Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përkeqësohen treguesit e fertilitetit, ja qarqet me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Përkeqësohen treguesit e fertilitetit, ja qarqet me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
EkonomiKryesore

Përkeqësohen treguesit e fertilitetit, ja qarqet me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë

Published: August 11, 2023
Shpërndaje

Treguesit e fertilitetit në Shqipëri po përkeqësohen me shpejtësi, duke e renditur vendin me normat më të ulëta të lindshmërisë në Europë.

Megjithëse Qeveria ka aplikuar një mbështetje financiare në formën e bonusit të bebeve që nga 2019, numri i lindjeve po bie me shpejtësi nga viti në vit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit, lindjet shënuan rënie vjetore në shkallë vendi me 12.7%, por Qarku i Lezhës kishte rënien më të lartë me 23.5%, i ndjekur nga Gjirokastra, me 19%, dhe Berati dhe Dibra përkatësisht, me nga 17% secila.

- Publicitet -

Rënia e lindjeve me ritme dyshifrore ka përfshirë edhe kryeqytetin. Në 6-mujorin e parë të vitit, në Tiranë lindën 3785 bebe nga 4345 që lindën në 6-mujorin e parë 2022, me një rënie 13%.

Kryeqyteti u rendit në mesin e qarqeve me rënien më të madhe të lindjeve nga 12 qarqet e vendit. Rritja e kostove në kryeqytet, sidomos për pasuritë e paluajtshme dhe qiratë, i ka vështirësuar kushtet për krijimin e familjeve të reja dhe lindjen e bebeve gjithashtu.

Në krahun tjetër, Korça, Kukësi dhe Durrësi kishin një normë më të ulët lindjesh.

Në të gjitha qarqet, rënia e lindjeve është me ritme dyshifrore më 2022. Shkaqet janë shumëdimensionale, por kryesoret lidhen me rënien e popullsisë në grupet me moshë të re. Për shembull në vitin 2022, grupmosha 0-29 vjeç ka rënë me 36% në krahasim me vitin 2001.

Pas dy dekadash nuk do të ishte çudi të shihnim qytete të tëra të braktisura. Imagjinoni që në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës, ku përfshihen edhe Tepelena me Përmetin, kanë lindur 364 bebe më 2022.

Pas 6 vitesh, në të gjitha shkollat e qarkut, do të jenë në klasën e parë vetëm 364 nxënës nëse prindërit e tyre nuk vendosin të emigrojnë jashtë vendit, ose në qytete të tjera, siç ka ndodhur këto vitet e fundit.

Rënia e lindjeve e kombinuar me normat e larta të emigracionit po e vë vendin përballë një sfide të panjohur me parë.

Bizneset në të gjithë sektorët dhe të gjitha qarqet janë në sfidë për gjetjen e punonjësve. Teksa vendi është para mundësive për të zgjeruar ekonominë në sektorin e shërbimeve dhe prodhimit, mungesa e fuqisë punëtore po bëhet një pengesë serioze.

Veç të tjerash struktura e popullsisë së mbetur është përkeqësuar në favor të moshave të vjetra. Të dhënat e INSTAT tregojnë se me 1 janar 2023 popullsia mbi 60 vjeç ishte sa një e katërta e totalit të popullsisë.

Personat + 60 përbënin 23.5% të totalit të popullsisë me një rritje 1 pikë përqindje në krahasim me vitin 2022 dhe me rritje 8.8 pikë për qind që nga viti 2011 kur u krye Censi i fundit për popullsinë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë
  • Punimet për zgjerimin, nga sot deri në 3 shtator bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës
  • Vdekja e ish-të dashurës që denoncoi McGonigal, pak orë më parë kishte publikuar 75 postime: E urrej FBI-në
  • Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston
  • Zbardhet vrasja e reperit Tupac, dënohet pas 30 vitesh ish-kreu i bandës

Komentet e Fundit

  1. Shqiptar on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  2. Vl on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  3. Ethem Lalaj on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Shpresa Cakaj on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  5. durrsaku on 01 shtator 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?