Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama kundër Antifa-s, PS kundër historisë së vet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rama kundër Antifa-s, PS kundër historisë së vet
BoteKryesoreLajmi i fundit

Rama kundër Antifa-s, PS kundër historisë së vet

Published: October 19, 2026
Shpërndaje

Nga Dori Xhima

Një pushtet që merr legjitimitetin e tij historik nga simbolika e antifashizmit dhe e majta politike, përdor fjalën “Antifa” si shprehje primitive për të trembur qytetarët dhe për të shmangur llogaridhënien përpara atyre që kërkojnë të drejtat e tyre minimale

Kryeministri Edi Rama në një takim me Policinë e Shtetit e paraqiti protestën si pjesë të një sulmi të koordinuar kundër Shqipërisë. Veç të tjerave ai i lidhi protestat gjithashtu me lëvizjen ANTIFA, duke iu referuar shpalljes së saj si organizatë terroriste nga presidenti amerikan Donald Trump.

- Publicitet -

Për çfarë bëhet fjalë?

Një kabllogram për më shumë se 20 ambasada amerikane nga Argjentina dhe Meksika deri në Itali dhe Shqipëri, është dërguar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në mes të qershorit të këtij viti.

Në të është kërkuar informacion “mbi grupet ekstremiste të majta”, ka raportuar The Washington Post.

Disa ambasada janë përgjigjur, por asnjëra nuk ka deklaruar se pajtohet me vlerësimin e administratës për nivelin e kërcënimit. Por ndryshe e vlerëson administrata qendrore. Sekretari Marco Rubio, shpërndau ftesa për ministra të lartë nga më shumë se 60 vende për të diskutuar atë që administrata Trump e konsideron një kërcënim madhor, “rikthimin e terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë”.

Nisma shkaktoi shqetësim te zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë, aleatë evropianë dhe analistë të pavarur. Disa zyrtarë amerikanë i thanë gazetës se druhen se kjo është pjesë e një përpjekjeje të administratës Trump për të përdorur mjetet e fuqishme shtetërore kundër terrorizmit ndaj aktivistëve amerikanë kritikë të Trump, që ky i konsideron “ekstremistë të majtë”.

Në disa mbledhje të zyrtarëve të sigurisë kombëtare, analistë të inteligjencës kanë refuzuar të raportojnë mbi Antifa-n, pasi nuk e konsiderojnë atë një kërcënim serioz për kundërterrorizmin – shkruan WP.

Edhe disa qeveri të huaja kanë shprehur habi për ftesën e Rubios. Duke folur në kushte anonimati, zyrtarë evropianë e cilësuan të paqartë objektivin e takimit. Disa prej tyre thanë se ministrat e Jashtëm ose të Brendshëm të vendeve të tyre nuk do marrin pjesë për shkak të axhendës së ngarkuar diplomatike gjatë verës, ku përfshihej edhe konferenca vjetore e sigurisë në Aspen të Kolorados. Diplomatë të tjerë thanë se nuk e kuptonin pse ishin ftuar.

Lista e të ftuarve, e shqyrtuar nga ‘The Washington Post’, përfshin shumicën e vendeve evropiane, shtetet më të mëdha të Amerikës Latine dhe disa vende aziatike, përfshirë Indinë, Indonezinë dhe Singaporin.

Strategjia udhëzon përdorimin e të gjitha mjeteve “të disponueshme sipas Kushtetutës” për të identifikuar këto grupe, për të përcaktuar anëtarësinë e tyre, për të hartëzuar lidhjet me organizata si ANTIFA dhe për të përdorur instrumentet e zbatimit të ligjit për të dobësuar aftësinë e tyre vepruese “përpara se të mund të plagosin ose të vrasin civilë”. Ndryshe nga strategjia kundër terrorizmit e vitit 2018, e miratuar gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, dokumenti i ri nuk përmend grupet nacionaliste neo-naziste me “pikëpamje anti-perëndimore”, të cilat kanë kryer realisht sulme ndaj myslimanëve dhe grupeve të majta.

Çfarë është Antifa?

Antifa (shkurtim për “antifashist”) nuk është një organizatë e vetme qendrore, një parti politike apo një grup me anëtarësi zyrtare. Është një lëvizje e decentralizuar dhe një rrjet i lirshëm individësh dhe grupesh lokale që ndajnë të njëjtat parime ideologjike kundër fashizmit, racizmit, neonazizmit dhe supremacisë së bardhë.

