Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PËRJETËSIMI I PËRDITSHMËRISË
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > PËRJETËSIMI I PËRDITSHMËRISË
Kulture

PËRJETËSIMI I PËRDITSHMËRISË

Published: November 5, 2026
Shpërndaje

Nga Virion GRAÇI

(Nasi Lera: “Fati i njeriut”, roman, 2026, botimet DITURIA.)

Romanin ri të Nasi Lerës pata nderin ta lexoja që në dorëshkrim. Kur lexoj N. Lerën, mbetem në tekstin e tij, teksti i tij është bota e tij, njerëzimi i tij, planeti i tij i ndriçuar. Po. N. Lera është tërheqës për hir të qartësisë dhe autenticitetit: njerëzit dhe viset e sjellë në jetë prej penës së tij janë të pa ngatërrueshëm, të paharrueshëm. Si çdo shkrimtar i madh, nuk sjell në letërsi aludime, shartesa artificiale, insinuata provokuese, por bën zbulime të mprehta, fakton ligjësi të pa shkruara të jetës shoqërore, qarkon imtësi me forcë përgjithësuese universale, trajta të natyrës njerëzore, të sjelljes, të reagimit sipas rrethanave..

- Publicitet -

N. Lera lëvron me sukses tregimin dhe romanin. Te proza e shkurtër, fabulat e tregimeve të tij mund të ishin skeleti i një romani epik. Në fakt, N. Lera është çehovian i lindur, për një ‘Iliadë’ i mjaftojnë disa faqe. Epikën, historinë e madhe, afreskun social e kalon nëpër filtra lirikë; shkruan, letrarizon atë lëndë që përjetohet nga njeriu. Bota njerëzore dhe universi për N. Lerën është ai spektër drite që arrin ta prekë shpirtin njerëzor e ta bëjë të tejdukshëm atë.

Dinamika e rrëfimeve të tij është pasojë, nuk është pikënisje e paramenduar; intensiteti nuk matet me numrin e ndodhive, me projeksione heronjsh të rëndësisë së veçantë, por me horizontin që të ofron për të parë, për të ndjerë e kuptuar dukuri e marrëdhënie në dukje të thjeshta, por me brendësi komplekse, domethënëse e simbolike në modestinë e tyre. Ndjeshmëri e lartë dhe artikulim i përkorë artistik.

Mjeshtër i minimalizmit, dhunti krijuese që ta lejon proza e shkurtër, Nasi Lera është në të njëjtën lartësi dhe si romancier duke dëshmuar zotësi, jo vetëm në zotërimin e çastit, të gjendjes kalimtare, fluturake, por edhe në zhvillimin e karaktereve: marrëdhëniet e tyre në periudha të gjata kohore, etapat, pikat e kthesave pasuruese, përvojat, trajektoret jetësore.

Romanet e tij, një duzinë titujsh të mirënjohur, tematizojnë gjendje kyçe të shoqërisë sonë duke i parë krizat e përgjithshme të përthyera te njerëz të rastit: pushtimin fashist te vendit, ngritjen e autoritetit të ri shtetëror/demokratik me mbetjet dhe modelet e së shkuarës; mandej në romane të tjerë janë vizatuar deformimet morale dhe emocionale të tranzicionit politik, përballja individuale me fatalitete si vdekja e paralajmëruar, para kohe e një të reje, komercializimi kriminal i marrëdhënieve familjare a dashurore, trafikimi, varfërimi deri në shkretim i jetës kulturore-letrare, zhdukja e personaliteteve dhe modeleve frymëzuese. Pra, një enciklopedi artistike e jetës sonë, deri te libri i tanishëm.

