KOMENT LEXUESI:
Zoti Thano, është hera e parë që ndihem keq me gazetën Dita. Ndihem keq sepse ishte gazeta e vetme ku gjej veten. Nuk jam kundër për çka shkruhet për çështjen e Palestinës, por më bën përshtypje dedikimi i përkushtuar ndaj këtij personazhi. Është ky person, Di Battista, që për dramën e Palestinës na bën të qajmë, ndërsa për dramën e popullit ukrainas duartroket Putinin. Na keni servirur një personazh, i cili e shet veten si i drejtë për një dramë njerëzore dhe bishtpërdredhur për një dramë tjetër njerëzore. Dhe çudia më e madhe: na e keni servirur si model.
—-
Mesazh i dërguar për shkrimin me titull “Nuk kam frikë ligësinë e mizorit, por heshtjen e të ndershmit” – botuar në Dita online ku paraqiten qëndrimet e Alessandro Di Battista, gazetar, shkrimtar dhe ish-politikan italian lidhur me vrasjen e fëmijëve në Palestinë dhe atë të 150 nxënëseve të mitura gjatë bombardimeve në Iran. Nënshkruar me emrin “Llaf Dibre“
PËRGJIGJE:
Nga Adrian Thano
Përshëndetje
Po i atribuoni shkrimit një qëllim që nuk e ka. Unë nuk kam servirur një model. Është cituar një personazh publik në Itali për një qëndrim të tij lidhur me dramën e masakrimit të fëmijëve. E pajustifikueshme në asnjë rrethanë.
Ka një ndryshim mes citimit të një qëndrimi dhe kanonizimit të një personi.
Sa i përket Ukrainës, debati në Europë nuk është aq i thjeshtë sa ta ndajmë botën në dy kampe, ata që duartrokasin Vladimir Putin dhe ata që janë të drejtët absolutë.
Di Battista ka qenë shumë kritik ndaj NATO-s dhe politikës perëndimore, gjë që shumëkush e lexon si afërsi me narrativën ruse. Të tjerë e lexojnë si kritikë ndaj logjikës së përshkallëzimit të luftës. Kjo është çështje debati. Nuk pretendoj ta zgjidh unë me një citim.
Madje po ta çonim logjikën bardhë e zi deri në fund, do dilnim në përfundime absurde. Për shembull, shumë shqiptarë mbështesin me të drejtë Ukrainën përballë agresionit rus.
Por në të njëjtën kohë është fakt që Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës. Nëse do ta lexonim politikën vetëm me kriterin e pastërtisë absolute, atëherë sipas kësaj logjike nuk do të duhej të mbështesnim as Ukrainën.
Dhe megjithatë shumica prej nesh e bën, sepse realiteti është më kompleks se kaq.
Po kështu, nëse do të gjykonim historinë vetëm me etiketa të gatshme, edhe marrëdhënia jonë me Italinë do të ishte e pamundur.
Kujtoni c’ka ndodhur marsin e vitit 1997. Jemi në përvjetor por nuk flet askush. Njihet si “e premtja e zezë e Otrantos”. Anija shqiptare Kateri i Radës u godit (unë besoj me dashje) nga një njësi e marinës italiane dhe në det humbën jetën gra, fëmijë e burra që po përpiqeshin të shpëtonin nga kaosi i asaj kohe.
Ja vetëm mendojini një moment ata fëmijë të vegjël që kapen pas trupit të nënave të tyre, ato duar të ngrira që përpiqen të mbahen pas çdo cope druri që del mbi sipërfaqe, njerëz që bëhen akull në errësirë ndërsa dallgët i mbulojnë një nga një.
Uji nën zero që të pret frymën, nata që nuk lë të dallosh asgjë veç zërave që fiken dhe përplasjes së dallgëve. Disa do jenë zhytur në pak minuta, të tjerë më vonë, të ngrirë, të kapur pas njëri-tjetrit.
Edhe sot, po ta përfytyrosh atë natë në ngushticën e Otrantos, është e pamundur të mos të rrëqethet mishi. Nuk ishte një aksident detar. Ishte një tragjedi e tmerrshme, që nuk mund të fshihet nga kujtesa. Nga imja kurrë, të jesh i sigurt. Më kujtohen sa herë shoh një italian në rrugë.
Por a do të thotë kjo se çdo italian duhet gjykuar përmes asaj tragjedie? Apo se çdo zë italian që flet sot për një dramë njerëzore duhet refuzuar automatikisht? Natyrisht që jo.
Por edhe sikur të pranonim për një moment se Di Battista ka pasur qëndrime të gabuara për Ukrainën, kjo nuk e bën automatikisht të pavlefshëm çdo fjalë që ai thotë për një dramë tjetër njerëzore.
Ma thoni ju, a është kjo botë aq e rregullt sa të ndajmë njerëzit në profetë të pastër dhe hipokritë të përhershëm?
Gjithsesi, në shkrimin tim thelbi nuk është Di Battista.
Thelbi është një ide shumë më e vjetër se ai dhe se ne. Atë që kam vendosur titull: Ligësia e mizorit është e rrezikshme, por heshtja e njerëzve të ndershëm e bën atë edhe më të fortë.
