Nga Adrian Thano
Shifrat në letër janë rritur frikshëm, po ashtu edhe buxhetet. Para të derdhura lumë, por situata me infrastrukturën në terren vazhdon të dështojë.
Rrugë që kanë kushtuar qindra milionë euro për disa kilometra të paktë çahen ose mbulohen nga dheu e gurët sapo nis dimri. Jo vetëm rrugët. Shikoni fotot e djeshme nga Durrësi. Veliera, një strukturë masive betoni, e ngritur mbi katër këmbë konstruktive, pa funksion të qartë social apo ekonomik, 12 milionë euro investim (?!) Pas një dite shiu, ishte rrafsh me ujë. Ngjante me shtratin e një lumi.
E pamundur që vepra kaq të shtrenjta të dështojnë kaq shpejt, sapo natyra i vë në provë. Përgjimet e fundit të zbardhura nga dosjet e SPAK e bëjnë gjithnjë e më të qartë arsyen. Problemi nuk është më natyra.
Kur flasim për përmbytjet do ishte e pasinqertë të përjashtohej nga përgjegjësia komuniteti. Ndërtimet pa leje, bllokimi i kanaleve kulluese, hedhja e mbetjeve në shtratin e lumenjve, tolerimi i shkeljeve nga vetë banorët. Të gjitha kanë kontribuar drejtpërdrejt në këtë situatë.
Por këto sjellje nuk lindin në vakum. Ato janë produkt i një shteti që e trajton ligjin si mall pazari. E negocion për vota, e fal kundrejt ryshfetit, e “legalizon” më pas me një firmë.
Ne shqiptarët e justifikojmë korrupsionin e vogël “poshtë” si një ves të pashmangshëm, si një zakon popullor. Por ai është reflektim i asaj që ndodh “lart”. Atje ku miliona euro kërcasin mbi kolltuqe Chesterfield duke pirë verë Romanée Conti. Prej atje zbret e përhapet babëzia. Kjo babëzi bëhet nyja që lidh më pas të gjitha hallkat e dështimit.
Në këtë “lartësi” patetikësh të privilegjuar duhet goditur fort. Po nuk u thye qafa, trupi nuk mëson të rri drejt.
Çfarë na përmbyt sot, kur alibia e vjetër “s’ka fonde” ka rënë prej kohësh? Paratë nuk mungojnë më. Përkundrazi, në infrastrukturë derdhen shifra marramendëse, të paimagjinueshme vetëm një dekadë më parë. E megjithatë, përmbytjet vazhdojnë. Atëherë, çfarë na mbyt realisht?
Na përmbyt aleanca e pushtetit me interesat e ngushta private. Kjo simbiozë e ka shndërruar territorin në mall. Mbi këtë aleancë rëndon një kulturë kolektive tolerimi ndaj shkeljes.
Humbësi është gjithmonë i njëjti, qytetari i zakonshëm, ai banori i periferisë, fermeri. Vilat rreth Teg-ut nuk mbyten. Mbytet ai që “nuk ka lidhje”. Që nuk ka zë, që nuk ka mbrojtje.
Po, është e vërtetë që shteti sot reagon pas katastrofave. Ka zyrtarë në terren, fonde emergjente, premtime për dëmshpërblim. Por kjo është vetëm administrim i dobët i pasojës. Shkaku mbetet i paprekur, sepse korrupsioni sistemik e bën të pamundur goditjen e tij.
Një shtet social dhe funksional do investonte shumë më tepër në parandalim. Shumë më pak në fasada dhe propagandë.

Meqë jemi te propaganda, dy fjalë për militantizmin e verbër partiak. Qoftë i majtë apo i djathtë, militantizmi ka pushuar së qeni bindje politike. E kanë bërë mekanizëm mbrojtës të grabitjes publike. Militanti i sotëm është kthyer në rojtar të abuzimit. Mbron fort vjedhjen nga llogorja partiake, forume, kafene, rrjete sociale.
Kjo është përmbytja më e rrezikshme nga të gjitha.
Ndërsa qeveritë, PS sot, PD dje, ndajnë miliarda euro para publike me kompanitë e tyre të lidhura, me oligarkë, koncesionarë, strategjikë e miq biznesi, baza militante angazhohet jo për të kërkuar llogari, por për të justifikuar dhe relativizuar dështimet.
Ironia tragjike është se shpesh ata që mbrojnë me fanatizëm partinë e tyre, janë pikërisht ata që e paguajnë çmimin më të lartë. U përmbyten shtëpitë, u shkatërrohen të mbjellat, bllokohen në trafikun e çmendur, aksidentohen në rrugë të dobëta, në ura të paniveluara.
Ndërkohë, miliardat janë shpërndarë, kontratat janë mbyllur dhe faturat janë firmosur.
Kjo është skema. Atje “lart” afër “majës së vetmuar” ndahet pushteti dhe fitimi, këtu “poshtë” ndahet pasoja, zemërimi, përçarja. Njerëzit e thjeshtë zihen për gryke për ngjyrën e partisë, ndërsa ata që kanë përfituar nga investimet fiktive dhe tenderat jo-tendera, janë bashkë. Të qetë, të dukshëm ose të padukshëm, por gjithmonë të fituar.
Militantizmi, naiv ose i paguar, u shërben si perde tymi. Çdo kritikë e cilëson “armike”, çdo pyetje e quan “sulm politik”, çdo dështim e justifikon me krahasimin me tjetrin: “Po ata më parë?”, “Pse s’flet për PD-në?”, “Pse s’flet për PS-në?” Kështu, vjedhja bëhet “kolektive” në heshtje. Përgjegjësia shpërndahet e shpërndahet aq shumë, sa përfundon të mos ketë më fajtorë.
