Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përgjegjës për trafikimin e 17 ton kokainë, arrestohet “Albanês”, shqiptari i shumëkërkuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përgjegjës për trafikimin e 17 ton kokainë, arrestohet “Albanês”, shqiptari i shumëkërkuar
AktualitetKronike

Përgjegjës për trafikimin e 17 ton kokainë, arrestohet “Albanês”, shqiptari i shumëkërkuar

Published: August 8, 2024
Shpërndaje

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (Interpol) ka arrestuar shqiptarin Armando Pacani, i cili po hetohej në Brazil për drejtimin e një organizate kriminale braziliane që dërgonte kokainë në Evropë.

Pacani ishte në listën e kuqe të Interpolit dhe u arrestua në datën 29 në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Brazili ka 30 ditë për të dërguar kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij.

Sipas një shkrese nga Ministria Federale Publike, Pacani ishte marrësi i një pjese të madhe të 17 tonëve kokainë të pastër që grupi kriminal me bazë në portet në jug të vendit dërgonte në Evropë për një periudhë dyvjeçare, me vlerë në 3.8 miliardë dollarë.

- Publicitet -

Sipas MPF, grupi dërgoi të paktën 13 ngarkesa kokaine nga vendet e Andeve, nga portet e Rio Grande, në Rio Grande do Sul dhe Itajaí, në Santa Catarina. Droga fshihej në kontejnerë me ngarkesë të ligjshme, pa dijeninë e pronarëve të mallit, ose lihej në anije peshkimi.

Një nga dërgesat u sekuestrua nga marina franceze pranë Sierra Leones në nëntor 2022. Varka e peshkimit mbante 4.6 ton kokainë në rreth njëqind valixhe. Operacioni ishte një aksion i përbashkët midis DEA-s amerikane, Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Policor (Europol) dhe autoriteteve franceze.

Nga hetimet rezulton se një shtetas paraguaian furnizonte ngarkesa me kokainë të blerë në Bolivi për pronarët e kompanive të logjistikës detare në Brazilin jugor, të cilët i dërgonin në Evropë. Droga hynte përmes kufirit me Paraguajin, në rajonin e Pedro Juan Caballero dhe Ponta Porã, kalonte disa shtete me kamion, deri sa të arrinte në jug, nga atje u dërgohej blerësve evropianë.

Pacani ishte emëruar si përgjegjës për monitorimin e “logjistikës së trafikut ndërkombëtar të drogës, nga furnizimi në vendet e Andeve, përmes magazinimit dhe punës në port, transportit detar, deri në marrjen në Evropë”. Ai kishte qenë në arrati që kur Policia Federale nisi Operacionin Hinterland në mars të vitit të kaluar. I njohur me emrat e koduar Albanês, Forbes dhe Globe, Pacani akuzohet për krimet e trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe organizimit kriminal.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima
  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë, ka probleme me zemrën
  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Komentet e Fundit

  1. Flamur Struga on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. rrena i ka kembet e shkurtera (pervec Rames) on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  3. Pensionisti on Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
  4. MR KORRUPCIONI on Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
  5. Phoenix on Bie Microsoft, paralizë globale e teknologjisë në mbi 70 vende të botës, bllokohen institucione, aeroporte e spitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?