Ditë të mbarë
Adrian Thano
—
Nga rubrika pyetje-përgjigje me kryeredaktorin që botohet në versionin print të gazetës DITA. Shkrimi për të cilin flitet mund të lexohet duke klikuar KËTU

Di Battista ka qenë gjithnjë mendjehapur. Individ i lirë. Ka opinione të ndryshme mbi të ashtuquajturen ndihmë ushtarake në Ukrainë. U jepen armë që nuk duhet të kalojnë këtë rreze veprimi apo që edhe nuk u duhen më ushtrive të shteteve perendimore. Eshte me dyshim nëse janë efektive dhe a janë të përdorshme apo u ka ikur koha. Mirepo, ato nuk dhurohen, por janë pjesë e faturës së borxheve. Di Battista dhe të tjerë personazhe të mediave duke denoncuar këtë spekulim nuk janë proruse por mendje të hapura. Që denoncojnë hipokrizine e vendeve perëndimore. Vete kancelarit gjerman I shpëtoi fraza kur pohoi se Ukraina po bën luftën e piste për favor të Perëndimit.
Të më falin lexuesit por TRAGJEDINE E OTRANTOS e kujtojme gjithmone
per aresye se me nje nga familjet me poshte me 3 te mbytur kam afersi familjare..
Lista emërore e 81 viktimave të gjetur e tragjedisë ( jane dhe 25 persona qe nuk u gjeten)
1. Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe
2. Blerina Fejzaj, 8 vjeçe
3. Zonja Fjezaj, 36 vjeçe
4. Mihal Fejzaj, 60 vjeç
5. Fatos Fejzaj, 39 vjeç
6. Roland Fezaj, 14 vjeç
7. Oltion Fejzaj, 13 vjeç
8. Mimoza Xhavara, 32 vjeçe
9. Kamela Xhavara, 9 vjeçe
10. Majlinda Xhavara, 4 vjeçe
11. Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
12. Firdesa Xhavara, 1 vjeçe
13. Gerard Xhavara, 4 vjeç
14. Majlinda Roshi, 38 vjeçe
15. Qemal Roshi, 38 vjeç
16. Roland Roshi, 2 vjeç
17. Pushime Meminaj, 60 vjeçe
18. Donika Idrizi, 40 vjeçe
19. Elona Idrizi, 14 vjeçe
20. Semiranda Idrizi, 11 vjeçe
21. Romeo Andrea, 28 vjeç
22. Silvana Andrea, 18 vjeçe
23. Kristina Andrea, 2 vjeçe
24. Bardhyl Lame, 37 vjeç
25. Tushe Lame, 38 vjeçe
26. Artuela Lame, 35 vjeçe
27. Kasiani Bestrova, 6 vjeçe
28. Viktore Bestrova, 9 vjeçe
29. Konstandin Bestrova, 2 vjeç
30. Anife Begotare, 41 vjeçe
31. Rezart Begotare, 12 vjeç
32. Erald Begotare, 13 vjeç
33. Zeman Avdia, 37 vjeç
34. Nertila Avdia, 11 vjeçe
35. Olsi Avdia, 6 vjeç
36. Irma Greko, 21 vjeçe
37. Kristi Greko, 3 muajsh
38. Bardhosh Deliaj, 46 vjeç
39. Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe
40. Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe
41. Hanëme Birçe, 41 vjeçe
42. Besmir Birçe, 9 vjeç
43. Lavdosh Kaja, 22 vjeç
44. Robert Bajrami, 19 vjeç
45. Miklovan Troqe, 17 vjeç
46. Anastas Mërkuri, 30 vjeç
47. Lindita Demiri, 12 vjeçe
48. Lindita Demiri, 12 vjeçe
49. Bektash Tahiri, 47 vjeç,
50. Andi Aliaj, 17 vjeç,
51. Teferi Saliu, 48 vjeç
52. Lirim Bulla, 17 vjeç
53. Zini Muça, 27 vjeç
54. Ermal Xhaka,18 vjeç
55. Fatmir Geraj, 28 vjeç
56. Kastriot Sharraj, 36 vjec,
57. Përparim Mamanaj, 13 vjeç
58. Zylyma Sulejmani, 22 vjeçe
59. Krenar Sulejmani, 27 vjeç
60. Alban Sulejmani, 4 vjeç
61. Mirand Kuçuku, 28 vjeç
62. Kizeta Sulo, 21 vjeçe
63. Klodian Sulo, 2 vjeç
64. Fiqiri Sulaj, 30 vjeç
65. Ervin Sula, 15 vjeç
66. Latif Berberi, 53 vjeç
67. Maze Seferaj, 31 vjeç
68. Brunilda Seferaj, 25 vjeçe
69. David Seferaj, 1 muajsh
70. Vjollca Kaçupi, 22 vjeçe
71. Albana Botrova, 22 vjeçe
72. Merita Ferko, 32 vjeçe,
73. Bledar Ferko, 10 vjeç
74. Fredi Ferko, 8 vjeç
75. Viktori Kaçupaj, 25 vjeç,
76. Robert Llanaj, 30 vjeç,
77. Ilir Kicja, 34 vjeç
78. Maringlen Bardha, 16 vjeç
79. Kastriot Hasanbashaj, 27 vjeç
80. Klorida Hasanbashaj, 24 vjeçe
81. Xhuljana Hasanbashaj, 3 vjeçe
…………….