Rrënjët e lëvizjes fillojnë në vitet 1920 dhe 1930 në Evropë (veçanërisht në Gjermani dhe Itali), si një reagim ndaj rritjes në pushtet të Adolf Hitlerit dhe Benito Musolinit. Grupi i parë “Antifaschistische Aktion” u krijua në Gjermani në vitin 1932 nga Partia Komuniste për të luftuar paraushtarakët nazistë. Flamujt e tyre (një i zi dhe një i kuq) përdoren ende sot si simbol i lëvizjes.

Nuk ka një “president”, seli qendrore apo strukturë komanduese. Çdokush që organizohet në nivel lokal për të kundërshtuar aktivitetet e ekstremit të djathtë mund ta quajë veten pjesë të Antifa-s. Shumica e pjesëmarrësve pozicionohen në të majtën politike, duke përfshirë anarkistë, socialistë dhe komunistë, por edhe liberalë apo qytetarë që thjesht kundërshtojnë fashizmin.

Grupet Antifa përdorin një sërë taktikash për të arritur qëllimet e tyre, të cilat ndahen në dy kategori kryesore:

Metodat paqësore: Monitorimi dhe ekspozimi publik i personave me ideologji ekstremiste (i njohur si doxxing), organizimi i protestave paqësore, shpërndarja e broshurave edukative dhe lobimi në komunitete.

Taktikat e drejtpërdrejta (Direct Action): Kjo është pjesa më kontroversiale. Disa aktivistë të Antifa-s besojnë se fashizmi nuk mund të ndalet me debat demokratik, prandaj përdorin konfrontimin fizik, bllokimin e tubimeve të krahut të djathtë dhe shkatërrimin e pronës për të parandaluara, sipas tyre, përhapjen e ideve të urrejtjes.

Mbështetësit e shohin lëvizjen si një mburojë të nevojshme të shoqërisë civile kundër rritjes së radikalizmit të djathtë dhe dhunës racore. Kritikët (shpesh nga kahu konservator dhe i djathtë, por edhe shumë liberalë) i dënojnë metodat e tyre, duke i akuzuar për përdorim të dhunës, dëmtim të pronës private dhe cenim të lirisë së shprehjes.

Një tjetër paradoks grotesk i “kryesocialistit”

Në Shqipëri Partia Socialiste ka ndërtuar për dekada me radhë një pjesë të madhe të identitetit dhe trupës së saj elektorale mbi trashëgiminë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ). Janë me mijëra pasardhës, bij, bija, nipër e mbesa të dëshmorëve dhe veteranëve antifashistë, ata që kanë votuar dhe mbështetur tradicionalisht këtë forcë politike, duke e parë atë si ruajtëse të idealeve të barazisë, dinjitetit dhe rezistencës ndaj shtypjes.

Pra po flasim për një parti që merr legjitimitetin e tij historik nga simbolika e antifashizmit dhe e majta politike.

Sot, lideri i kësaj partie e përdor termin “Antifa” si një etiketë kriminalizuese e demonizuese për të arsyetuar dhunën policore ndaj të rinjve që protestojnë në sheshe. Është qesharake që një kryeministër  “socialist” apo “i majtë” të përdorë saktësisht të njëjtat argumente të retorikës më ekstreme të krahur konservator amerikan.

Por është e qartë pse qeveria shqiptare nxiton ta përqafojë këtë lloj qëndrimi. Është më e thjeshtë ta paraqesësh revoltën e të rinjve si një “sulm të jashtëm me orkestrim global” sesa të pranosh se rinia po proteston për arsimin e nënfinancuar, korrupsionin, mungesën e meritokracisë, veçanërisht pamundësinë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e vet.

WP / Dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
42 Comments
  • Gani USA says:
    July 10, 2026 at 8:20 am

    E çoi boten per lesh ky
    Si mund te jet antifashizmi terrorist?

    Fashizmi cfarë i bie të jetë?

    Reply
    • Detari says:
      July 10, 2026 at 8:57 am

      Ky debili e shpalli Japonine shtet islamik

      Reply
      • xxx says:
        July 11, 2026 at 8:01 am

        Sistemi vete u lejon dhunen Fashove, nuk ju lejohet dhuna vetem Antifashove.

