Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përgjimet që e nxorën zbuluar vëllain e truprojës së Sali Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Përgjimet që e nxorën zbuluar vëllain e truprojës së Sali Berishës
KronikeLajmi i fundit

Përgjimet që e nxorën zbuluar vëllain e truprojës së Sali Berishës

Published: 22 Maj, 2025
Shpërndaje

Emri i Redi Tushës, vëllai i Ervis Tushës, njëri prej truprojave të Sali Berishës, del në ‘dritë’ nga përgjimet ambientale dhe telematike të kryera ndaj Erigels Presit, Genci Telollarit dhe Gerti Aliut.

Në dosjen italiane, që ka siguruar Report TV, thuhet se luante rol kyç në trafikun ndërkombëtar të heroinës, duke vepruar si një ndër furnizuesit e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Ai ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me Gertin Aliun, i cili shërbente si ndërmjetës mes grupit shqiptar dhe atij italian të drejtuar nga Erigels Presi. Përfshirja e Tushës u dokumentua përmes përgjimeve telefonike dhe ambientale, ku ai përmendej me emër si personi që duhej të siguronte heroinën dhe të organizonte dërgimin e saj.

- Publicitet -

“Referencat për figurën e Redi Tushës  si shtetas shqiptar që nga Shqipëria ishte në gjendje të furnizonte me heroinë të pastër grupin që drejtohej nga Erigels Presi, dalin që nga muaji tetor 2021, me rastin e bisedave të përgjuara ambientalisht mes Presit dhe Telollarit dhe mes këtyre edhe Gerti Aliu, i cili ndërmjetësonte kontaktet me trafikantët shqiptarë të drogës. “, thuhet në dosje.

Pjesëmarrja e tij në trafik u konfirmua edhe përmes një takimi të zhvilluar më 11 nëntor 2021 në Bari me anëtarë të grupit kriminal italian, ku ai mbërriti me makinë dhe u takua personalisht me ta. Lëvizjet e tij u gjurmuan nëpërmjet makinës me targë shqiptare që përdorte, dhe përmes hyrje-daljeve të regjistruara nga Shqipëria në Itali.

Pjesë nga dosja:

“Referencat për figurën e Redi Tushës  si shtetas shqiptar që nga Shqipëria ishte në gjendje të furnizonte me heroinë të pastër grupin që drejtohej nga Erigels Presi, dalin që nga muaji tetor 2021, me rastin e bisedave të përgjuara ambientalisht mes Presit dhe Telollarit dhe mes këtyre edhe Gerti Aliu, i cili ndërmjetësonte kontaktet me trafikantët shqiptarë të drogës.

Në veçanti, më 14.10.2021, gjatë një bisede të përgjuar mes Presit dhe Telollarit, ky i fundit kërkonte konfirmim nga Presi se personi me të cilin Gerti Aliu ishte në kontakt me një që quhej Redi Tusha, duke sqaruar se pak më parë, gjatë një video telefonate me vetë Gertin, i kishte parë së bashku: “do të vijë Gerti dhe do të flasë personalisht (…) më tha për një vend tjetër. Duhet të gjejmë një magazinë (…) për ta mbajtur (…) si the ti? Tusha (…) po, Tusha! (…) Redi! (…) ishte ai më parë në dhomë (…) me Gertin”.

Kjo përmendje tashmë jepte treguesit e parë të qarta dhe të padiskutueshme për identitetin e trafikantit të drogës me të cilin Gerti Aliu ishte në kontakt në Shqipëri për të krijuar një kanal furnizimi me lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Konfirmimi që bëhej fjalë për Gerti Aliun si furnizues i ngarkesave u mor nga Presi dhe Telollari me kalimin e dy ditëve, më 16.10.2021, gjatë një takimi në Bari mes këtyre të fundit dhe vetë Gerti Aliun.