Kjo është përmbytja morale e vendit. Në vend të kërkojmë shtet funksional për të gjithë, rreshtohemi si tifozë të pushtetit. Mbulojmë problemin me brohoritje partiake, hedhim në qarkullim idiotësi të tipit “kështu e ka gjithë bota”. E gjitha, vetëm pse fiskeku “është yni”.
Ky është ai “uji” që nuk përmbyt vetëm shtëpitë. Mbyt arsyen, mbyt solidaritetin. Banalizon idenë fisnike të interesit publik.
Stop këtij militantizmi qesharak!
Botuar sot si redaksionale e faqes së parë në gazetën DITA

13 vjet Shteti Rilindjot ka harxhuar miljarda Euro per teknologjite kompjuterike,Sherbime dixhitale,inteligjence Artificiale,Regjistra digitale.Arkiva,Te dhena personale te shtetasve,bisnese,prona,adresa etj.Vetem 700 Miljon nga keto i vodhi Gysi me kompanine e kopilave AKSHI.PO sikur Qeverria Rames mos kishte bere asgje nga keto dixhitalet,cfare do te ndodhte?Asgje do te ndodhte. Administrata,arsimi,shendetsia do merrte rrogen tek pagatori me Listpagesa dhe nuk do kalonin neper banka,.Regjistrimi pronave do behej me Rregjistra ne Kadaster dhe kopilat e Akshit nuk kishin akses te nderhynin.Populli do te votonte me listat e shkruar dhe numurimet do beheshin me syte qe na ka dhene zoti dhe me tabelat e mbledhje zbritje shumezimi qe na kane lene arabet e mesjetes.Ashtu si u numuruan zgjedhjet e 91 dhe 92 qe u numuruan ne kohe rekord dhe rezultatet dollen per dy tre dite.Keto miljarda te hedhura per AKSHIN,per Diellen,per IAA,AI,sikur te ishin hedhur per Bonifikimin,per mirembajtjen e Kanaleve,kullimet,Hidrovoret,per Pyllezimin dhe mbrojtjen kunder zjarreve,.Mor po krijimin e skuadrave shteterore te pushkatimit te zjarrvenesve.(e ka aplikuar Kenia ne Afrike per vrasjen e BRRAKONJEREVE,qe zhduken rinocerontin e bardhe)Djegja e pyjeve eshte zhdukje e Tokes..Po degjoj specialistin e Vreshtarise dhe pyjeve,Lush Susaj.Thote qe nje dru Ahu mban ne trup 6kv uje,dmth thith nga toka 600 litra uje.Kjo qeverri ka cpyllezuar me zjarret ne pyje 60% TE PYJEVE DHE SHKURREVE QE ISHIN PARA 90.Toka bujqesore eshte shkretuar per fotovoltaiket.Jane dhene 90 miljon euro per Hidr0ovoret.Ku kane shkuar?
Zoti bojaxhiu,.Nuk mban me llustra xhela lekura kpuces.
Ti ke zanat llustra,kadife xhela dhe cmon llustren me cmimin e kepuces..
Hap rrugen daje se nuk i pastron Diella kanalet,kolektoret.Kryeminister ishte Memet Shehu,po bente 30 dite pune me traktor.Ti s`ke punuar 1 dite ne jeten tende prej llustraxhiu,bojaxhiu,e kontrabandist ikonash te vjedhura.
Me sharlatane,llustraxhij,mashtrusa si puna jote e di ku vete radha neper ambasada?
Meteorologet thone se sot ne Lezhe dhe Durres ka rene 150 mmm shi.Durresi Lezha kenete,.Makinat jane bere si skafe te cpuar nen uje. Ky Artan Hoxha po lexonte nje statistike.Ne vitin 1981 paska rene 345mm shi dhe nuk u permbyt asnje kanal.
Gjendja pritet te perkeqesohet ne ditet ne vazhdim,kur priten reshje te dendura.
Forcat e Ushtrise e kane situaten nen kontrol.E vetmja gje qe mund te bejne eshte te cvendosin te permbyturit neper Hotelet e shumte,qe jane te gjithe pa leje ndertimi,Me shtesa katesh pa leje,me plazhe te zaptuara ne vere,.
Me bo naze ndonjeri :Nuk i pranoj,se jam privat,I pritet leja per shezlongje,cadra,territor plazhi,i shkulen tendat,Katet pa leje,,
Se te gjithe Hajdute jane ne kete vend,Edhe te permbyturit qe kane ndertuar ne kenete.
Do ti pranojne si Cecua,Edhe ushqimin t`ja sigurojne.Per loje 9 me detyrim percaktim,eshte usta palla.
Ishalla e lexon deri n fund kapter Etemi
Dhe reflekton disi
Jo zoterinj, nuk ben keshtu.
Nuk ben te thuhet “qeverite PD dje dhe PS sot”; nuk eshte e drejte; nuk eshte e ndershme. Qeveria “dje” pagoi per mekate e saj para 13 vitesh. Qeveria “sot” erdhi ne pushtet edhe me premtimin per te zgjidhur nje problem te tille; eshte mandati i katert, dhe qeveria e “sotme” jo vetem qe nuk ka zgjidhur asgje, por e ka RENDUAR ne skaj situaten.
Kurre me pare nuk kemi pare permbytje te tilla. E gjithe Shqiperia nen uje.
Nga ana tjeter, ka nje ndryshim te madh, thelbesor, mes qendrimit qe mbante qeveria “dje” dhe atij qe mban qeveria “sot”.
Te pakten Sali Berisha dilte cdo dite, cdo ore te dites dhe i pergjigjes situates, u pergjigjes pyetjve te gazetareve, shqetesimit te qytetareve.