Vlen per tu theksuar se:
-Në atë kohe, deputetja italiane Irene Pivetti, ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve,
deklaroi se për të përballuar mbërritjen e mijëra shqiptarëve, ata duhen hedhur në det.
-Pothuajse në atë datë fluturojne me avion familja Berishe per ne Itali me pashaporta dipllomatike
ku Dasara mbesa e berishales do ngelet dipllomatja me moshe me te vogel me kete lloj pashaporte
-Ishte koha kur Sali Serbiberi & grekobeleri kercenonte hedhjen e lendeve kimike etj etj
-Familjet moren disa shperblime monetare qesharake ku me shume vlente
nje qen i vrare ne Itali se nje femije i mbytur nga marina italiane nje vend i Natos dhe BE…turp !
Pse u larguan nga parajsa e Enver Bastardit keta shqiptaret mo ch(i)p-o? Per te ngrene kishin me bollek, filma ne televizor shikonin plot, ne burg nuk i futnin kot, etj. keshtu gjerash shume te mira qe kishin ne kete keshtjellen e pamposhtur buze Adriatikut.
Pergjigje e dobet dhe per me teper e sperdredhur .Per ate Zot ,cfare lidhje ka pushtimi i Ukraines me luften Izrael – Hamas ?? Asnje krahasim ,asnje lidhje .
Paramendo njesi ushtarake ukrainase te hyjne ne Rusi ,te vrasin e rrembejne 1300 ruse dhe paataj bota te fliste per pergjigje proporcionale ruse apo te Putin ndaj sulmit ukrainas !? .Ahhh ,jo .Pergjigjja eshte ne dore te te demtuarit ,dhe e zgjedh ai sesi do pergjigjet .
Cfare dreqi eshte barazia e mosnjohjes se Kosoves nga Ukraina me politiken e qendrueshme ruse antishqiptare ?? Ukraina nuk ka qene pjese e asnje vendimi historik antishqiptar .Tani me sa fytyre mund te sperdridhesh dhe te gjesh qofte edhe nje arsye per te jusfikuar qendren e politukes boterore antishqiptare Mosken ,”nonen” e krijeseva sllave – ortodokse Mali i Zi ,Bullgari ,Greqi dhe kulmi ,Serbi ??
Kush eshte prorus ne Shqiperi ?? Individe te dale nga formimi komuniste familjare ,fanatike islamiste shqiptare ,fanatike ortodokse antiperendomore .
Po keta jane dhe antihebrenj historike ,te cilet luten per zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut ,por ama pellasin neper studio e rruge kur pergjigjja e Izraelit kunder fashisteve islamike te Hamasit eshte e vendosur .
Keni degju apo lexu ndonjehere nga e majta evropiane (se kjo shqiptare eshte nje imitim qesharak ) per zhdukjen e Graznit nga faqja e dheut nga Putin ???
Luftoi terroristet te thone .Asnje fjali ,asnje parade ne rruge ,asnje ndihme ,asnje koncert ,asnje bojkot ,asnje solidaritet apo parrulle stadiumesh .
E majta evropiane eshte nje hipokrizi neveritese moraliste .
Ore ylli
Jo se dua te mbroj Thanon se e mbron vetem vetë ai dhe e mbron bukur por pse ia fut pordhes per te majten???
Kur flasim per vrasjen e femijeve, qofshin ata ne Ukraine, ne Izrael apo ne Gaza, dhimbja nuk mund te kete ngjyre politike. Nese denojme vrasjet e Hamasit (qe ishin barbare), nuk mund te mbyllim syte para mijera femijeve qe humbin jeten nga bombardimet masive. Thua “sperdrredhje”, po jo mo vllajo eshte thjesht njerzore
Me pelqen Thano
Sinqerisht
Nuk kam zakon tu bej qejfin gazetarve
Por Thano ka te drejte
mos te biem ne gracken e humbjes se empatise per njerezit e thjeshte qe jane thjesht viktima te ketyre lojrave te medha.
Ylli ka dhene nje pergjigje perfekte. E majta eshte me shume se kaq. Eshte nje semundje e shpirtit. Si mund ti harrojme pshurrjen psiqike te Batistes qe quan kriminele Melonin se “nuk shpetoi” nje varke emigrantesh ama kur i mbyti Prodi ishin tanet ndaj bejme mire ta harrojme. E majta ka humbur çdo busull morale,llogjike e politike.
Thano ësht shum imponus se eshte mjeshter i fjales se shkruar por edhe Ylli ka te drejte
prekur disa pika qe djegin, sidomos kur flasim per hipokrizine e “se majtes” evropiane dhe heshtjen e tyre ndaj krimeve te Rusise ne Grozni apo Siri. Eshte e vertete qe standardet e dyfishta jane nje semundje e vjeter e politikes boterore.