        Reply
    • ETHEM LALAJ says:
      July 11, 2026 at 5:15 pm

      TI GANI USA JE MALOK BERISHIST QE SHAN TRUMPIN SE DON ME SHAJT EDIN QE E KA MIK. JU KREJT JENI BERISHISTA BONI SIKUR SHANI TRUMP DONI ME SHA EDIN QE E KA BER SHQIPRIN LULE ME INVRESTIMET GJIKANTE PO VIJN TURISTAT NGA GJITH BOTA NDJEKIN KONCERT KANY WEST E JU BLLA BLLA SI MALOKT E SALIUT VETEM SHANI KOT
      ETHEM LALAJ, FIER 11 KORRIK 2026.

      Reply
      • Liu says:
        July 11, 2026 at 8:32 pm

        Ore ne mbase dhe ashtu jemi
        Po që ti je KOKRRA E IDIOTIT kjo bën muuuuuuu

        Reply
      • Emigranti says:
        October 19, 2026 at 10:04 pm

        Nuk e di nga je e kush je por te shash Saliun ke share Edin. Sala dhe Edi jane te dy Komunista partie. Po ti qenke me keq

        Reply
    • Lala i Myzeqesë, pa Myzeqe says:
      October 20, 2026 at 5:16 am

      Shumë e thjeshtë, fashizëm i bie të jetë dhe është e ashtuquajtura demokraci nga vitet 90-të e këtej. Me rrëzimin e të gjitha demokracive popullore kapitalizmit gjakpirës iu la dorë e lirë në skllavërimin e popujve anë e mbanë botës. Nuk është e vështirë të bëhet një listë me shtete, popujve dhe udhëheqës të vrarë e të varur. Respekt Gani!

      Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    July 10, 2026 at 8:21 am

    I bie qe pensionistat qe votojn Ramen jane terrorista? 🙂 🙂

    Reply
  • Detari says:
    July 10, 2026 at 8:56 am

    U lodhem me lepirjet per amerikanet, duhet groposur me bajga ambasada amerikane.
    Vendi duhet te bente biznes me Kinen dhe Rusine per te mireqenien e popullit.

    Reply
  • pune komunistesh, gjelle qensh says:
    July 10, 2026 at 9:51 am

    Ato te Ekstremizmit majte qe lotojne akoma per Enver, votojne neper zgjedhje qe ne ora 7.00 per partine Rama ngaqe ka emruar Socialiste ate partine Punes te krijuar Komuniste nga Dadot serbe Miladin e Dushan ne 8 nentor 1941.

    Reply
    • Aldrin says:
      July 10, 2026 at 12:24 pm

      Pune ballistesh gjell qensh. Ata qe votojne Ramen jane ballistet e zogiste. Te gjithe aleatet e Tramit.
      Ndryshoi Historia. Tani mos na del PDja e majte.

      Reply
  • Të gjithë terroristë says:
    July 10, 2026 at 10:43 am

    Edhe ata që nuk duan të shitet Sazani apo deti, edhe ata që janë kundër shitjes apo privatizmit së pasurive kombëtare, – janë po ashtu terroristë Antifa!

    Reply
  • Koha per lufte boterore says:
    July 10, 2026 at 11:32 am

    Bota ne dore te maskarenjve

    Reply
    • Phoenix says:
      July 10, 2026 at 5:55 pm

      E vertete, dy grupe ideologjike te krijuara dhe manaxhuara nga e njejta dore. Social Nacionalet ( Fashistet ) dhe social internacionalet ( Komunistet ). Por te lexoni kryemasonin Albert Pike ne librin Morals & Dogma, ai e parashtronte krijimin e dy fronteve Komunistet dhe Fashistet qe do perdoreshin per sintetizimin e luftes se dyte Boterore me objektiva te qarta Globale pas lufte. Kjo 100 vite para L2B. Kjo po ndodh dhe sot por frontet kane ndryshuar pak. Ne nje ane eshte Zionizmi dhe Perendimi, ne anen tjeter lindja dhe Antizionizmi ( Komunistet ). Prape te kintrolluara nga e njejta dore ne nivelet e larta.