Kurse sot, Edi Rama, jo vetem qe hesht per katastrofen mjedisore te permbytjeve, por tallet rendshem me shqiptaret, duke postuar foto-kartoline nga Bregu…
Ne kete kuptim, nuk ka permbytje te ndergjegjes se Edi Rames dhe qeverise se tij; thjeshte sepse keta nuk kane fare nderggjegje.
Po, ka permbytje te ndergjegjes se atyre qe mundohen te relativizojne pergjegjesine dhe fajin, duke ia hequr zullumqareve Rama me shoke dhe duke ua faturuar edhe qeverive te meparshme.
Megjithese, edhe po ta pranojme si argument, pergjegjesia me e madhe e qeverive te meparshme, eshte e vetem njeres te tille, eshte ajo e kohes se diktatures, qe me politikat e saj te mbrapshta, duke kthyer ne toke bujqesore edhe kodrat edhe malet, shkaktoi nje erozion te jashtezakonshem qe vazhdon e thellohet per dekada e per dekada me radhe.
Pra, thjeshte nje foto-kartoline mbi bukurite natyrore te Bregut, e Edi Rames te postuar nga ai vete ne rrjetet sociale dhe heshtja ndaj permbytjeve qe kane zhytur Shqiperine nen uje, tregon me mire se cdo gje tjeter se kush eshte pergjegjesi dhe fajtori i vertete.
T’i biesh te njejtes vrime te fyellit PS-PD, jo pozita jo opozita, jo militantizmi partiak ( po c’hyn ketu militantizmi partiak?) me qellim relativizimin e pergjegjesise, eshte permbytja e vertete e ndergjegjes.
O skypion
Politika nuk ndahet ne te mire dhe te keqe sipas logos. PD ka pasur pushtetin dhe ka deshtuar, PS ka pushtetin sot dhe po deshton. Ndryshimi nuk vjen duke mbrojtur verbërisht nje parti, por duke kerkuar llogari nga kushdo qe qeveris. Kush nuk kritikon pushtetin, behet pjese e problemit.
“Po shpenzojme shifra te jashtezakonshme ne investimet publike…” a e keni kete seriozisht a talleni o Redaksionalja?
Pastaj me poshte pyesni – ” ku shkojne kaq shume miliona “?
Lerini naivitetet e shtirura e mos luani rolin e budallait per ti sherbyer nje shejtan-budallai ne pushtet.
Asgje nuk investohet, gjithcka Vidhet.
Kete e dini mire e boll beni strucin per mos ta pare se eshte si rita e diellit. Vjedhjet jane ndado ka tenderime nga me i vogli te me i madhi nga jugu ne veri.
Eshte pushteti hajduterise qe i vendos qe me pare ato miliona ne vende te sigurta pastaj u ben nga nje tender me firme te asaj qe tani rri si muti lagur ne shi, ndonese e strukur brenda, zevendeses se Kreut te Hajduterise e kapur mat ne vjedhje dhe e mbajtur fort per leckash nga Kryehajduti siper saj.
O ti qenke k..r
Po pse shkrimi ca thot
Apo lexon vetem tit ti?
Ja, po bejne Stop militantet. Megjithese ne eterin toksik, qe eshte interneti I manipuluar mund te prodhosh militante virtuale sa te duash. Me metoda digjitale edhe nje grupim pijanecesh rreth zjarrit mund ta prezantosh si proteste qytetare apo opozitare te papare ndonjehere ne histori. Problem eshte se ujin nuk e fshin dot nga rruga me propagande digjitale. Me futjen ne BE apo me rritjen e detyruar ne shpenzimet ushtarake. Jam kurioz te di a vidhet ne ushtri si ne “lemet” e tjera? Se la qene nje shprehje qe kur kapterrat bejne ligjin ne ushtri mungon edhe orizi e kripa.
Ore vertete si po i fshihet keshtu publikut zevendeskryeministrja ne detyre Belinda Balluku pa dale te inspektoje ca ato rruget e humbura nen uje meqe kryeministri eshte fort i zene me bythlepirje te Makronit jashte vendit. Apo ndoshta ngaqe i mungojne ato bodyguardet e saj Gjyli me shoke te ARRSH te mbyllur ne arreste shtepie!
Dita nje kshill se ju kam per zemer
Bejini me ze e figur kto editorialet si Pamfleti se jeni sh lart po asnjeri s lexon më
Robt nuk kan koh per leximin
Ja shifni komentet
Kapet kollaj qe 90 perqind nuk e kan lexu hic vetem reagojn mllefet e veta
Ne kete mesele korrupsioni Edi eshte me i pafajshmi.Pse eshte i pafajshem?
Sepse Formimi,Arsimimi,profesioni i tij,jane pregatitja e nje Mashtruesi.Nje piktor hollandez ,nulk me kujtohet emri,thoshte:
-Une i vizatoj Ata(fshataret)ne rruge,ne fushe,ne shtepi dhe Ata kenaqen,sepse u pelqen mashtrimi.
Ne vume ne krye te Shtetit nje Mashtrues.Vume te terheqe karrocen,nje qen..Ne vend qe te vinim,nje kale,nje gomar,makar nje buall.Po aq e ka takatin qeni.Pjesen tjeter do lefi.
Piktor qe vizatonte fshataret ka qene Van Gog. Po nuk ishin fshataret qe u pelqente mashtrimi, po Van Gog qe pelqente fshatin.
Mos ngaterro idene e shkrimit me budallalleqe
Keto lloj barcaletash moren ne qafe kombin shqiptar.
