Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për një vjetorin e ndarjes nga jeta të Ambasadorit Shaban Murati
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Për një vjetorin e ndarjes nga jeta të Ambasadorit Shaban Murati
opinion

Për një vjetorin e ndarjes nga jeta të Ambasadorit Shaban Murati

Published: February 14, 2026
Shpërndaje

Nga Hiqmete Daja

Është një koincidencë e habitshme që ti u largove nga të gjithë ne më 14 shkurt në ditën e të dashuruarve dhe kjo shpjegohet me një fakt të madh: Ti njeriu që nuk e njihje urrejtjen, por vetëm dashurinë, zgjodhe këtë ditë për t’u ndarë nga jeta dhe për të shkuar në paqe mbushur me dashurinë për njerëzit dhe duke marrë dashurinë e tyre me vete.

U bë një vit që je larg nesh i nderuar ambasador Shaban Murati. Ta kemi ndjerë shumë mungesën. Na ka marrë malli për fjalët e tua të urta, për këshillat e tua për dashurinë që e jepje pa kursim, por na mungon shumë edhe ajo buçima e zërit tënd kundër padrejtësive. Na ka marrë malli për qëndrimet e tua antitabu, për zërin tënd kundër drejtësisë së munguar, kundër politikave antikombëtare, zërin në mbrojtje të të pambrojturve, zërin që i dilje pa mëdyshje për zot Kosovës dhe Camërisë.

- Publicitet -

Ty të donte populli i thjeshtë dhe ai nuk të harron, ai të mban në zemër dhe po në zemër mban edhe fjalët e këshillat e tua.

Po si mund të prehesh e të pushosh i qetë në Mbretërinë e Heshtjes ti që nuk heshte kurrë. Më thotë mendja së këto që ndodhin në Shqipërinë tënde me popullin tënd bëjnë që edhe atje, ku qëndron, të ngresh dheun dhe të tregosh drejtësi.

Pasi luftove me pendë për drejtësinë

Pasi fole me zjarr për lirinë

Pasi këndove me vargje për dashurinë

Zgjodhe për veten qetesinë

 

Ishte Mbretëria e Heshtjes

Mendime e ndjenja përzier

Është mbretëria e dhembjes

Me lot të kripur ngjyer

…………………….

Këto meditoja ndërsa mendoja

Për njeriun e madh

Që sot jeton atje ne Mbretërinë e Heshtjes

Ai që për padrejtësitë nuk heshti kurrë

Jeton në zemra e atyre që e njohën atë burrë.

Këto vargje i shkëputa nga poezia “Meditim në Mbretërinë e Heshtjes”, kushtuar ambasadorit Shaban Murati. Kështu do ta mbajnë mend njerëzit e thjeshtë, njeriun që foli me zërin e tyre.

Na mësove shumë për historinë e vendit tonë, për letërsinë, për diplomacinë, për gjeopolitikën edhe gjëra që më parë nuk i dinim dhe më kujtohet me sa durim i shpjegoje vepra të pavdekshme që do t’i kalojnë brezave dorë më dorë, por nuk na mësove të numëronim ditët, orët e minutat që ikin shpejt, ato ditë, jave e muaj që të ndanë nga familja, fëmijët, nipat e mbesat, por edhe nga ne miqtë që të deshëm e respektuam. Si u rrokullisën kaq shpejt këto ditë dhe, kur ende nuk jemi mësuar me mungesën tënde, erdhi një vit nga largimi yt! 

Janë shumë emra njerëzish të shquar që ky komb i ka humbur shumë e shumë vite më parë, por ata janë në memorien e kombit tonë. Kështu do të ndodhë edhe për ty ambasador Shaban Murati, veprat e tua që janë të të gjitha llojeve që nga poezia, letërsia e veprat e mëdha mbi diplomacinë do të jenë një pasuri që i ke lënë si trashëgimi popullit tënd që nuk do të harrojë kurrë dhe do të kalojnë vite e mbase shekuj dhe do të hyshë në emrat e njerëzve të mëdhej të një kombi që nuk harrohen kurrë.

Këto ditë të kujtoi qyteti yt Durrësi. U mblodhën bashkëqytetarët e tu për të parë dokumentarin që u shfaq në Durrësin tënd. Ishte një emocion i veçantë dhe i pakrahasueshëm, sepse në sytë e tyre përveç mallëngjimit u ndje krenaria që ti ishe djalë i Durrësit, bashkëqytetari i tyre.

