Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Perandoria e fshehtë e FOREX në Shqipëri: Si u kthye Tirana në ‘oazin’ e parave të pista, kush është Alessandro Ungaro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Perandoria e fshehtë e FOREX në Shqipëri: Si u kthye Tirana në ‘oazin’ e parave të pista, kush është Alessandro Ungaro
InvestigimLajmi i fundit

Perandoria e fshehtë e FOREX në Shqipëri: Si u kthye Tirana në ‘oazin’ e parave të pista, kush është Alessandro Ungaro

Published: May 29, 2026
Shpërndaje

Orgen Peci – DITA

Materiale me interes të lartë publik që prekin fusha të ndjeshme si krimi financiar, pastrimi i parave dhe mashtrimi ndërkombëtar po qarkullojnë në media. Nga Call Center në brokerim të palicencuar, skema e kamufluar e milionave po sfidon drejtësinë, duke
​zhvatur shtetas të huaj nga territor shqiptar

Vitet e fundit, Shqipëria është përballur me një fenomen shqetësues që ka gërryer imazhin e saj financiar në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për lulëzimin e aktivitetit të paligjshëm të FOREX-it (këmbimet valutore dhe brokerimi në bursë).

- Publicitet -

Nën petkun e ligjshëm të kompanive “Call Center”, ky biznes është kthyer në një industri miliona euro, duke e shndërruar vendin tonë në një lloj parajse fiskale për operatorët e huaj që i fshihen taksave dhe ligjit në vendet e tyre origjinë.

Skema “Smartcom” dhe Rrjeti i Alessandro Ungaro

Në qendër të kësaj perandorie të kamufluar, sipas denoncimeve të shumta mediatike të bëra publike edhe sot, qëndron shtetasi italian Alessandro Ungaro. I mbërritur në Shqipëri në valën e zhvillimit të sektorit të telemarketingut, Ungaro themeloi në vitin 2013 kompaninë “Smartcom”.

Edhe pse në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) ky subjekt është regjistruar thjesht për shërbime “Call Center”, burimet investigative sugjerojnë se aktiviteti real i tij dhe i një rrjeti kompanish të tjera satelite të krijuara prej tij, është krejt tjetër.

Bëhet fjalë për operacione të pastra të platformave të paligjshme të investimeve, ku qarkullojnë dhjetëra milionë euro çdo vit.

Vakumi ligjor dhe dyshimet për korrupsion

Ajo që e bën më alarmante këtë situatë është dështimi ose neglizhenca e qëllimshme e institucioneve rregullatore.
​Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) nuk ka dhënë asnjë licencë brokerimi për këto subjekte.

Ekziston një dyshim i fortë se elementë korruptivë brenda institucioneve kanë mbyllur sytë përballë regjistrimeve të dyshimta, duke lejuar që aktiviteti i mashtrimit të shtetasve të huaj (kryesisht italianë, gjermanë dhe spanjollë) të kryhet i qetë nga zyrat në mes të Tiranës.

Me faktet e zbardhura tashmë në dritë të diellit, topi i mbetet organeve ligjzbatuese si SPAK apo Prokuroria e Tiranës për të nisur një hetim të thelluar për pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik.

​Pjesa më e madhe e këtyre zyrave përdorin operatorë shqiptarë që flasin gjuhë të huaja në mënyrë perfekte. Ata kontaktojnë qytetarë europianë (shpesh të moshuar ose pensionistë) dhe i bindin të investojnë shuma të vogla fillimisht (psh. €250) në platforma fiktive të tregtimit të aksioneve apo kriptomonedhave.

Pasi fitojnë besimin e tyre, i shtyjnë të investojnë kursimet e jetës, përpara se t’i zhdukin paratë përmes llogarive offshore. Paratë e fituara shpesh kthehen në kriptomonedha, duke u pastruar me lehtësi.

Pasojat ndërkombëtare

Shqipëria është parajsë për këto skema sepse ka rini që flet gjuhë të huaja dhe pranon pa pendesa sociale bonuse të majme nga përqindjet e mashtrimit.