Ne fillim dolen llumi i PDse dhe benin barcaleta per Enver Hoxhen, per ushtrine, bunkeret, dhe na cirreshin se te gjitha ishin nje vere ne uje. Mjaftonte Ceku i Bardhe, dhe ishim te gjithe kapitaliste.
Po, muhabeti doli ndryshe
Ata qe tregonin dhe gajaseshin me barcaletat vodhen dhe shuan gjithe shtetin.
E shkaterruan me sakte
Ndersa ti sot qahesh per tanket dhe silurat e Ushtrise shqiptare
TE duket e pamundur, por u zhduken nga barcaletat
Piktori jone nuk eshte artist.
Nuk eshte as piktor
Eshte nje palaco i ndyre qe kuptoi lojen si luhet per te rrenuar dhe vjedhur budallenjte e coroditur nga barcaletat e dhjerokracise me socializmin
Kuptimin e shtetit e shnderroi ne afere tenderimesh e koncesionesh
Ky eshte Kapitalizmi, ose Liria e Tregut
Kete prallisi Rama dhe Berisha
Dhe, Shteti pati vetem nje funksion, Sherbim per shtetaret
Dhe ligjet dhe mekanizmat i sherbejne Hajdutit qe drejton koncesionet
Nuk eshte budalla, jo. Eshte Piktor i Deshtuar, por hajdut i mencur.
Vjedh sa nuk ngopet dhe e di qe lojen politike e ka me jashte, jo me brenda.
Po i eci me Ameriken sot, ja ka hedhur dhe per nje dekade tjeter.
Dhe, ne do merremi akoma me barcaleta
Nqs do genjehemi prape dhe ne vend te Edit do votojme Lea Ypin,,edhe Ajo Ate zanat ka:Mashtrimin,Kjo eshte rrobaqepsje e mbretit lakuriq.Ne vend te qenit do votojme nje buce.
Ky eshte problemi o demo. Mungesa e nje shteti serioz dhe frika perballe te vertetes ka prodhuar shume buce dhe buca. te gjithe injorante. por qe mendojne se meritojne nje vend ne “elite”
Mjaftojne te permendin “xhaxhin Enver:, dhe kete e kane deftese te maturise dhe pjekurise intelektuale, te denje per tu bere erudite
Te vesh duart ne koke
PËRMBYTJA MORFALE E NJË VENDI TË TËRË, NUK LEJON FRYMËMARRJE.
PËRGËZIME PËR KËTË REFLEKSION TË THEKUR!
Te dashur militante te sektit berisha! Mesoni te lexoni dhe shkruani shqip, me pare, se per te kuptuar, nuk kuptoni gje, jeni gjysem analfabete dhe medioker! Shajeni Ramen si hajdut etj. eshte detyre patrioktike, qe ju ka ngarkuar saliu,por mos e mbroni nje vrases sadist si ai, Saliu! Kush ju tha gjeni toke dhe ndertoni verioreve, kuptohet besnikeve dhe atyre qe paguanin! U mbushen tokat e ish kenetave me shtepi,pa uje, pa drita, pa kanale shkarkimi! Dhe ja ku jemi! Kuptohet qe qeveria hajdute e PS i legalizoi disa me rushfete, disa me bandat e PD! Urime per vitin e ri o trushkulur berishiane!
E the o Agim, po kujt ia the. Nuk e shikon që Skarypioni e thotë me më shumë pasion “Doktor Berisha” se ç’thoshim dje “shoku Enver”. Megjithëse duhet thënë që është detyruar të bëjë ca “lëshime”. Ja, e dëgjon si tha me gjysmë zëri: “Mirë o mirë, ja po e pranojmë që qeveria e PDhit dje bëri ca gabime…”
Ku jane planet urbane? Kujt i japin llogari kur vetem ndertojne? Ku eshte toka qe te thittji ujin? Pse ndertohet ne rere bregdet dge tokat afet saj? Te pakten beni kanale si ne hollande.O zot mos na shofi hollanda se ca ndodh ketu aman..Ato jetojne mes detit dhe s permbyten.Ediii te keqen se ke shike holla de meri xhan te na shpetojne.leja karrigen nja dy vjet atyre dhe rri behu keshillatr i tyre.he xhan per te miren tende dhe tonen
Lajmi i fundit?
Nudisti thonj pa’ prere’ emerohet kryeminister i Danimarkes qe ti shese Trapit Groenlanden (ashtu si ish ShQIperine e Sazano )bashke me Linden e te shpetojme Bythen….SS-Serbi Sali un Neronit qe dogji ShQIperi?
Si sot e 35 Vjet ne krye te kalifatit te Bathores’!
SHume drejt o Artan! Po shikoja Krasta show mw Collakun si te ftuar per permbytjet ne Shqiperi! Basriun nga budallenjte Collake nga Pogradeci! Jane sekt jane injorante!
Si gjithnje pas pilafit. Sa here kam shkruar ne komentet e forumit qe po punohet pa asnje kriter e pa pyetur per rreziqet natyrore?! Militantet hidheshin ne sulm me epitetet si salist etj. Specialisteve u takon te vene gishtin ne plage ne kohen e duhur packa turfullimeve militanteske dhe sperdredhjeve te politikaneve. Si mund te mendohet te ndertohet ne ish zona kenetore e te mos te te ndodhe gje! Faj ka politika por edhe pangopesia dhe babezia e njerezve e shtyre nga kultura e zaptimit dhe e ryshfetit. Natyrisht faj kane edhe mediat qe kane heshtur apo mbyllur syte per interesa personale apo politike. Ja pra qe natyra e paraqet llogarine shume te shtrenjte e nuk pyet per ankesat e mallkimet e artikuj si ky jane shume te vonuar!
