Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Mbretëreshës së Anglisë, Pallati Mbretëror del me njoftim zyrtar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Mbretëreshës së Anglisë, Pallati Mbretëror del me njoftim zyrtar
AktualitetBote

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Mbretëreshës së Anglisë, Pallati Mbretëror del me njoftim zyrtar

Published: September 8, 2022
Shpërndaje

Britania e Madhe në ankth për gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth II. Përmes një deklarate, Buckingham Palace njoftoi se sundimtarja është nën mbikëqyrje mjekësore në kështjellën Balmoral në Skoci, pasi mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e saj.

“Pas vlerësimeve të mëtejshme paraditen e së enjtes, mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së saj dhe kanë rekomanduar që Mbretëresha të jetë nën mbikëqyrjen e tyre”, thuhet në deklaratën e pallatit mbretëror. Siç mësohet, Princi Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla kanë mbërritur në Balmoral, e po ashtu Princi William është nisur për aty.

Njoftimi vjen pasi monarkja 96-vjeçare anuloi pjesëmarrjen në një takim virtual me këshilltarët e saj ditën e mërkurë, me këshillë të mjekëve për t’u çlodhur. Kryetari i parlamentit britanik, Lindsay Hoyle, ndërpreu debatin për energjinë gjatë së enjtes, për të informuar deputetët lidhur me Mbretëreshën. “E di se flas në emër të të gjithë dhomës së komunëve kur them se i përcjellim urimet më të mira Mbretëreshës dhe se ajo dhe familja e saj janë në mendimet dhe lutjet tona”, tha ai.

- Publicitet -

Sakaq, kryeministrja britanike Liz Truss pohoi se i gjithë vendi do të ishte thellësisht i shqetësuar nga lajmi. “Mendimet e mia dhe të qytetarëve britanikë janë për Mbretëreshën dhe familjen e saj në këto momente”, ishin fjalët e udhëheqëses sëre. Elizabeth II emëroi Liz Truss si kryeministre në kështjellën Balmoral ditën e martë, në vend që të udhëtonte në Londër për ngjarjen. Gjatë sundimit 70-vjeçar, Mbretëresha ka zhvilluar tradicionalisht një audiencë me kryeministrat e rinj në Buckingham Palace. 96- vjeçarja ka qenë me pushime në shtëpinë e saj në Skoci që prej muajit korrik.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • LEON says:
    September 8, 2022 at 2:49 pm

    Rrofte mbreteresha,rrofte Toni blair,qe ndergyne ne Kosove.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ngjarje e pazakontë: U mbijeton dy herë dozave të helmit letal, dështon ekzekutimi i të dënuarës me vdekje në SHBA
  • “Arrestoni Ramën”, shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë e re, kryeministri Rama pritet me protesta
  • Katastrofa ekologjike në Lushnjë, tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen
  • Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për skandalin në SHISH
  • Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”

Komentet e Fundit

  1. Mapo on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  2. hila on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  3. i persekutuar on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  4. Vl on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  5. B.Kopliku on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?