Brilant ngjethes pjesa per femijet e vdekur ne Ottanto
O ZOT ki meshire per ta
Dy herë feleminderit zoti Thano. I pari për çka shkruan e shtjellon gjërat(ps, unë edhe titullin e shkrimit e mora si një thënie të Di Batistes (?!) dhe, së dyti, faleminderit edhe për faktin se reagimin tuaj e shoh si një bashkëbisedim. Dhe kjo s’është pak.
Pershendetje
E majta italjane ne fillim te shek.XX Musolini,Pietro Nenni,Antonio Gramshi,,perfunduan ne Fashizem,Anarkizem dhe Bolshevizem.Krahu Sovjetik i Lyderit Historik Palmiro Togliati,megjithese i kishin votat e popullit nuk donin te vinin ne pushtet,se ishin me komode te shtireshin si shenjtore Revolucionare ne Moske,qe luftonin pa kompromis kunder Borgjezise kapitaliste,.Berlinguerri ju afrua pushtetit me Compromesso Storico po vdiq papritur Diten qe fitoi zgjedhjet duke i lene komunistet italiane qaramane te perjetshem,Te pakenaqur me te gjitha qeverrite.
Keta jane ca hypokrite te felliqur,qe nuk duan te mbajne pergjegjesi.Kur shohin kupolat e Kremlinit edhe sot shperthejne ne lot,kujtojne shperthimet Patetike ne Kongreset e Internacionales..Krimet e ruseve dhe krimet e serbeve per komunistet italane jane si sulmi i pitbullit te shtepise,qe shqeu nje gomar ne rruge. Inegzistente,,Lavdia pitbullit mos preket,,sepse Lavdia Armeve sllave eshte objekt krenarie,anekdoda,mburrje ne piceri,ne birrari,ne Party.
Keto hypokrite,demagoge,parazite te komunizmit sllavo-italjan,.Juri,Drago,Mirko,Tatjana,Ludmilla,Ljuba,qe kane mbushur Italine me emra sllave,keta jane me te poshter se vete sllavet.Keta nisen fushaten kunder Kosoves,duke amplifikuar ne RAI 2 dhe media te tjera cpifjet e sajuara ne Beograd per gjoja krime lufte te shqiptareve kunder serbeve te pambrojtur.
Thano faleminderit mik i dashur qe na kujton. Edhe tek Shekulli ke qen e vetmja mbeshtetje
Jam Krenar Xhavara i mbijetuar
Sot jam në moshë – në atë kohë ishte 28 vjeç dhe kam qënë në anije së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e vogël 6 mujashe.
jemi nisur 28 mars 1997. U nisëm nga moli zero me anijen Katri i Radës rreth orës 3 të pasdites. Duke ecur në drejtim të Sazanit, u shfaq anija ‘’Zefiro’’, një anije e luftës italiane. Duke ecur drejt kanalit të Otrantos, na ndoqi anija Zefiro rreth një orë e gjysmë. Na komunikuam me radio’’klandestinë kthehuni mbrapa’’.
Ne nuk ishim klandestinë pasi kishim vendosur edhe flamurin e bardhë, sepse ishim njerëz të paqes. Duke ecur filloi manovrat majtas djathas Zefiro, por jo të rrezikshme. Më pas në sfond dukej në sfond një anije tjetër’’Sibilla’’. Po afrohej nata, pas ndjekjes që na bëri Zefiro, më pas na afrohet anija Sebilla, duke krijuar edhe dallgë. Gjatë ditës prezantuam edhe fëmijët që t’i shikonte Sibilla, që ta kuptonim që në anije nuk kishte kriminelë, por njerëz paqësor. Ne u nisëm për në Itali sepse gjendja këtu ishte kaotike. Unë isha në pjesën e pasme të anijes, bashkë me 3-4 veta, ishte errësirë
Anija italiane kishte fikur prozhektorin që na vëzhgonte. Kur kemi kthyer kokën mbrapa shikojmë malin e anijes italiane. Ulëritëm, na goditi. I bëri një grop anijes këtu në fund rreth 50 cm. Anija u batua, unë personalisht u gjenda rreth 30 minuta larg anijes. Disa hipën mbi anije, rreth 15 veta. Anija u mbyt për 8 minuta. Anija italiane me pajisjet që kishte duhet ta gonxhonte anijen shqiptare, mos ta linte të vente në fund të detit. Por e pa që bëri një krim dhe donte të kishte sa më pak dëshmitarë dhe e la anijen të fundosej në fund të detit. Ne në ato momente ishim pothuajse të shkatërruar moralisht edhe psikologjikisht. Të shikosh një masakër nga një shtet që thotë që jam human, edhe këtej i bën një krim që i ndan njerëz të pafajshëm. Unë po notoja dhe vjen një vajzë që desh më mbyti. I them më kap në shpatulla që ta shpëtoja. Anija italiane na la një herë, donte të ikte, por u kthyer pas 10 minutash. Duke notuar unë kapem pas një litari.
