Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përdhunime e trafikim të grave shtatzëna, ekstradohen nga Shqipëria drejt Greqisë e Turqisë dy shtetas të huaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përdhunime e trafikim të grave shtatzëna, ekstradohen nga Shqipëria drejt Greqisë e Turqisë dy shtetas të huaj
AktualitetKronike

Përdhunime e trafikim të grave shtatzëna, ekstradohen nga Shqipëria drejt Greqisë e Turqisë dy shtetas të huaj

Published: May 1, 2025
Shpërndaje

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Interpol Ankarasë dhe Interpol Athinës, ka finalizuar procedurat për ekstradimin e dy shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Në Greqi u ekstradua 59-vjeçari me iniciale I. A., i lindur në Bullgari dhe i akuzuar për ndërmjetësim të paligjshëm për birësim. Ai dyshohet se ka organizuar raste të dhënies për birësim të foshnjave të lindura nga gra shtatzëna në kushte të vështira ekonomike, kundrejt pagesave nga 2,000 deri në 4,000 euro për rast.

“I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, sepse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, mbi akuzën se në bashkëpunim me të tjerë, gjente gra shtatzëna (në vështirësi ekonomike), të cilat i çonte në Greqi për të lindur dhe më pas ndërmjetësonte për dhënien e foshnjës, për birësim. Nga kjo veprimtari kriminale ky shtetas dyshohet se ka përfituar 2000-4000 euro/rast. Ai është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Korçës”, njofton Policia.

- Publicitet -

Ndërsa në Turqi u ekstradua shtetasi Burak Kara, 39 vjeç, i dënuar me 8 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Mersinit për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë, në vitin 2011. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 4 vjet e gjysmë.

“Burak Kara, 39 vjeç, i lindur në Turqi, sepse Gjykata e Mersin, në vitin 2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet e 4 muaj burgim, pasi në vitin 2011, në gjendje të dehur, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase turke, në banesën e një shtetaseje tjetër, gjithashtu turke, në Mersin. Nga dënimi, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 4 vjet e gjysmë burgim”.

Të dy ekstradimet u kryen pas arrestimeve dhe verifikimeve ligjore të nevojshme nga autoritetet shqiptare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  • Botërori 2026: Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt
  • Temperatura të larta dhe qindra viktima, por pse europianët nuk kanë kondicioner?

Komentet e Fundit

  1. KTH S on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  2. E on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. Vlora on Mazhoritari si “fjalëkalim” dhe protesta
  5. E on Pesë kërkesat e protestës, edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?