Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti të martën, më 23 dhjetor, prova në funksion të gjykimit të çështjes penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që lidhet me shkaqet që çuan në shpërthimin në Gërdec në vitin 2008. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, konstatoi se në maj të vitit 2008 janë sekuestruar në qendrën e ndërlidhjes së Ministrisë së Mbrojtjes disa komunikime me faks, të kryera nga kjo ministri me institucione të tjera.
Sipas tij, në këtë procesverbal është sekuestruar një faks i dërguar nga Ministria e Drejtësisë drejt Ministrisë së Mbrojtjes, pa numër dhe pa datë, me lëndë “mendim për një projektvendim”. Shkresa është protokolluar në Ministrinë e Mbrojtjes në muajin mars të vitit 2007.
Kraja shpjegoi se në korrespondencën mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Drejtësisë, kjo e fundit i ka kthyer përgjigje se, lidhur me kërkimin e mendimit për projektvendimin për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura të hequra nga armatimi dhe përdorimi, parimisht shprehet dakord.
Prokurori Kraja deklaroi se nga këqyrja me sy të lirë e përmbajtjes së dokumentit faks të sekuestruar në Ministrinë e Mbrojtjes konstatohet se, në cepin e majtë të sipërm, është shënuar “për z. Shkëlzen Berisha”. Sipas Krajës, ky shënim nuk është vendosur me bojë të njomë, por nga këqyrja me sy të lirë duket se ka qenë pjesë e përmbajtjes së dokumentit që është dërguar me faks nga Ministria e Drejtësisë. SPAK kërkon që të pyetet si dëshmitare edhe Anjola Agolli, sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi.
Në vijim, Kraja renditi një sërë dokumentesh të tjerë, si kërkesa për ndihmë juridike, vendime gjyqësore, procesverbale të këqyrjeve të tabulateve telefonike, etj. Sipas prokurorit, referuar aktit të ekspertimit ushtarak, përmes një vendimi të nëntorit të vitit 2007 të Komisionit të Posaçëm për Kategorizimin e Pajisjeve, janë kategorizuar për shitje municione me kalibër të madh, në tejkalim të një vendimi të qeverisë të marsit 2007.
Kraja tha se rezulton se Mediu ka pasur dijeni për këtë vendim të Komisionit të Posaçëm, si dhe ka qenë i interesuar për ecurinë e procesit të vendimmarrjes.
Përfaqësuesit ligjorë të Mediut, avokatët Henrik Ligori dhe Ardian Visha, kërkuan kohë për të përgatitur qëndrimin e tyre ndaj provave të akuzës dhe gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, e shtyu seancën për më datë 14 janar të vitit të ardhshëm, në orën 09:00.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh, me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit të marsit 2008 në ambientet e ish-“Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të viteve 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe, për rrjedhojë, nuk ekziston asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Çështja ndaj Mediut kaloi për gjykim më 6 prill të vitit 2023 dhe ndodhet aktualisht në fazën e paraqitjes së provave nga ana e SPAK.
BIRN

Bomba e madhe plasi!
AKSHI…
Qe domethene, se jane krejt pa vlere shperthimet e kontrolluara te ketyre shashkave qe kane kaq e kaq vite qe ndotin kot se koti me tymin e tyre hapesiren e opinionit publik.
Bomba e madhe plasi!
Efektet shkaterrimtare te saj vetem sapo kane filluar te ndihen; me kalimin e kohes do te shohim permasen e vertete shkaterrimtare te saj.
Te mos kemi iluzione. si te gjithe shperthimet e bombave te medha, edhe kjo do te kete demet e saj anesore; bashke me socialistin hajdut , do ta haje edhe socialisti idiot; keshtu jane keto pune; keshtu i kane bere vete; coc mbollen por s’duruan ta korrnin; tani ta hane te gjithe bashke te ligen qe mbollen gjithe keto vite te mbrapshta.
Bomba e madhe plasi!
Ajo gjymtoi edhe gjuhen shqipe madje; ajo zhvleresoi perfundimisht edhe nje shprehje te bukur te saj “uji rrjedh i paster nga burimi, por turbullohet gjate rrjedhes”; se uji na dolli i ndotur qe ne burim; radioaktiv sa ska me.
Familja kryeministrore, familja e Edi Rames me biznes privat (AKSHI), per te cillin perkujdeset nje ushtri e tere banditesh dhe hajdutesh, rrembyesish dhe pengmarresish, vrasesish me pagese dhe drejtuesish te larte te Policise se Shtetit.
C’shashke mund te zhurmoje gjemimin shurdhues te kesaj bombe?!
Per cfare shashkash e ke fjalen?
Per ato qe plasen ne Gerdec?
Per faktin qe ky krim i rende dhe i ndyre i Berishes ngeli per vite te tera i pandeshkuar, tani kapeni si morrat pas Akshit?