Gjeja me e kote ne bote eshte t’i argumentosh nje trushpelari nga propaganda, se pse kjo keshtu pse ajo ashtu. Jo vetem e kote, por budallallek i madh.
E kam thene, per kategori te tille, qe fatkeqesisht eshte shume e gjere, se edhe po u beri mune ne koke Rama, do te thone se nuk eshte ashtu, por hallve dhe e hane me deshire dhe kenaqesi te madhe, ashtu sic po e hane; edhe po e pane Ramen me hanxhar duke vrare e prere njerez ne rruge te madhe, prape do thone se vetem po gudulis ( a nuk eshte kjo monster qe beri 4 te mjere kurban me 21 janar?!) ….
Gjithsesi, si kudo, edhe mes idioteve mund te gjendet, sado rralle, edhe ndonje njeri normal.
Per keta te paktet edhe komentet e mia. Per t’u kthyer tek argumenti i shkrimit, pergjegjesi e Rames dhe qeverise se tij, faji, a me sakte, krimi qe po ben, me shume se beri as s’beri kete a ate, eshte menyre sesi po REAGON ndaj kesaj fatkeqesie kombetare.
Ai po tallet, o njerez! Edhe me ju socialiste fanatike, trushpelare dhe trushkulur; me te gjithe po tallet.
Ja, po shkojme deri aty, sa te mos i kerkojme llogari; te pakten te shpjegohej, te justifikohej qofte edhe ne menyren e tij me batuta.
POR ai as kete nuk e ben; as kete. Por tallet, tallet me te gjithe shqiptaret. Shqiperia nen uje, ai poston foto-kartoline me bukurite e Bregut…!!!
Sa here duhet ta perseris qe ta kuptoni se c’tallje e madhe, se c’tallje bythe eshte kjo me ju mese pari qe i besoni?!
A ka me trushpelare se Skarypioni, qe nuk di gje tjeter vecse t’i thithe koqet “Doktor Berishes”.
Po ik o artan dhiar i Ramutit. Cope kellire
Ja pra na u mbyt Shqiperia kudo anembane,
por ama Belen e Ballukut gjekundi s’e pame,
po ku je moj Bela per rruget fort e interesuar,
dil ti shohesh ca sot kudo me ujra mbuluar,
se plase tere veres rruget duke i inspektuar,
dil tani prap ne dimer, per ti “inauguruar”
dil se je akoma ne podiumin e qeverise,
ngjitur m…pas kepuce te Edvin mavrise.
Eshte kryeminister per vere.Nuk eshte kryeminister per Dimer. Ky eshte kryeminister resortesh,plazhesh,panoramash nga maja Cikes,,sepse Ate pjese te jetes njeh.Ju kujtohet kur hapi Portat e Liqenit artificial permbyti Tiranen?
Jo vetem hajdut i babezitur.Eshte edhe idjot i llastuar.
Tani mend per te tjere,se ata qe intervistohen tek mortja lobal Soros,jane te gjithe kategoria llastureve pa pune,.
Se deri ku shkon papèrgjegjshmèria dhe cinizmi makabèr, lexoni deklaratat delirante tè Edvin Ramès sot, tek “na kujton” se pèrmbytje paska gjithè ballkani por askund nuk u fajèsoka qeveria pèr dèmet. Njè kryeministèr nè mandatin e tij tè katèrt qè ka kohè pèr cinizèm dhe fjalè boshe. Çdo gjè nè Shqipèri sot, mbytet nga plehrat dhe uji qè nuk shkon atje ku duhet tè shkojè, nè kanalizime qè ose nuk egzistojnè fare, ose janè tè mbushura me inerte. Pèr çfarè na nevojitet njè qeveri pra, kur kontrolli i territorit nuk qènkèsh prioritet i saj, kur zbatimi i ligjit pèr ndotje apo ndèrtime kuturu nuk funksionon. Kètu, qelbet peshku nga koka dhe jo nga bishti. Paaftèsia dhe korrupsioni i PS, PD ,LSI ,,e kanè sjellè Shqipèrinè nè kolaps,,,cinizmi dhe papèrgjegjshmèria pastaj,,i vènè vulèn çdo shprese pèr pèrmirèsim. Edvin Rama, èshtè shèmbèlltyra e asaj se si nuk duhet tè jetè njè kryeministèr. Ndèrsa vèndi pèrmbytet, kryeministri zhvillon luftra me SPAK pèr tè mbrojtur eunukèt e tij tè korrupsionit. Se sa tè zotè janè,,,shihni si çahen shtresat e asfaltit nè “rrugèt europiane” tè Ballukut apo lungomaret e ndèrtuara me cilèsi aq tè lartè saqè mjafton njè shi i zakonshèm, pèr tè pèrmbytur gjithçka. Pèr kèto gjèra,,kanè shpikur termin karastrofè natyrore kèta.
Aldrinp si i ditur qe je i re Van Gogut ne koket bingo,se vetem ate ke degjuar.po jane disa dhjetra piktore Hollandeze me te vjeter e me te rinj se Van Gogu.Barsaleta do tregoj sa te me kujtohen,se shume shume pensionin tim kam ne xhep,.Nuk kam buxhetin e shtetit.Ty nuk te fus duart ne xhep me barsaletat e mija.
Aaa se mu kujtua.Me sa di une,Van Gogu nuk ka vizatuar njerez,as fshatare,as qytetare,por ka vizatuar NATYRE.
Krahas permbytjeve te medha ne zonat bregdetare te Shqiperise kane shperthyer dhe sifonet e ujrave te zeza te Edi Ramofageve te Dites..
Me kuptoni ju lutem !
Nese do krahesoja vjedhjet e qeverise Rama me fajin per keto permbytje kjo e fundit eshte e paperfilleshme..