      Reply
  • Renzo De Felice says:
    July 10, 2026 at 11:33 am

    Mirëdita lexues shqiptarë che komentues i Gazeta Dita.
    Ju prezamtohem se kush jam unë!
    Unë jam një italian e konsiderohem studiiesi më i madh, njohësi më i madh i Fashizmit italian dhe këtij fenomeni social, etj.
    Prandaj ju lutem më dëgjonie kujdes, sepse faktet qə do ju shpalos do jenë tronditëse për ju si edhe orientuese…
    1) Fashistet si kategori sociale faktikisht ndahen në dy grupime të mëdha: në Fashistë dhe në Antifashistë.
    2) Benito Mussolini (il Duce) hiqej si të ishte fashist, por Mussolini në fakt i urrente Fashistët, pavarəsisht se që Mussolini ai që e themeloi si Fashizmit si një Lëvizje për marrjen e pushtetit e tjera qëllime, ai fshehurazi i urrente militantët e Partisë Fashistë. Mussolini ishte lider i Fashizmit për egoizëm e pragmatizëm dhe arsye të tjera personale, por ai kurrë nuk qé një Fashist i devotshëm!
    ☕ ☕☕☕☕☕☕☕☕☕☕☕☕☕☕☕

    Reply
    • Xoni says:
      July 10, 2026 at 8:59 pm

      Vllai italion qi e qake gjuhen e ijes time, pash Zotin m’kallxo çër ke pi e çër ke thith kur ke shkrujt ket komentin ketuna?

      Reply
    • renc je mo enco says:
      October 20, 2026 at 5:05 pm

      Si shumë ja boke qefin vetes ti mër lale. Ne nga anët tona, tipave si puna jote që gafuren si gjeli majë plehut u themi badrusha. Njëlloj si puna jote, këtu mund ta konsiderojë veten si “studiues dhe njohësi më i madh i façizmit” edhe një idiot notetik që s’ka lexuar në jetë asnjë libër për fashizmin apo komunizmin. Ke ky forum kanë lënë gjurmë të thella mjaft toça si puna jote. Qeneral et’hemi, teoricien fëndiksi, gazep net vjosa, etj. janë vetëm maja e ajsbergut. Ec e boj shurrën, pipino!

      Reply
  • Phoenix says:
    July 10, 2026 at 11:35 am

    ANTIFA eshte nje front qe u krijua dhe Financohet nga OJQ te telekomanduara nga Elitat te cilat kontrollojne rripat e Portofolit ne kete Bote. Po perse? U krijua qe ti sherbej Dialektikes Hegeliane, e cila ka si synim te corodisi dhe percaje shumicen e njerezve, nderkohe qe axhenda e tyre Globale vazhdon e pershpejtohet me ritme te shpejta. Qe te sintetizohet kjo axhende, duhen fabrikuar percarje, pasiguri, trazira, urrejtje, kriza ekonomike, luftra, kaos social dhe ndryshime rrenjesore demografike. ANTIFA i sherben kaosit social por eshte vetem nje front sepse ka dhe shume fronte te tjera me emra te ndryshem, qe manaxhohen nga te njejtat duar. Kjo loje eshte shume e larmishme dhe multidimensionale. Ky kult Global i ka futur duart kudo dhe sa per krahasim, fillon qe nga keshillat Bashkiake ne nivele lokale ne rastin e Shqiperise psh. Axhenda 2030 dhe Sustainable Development implementohet ne kete moment qe po flasim nga institucionet ne nivel Lokal ( Bashkite), nderkohe qe njerezit merren me c’fare flitet ne Davos dhe ne Forumin Ekonomik Boteror. Kemi nje implementim Global to Local. Sa per ANTIFA-n, kjo organizate eshte thjesht nje front qe ju sherben axhendes se tyre. Ne kete kategori futet dhe Protesta e Flamingove, e besoni ju apo jo kete gje.

    Reply
    • Komplotist i paparë says:
      July 10, 2026 at 2:36 pm

      Ti Feniks je një kokë e madhe. Kupton çdo gjë. I ke ngjarë shumë Sazan Gurit Kompllotist i paarritshëm!

      Reply
      • Phoenix says:
        July 10, 2026 at 5:22 pm

        Rrofsh. Nder i madh te me krahasosh me Sazon.

        Reply
    • Aldrin says:
      July 11, 2026 at 2:08 pm

      Nuk eshte puna te ti mohojme vlerat o Phoenix. Sa je i zgjuar, je dhe budalla.

      Reply
      • Phoenix says:
        July 11, 2026 at 10:19 pm

        Nuki jam ketu per grada or mik, por per te verteten ashtu si eshte pa zbukurime. Eshte e hidhur shejtania, sidomos kur te kercenon zonen e programit dhe komfortit individual.

