: -“Lëreni popullin të vendosë vet për besimin e tij, sepse historia askujt nuk i fal gjë. Evropa nuk është ajo e lugetërve të kohëve të shkuara”… Për mendimet e shqiptarëve Ukshin Hoti do të nënvizonte: “Gjatë atij dimri të madh të vitit 1978 mbi varrin e Fan Nolit në Boston, do ta pyesja veten: -“Përse edhe këtë nuk e pranuan tërësisht në radhët e veta”.

Kohët e fundit u botua e plot vepra e Ukshin Hotit prej studiuesit Halil Kuliqit. Ky studiues nuk ka lënë asnjë rresht pa e botuar paçka se ka pasur dhe kundërshti. Filozofi i madh Ukshin Hoti për marrëdhëniet me serbët ka shfrytëzuar dhe mitet e bëmat në Kosovë. Për idhëtarët e “Open Ballkanit” po i përcjellim lexuesit dhe një mesele të hershme siç e quan vet Ukshin Hoti. Ja çfarë shkruan filozofi: – “Më kujtohej një “mesele” që e kisha dëgjuar si fëmijë. Një shqiptar kishte vajtur ta vizitojë për lamtumirën e fundit një shok të tij serb, që ndodhej në agoninë e vdekjes. Kur e kishte ndjerë prezencën e tij, serbi disi ishte zgjuar dhe kishte kërkuar nga shqiptari që t’ja ngrinte shtrojën e shtratit dhe të shikonte për fundi: -“Kumbar! Mos u hidhëro!”, i kishte thënë serbi. “Sado që të doja, këtë pushkë e ruaja për ty. Nuk m’u bë të vdisja pa të treguar të vërtetën”. “Valla, kumbar!” i ishte përgjigjur shqiptari, duke u marrë ndrykë me të. “Mos u bën hiç merak se edhe unë nën jastëk e mbaja një sëpatë”. Unë si fëmi kisha kujtuar se “meseleja” ishte një mshehtësi e shqiptarëve dhe nuk guxoja me e treguar. Më vonë mbeta pa masë i habitur kur për herë të parë e dëgjova nga një serb pikërisht të njëjtën “mesele”, por me rend të rrotulluar. Tani serbi e vizitonte shqiptarin që ndodhej në agoninë e vdekjes.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë
  • Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)
  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?