Me shani sa te doni kripto-enverist por kjo eshte Karma e ” diktatorit’ per shkaterrimin e rrjeteve te kullim-ujitjes qe ai i beri ne menyre shembellore…Nje miku im qe shoqeronte nje inxhinjer izraelit per sistemimet ujore ishte habitur per shkallen e larte te saj..
Kujtoni o harraqe permbytjen e Shkodres ne kohen e Sulltan Sal-epit dyte qe tha se keto permbytje ndodhinr 1 here ne 1000 vjet..Apo Zhelefina qe zgerdhihej duke thene se osht bo Shkodra si Venecia..
Fabula: goditeni Edin ne balle per skandalet qeveritare dhe jo poshte rripit te mesit duke i bere nder
A. Thano, krahasimi -permbytja e ujit dhe ajo e ndergjegjes – morali edhe sipas teje – fajin e ka populli qe akoma nuk nxe mend packa tenxhereve mediatike!
“Propaganda është për demokracinë ashtu siç është shkopi për një shtet totalitar.” (Noam Chomsky)
“Media është aq e fuqishme në rolin e saj të krijimit të imazhit, sa mund ta bëjë kriminelin të duket si hero dhe heroin të duket si kriminel.” (Malcolm X)
“Gazetaria është të publikosh atë që dikush tjetër nuk do të publikohet. Gjithçka tjetër është marrëdhënie me publikun.”(George Orwell)
——————————
Duhet theksuar që Edi Rama nuk ra nga qielli. Ai erdhi si peshqesh politik nga Fatos Nano, i cili vetë ka rrëfyer publikisht se kur e solli nga Franca, piktori kishte qenë hajdut ikonash. Ky fakt, është një tregues i hershëm i gjendjes së mjeruar morale të PS-së që në atë kohë. Por sigurisht, mediat e propagandës që e mbështesnin nuk e panë kurrë si problem. Përkundrazi! Mirë vetë Rama , po kë rekrutoi ai më pas? Kë solli “Rilindja” në qeveri, në bashki, në administratë? Faktet janë këto: rreth 261 zyrtarë me status civil, dhe 283 zyrtarë të tjerë publikë janë larguar si rezultat i ligjit të dekriminalizimit. Pra, gjithsej qindra njerëz që ose gënjyen, ose fshehën të shkuarën, ose nuk e kalonin dot pragun minimal të integritetit. Po sigurisht , s’ka faj Rama! Ai i shkreti nuk dinte gjë. Ia hanin dardha pas shpine. Një kryeministër i befasuar çdo mandat. Si fasadist par excellence që është, Rama e ka propagandën prioritet absolut. Nuk i mjafton që ka kapur mediat kryesore, që ka shndërruar lajmin në njoftim qeveritar dhe debatin në teatër me regji ose porosi. Me gjithë hallet reale të Shqipërisë, varfërinë, ikjen masive, shpopullimin, përmbytjet, rrënimin institucional — kryeministri merret me podcast, me propagandë, me fjalime për veten e tij. Sepse për të, imazhi është politika. Ironia është kjo: Në vitin 2012, para se të vinte në pushtet, Rama deklaronte se “Shqipëria nuk qeveriset, sepse nuk ka në këtë vend një qeveri të shqiptarëve. Ka vetëm një çetë të kusarëve.” Sot, me mungesë totale turpi, Rama del dhe thotë se fajin për përmbytjen e djeshme e kanë qytetarët, që hedhin mbeturina, që bllokojnë kanalet, që sillen keq. Pra, shteti është i pafajshëm. Qeveria është spektatore. Kryeministri është komentator, fiks si folës podcasti. Një propagandë e përkryer që mbulon një përgjegjësi të munguar. Mqs jemi duke komentuar këtu te gazeta Dita, lind pyetja: Pse Dita e ka mbështetur ardhjen e Edi Ramës në pushtet, e ka bërë hapur, publikisht? Pse ka ndryshuar qëndrim tashmë? Thano thotë nuk ndryshoi Dita, por Rama. Në fakt nuk ka ndryshuar Rama, asnjëherë, por ka dalë Spaku me akuza penale dhe dosje për zyrtarë të lartë të qeverisë, AKSHIt, bashkisë. Kështu, ai që vazhdon bën propagandë, del hapur si media e kapur. Si ka mundësi që Thano është në media prej shumë vitesh, dhe nuk e kishte kuptuar që rilindja socialiste ishte një çetë hajdutësh? Para ca vitesh, kur në vend të këndit të kryeredaktorit ishte këndi i poetit Arben Duka, ajo ishte vatër propagande. Edhe i thoshin Dukës së shkretë, “stop militantizmit qesharak me propagandë se latë nam, dukeni si tifozë të pushtetit”. Duka jo vetëm propagandë, por bënte edhe fushtatë për rilindjen, dhe e pranonte me krenari. Rama, që në kohën kur ishte kryetar bashkie perceptohej si i korruptuar, fasadist dhe politikan gënjeshtar, aq sa i vunë edhe nofkën Mr20%. Edhe s’do shumë mend për të kuptuar që një njeri që pëlqen më shumë formën se përmbajtjen, nuk ka brum për mbajtje premtimesh. E nuk është as serioz, aq sa në takime zyrtare vente me atlete dhe çitjane apo veshje të tjera jo serioze për evente të tilla. Pse e bënte? Se ishte artist? Jo, aspak. E bënte për të rënë në sy me formën, se nuk kishte përmbajtje. Mjafton kujtoni edhe skenat e tij banale me Melonin, si sillej publikisht kur e takonte. Është thjesht një klloun politikan. Çudi që kryeredaktori i Ditës dhe poeti Duka nuk e kishin perceptuar si të tillë! Normalisht duhet ta kishin kuptuar, ose të paktën të dyshonin e të ishin realistë, e jo t’i bënin propagandë. Nuk e di ça vlere kanë tani këto që thotë Thano, kur në kohën kur duhej thënë më parë nuk e bëri. E në fakt ajo ishte koha kur Rama po çimentohej në pushtet, e atij i duhej më shumë se kurrë propaganda. Tani s’ka dhe aq vlerë, se e kanë kuptuar të gjithë tashmë, mjafton dëgjo Spakun.