Në atë rast, përgjimi ambiental në brendësi të automjetit të Presit mundësoi për të dokumentuar se Gerti Aliu ishte pikërisht në ato momente në kontakt telefonik me një person me emrin Redi, i cili përmes një mesazhi kishte komunikuar se kishte vështirësi pët të ngarkuar në Shqipëri kamionin me ngarkesën e drogës që do të nisej drejt Barit (proc. nr. 115 R.I.; 1675/21 e 16.10.2021).

Një konfirmim i rëndësishëm për identifikimin e Redi Tushës erdhi me rastin e takimit që Presi dhe Telollari zhvilluan me të në Bari, në parkingun e qendrës tregtare “Mongolfiera” më 11.11.2021, ku ai mbërriti pasdite me një automjet të monitoruar OPEL, që drejtohej nga Presi. Në pritje të takimit, Presi i tregonte një automjet tjetër tip “Range (Rover)” me targë (pjesërisht) “001SB”, që sipas tyre do të ishte i personit që do të takonin, duke thënë pak a shumë: “ja ku erdhi ai, është Range (…) nuk ka askënd brenda (…) 001SB (…) do ta lë këtu dhe do të vijë në këmbë”.

Këto elemente bënë të mundur që emri “Redi”, që kishte në dispozicion një automjet Range Rover me targë pjesërisht “001 SB”, së bashku me informacionin se vinte nga Shijaku, të çonin në identifikimin e sigurt të shtetasit shqiptar Redi Tusha, i lindur në Shijak më 16.04.1983, përdorues i makinës me targë shqiptare AB001SB. Për më tepër, u vërtetua edhe pjesëmarrja e tij reale në takimin me Presin dhe Telollarin, pasi në atë ditë ishte me të vërtetë në Itali, dhe më 11 nëntor 2021 ishte në Bari me një makinë me targë AA001SB.

Të dhënat e marra nga kompania e trageteve treguan se emri i pasagjerëve që hipën në të njëjtën traget të kompanisë Golden Bridge në nisje nga porti i Barit drejt Durrësit, përfshinte edhe targën e përmendur më sipër AA001SB, e cila figuron në regjistrimet për nisjen dhe kthimin në Shqipëri. Kjo provon se mjeti realisht i përdorur nga Redi Tusha ishte AB001SB, dhe se ai ishte regjistruar në sistemin e gazetës Dita Dami Tims me të njëjtën targë, dhe se kishte hyrë në territorin shqiptar më 28.10.2021 nga Mali i Zi, me të njëjtin automjet me targë shqiptare AB001SB, dhe ishte kthyer më pas më 12.11.2021 nga porti i Durrësit, me një biletë të prenotuar me nr. 2615825.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Koment
  • Patriot thotë:
    22 Maj, 2025 te 1:27 pm

    O Kazan, cfare jane keto lajme dhe tituje idiote, ” vellai I bodgardit te Saliut”. Cfare lidhje ka Saliu ketu? Ai ka 30 bodigarde?
    Pse nuk shkruane qe gjysma qeverise ne burge dhe ai vazhdone rri ne detyre? Kane te drejte qe njerezit drejtojne gishtin nga ju per ne SPAK. Kur doni privilegje e quani veten pushtete te katert kur ju kerkojne llogari reasoning si kazan.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E rëndë në Sarandë! “I forti” i Ksamilit dhunon dhe përgjak një person në sy të fëmijëve
  • Humb jetën punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela
  • Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles, shoferi u neutralizua nga kalimtarët
  • VIDEO: Përplasje fizike deri te përdorimi i armëve, çfarë ndodhi në klubin e natës në Palasë?
  • Ky është Skifter Tagani, pronari i biskotave “Tagani” që falsifikonte datat e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. demo në VIDEO: E rëndë në Sarandë! “I forti” i Ksamilit dhunon dhe përgjak një person në sy të fëmijëve
  2. ¿? në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  3. ¿? në Historia e këngës “Mëma ime Greqi – Majmun evgjitësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë. Çfarë arti bën krijuesi shqiptar?
  4. ¿? në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  5. ¿? në Homazh për Ambasadorin Werner Daum
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?