Ne shpëtuam 34 veta, 2 femra dhe pjesa tjetër ishin meshkuj. Unë humba gruan dhe fëmijën, ndërsa vëllai im humbi gruan dhe 3 fëmijët. Një masakër. Ne kërkojmë që shteti shqiptar të marrë në dorë menjëhërë mbrojtjen e kësaj tragjedie që e bëri shteti italian. Anijen që është në Otranto që prokuroria italiane e detyroi ta fshinte nga historia krimin që bëri, shteti nuk e kërkoi sepse ishte pronë e shteti shqiptar. T’i bënte një monument që t’ja kujtonte Italisë dhe brezave që do vinin se çfarë bëri Italia. Ne në këto 20 vite nuk kemi parë ndonjë drejtësi. Shteti i asaj kohe duhet të merrte në mbrojte të shqiptarëve që nuk është bërë edhe në këtë kohë
Shkrim i mire Thano. Njeriu evolon kur permireson vetveten
Nuk e di si renditen komentet ketu.Nuk mbajne me as ore,as date,as renditje sipas kohes se postimit.
Kur u publikua komenti im i pare nuk ishte komenti i Yllit,.Kur u publikua komenti i Xhavares per tragjedine e Otrantos (I ndjere ne lekure),nuk ishte komenti i chp. Keshtu si jane renditur duket sikur une kam kopjuar idene e Yllit dhe Xhavara ka kopjuar listen e botuar qindra here nder vite nga chp,KUR ESHTE E KUNDERTA.Ylli ka kopjuar idene e komentit tim,dhe chp kur lexoi shkrimin e Xhavares u kujtua te zgjase doren nga sporteli gazetes me nje liste qe e boton cdo jave prej 12 vjetesh.
Mua nuk me shterojne Idete ne Analizat dhe komentet,,por ky rrefim me thike ne Zemer i Xhavarres duhet respektuar Aty ku e ka vendin.
Keshtu ndodh kur shitet politika per moral dhe morali per politike.
Ngaterrohet sulmi shteteror rus mbi Ukraine me sulmin e nje anije italiane mbi nje anije me refugjate fatkeqë shqiptarë të përzënë nga shteti i tyre qe i ofroi nje jete me tmerre.
E gjitha kjo për të justifikuar një antiamerikanizëm që kamuflon në rastin më të mirë një filorusizem bosh por në rastin realist eshte justifikim pagese.
Pyetja qe shtron komentuesi pa i rënë nga Kina me këto historira eshte:
Cfare ndryshimi sheh ky “moralisti” italian qe ka qejf poliken mes nje femije ukrainas, nje femije palestinez apo nje iranian te vrare nga bombat?
S’kane nevoje per avokature keto lloj individesh e as te rreshtoheni pas tij.
Me natyrsheem behet Khomeini i ri hebre ,sesa une te te kopjoj ty Demo .Mos deliro kot .Kur lexova shkrimin e zotit Thano ,ishte vetem nje koment nga dikush “chpt” apo dicka e tille dhe ora ishte diku te 5 e 45 te mengjesit .
Demo deliranti .
Thano thjesht faleminderit per shkrimin kuptim plote… botkuptimi eshte zgjedhje personale e secilit prej nesh …!
Mua me pelqeu komenti i z. Ylli.
Z.Thano! Nuk e kam lexuar shkrimin e ketij gazetarit por nje gje eshte e vertete,grate dhe femijet qe jane vrare merita me e madhe eshte e hamasit te cilet kaq te “dashur “ jane sa i perdorin si mburoja.Habitem per ndryshimin e kursit tuaj te gazetes,pyes veten cfare ka ndodhur?! Tani po ju pyes edhe ju:-ka te beje ndoshta me rivalitetin Veliaj-Balluku e kompani?
“Meqe Ukraina nuk njeh Kosoven, mire ja ben Putini qe vret femije ne kete vend ARMIK.”
KJO TEZE ESHTE SA CINIKE DHE PO KAQ DALLKAUKE SA NUK KA VEND PER KOMENTE SHTESE
Komunisti Di Battista perpara se te qaje si te gjithe BAJGAT e Internacionales per femijet palestineze ne Gaza (sa palestineze jane ardhecaket egjyptiane ky eshte muhabet tjeter), pra Di Battista fanatiku i Internacionales se Moskes le te qaje me pare per femijet izraelite, qe u sulmuan pabesisht nga killerat e Hamasit duke festuar ne shkretetire dhe Hamasi ishte qeveria e Gazes e zgjedhur nga pseudo-palestinezet e Gazes dhe Israeli u paguante te gjitha faturat per vite me radhe. Kur SHBA hodhi ne Hiroshima dhe Nagasaki dy bomba atomike, askush nga Bota nuk beri gek, sepse e dinin qe ishte Japonia ajo qe kishte sulmuar e para SHBA me pabesi historike, me nje masaker te papare ne Pearl Harbor, po keshtu ngjau me krimet monstruoze te Ushtrise se Kuqe ne Gjermani, kur ushtaret sovjetike nuk lane femer gjermane pa perdhunuar duke vrare nenat me pas ne syte e femijeve dhe duke ekzekutuar me mijra femije.