        Reply
        • Bravo i thonë gamorit kur del nga lluca says:
          October 20, 2026 at 4:32 pm

          Je gëzuar para kohe fëndikso. Edhe sikur të duash, budallait nuk i jep njeri as grada dhe as e barazvlerëson atë për nga intelekti me sazanërit e mediave. E shumta e shumta ti fëndikso meriton një teneqe me vrimë si personifikim i shqipfolsit të parë që u kap rrob nga shpikësit e teorive konspirative. Bravo!

          Reply
      • . says:
        July 11, 2026 at 10:19 pm

        KOMENT I FSHIRE PER ARSYE ETIKE BGA MODERATORI

        Reply
  • Aldrin says:
    July 10, 2026 at 12:28 pm

    Me sa duket kerkohet armiku tek protesta.
    Te thuash qe e ka me Ramen?
    Jo
    E ka me protesten. SHkurt, e ka me popullin shqiptar, i cili eshte ne listen e te padeshiruarve ne Amerike.
    Plani ogurzi i Ramutit po shtjellohet. Diktatura eshte kopsitur mire per popullin idiot qiptar qe mendon gomarlleqe te tilla si e djathta apo e majta
    Ka nga ata gjysmake akoma. Me shumice bile
    Gjysmake po e po dhe primitive

    Reply
  • Beluli says:
    July 10, 2026 at 2:45 pm

    O pika qe s’i bie ketij Donald Trapit

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    July 10, 2026 at 2:53 pm

    Dhe une pa hezitim do ti dorezoj amerikaneve Ethem Lalajn si Ekstremist i majte safi qe ta shpallin terrorist transnacional.
    Ethemi dihet se ka urryer Ameriken tere jeten dhe nje mbyllje ne Guantanamo do ta pranonte me qejf per hater te dashurise qe ka per mua.

    Reply
    • 👺n'b 🥶n'b says:
      October 20, 2026 at 5:25 pm

      “Është qesharake që një kryeministër “socialist” apo “i majtë” të përdorë saktësisht të njëjtat argumente të retorikës më ekstreme të krahut konservator amerikan.” – shkruan me plot të drejtë autori.

      Një këshillë miqësore për parafolsin “I juaji Eri Dama…”,

      Mos bë gafë t’ja dorëzosh gamorin e extremit të majtë hamerikojve se do e shpëtojë palloshi i extremit të djathtë me ndihmën e asaj që i përgjërohet e gjunjëzohet sikur të ishte perëndia dhe jo një kryeministre me afat të kufizuar në prag skadimi. 2027-ta thuhet se është vit vendimtar votimesh në BE. Le të presim se si do ndyshojnë surretërit e kurvë-politikës.

      Reply
  • 008 says:
    July 10, 2026 at 5:45 pm

    Tramp eshte homoseksual, thote te kunderten e asaj qe ben, sepse Hebrete i kane bere gjylperen me ADN hebraike !
    Antifa eshte nje nga departamentet e Mossad !
    Mossad mund te kryej atentat ne Tirane kunder KANYE WEST sepse duan te zgjojne zezaket e Los Angelosit dhe New Yorkut kunder EUROPES, intrige tipike antikrisht !!!

    Reply
  • . says:
    July 11, 2026 at 5:31 am

    KOMENT I FSHIRE PER ARSYE ETIKE BGA MODERATORI

    Reply
  • nastradini says:
    July 11, 2026 at 5:32 am

    Lerini LLOGJET konspirative dhe mbylleni HALEN komuniste duke mallkuar dhe anatemuar papushim Presidentin Trump, po kush jeni ju o BAJGA te Enverit te talleni dhe gajaseni me Presidentin e SHBA?

    sepse:

    ANTIFA ALIAS LANC – I KRIMINAL JUGOSLLAV I ENVERIT ESHTE AKOMA LIVE-GJALLE NE SHQYPNI

    Shikoni veten o edepseze te pabese se keni 82 vjet, qe nga 1944 e deri me sot, qe zgjidhni me voten tuaj LIDERA injorante terroriste ANTIFA ne krye te shtetit, qe me pushtetin, qe i keni falur ju o BAJGA te Enverit e kane mbushur shtetin me spiune te Sigurimit dhe qe me keto ndyresira ANTIFA shkuat dhe korruptuat FBI si nje fis kanibalesh, i pabese dhe faqezi.

