Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përgjimet e Berlusconit, del audioja e re: Lufta është faji i rezistencës ukrainase, Putin do mbaronte punë shpejt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Përgjimet e Berlusconit, del audioja e re: Lufta është faji i rezistencës ukrainase, Putin do mbaronte punë shpejt
BoteKryesore

Përgjimet e Berlusconit, del audioja e re: Lufta është faji i rezistencës ukrainase, Putin do mbaronte punë shpejt

Published: October 20, 2022
Shpërndaje

Në prag të konsultimeve për qeverinë e re, një audio përgjim i Silvio Berlusconit ka “shkundur” sërish politikën në Itali. Në audion e publikuar nga media italiane La Presse, ish-kryeministri dëgjohet teksa bën avokatin e presidentit rus, Vladimir Putin dhe shpjegon se lufta në Ukrainë nisi i shkak i vetë liderit të saj, Volodymyr Zelensky.

“Unë nuk e shoh se si Putin dhe Zelenskyy mund të bashkohen në një tryezë ndërmjetësimi. Sepse nuk ka asnjë mënyrë të mundshme. Zelensky, për mendimin tim … harroje, nuk mund ta them …”, dëgjon të thotë politikani Itali. Menjëherë më pas kanë ardhur duartrokitjet.

Berluskoni jep versionin e tij për shpërthimin e luftës në Ukrainë:

- Publicitet -

“A e dini se si ndodhi gjëja në Rusi? Ju lutem të jeni shumë të rezervuar edhe për këtë. Premtoni? Kështu shkoi: Në vitin 2014 në Minsk të Bjellorusisë nënshkruhet marrëveshja midis Ukrainës dhe dy republikave të sapoformuara të Donbasit për një marrëveshje paqeje ku askush të mos sulmojë tjetrin. Ukraina nuk e pranon kwtw traktakt dhe një vit më vonë dhe fillon të sulmojë kufijtë e dy republikave në lindje.Të dy republikat pësojnë viktima në radhët e ushtarakëve që më thonë 5-6-7 mijë të vdekur”.

Sipas Berlusconit, faji është i presidentit ukrainas për luftë,

“Sapo erdhi Zelenskyy në drejtim të Ukrainës trefishohen sulmet ndaj dy republikave, të cilat dërgojnë një delegacion në Moskë dhe më në fund arrijnë të flasin me Putinin. Ata thonë: ‘Vladimir nuk dimë çfarë të bëjmë, ti na mbro’. Ai është kundër çdo nisme, reziston, i nënshtrohet presionit të fortë nga të gjithë mbi Rusinë. Pastaj vjen operacioni special: Trupat duhej të hynin në Ukrainë, brenda një jave të arrinin në Kiev, të rrëzonin qeverinë në detyrë, Zelenskyy-n etj., dhe të vendosnin një qeveri tashmë të zgjedhur nga pakica ukrainase e njerëzve të mirë dhe të arsyeshëm. Ai hyri në Ukrainë dhe u përball me një situatë të paparashikuar rezistence nga ukrainasit, të cilët filluan të merrnin para dhe armë nga perëndimi që nga dita e tretë. Dhe lufta, në vend që të ishte një operacion dy javë, ajo u bë një luftë. Pra, kjo është situata e luftës në Ukrainë”, dëgjohet të ketë thënë ai.

Kjo pjesë e fjalimit kujton fjalinë e shqiptuar në fund të fushatës elektorale nga Berlusconi: Putinit iu desh vetëm të zëvendësonte qeverinë e Zelenskyy-t me një qeveri me njerëz të ndershëm”, fjali të cilën më vonë u mundua ta justifikonte me “I referohesha fjalëve të të tjerëve”. Në të njëjtin skedar audio, Berlusconi sulmon liderët e Evropës dhe SHBA-së.

“Cili është një rrezik tjetër, një tjetër rrezik që kemi të gjithë: Sot, për fat të keq, në botën perëndimore nuk ka liderë, nuk ka në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë nuk ju them gjërat që di, por nuk ka liderë të vërtetë. A mund t’ju bëj të buzëqeshni? I vetmi lider i vërtetë jam unë “.