PSE SHQYPTARET INTERNALIZOHEN ME FEMIJET E PALESTINES KUR NUK E HAPIN GOJEN FARE PER
MIJRA FEMIJE SHQYPTARE TE TRAFIKUAR PER ORGANE NE GREQI NGA NATASHA XHACKA DHE PRANVERA TRAKOSHA?
Gjykatat greke kane dale me vendim te formes se prere per ndalimin dhe arrestimin e krimineleve Natasha Xhacka dhe Pranvera Strakosha, Interpoli i ka shpallur ne kerkim nderkombetar, Edi Rama, qe valaviste raportin e Dick Marty si nje leter bythe e perdorur ne Strasburg, keto kriminele trafikante femijesh per organe, i ka emeruar ne poste te larta shteterore, u ka dhene licence noteri ne mes te Tiranes dhe kjo ngre pyetjen:
CFARE SHTETI BAJGE HIPOKRIT ESHTE KY?
Ky shkrim i thurur bukur i Thanos lindi vetëm nga fakti që ai nuk gjeti një personazh publik tjetër që të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim të drejtë për të dy rastet: Palestinën dhe Ukrainën.
O “YLLI”, me te vertete e beson ate se hyri Hamaz ne Izrael dhe vrau apo rrembeu 1200 pengje? Une nuk e besoj kurre qe nje shtet aq i fuqushem si Izraeli, te kapet ne gjume nga disa bandite? Une kete nuk e besoj, pavarsidht se z.Thano ka kaq kohe qe i bllokon komentet e mia!
Meqenese permende Ukrahinen dhe Spanjen ne lidhje me Kosoven.
Pikerisht ketu qendron hipokrizia e ketyre lidereve qe quhen globaliste.
Ukrahina e Spanja nuk e njohin Kosoven sepse kane interesa kombetare te tyre. Si Spanja dhe Ukrahina ka minoritete qe duan te shkeputen repektivisht nga Spanja ( Basket) dhe Ukrahina( Ruset). Njohja e Kosoves do tu jepte ketyre pakicave fuqi ne kerkesat e tyre
Pra sado globalise te duken keta lidere ata jane hiprokrite sepse ne fund perseri ata mbrojne interesat e tyre kombetare. Kombet qe genjehen nga parullat e golbalizmit ( pa komb e pa nacionalitet – “Imagine” e John Lenon) jane te destinaura te humbasin si komb e si nacionalitet.
BAJGA te Enverit dhe te Edvinit:
Lerini terroristet e HAMASIT, qe ishte qeveria e pseudo-palestinezeve nga Egjypti me soje e sorollopeve te jevgjiteve nga pas dhe shikoni trafikantet e femijeve shqyptare per organe te Edvinit dhe kriminelet e Enverit, Natasha Xhacka dhe Pranvera Strakosha, qe Gjykatat greke i kane denuar me vendim te formes se prere, Interpoli i ka shpallur ne kerkim nderkombetar, kur Edi Rama i ka emeruar ne poste te larta shteterore, u ka leshuar licence noteri dhe pjellave te tyre u fal prona publike dhe private, ne nje kohe qe shkon dhe valavit ne Strasburg raportin e Dick Marty si nje leter bythe e perdorur dhe paguan nje spiun te Digurimit te Enverit per te korruptuar FBI.
Drama e vrasjes së fëmijëve mendoj se nuk ndërton një argument moral mbi rrezikun e ndarjes së botës në “të mirët absolutë” dhe “të këqijtë absolutë”. Situatat e luftës janë shumë komplekse. Alessandro Di Battista, nuk është thjesht një shkrimtar apo gazetar, por një ish-politikan me qëndrime shumë të forta mbi NATO-n, Perëndimin dhe luftën në Ukrainë. Për këtë arsye, kritika ndaj tij nuk është demonizim, por pjesë e një debati legjitim për besueshmërinë e zërave publikë. Shembulli i tragjedisë së anijes shqiptare “Kateri i Radës” në vitin 1997, i njohur si tragjedia e Otrantos, është një plagë e vërtetë historike dhe një ngjarje tragjike, por përdorimi i këtij episodi në këtë kontekst e zhvendos debatin nga argumenti në emocion. Fakti është se në vitin 2022 Rusia nisi një agresion të hapur ushtarak kundër Ukrainës. Kritikimi i NATO-s ose i politikave perëndimore mund të jetë pjesë e një debati të ligjshëm, por kjo nuk e ndryshon faktin e agresionit. Kur këto të dyja vendosen në të njëjtin plan, krijohet një relativizim midis agresorit dhe viktimës. Sa për Kosovën, Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por mbështetja që shumë shqiptarë i japin Ukrainës nuk bazohet në marrëdhënie bilaterale, por në parimin e kundërshtimit të agresionit dhe të ndryshimit të kufijve me forcë. Mendoj se kur shpërthen një konflikt apo një luftë, nuk mund të marrim si shembull apo analizë dimensionin emocional të tragjedive njerëzore, pa analizuar shkaqet dhe strukturat politike që i shkaktojnë atë situatë, pra regjimet politike, ideologjitë, kulturën e pushtetit dhe mënyrën si trajtohen të drejtat e njeriut. Rasti i Iranit ka faktorët e vetë në këtë drejtim. Në Iran, ligji lejon martesën