Asgje nuk e rehabiliton Berishen. As Ramut maskarai, qe ne fund te fundit eshte bashkepunetor i Berishes.
Te dy jane sherbetore te te njejtit armik. Te dy punojne per Serbine.
Nuk mund te kapet Berisha pas Rames dhe te shpetoje lekuren e tij, ashtu sic nuk duhet te kapet Rama pas Berishes.
Te dy jane plera te te njejtit cikel felliqesirash
Hiroshime e bene,.Ja cfare fshihte CANTA E ZEZE E SHKELZENIT,Projektin Manhatan,.Kete zezone Shkretetira,poligoni bombave berthamore Trinity,Semipalatinks,.Per te gjithe BARAZITARET,nje penallti Partizanit,nje gol ofsajt Tiranes,,Lereni SPAK te beje punen me profesionalizem.Lereni SPAK te mbertheje vrasesit dhe hajdutet e Pardesyve te Bardha.
Atje do perfundojne Pardesyte e Bardha,tek Burgu Recit me Bajrat,me Sanxhaktaret,me Rrahman Rramallaret.
Kujtuam se ishin Mesia me apostujt,,Keta birbo kishin qene Djalli me Xhebrahil Eminin,me te zinj se djalli qe hyri ne grope.
Tek e tek se thyhen xhamat,o trimoshat e SPAK. Mos degjoni turmat tifoze,se turma tifoze,qe mbante ne krah qoftelargun e Lugut te Zi,duhet futur e gjithe ne Rec,Vreni punen SPAK,GJKKO,BKH,se po spastroni ate qe djallosi Politika.
Populli eshte me JU,Turma eshte me ata.
Porrdha e rradhes. Pse skerkojne arrestimin e Mediut dhe Shkelzenit? Kot per qef si per te tjeret, pastaj le ti gjejne provat. Keta e lane qe sekretarja te zhdukej nga frika. Squhet presjon per deshmitaret ky?
Ke bërë ndonjë sondazh në popull ti demo ? Le që ti di gjithçka, sepse demo do të thotë popull në greqisht .
Tellall
Demo (dhimos) ne greqisht nuk domethen popull.
Hajde detar hajde , e heq veten edhe si grek pale . Nga greqishtja e lashtë , fjala demos do të thotë popull dhe demokraci do të thotë fuqija e popullit , pra udhëheqje e popullit . Këto koncepte mësohen qysh në shkollën fillore . Tellalli ka plotësisht të drejtë .
E moj dhiare, njehere tellall, njehere dash
Siç po duket SPAK mendon që të VDES SALIU E TË MEREN ZENIN(sekser)GITËN me 70 Vila,me SLLOBODANKËN ME NËNËN SËRBE…pas 17 vitesh,sikur ndodhi me Enverin pas vdekjes.
-Saliu ndaj u kthye në PD BANDË..të mbroj pasurim e fëmijve,por nuk do shpëtoi,pasi SHQIPOT I HEQIN ZVARE PAS VDEKJES..
-E thua pastaj se SKYPION(anonim qën bir qëni 400 breza),nuk është Saliu DV..që e hedh topin te E.Rama.!
-A.Kraja i SPAK,i kërkoi fakfe Amerikës për NON GRATËN,a thua se nuk i mjaftoi korrupsioni në GËRDEC,21 JANAR,KL.PARTIZANI..101 KRIME.!
Gëzuar f.vitin.
Si po behet kjo puna e SPAK? Dy -tre Prokurore te nomenklatures larte te PD, po kerkojn te permbyse qeverine. strategjine e Saliut, ndaj e di skenarin qe po luan Argita Bersha bashke me dy Prokuror te SPAK, lojtare te rrezikshem qe po cenojne Shtetin ne keto momente, po bejene Qeveri Prokuroresh.
Perse gruaja e Veliajt paraqitet cdo jave ne SPAK, ndersa gruaja e Malltezit nuk e kane thirrur kurre?
Jane te dy per te njejten veper penale, pastrim parash.
Abi Malltezi pastroi 6 Miljon Euro ne bllokun Partizani. Ku i gjeti ato para familja?
Ato ishin parate e Rezart Tacit dhe Damir Fazllicit qe i dha Argita Berishes.
Ajo i futi ne klubin Partizani dhe nxorri 6 Miljon Euro te pastra per babae e saj. Me ato u blene apartamente te tjera ne Belgjike, Gjermani, e ku di une.
Keta Lalajt qe qenkan mjaft te pakenaqur me SPAK duhet te jene nga i njejti katund…
haha, po tamam. I kane mesuar fjalet permendesh
Fatmir Mediu të shtrydhet nga SPAK se Ai është kumbari i gjithçkaje që ndodhi në Gërdec, prandaj dhe Sali Berisha i mban ison, njëkohësisht dhe Mediu, Njeriut të Zi.