Krimi me i madh i antikomunisteve barbar e cecen te Saliut mbetet shkaterrimi i natyres . Shqiperia sot eshte nje vend i vdekur ! Nuk ka kapacitete njerzore , ekonomike e matriale qe te luftoj apo shmang keto ngjarje e te riparoj sa do pak perdhunimin35 vjecar te vendit . Sidomos kapacitetet njerzore jane minimale e krejtesisht pa standarte . Si cdo gje tjeter eshte sa per sy e faqe . Sot ne Shqiperi cdo gje kushton shume shtrenjte, me shtrenjte se kudo (kostot e perdhunimt te territorit). Me shtrenjt se ne BE apo USA. Nuk behet shtet me pordhe e me lloqe . Nese ne Shqiperi nuk ngrihen taksat duke filluar nga matrapzet e rrugve e deri tek oligarket e keto taksa te shkojne per investime e pagesa te larta per punonjesit qe meren me pastrimin e sisteminim e territorit , ky vend kete pune do kete..biles shume me keq do behet.
per komentuesin: Antiçensura2026 …..9:24 pm
Pa dashur te ofendoj jeni shume agersiv ne Ediramebolengrenien por kur drejton tubacjonin e fekaleve ndaj Thanos dhe Dukes (ndjere) duhet te themi…Avash o beg se ka hendek !
Per ndonje keqkuptim them me bindje se Edi Rama sot per sot eshte nje kufome por i pafutur ne grope…Te vetmit perfitues jane lobet serbe apo greke ne perendim.qofte dhe perendimi vete qe ne kembim te shpetimit Rama mund te lejoje dhe koncesione deri antishqiptare…
Kjo ishte gjysma..
Ju Berishofilet jeni me te zinj se vete Rama qe nuk kuptoni se mos prangosja e Usaliut Marikes “mikit te Biberit dhe Belerit” eshte nje gomardare per shpetimin e tij ( vijon)
Për komentuesin chp.10.13. Ti s’më njeh fare. Mos u bë provokator me fjalë llumrash. Ke vënë epitete kot. Në fakt nuk e rruaj as për Ramën e as për Saliun. Për mua janë të dy po njësoj fajtorë për sistemim korruptiv, nepotik dhe klientelist 35 vjeçar. Hendekun tregoja ndonjë tjetri. Unë kam mendimin tim të lirë. Mund të jesh ose jo dakord. S’jam militant i asnjë partie e i askujt, e as duartrokitës i askujt. Soji jot mesa duket aq kupton, se sipas teje kur flet të vërtetën në këtë rast për Ramën, dmth je me Saliun. Të rri të sqaroj edhe ty tani! Tubacionet e fekaleve tregoja ndonjë tjetri. Unë kam folur për realitetin. Nqs realiteti të duket fekale, problemi jot. Kështu që, gjej ndonjë koment tjetër e kapu, shty kohën, se s’kam nge të të sqaroj më ty. Hiqi fjalët bolëngrënie e fekale, mos i mbaj më në gojë, se ato i mbajnë militantët e partisë kur s’dinë ça të thonë kur dikush i flet kundër liderit të partisë, dhe vetëm ofendojnë, provokojnë që të kapen kot.
Anticensurë 2026, cili nga familjarët e qoftëlargut të Viçidollit je ti ? Dëmet e të këqijat e Ramës, a mund të krahësohen me katastrofat, vrasjet, krimet ndaj pronës, shkatërrimit të gjithçkaje që u trashëgua nga diktatura , por që ishte djersa e popullit nga shpellari i Viçidollit ? Kurrën e kurrës . Ke shkruar një çarçaf të tërë dhe kuçedrën e Viçidollit nuk e zë në gojë fare, a thua se Shqipëria para vitit 2013 ishte parajsë dhe jo Afganistan, që kurrë nuk mund të krahësohet ne Shqipërinë e sotme evropiane, që vizitohet nga 12 milion turistë në vit . Në kohën e qoftëlargut, shqiptarët nuk e kishin dëgjuar as si fjalë , fjalën turizëm . Kush i hapi dyert e invazionit të shpellarëve veriorë, që vërshuan drejt qyteteve dhe ndërtuan mbi tokat bujqësore , e afër brigjeve të lumenjve , shkatërruan rrjetin e kanaleve kulluese dhe mbushën lumenjtë me plehra, mbeturina e shishe plastike ?. Ku e gjetën tokën që zaptuan këta malokë që ishin mësuar të flinin me arrinjtë ? Dhe tani do ketë përmbytje patjetër po të shkatërrosh ambientin, natyra të dënon . Nuk të vjen turp që flet me gjuhën prej rrugaçi berishist , që Rama shkoi në Paris të shiste ikona të vjedhura ? Ku i vodhi këto ikona , si nuk u ankuar ndonjë kishë që i mungonin ikonat ? Si mund të futësh në Paris ikona apo çdo lloj pikture pa kontroll kufiri e doganor ? Çfarë ishte familja e Ramës , ndonjë familje që nuk kishte bukë të hante dhe i biri , pedagog në Akademinë e Arteve , shkoi të banonte poshtë urrave të Senës , siç ka shpifur gojë qelburi i Viçidollit ?