    PO BURGAXHIU I HAGES, DRITAN GOXHAJ DHE BABAI I TIJ FANATIK KOMUNIST NE KRYE TE PROTESTES CFARE ESHTE O BAJGA TE ENVERIT?

    dhe:

    Mesoni ate qe popuj me te mencem e kane deklaruar me kohe:

    KOMUNIZMI DHE FASHIZMI JANE DERRA TE NJE DOSE, QE QUHET DIKTATURE.

    Reply
    • Phoenix says:
      July 11, 2026 at 10:50 am

      Intelektual, ti ke kohe qe je graduar me medaljen Trumptard. Dhe mbeshtetesit me te forte te Trump ne Amerike, i jane kthyer kundra se e kane kuptuar tashme se c’fare karagjozi eshte. Pastaj shan Komunistet qe ende simpatizojne Enverin. Ti je ngjitur me atak te bytha e Trump e mezallah se shqitesh andej. Ti dhe ne Boten tjeter do vazhdosh me Rrofte Trump.

      Reply
  • CHE GUEVARA says:
    October 19, 2026 at 7:21 pm

    Cmenduria po kap gjithe Globin. Gjate luftes se 2 Boterore humben jeten mbi 75 milion persona, per shkak te Nazi-Fashizmit. Me ardhjen e Trump ne fuqi ne USA, Nazi-Fashizmi po na paraqitet si Sistem Demokratik, ndersa ANTIFASHIZMI si levizje Terroriste !!! Ka nje shpjegim per kete qendrim : Ose ata qe e propagandojne mendojne se popujt jane naive e syleshe, ose ata vete jane Neo Naziste.

    Reply
  • netet e 1001 perrallave te Rames says:
    October 20, 2026 at 6:54 am

    Ne fillim Irani…pastaj Rusia….Por ato nuk mjaftuan per te ligeshtuar Trump Daj Samin sa ti dhimbsej pushteti i Bujarit te dhurimit te nje ishulli ne Ballkanin Perendimor ofruar dhenderrit tij.
    Atehere Bujari provon te treten – Antifa! Nese edhe kjo nuk e pickon sadopak Trump Daj Samin atehere Bujaria e ketij te dhenderri i Trump Daj Samit shko per dhjam qeni.
    Se i provoi tere arsenalin e objektivave te Trump Daj Samit por nuk e mallenjeu fare ate, ngaqe harroi se ky i fundit eshte nje konjuktural e pazarxhi si ai vete qe me politike kupton pazaret e ato qe thote i ka sa per konjukture.!

    Reply
  • Mentori says:
    October 20, 2026 at 7:01 am

    Sipas asaj që kuptojmë në gjithë lëvizjen politike botërore bota është pranë një lufte të tretë botërore, e cila fillon nga kriza e përgjithshme ekonomike, plane për zaptime të pasurive të vendeve jo të zhvilluara, pra të pushtimit ekonomik, në të kundërt dhe me forcë ushtarake. Në kuadër të kësaj fushate të egër ekonomike janë hartuar edhe programe diktuese ideologjike për të skllavëruar popujt, këto programe ideologjike si të kamufluara në përmbajtje, konspirative, për të arritur mirëqenie (përqëndrim të pasurisë globale) në duar të një kaste globale, me popuj të shtypur në shkallë
    botërore. Tani që rinia kërkon mirëqënie dhe kushte të mira, normale
    jetese pushtetet në vendet me protesta
    i quajnë ata antifa terroristë, komunistë, sepse këto protesta janë për mirëqenie të masës
    Popullore dhe jo të Oligarkisë botërore.
    Kështu që këto janë fillesat e kapltalit botëror për shtypjen e qytetarëve dhe pasurimin e Oligarkisë botërore, sepse 3%e popullsisë së globit në këto kushte kanë 97%të pasurisë globale dhe kërkojnë të bëjnë dhe më shumë për përqëndrimin e pasurisë së globit, për këtë arësye ka shpërthyer një propagandë e quajtur ANTIFA.

    Reply
  • Mentori says:
    October 20, 2026 at 7:03 am

    Postoni komentin tim!