Në pasazhin e fundit, Berluskoni bën thirrje për një “ndërhyrje të fortë”: Pas transmetimit të audios, Berlusconi telefonoi drejtpërdrejt Enrico Mentana, drejtorin e lajmeve La7.

“Ishte Silvio Berlusconi, tha Mentana në studio siç e keni marrë me mend dhe ai na lutej të përmbledhim atë që do të them, duke u përpjekur të jemi sa më besnikë. Fjalët e regjistruara duhet të inkuadrohen në një ligjërim më të përgjithshëm, që sipas Berlusconit janë historia e një shqetësimi të përgjithshëm për klimën që është krijuar në marrëdhëniet mes Rusisë, Evropës dhe Perëndimit, me qeverinë”.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme nga mediat italiane u publikua një tjetër regjistrim ku Ish-kryeministri italian dhe njëkohësisht kryetar i Forza Italia, Silvio Berlusconi është shprehur se i ka rivendosur marrëdhëniet me presidentin rus Vladimir Putin.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • njëri says:
    October 20, 2022 at 8:07 am

    dolën përgjimet pasi fitoi.
    pse nuk dolën para zgjedhjeve
    le që kto jan kot fare si lajme.
    jo ai tha kshu po ashtu

    Reply
  • intelektuali says:
    October 20, 2022 at 8:39 am

    Berluskoni i djathte fashist eshte si Putini i majte komunist dhe kjo verteton tezen e hershme te intelektualit se:

    KOMUNIZMI DHE FASHIZMI JANE DERRA TE NJE DOSE

    Enver Hoxha dhe Bahri Omari e kane vertetuar kete te vertete absolute

    Reply
  • Tani says:
    October 20, 2022 at 9:10 am

    Berlusconi eshte negativ
    Antidemokrat dhe pedofil

    Reply
  • xy says:
    October 20, 2022 at 10:17 am

    putini është imperialist ndaj ska si të jet komunist.
    ndaj kjo nuk e vërteton fare tezën e intelektual trapit që fashizmi dhe komunizmi janë derra të një dose sepse fashizmi është ideologji e djathtë ekstreme mdërsa komunizmi rrjedh nga marksizmi që ësht puro i majt dhe specifikisht nga marksizëm leninizmi.
    ndaj që skanë lidhje fare kjo është e vërtetë dhe të thuash që komunizmi dhe fashizmi janë derivate të së njëjtës rrënjë është komplet e gabuar

    Reply
  • intelektuali says:
    October 20, 2022 at 10:48 am

    xy:

    Enveri e quante Social-Imperializmi Sovjetik, Putini eshte Sekretar i Pare i Partise Komuniste te Federates Ruse, qe ishte Shef i KGB komuniste te Leninit dhe Stalinit, te cilen e kopjoi Hitleri kur krijoi Gestapon e tij dhe imitoi Gulagun komunist me kampet e perqendrimit Auschwitz, Buchenwald, Dacau etj, kampe te shfarosjes ne mase te popullsise, le te mos harrojme se ishte Stalini komunist ai qe ndau Polonine si byreku ne tepsi me Hitlerin para LDB me mareveshjen famekeqe Molotov-Ribentrop dhe po te shtojme drejtimni e ekonomise nga Diktatori i Partise Shtet duke plackitur pronen private dhe shtetezuar ndermarjet prodhuese, atehere nuk ka dyshim se:

    KOMUNIZMI DHE FASHIZMI JANE DERRA TE NJE DOSE

    Reply
  • xy says:
    October 20, 2022 at 10:56 am

    skan lidhje fare o intelektual që duhet të lexosh më shumë çfarë është komunizmi dhe gjithsesi.
    putini ska lidhje fare me partinë komuniste dhe nuk është kryetar i një partie me ideologji komuniste
    putini është imperialist.
    socialimperialist ishte gorbaçovi që shtirej si komunist.
    ndërsa putini e thot hapur që un jam imperialist

    dhe në fashizëm ka kapitalistë dhe imperialistë.
    komunizmi i zeron këta.
    ndaj janë në antagoni. të plotë komunizmi me fashizmin