e vajzave që nga mosha 13 vjeç dhe, në rrethana të caktuara, edhe më herët me miratim të gjykatës dhe kujdestarit. Përveç kësaj, ekzistojnë kufizime të rëndësishme mbi të drejtat e grave, përfshirë detyrimin ligjor për të mbajtur hijabin dhe pabarazi të ndryshme në ligjin familjar dhe civil.Irani është një shtet ku opozita politike shtypet me forcë dhe ku protestat shpesh përfundojnë në gjakderdhje. Protestat masive kundër regjimit kanë treguar qartë shkallën e represionit shtetëror. Demonstratat që shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini në vitin 2022 u kthyen në një nga lëvizjet më të mëdha kundër regjimit islamik. Reagimi i autoriteteve ishte tejmase i dhunshëm. Organizatat e të drejtave të njeriut raportuan se qindra protestues, përfshirë edhe të mitur, u vranë nga forcat e sigurisë që përdorën municion të vërtetë kundër demonstruesve të paarmatosur. Në valët e mëvonshme të protestave dhe represionit shtetëror, raportet e organizatave të të drejtave të njeriut flasin për mijëra viktima dhe për një shtypje sistematike të çdo forme kundërshtimi politik.Kur diskutohet për dramën e viktimave civile apo për tragjeditë e luftës, nuk mund të injorohet fakti se në disa raste kemi të bëjmë me regjime që vetë përdorin dhunë ekstreme ndaj popullsisë së tyre.Kur një shtet vret protestuesit e vet në rrugë, kur burgos masivisht kundërshtarët politikë dhe kur kontrollon jetën sociale me ligje represive, atëherë çdo analizë që injoron këtë realitet është e paplotë. Nuk mund të flasim për dramën e viktimave pa analizuar edhe strukturat e pushtetit që prodhojnë dhunë.Në këtë kuptim, s’mund t’i shmangemi pyetjes: pse ndodhin këto tragjedi dhe kush i prodhon kushtet që ato të ndodhin? Luftërat, konfliktet dhe dhuna nuk lindin kot në boshllëk. Ato janë produkt i sistemeve politike, ideologjive dhe vendimeve konkrete të regjimeve dhe elitave që mbajnë pushtetin.
Në Itali ka gazetarë dhe analistë seriozë të politikës ndërkombëtare që e trajtojnë Iranin si një regjim autoritar dhe represiv.
Raportimet e gazetarëve si Maurizio Molinari apo Cecilia Sala theksojnë shtypjen e opozitës, arrestimet arbitrare dhe dhunën ndaj protestuesve.
Kjo bie në kontrast me narrativën e disa figurave politike dhe komentatorëve që fokusohen kryesisht tek kritika ndaj Perëndimit.
Maurizio Molinari (gazetar, ish-drejtor i La Repubblica)
Molinari është një nga analistët italianë më të njohur të politikës ndërkombëtare dhe shpesh ka kritikuar narrativat që relativizojnë rolin e regjimeve autoritare në Lindjen e Mesme.
Në analizat e tij për Iranin ai thekson: karakterin autoritar të regjimit iranian, shtypjen e opozitës dhe protestave dhe rolin destabilizues të Teheranit në rajon.
Kjo qasje bie drejtpërdrejt në kontrast me narrativën e Di Battista që shpesh e përshkruan Iranin duke u fokusuar më shumë te kritika ndaj Perëndimit dhe mediave perëndimore.
Pra Molinari është një shembull i një gazetari italian që përfaqëson linjën kritike ndaj regjimit iranian, në kundërshtim me interpretimin relativizues të Di Battista.
Cecilia Sala (gazetare italiane e politikës ndërkombëtare)
Gazetarja italiane Cecilia Sala është bërë një nga zërat më të njohur që raportojnë për Iranin dhe represionin e regjimit.
Ajo vetë u arrestua nga autoritetet iraniane gjatë një udhëtimi gazetarie dhe u mbajt në burg në Teheran, një episod që u interpretua gjerësisht si presion politik nga regjimi iranian.
Raportimet e saj theksojnë: represionin politik në Iran, arrestimet arbitrare të gazetarëve dhe përdorimin e burgut si instrument presioni diplomatik.
Ky lloj raportimi bie në kontrast me diskursin e Di Battista që shpesh përqendrohet te kritika ndaj mediave perëndimore për mënyrën si trajtojnë Iranin.
Z.Thano,krimi ka vetem nje emer,KRIM.Kushdo qe e ben duhet te pergjigjet deri ne nje.Popullsia civile (nuk ka rendesi cila) duhet pare si jete njerezish.Po ju them Juve Z.Thano,femijet e vrare nga bombat e USA-s dhe Izraelit per te vrare Komeinin a eshte krim?Hamasi i cilesuar si “organizate teroriste” duhet te ndeshkohet por,kur godet dhe vret nerez te pafajshem quhet krim.Anesia nuk i sherben drejtesise.Krimet Ruse,Ukrainase,Izraelite,Palestineze e cfardo tjeter jane krime dhe duhen denuar te gjitha.