    Reply
  • Mentori says:
    October 20, 2026 at 7:29 am

    Në këtë kohë globi është në prag të një lufte botërore.
    3%e popullsisë së globit(klasa e pasur) zotëron 97%të pasurisë të planetit,dhe97%e popullsisë të planetit zotëron 3%e pasurisë globale.
    Në këto kushte Polarizimi i shtresave sociale është i tejskajshëm.
    Kriza ekonomike globale është në kulmin e saj.
    oigarkia botërore ka hartuar planet e saj ekonomike duke i paraprirë me një program strategjik propagandistik për arritjet e qëllimeve të saj.
    Konkretisht protestat në shumë vende europiane qeveritë përkatëse i shtypin duke i thënë se këto janë plane të grupeve terroriste, komuniste, të majta ekstreme, ANTIFA (antifashiste) kur në të vërtetë ato janë si gjithnjë kërkesa normale për jetesën qytetare.
    Qëllimi i këtij sulmi protestash është nënshtrimi i rinisë forcës më të fuqishme globale, për të përqëndruar të gjithë kapitalin global në pak duar.
    Pra shkurt tani që ekonomia globale është në krizë oligarkia botërore, përpunon taktika të caktuara ideologjike për arritjen e strategjisë së tyre, përqendrim maksimal kapitali.
    Këto kanë përpunuar teori konspirative, nëse popujt heshtin, fitorja e tyre e sigurtë.
    Njërëz Duajeni veten, Vigjëloni!

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    October 20, 2026 at 8:37 am

    Antifa është kurdoherë një pakicë që, ndërmjet tjerash, I shërben oligarkisë në pushtet për të krijuar kaos në qetësinë publike.
    Mungesa e qetësisë publike pastaj shtyn shumicën e popullësisë të pranojë një DIKTATURE qoftë të majtë, qoftë të djathtë, qoftë fetare e të çfardo perëndije, apo një diktaturë personale edhe një MBRET. Diktatura pastaj siguron interesat e oligarkisë, mbron e shton pasurinë e saj ndërmjet tjerash përmes prioriteteve në investimet shtetërore. Lind dhe rritet një korrupsion I paparë në kurriz të popullit që duhet të paguaj taksa çdo ditë e më të larta për të mbushur xhepat e oligarkisë dhe të paguajë organet e diktaturës.
    Prandaj kur prishet qetësia publike, në nivelet që po ndodh në vendin tonë, është shenja se qeveria duhet të jap dorëheqjen dhe vendi të kalojë në zgjedhje ndryshe do të vendoset një DIKTATURE .

    Reply
  • skeptiku says:
    October 20, 2026 at 9:54 am

    Do ta besoj perrallen me Antifashiste te Rames nese ky deklaron se po sulmohet prej tyre ngaqe ai vetdeklarohet si Fashist i kulluar demostruar kete ne ate palosje me dysh para breshkaxhies Meloni!

    Reply
  • Kasta e vjeter says:
    October 20, 2026 at 10:37 am

    Rama nuk ka qene asnjehere socialist. Deklarata e tij”Pertej se majtes dhe se djathtas” tregon se ai eshte vecse nje demagog antipopullor dhe antikombetar.

    Reply
  • myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris says:
    October 21, 2026 at 5:00 am

    Fashizmi,diktatur e djathte,mbeshtetet mbi pronen private dhe kur ke pronen ke dhe lirine ekonomike.Komunizmi diktature e majte te xhvesh nga cdo prone,pa ekonomi nuk ke liri.Fashizmi vret individin,komunizmi te varos per shtate breza.

    Reply
  • Islam llapushi says:
    October 21, 2026 at 7:34 am

    Cfaredo qe te thoni ju historiane apo opinioniste , nje gje duhet ta kemi te gjithe te qarte “PO JETOJME NJE KOHE KU MBI 90% e popujve po jetojne nje skllaveri modrne !!!!!?????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Cilët janë civilët me maska që shfaqen mes policëve e më pas përhapen në turmë?
  • ​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  • FLASIN JURISTË / Pushteti i mbetet PS-së edhe pa zgjedhje: Çfarë ndodh sipas Kushtetutës nëse jep dorëheqjen Rama
  • Monopoli që fshihet pas kioskave të Tiranës
  • 2500 euro policëve, Ramës i vjen kundëroferta: 5 mijë euro kush hedh një deputet në koshin e plehrave

Komentet e Fundit

  1. info analitike on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  2. Popull i veremosur on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  3. Mollosi on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  4. Anonymous on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  5. Fgg on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?