Deri vonë, ka pasur koordinim të dobët mes policisë shqiptare dhe vendeve të BE-së për krimet kibernetike. Edhe sepse brenda Policisë së Shtetit ka bashkëpunëtorë dhe përfitues.

Në vitet e fundit, agjenci si EUROJUST dhe policitë e vendeve si Gjermania, Spanja dhe Italia kanë ndërmarrë disa operacione të mëdha në Shqipëri, siç ishte rasti i operacioneve të bujshme ku u bastisën dhjetëra Call Center-a në Tiranë dhe Elbasan.

Por pavarësisht goditjeve, kokat e vjetra si rasti i Ungaro-s vazhdojnë të operojnë nën hije.

Lajm në përditësim

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Ela says:
    May 29, 2026 at 11:56 am

    Nuk vjen i huajite bej ligjin ne shtepine e tjetrit pa i dhene leje i zoti i shtepise

    Reply
    • Berati says:
      May 29, 2026 at 2:22 pm

      Vje Ela vjen. Po te jete viti 3013 rilind.

      Reply
  • Valon Pacolli says:
    May 29, 2026 at 12:03 pm

    E kam njof personalisht kete plehren! Mashtrues e Pepin Langaraq! Eshte surrat i njohur ne Tirane, dhe me lidhje te forta ne politik! Keta jane investitoret e huaj ne Shqiperi!

    Reply
    • Qerratai says:
      May 29, 2026 at 3:36 pm

      Shume e vertete! Keta mashtrues do te duhet te marrin shembull prej te ndershmit e te kulluarit Silvio Berlusconi!

      Reply
  • xxx says:
    May 29, 2026 at 1:00 pm

    vitit 2013. Muaji nuk jepet.
    Me gjase vagabondi italian=shok i Edvin huliganit qe mblodhi ne Shwiperi nen petkun e turizmit tere rrugacerine e huaj, tere shkelesat e rendit nga shtetet e tjera. I solli sigutisht per tu marre eksperiencen. Epo nuk eshte e lehte te ngresh kapitalizmen brenda dites, dhe njekohesisht, duke zbatuar ligjin.!
    Botes se zhvilluar iu deshrn shekuj, plus, me ndihmen e kolonive qe zaptuan neper bote.
    Keshtuqe edhe alullore edhe cokollata, ska.

    Reply
    • Aldrin says:
      May 29, 2026 at 4:27 pm

      Po, Rama ne ate kohe ftonte “biznesin” e huaj te “investonte” ne Shqiperi.
      Investitonte, sic e thone sot per investuesit, ose investitoret e Ramutit

      Reply
  • Qerratai says:
    May 29, 2026 at 3:28 pm

    Ore po ku ka para te “pastra”… Para eshte e Piste prej natyre..: kalon dore me dore… a e din se duart pakkush i lan.. permes parave perhapen semundjet… Uuuaaaaa ua ua… para te pista thote ky.. me te pista.. para eshte e piste!!

    Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    May 30, 2026 at 6:24 am

    Pislleqet me te medha ne kete vend vershuan fill pasi ne krye te pushtetit erdhi nje halabak pervers, EDI RAMA.
    Vetem ne njeren prej tyre pati reagim qytetar – ndaj sjelljes ne vend per demontim te armeve kimike te Irakut.
    Fill pas atij reagimi qytetar ,erdhi kunder-reagimi i Regjimit Rama duke e shperbere ate “Shoqeri civile” sa me Kulac (duke e joshur me poste neper zyra) e ca me Kerbac (duke e perzene jashte vendit me kercenime e shantazh)
    Tashme Shoqeria civile eshte pa jete dhe ketu ngjet gjithcka qe ka vullnet e interes Rama, qe nga strehimet e atyre Muxhahedineve iraniane te MEK, te burgjet per klandestinet e Melonit, te dhuratat me troje nga vendi per familjen Trump etj, etj. Pra nje pisllek i buruar nga nje pushtet i piset i nje pisi si Edi Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Guacka e Zvërnecit
  • Ka 1.2 milionë metra katrorë në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren
  • 06 qershor 2026
  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?