Ishte Shoqata Durrësi Autokton që  mundësoi shfaqen e dokumentarit për ambasadorin Shaban Murati dhe ky xhest respekti per të ka qenë kur kjo shoqatë i dha titullin “Nder i Qytetit të Durrësit”, një titull i merituar, ndonëse shumë tituj të tjerë meritonte Ambasadori Ynë Antitabu, por duke mos bërë kompromise ata që japin titujt u treguan dorështrënguar me atë që populli i jep tituj çdo ditë me vlerësimet për të e veprën e tij.

Ti ishe një mik i sinqertë Shaban Murati, ti të ndihmoje pa u kursyer dhe shumë krijues të rinj, kur shkonim në veprimtari ku ishim te ftuar, të qëndronin afër dhe përpinin çdo fjalë që nxirrje nga goja, sepse ishte në një farë mënyre një mësim që atyre do t’i duhej për krijimtarinë e tyre, do t’i duhej për jetën.

Lexoj shumë herë librat e tu dhe habitem me veten si mundet që njeriu të mos lëshojë nga dora dhe ta lexojë me ëndje një veper voluminoze për diplomacinë. Ky është mjeshtri i pendës që e mbërthen lexuesin edhe në libra që mund të mos ketë njohuri të mjaftueshme për t’i kuptuar.

Ky ishe ti ambasador, mendoj më prodhimtari i fushës së diplomacisë që e bën këtë aspekt të rëndësishëm të mbarëvajtjes së një shteti të kapshme e të kuptueshme për njerëzit ë thjeshtë që turbullirat e politikës i hutonin dhe heraherës, ashtu të pakuptueshëm, prisnin prej teje një qartësim, një kuptim te problemit, që e gjenin në ato njëzet botimet e tua, botime dinjitoze për një ambasador të suksesshëm dhe serioz në atë çka bërë në të gjithë jetën e tij të ndershme. Ti punove shumë, ishte e vështirë të gjeje ndonjë ditë pa punë, por kurrë nuk refuzove një ndihmë, kur të kërkohej.

Më kujtohet kur më shprehe dëshirën për të ndihmuar Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të qytetit tonë Durrësit dhe sa shumë u gëzove, kur Lidhja e Shkrimtarëve të Durrësit të dha kartën e anëtarësisë me numrin një, si dhe Certifikatën e Mirënjohjes.

Sa u gëzove dhe u shprehe me nje gaz që të buronte nga shpirti: Kur merr një vlerësim nga qyteti yt ka vlera të veçanta njerëzore dhe shpirtërore. Marrja e kësaj certifikate nga aktori i mirënjohur, Xhelal Tafai, shoku yt i fëmijërisë dhe rinisë të gëzoi edhe më shumë.

Ne që e njohëm kontributin tënd, që e njohëm dashurinë tënde për Shqipërinë e për shqiptarët, që njohim krijimtarinë tënde, na çudit indiferenca e atyre që vlerësojnë njerëzit e këtij kombi. U jepen tituj si: “Nder i Kombit”ca njerëzve që as dihet se çfarë kanë dhënë për këtë vend dhe nuk i jepet ky titull atij, që do të nderonte cilindo që do të vlerësontë ambasadorin Shaban Murati. Atë që populli e nderon dhe e quan birin e tij te denjë, të mos e nderojnw ata, që presupozohet se populli i ka dhënë ato poste, është një veprim i pakuptueshëm, sepse ajo që të jep populli është medalja më e merituar.

Me këtë dua ta mbyll këtë memorie për njeriun e shquar që iku nga jeta para një viti, duke lënë një boshllëk të madh në shoqërinë e civilizuar shqiptare, në rrethin e njerëzve të ditur, të intelektualëve patriotë, të njeriut të letrave ku spikat diplomacia dhe antitabuja, të mikut të shtrenjtë, por sidomos të kryefamiljarit të dashur që dhuronte dashuri e mirësi për të gjithë.

Lamtumirë Shaban Murati në këtë përvjetor të parë të ndarjes tënde nga ne.

Do të jesh gjithnjë në zemrat tona, në koshiencën tonë dhe në mendimet tona.

Pushofsh i qetë dhe siç na ke thënë që kujtimet bëjnë mrekullinë duke të zbritur nga qielli njerëzit e dashur dhe duke t’i sjellë pranë do të jesh në kujtimet tona, që do të sjellin gjithnjë pranë nesh.

I përjetshëm kujtimi i yt, mik i çmuar, Ambasadori Shaban Murati!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?