Nga Orgen Peci
Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim në ambientet e Kryeministrisë reperin kontrovers amerikan, Kanye West.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga takimi.ai i ka treguar reperit ambientet e brendshme të Kryeministrisë dhe pikturat që ndodhen atje.
Gjithashtu, Rama i ka dhuruar Kanye West librin “Albanian Files”, një ironi kjo ndaj akuzave për këtë libër.
Rama e ka shoqëruar postimin në rrjetet sociale më këngë të Kanye West, si dhe me 5 yje sipër videos, duke ironizuar kështu aksionin online të kryer nga protestuesit kundër bizneseve të lidhura me qeverinë dhe akuzat për abuzime me fondet publike.
Sjellja e kryeministrit në këtë rast është një tjetër demonstrim i pastër i cinizmit të tij gari fëmijëror.
Takimi me një figurë kaq të diskutueshme globale si Kanye West (sidomos në kulmin e debateve lokale për koncertin dhe impaktin e tij tek fëmijët apo të rinjtë) nuk bëhet për vlerat e pikturave të tij që Kryeministri i ka varur në institucionin publik që për momentin përfaqëson.
Bëhet për të ndryshuar narrativën.
Dhënia e librit “Albanian Files” si dhuratë, duke e shoqëruar me ironi ndaj akuzave, tregon një qasje mospërfillëse ndaj kritikës publike.
Në vend që të ketë një reflektim institucional apo një përgjigje serioze ndaj shqetësimeve apo hetimeve që lidhen me të, kryeministri zgjedh ta trajtojë çështjen nëpërmjet një të huaji që nuk ka asnjë ide se çfarë përfaqëson ai libër në kontekstin shqiptar.
Postimi i videos me 5 yje, duke goditur drejtpërdrejt aksionin online të protestuesve që u ulin yjet bizneseve, tregon se Kryeministria nuk sillet si një institucion neutral, por si një palë aktive në luftën e llogoreve të rrjeteve sociale.
Pasi dështoi të ndalonte apo të menaxhonte ndjeshmërinë publike rreth këtij aktiviteti, qeveria zgjedh edhe një herë tjetër të bëjë “trollin”, ironizuesin, e atyre që protestojnë. Kjo sjellje tregon për fat të keq se për Kryeministrin, politika nuk është përgjegjësi. Është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë.
Kur ka një problem përmbajtësor apo një përplasje parimesh në shoqëri, strategjia e zotit Rama nuk është sqarimi ose ballafaqimi me argumente, por krijimi i një zhurme edhe më të madhe vizuale.
Kanye West shërbeu thjesht si një sfond luksoz për të treguar se “çdo gjë shkon shkëlqyeshëm”, pavarësisht se çfarë zihet poshtë çatisë së shoqërisë.
DITA

Keto lloj zhgarravinash nuk Kane asnje lloj vlere ne kete vend 35 Vjet pa’ shtet qe ne gjuhen SHQIPE duhet shkruar,lexuar e kuptuar:
-Pa Teresi territoriale!
-Pa pasuri kombetare e kapitale strategjike’!
-Pa POPULL!
TERR INFORMACIONI!bas 35 Vjetesh abandonuar edhe nga HALEati strategjik’:
A. MER. IKE …..!
Dy Kreret e antishtetit guida SUPREME,kalifatit Bathores’ Sali dhe psikoIntegralisti EDvin Bojaxhi qe meritojme disa BURGOME te PERJETESHME,ne mungese te varjes ne LITAR…..Kane imunitet si super AGJENTE dhe me KARTELE!
Shikoni surratin e ktij mender “këngtarit” dhe atë dorën si e mban si lac në xhep që ta kuptoni me kë merret mender “kryeministri”
Ptu