Mua më duket se këtu janë ngatërruar 3 apo 4 çështje të ndryshme. Që kanë të bëjnë me tragjeditë që po ndodhin në Ukrainë, Palestinë, Iran dhe Shqipëri. Shqiptarët u vranë nga racizmi italian. U vranë me dashje. Në Ukrainë po ashtu po vriten njerëz të pafajshëm. Si pasojë e grushtit të shtetit të vitit 2014 në Majdan të Kievit. Dhe për shkak të nacionalizmit të Putinit. Ngjarjet në Palestinë janë të lidhura me trajtimin e palestinezëve si kafshë nga regjimi sionist izraelit. 2.2 milionë banorë të grumbulluar në 350 kilometra katrore! Irani po paguan sot mbështetjen ndaj kauzës palestineze. Por regjimi i Iranit është antidemokratik dhe obskurantist prej 47 vjetësh. një regjim fanatikësh fetarë. Janë gjithmonë popujt dhe të pafajshmit që i paguajnë krimet dhe gabimet e udhëheqësve të tyre. Prandaj Battista ka për të marrë dhe për të lënë. Ndërhyrjen e këtij “llaf dibre” e konsideroj si të tepruar dhe deri totalitare. Jep mendimin tënd për një çështje dhe mos u mundo të imponohesh. Se kush të ka thënë që ti je më i zgjuari dhe doemos ke të drejtë?!
https://pamfleti.net/bota/trump-shperthen-kunder-iranit-regjimi-pret-kokat-e-foshnjave-i325136
Zoti demo
-Më fal por je bëre si ca pensionista enverista te rradha e qumeshtit ne vitet 80′ qe mbanin shenime dhe i raportonin ne mbledhje te frontit per te goditur armikun e kllasës
-Te kuptohemi ndryshimet e fundit ne “lukun” e komenteve duke hequr oren apo vonuar/censuruar komentet nuk jane te mire pritura aq me shume si dhe te Tema mund te futet dore ne renditjen apo shkurtimin e kometeve.
-E vetmja gazete shqiptare qe “fut ne loje” dhe mendimin nga “poplli” eshte Dita dhe eshte ne interes te saj dhe ceshtjeve kombetare qe te mirembaje kete media sociale si pushtet i peste qe akoma mbahet ne kembe
…………..
E shikoj qe jeni i pakenaqur me listen qe kam botuar te cilen per here te fundit e kam nxjerre ne 2017 per 20 vjetorin..Nese dikush tjeter e ka kopjuar..mire ka bere…Por pse te djeg ty ?
Kam harruar se ne avjon kishin dhe qenin Reks te asaj hunde shtremtesh,shtriges se Salemit dhe nuk e di a kishte dhe qeni pashaporte dipllomatike…..4 here ka shkue Arqita Berishales para 90′ per te rregulluar hunden jashte shtetit kur une me demon akoma nuk dinim ku binte Rinasi
-Mos te djeg se sic thone ke qen figure kyce ne SHIK-un Vlores ate kohe dhe raportuat me Mulosmanet qe ne anije kishte dhe kriminelet e Xan Caushit
Semundja qe keni e quaj “Gramozpashkezim” pasi keni harruar Tonelatat e krimeve berishiane dhe po beni si Gramoz Pashko ne 2005 kur ferkoi hallatet e Salihit edhe pse ky i fundit e perdhosi familjarisht ne vitet 1993-1997…Edhe Mozin ja u hengren peshkaqenet…ishte ekonomist brilant por nuk ishte burre…se u be me vetdije shami hunde per Usaliun ne 2005-en dhe Karma nuk vonon..
.E FUNDIT:
Ate te ben pershtypje fakti qe deputetja italiane Irene Pivetti,
ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve,
deklaroi se për të përballuar mbërritjen e mijëra shqiptarëve,
ata duhen hedhur në det……DUHEN HEDHUR NE DET o demon !!!!
qe eshte me e rende se Gaza ..Irani apo Ukraina…
Pse pranoni t’ju trajtojnë si vënd i botës katërt ??
i nderuar chp,nuk jam nga ajo lagje,qe kujton ti.I urrej komunistet italjane po aq sa komunistet sllave..Megjithese lane 200 mije bashkatdhetare ne ngricat e Rusise,jane gati te justifikojne cdo krim sllav,cdo agresion sllav,Bota ishte e qete derikur Inspektori i KGB ne Berlin Vladimir Putin sulmoi Ukrainen,pa shkak.Hamasi sulmoi Izraelin pa shkak dhe te gjithe mesuan te hedhin bomba e raketa dhe sot bota eshte ne flake,Nje zot e di si do perfundoje,.Zjarrvenesi rus nuk mund te rrije 10 vjet pa lufte.20 vjet,plas.