    Reply
  • katarakti says:
    October 20, 2022 at 11:08 am

    Fashizmi dhe komunizmi janë të dy sisteme diktatoriale dhe antidemokratike. Por ato megjithatë ndryshojnë shumë nga njëri tjetri. Komunizmi lindi si kundërshtim i shfrytëzimit kapitalist. Ku edhe fêmijët 8 vjeç i vinin të punonin në miniera! Lexoni “Zherminal” të Zolasë. Ndërsa në komunizmin teorik të gjithë janê të barabartë dhe prona është e përbashkët. Nuk ekziston shfrytëzimi i njeriut nga njeriu. Pra në gjenezën e tij komunizmi ishte një botë e idealizuar, pa shfrytëzues, pa kolonizatorë, pa pronë private dhe miliarderë që nuk dinë sa kanë dhe të varfêr që nuk kanë çfarë të hanë. Por komunizmi u shtrembërua nga Stalini, Enveri, Mao Ce Duni etj etj që e kthyen sistemin në njê burg dhe regjim kazerme. Ndërsa fashizmi lindi si një rend racist, ku më i forti ka të drejtë të shtypê, pushtojë, masakrojë më të dobêtin dhe më të pafuqishmin. Mjafton të lexosh “Mein kampf” ku Hitleri pohon se nazizëm do të thotë “shtet racist”. Pra në formë fashizmi dhe komunizmi ngjajnë, ndërsa nê përmbajtje janë krejt të kundërt. Njëri ka në bazë dashurinë, drejtësinë dhe barazinë (të paktën në teori) ndërsa tjetri urrejtjen dhe sundimin e më të fortit.

    Reply
  • intelektuali says:
    October 20, 2022 at 11:37 am

    xy:

    Nuk ka si ta vazhdojme debatin inteligjent pa argumenta te besueshmr: intelektuali thote “keshtu” ti thua “njashtu” krejt anapolla me argumenta qe nuk i gjen askund ne analet historike apo zyrtare, prandaj le te mbaje secili mendimin e tij vetem dua te shtoj se Hitleri jo vetem i rikonstruktoi dhe shtetezoi firmat prestigjoze gjermane si Thyssenkrupp, Daimler AG, Volkswagen, Robert Bosch etj, por i detyroi te punojne falas badiava per industrine e tij te Luftes duke i paguar me letra shteterore me vlere qe nuk kishin asnje vlere, por vete premtimin se nje dite shteti fashist do t’i paguante realisht. Te gjitha kompanite gjermane u demtuan rende pas luftes nga sanksionet e SHBA qe vazhduan per vite me radhe, me shume eshte goditur Thyssenkrupp qe ishte nje nga firmat pararoje te prodhimit te celikut ne Bote dhe sot eshte nje hije e lavdise se kaluar. Dhe qe ta mbyllim debatin e padobishem:

    Tung!

    Reply
  • Bujar Kanapari says:
    October 20, 2022 at 12:02 pm

    Berluskoni ka thene nje te vertete;
    Pergjegjes per shkaterrimi e Ukraines dhe vdekjen e ushtareve dhe civileve ukraines, eshte Zelenski, qe nuk i beri mire llogarite.
    Tani nuk i duhet me as fitorja.

    Reply
  • intelektuali says:
    October 20, 2022 at 1:15 pm

    Jari Kanapari:

    Po te ishte keshtu si thua ti Bota sot do te ishte prone e races ariane te Hitlerit, po ja qe nuk ta degjuan keshillen, megjithese Stalin Komunisti e mburrte dhe levdonte Hitlerin para se ta sulmonte BRSS si nje strateg dhe lider te madh, Bota Demokratike ne krye me SHBA e ndihmoi shtetin e pare komunist ne Bote me arme dhe para qe te perballonte mesymjen fashiste Barbarosa dhe ishte kjo Bote Demokratike qe i shpalli lufte Hitlerit pa asnje medyshje, njashtu sic po vepron tani me Ukrainen qe eshte nje popull heroik qe ka gjetur respektin e gjithe Botes, prandaj nga cila shpelle spiunesh te Sigurimit ke dale ti o Jari Gomari si race e lige veremlie enveriste qe po flet me gjuhe kaoitullimi si pedofili i korruptuar Berkuskoni?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  2. katarakti on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  3. 1 on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  4. PS-ja, uturaku i Ramës on Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  5. Janinë on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?