“Fati i njeriut”, roman autobiografik, ka të bëjë, si krejt krijimtaria e autorit me zbulime nga përditshmëria: humanizmi i përditshmërisë, drama e përditshmërisë, heroika e saj, lirizmi i saj, konfliktet e saj, kontrastet e saj, gjurma historike e përditshmërisë. Në qendër të romanit janë familjarët e autorit: nëna, babai, autori-fëmijë, dhe deri këtu nuk veçohet nga rrëfimet e këtij lloji. Përmbi rrëfimet e autorëve të tjerë, N. Lera, te “Fati i njeriut” ngrihet nëpërmjet binomit njeri-peizazh. Rrëfimet e tij kanë në qendër njeriun në ambientin e tij. Për të kuptuar personazhin, duhet t’i avitemi peizazhit të subjektivizuar, dhe anasjelltas.

Nëpërmjet simbiozës organike mes peizazhit të jashtëm dhe botës së brendshme të personazheve deskriptohet qartë fati njerëzor, jo i para dhënë nga fuqi të mbinatyrshme, sigurisht. Peizazhi, edhe te ky libër i N. Lerës, është piktoresk, por jo idilik; është i animizuar, psikologjik, emocional; funksionon si jehonë e gjendjes shpirtërore.

Tjetër risi në romanin: “Fati i njeriut” përbën konceptimi origjinal i prindërores, i nënës dhe i babait, si gjenezë, si prani e përhershme, si masë dhe kulm i vlerave. Për N. Lerën, nëna dhe babai janë më shumë se kategori biologjike. Prindërorja, për të, nuk është ngjizja dhe mëkëmbja e pasardhësit, e fëmijës, nuk është fazë e privilegj i foshnjërisë, por rrugë e gjatë që zgjerohet, përsoset, pasurohet e kristalizohet gjatë jetës, për deri sa prindërit janë gjallë, por edhe përtej pranisë së tyre tokësore; ata nuk zbehen, nuk zvogëlohen, ata ngelen të tillë edhe nga amshimi.

*****

Proza e N. Lerës të merr pranë vetes, të mundëson ta shohësh botën nga e njëjta dritare me të; proza e tij lexohet duke zgjedhur të mos marrësh frymë sepse bryma jote mund të ta mjegullojë sadopak xhamin e hollë që të ndan nga pamjet përjashta dhe humbet nuancat, hollësitë, përgjigjet e përjetshme të pyetjeve të tua- humbet magjinë, simbolikat, hollësitë. Një tipar i shquar i tij, karakteristikë e krejt krijimtarisë është dashuria për jetën, për njeriun si i tillë. E sjell në qendër të vëmendjes njeriun e rastit, por nuk e qesh, nuk e zvogëlon, nuk e karikaturizon, siç ka ndodhur rëndom në letërsi me njeriun e tepërt, të margjinalizuar. Ai e gjen atë diku, të humbur në fatin e tij dhe na e sjell, na e ekspozon të ndihemi solidarë, të njëjtë. Dhe autobiografia e tij e romanizuar: “Fati i njeriut” nuk ngelet vetëm e tij; biografitë e shkruara janë mes tyre të ndryshme e të ngjashme njëkohësisht, sa janë të tilla dhe fatet njerëzore.

Të isha i vetëm në pëlqimet e mia për letërsinë e N. Lerës, nuk do të guxoja t’i hidhja këto radhë. Fatmirësisht, jam vetëm njëri prej të shumtëve. Nasi Lera, prej 5-6 dekadash ka qenë dhe ngelet shkrimtar i dashur, i vlerësuar. “Fati i njeriut” do të jetë stacioni i radhës: oaz i bukur për lexuesin e etur për rrëfime të ndjera, të hijshme, esenciale.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  • PËRJETËSIMI I PËRDITSHMËRISË
  • Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  • Nga rrënjët arbëreshe drejt botës: Albchef çel në Piana degli Albanesi Muajin e Kuzhinës Shqiptare
  • Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950

Komentet e Fundit

  1. Etem Tralalaj on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  2. K R on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  3. Ethem Tralalaj on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Vlora 97 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  5. demo on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?