Natyrisht që gabime ka sa të duash Rama , pasi në 13 vjet qeverisje , gabimet , por edhe fajet janë të pashmangshme, por kurrë nuk mund të krahësohen me krimet e panumërta të kuçedrës së Viçidollit , që solli në Tiranë konceptet e tij tribale prej shpellari të pa edukatë , të pa kulturë , shpifës e gënjeshtar i pa skrupullt . Po si mund të krahësohet Rama me Saliun ? Rama lindur e rritur në mez të kryeqytetit , në shoqëri intelektualësh , nga një familje me baba artist të popullit dhe me nënë dekane të stomatologjisë , madje edhe gjyshja me gjuhë të huaj , italishte , që ja mësoi edhe nipit . Ndërsa Saliu me babën Ram Berisha , karrocier i kooperativës dhe Sheqeren , nënë shtëpiake, rritur e “edukuar” në majë të maleve ku ha pula gurë , duke kullotur dhitë , a mund të krahësohet me Ramën ?
Rama ka fituar 12 palë zgjedhje që nga Bashkia e Tiranës , aq sa nuk mund të gjesh një shëmbull të dytë në Evropë dhe do të largohet nga pushteti kur t’a përcjellin shqiptarët në kutitë e votimit . Nuk ka dorëzuar ndonjë kryeministër në një vënd demokratik pushtetin,
duke pasur dy fishin e votave nga kundërshtari opozitar , 83 deputetë , mos të themi 86 .
O Antiçensura2026. Mos u merr kot me këta gomerët e komenteve. Nëse nuk e kuptuar, një pjesë e madhe e tyre janë sulflaqexhinj partish, duartrokitësa apo sharësa. Po iu shave liderin, të marrin për servil apo militant apo familjar të partisë kundështare. Janë qesharakë! Dinë vetëm të provokojnë e të shajnë. Atë detyrë kanë. Aq dinë. Tema psh është përmbytja e djeshme. Ti flet për temën apo çka shkruar Thano, kurse këta debila kapen me ça thua ti apo dikush tjetër në punën e vet. Parazitë forumesh. Kapen që të kuptojnë kush është ky që flet kështu për udhëheqësin, si guxon, se nuk e konceptojnë dot njeriun me mendim të lirë në Shqipëri këta parazitë. Këta dinë vetëm llogore. Të pavarurin pa parti e dinë njeri të dobët, dhe nuk e konceptojnë dot, se ashtu janë brumosur nga kjo klasë hajdutësh dhe autokratësh në 35 vjet. Pra që sistemi është i kapur, kur ka mendim kundra është armik, ose budall, ose është shpopulluar, por jo i zgjuar, i lirë e as i guximshëm. Se partitë kanë ngritur servilat dhe të paaftët në 35 vjet, dhe ata i sheh duke dërdëllitur me propagandë dukw shitur pordhë nëpër media. Pjesa e pavarur ka emigruar jashtë. Kështu që lëri debilat në idiotsinë dhe mjerimin e tyre.
O Aldrip(idhi) o kelluf, u qifsh ne bythe me Ramen po deshe. Po duket qe te pelqejne dhite,ne te mbeten ne goje.
Antiçensura202….10:45 pm
Je ti qe ke hedhur llumin e fekaleve mediatike kunder Rames,,pra ne vend ta qellosh ne balle per fakte te renda te korrupsionit te qeverise tij apo ne deshtimin e Spakut per Krimberishen qe ne vend te prangave jane bere si lepuj para Kriminelit Viqidolit fatkeqesisht i furnizuar me viagra anti-ramiste nga Latifi i Amerikes..
Te gjithe kemi qene prezent kur ne Junten e Berishes pare 1992-1997 jo vetem qe u krye nje shpartallim i pyjeve dhe plantacjoneve i kanaleve vaditese apo grabitjet e Hidrovoreve…Biles dhe guret e argjinatuare jane marre ne menyren me kriminale te mundeshme…
Dhe keto krimet urbanistike ,mjedisore dhe shtratet e lumenjve duan qindra vjet te shkojne ne nivelin e vitit 1991
Keto komentet e tua nuk mund te mbulojne malokaret Salihit qe e kthyen Tiranen ne shurrtare gjigande deri sa i vune flaken ne mars 1997…Nuk harrohet puna e Edi Rames de-shurrerizimin e Tiranes ne 1998 e me tej prandaj ktheji nga vetja tubacjonet e zeza….Neveri !
Anticensura: e fillon me “batuten” e Nanos – qe ketej cdo gje eshte qesharake dhe alogjike, mund te tjeresh cfare te duash…
PARODI
APOLOGJIA E RAMËS–REPUBLIKA E KORRUPSIONIT
Dal para jush me kokën lart,
krenar jam për arritjet tona,
del ndonjë përmbytje papritur,
sigurisht jo për fajet tona.
S’duhet të hidhni mbeturina,
nëpër rrugë e në kanale,
po vazhduat kështu pisllëkun,
Shqipëria kthehet në një hale.
Në 2012 përmbytjet ndodhnin,
se nuk kishte një qeveri të shqiptarëve,
nuk ndodhte nga harbimi i lumenjve,
qeveriseshim nga një çetë e kusarëve.
Bien zjarre dhe s’kemi mjete,
madje s’kemi as helikopterë,
bëmë për ju rrugë të florinjta,
dhe pse çahen, prishen menjëherë.
Por unë kam një vizion progresist,
për Shqipërinë, të ardhmen tonë,
unë jam i vetmi rilindas socialist,
që do e çojë në BE vendin tonë.
Ju premtova ujë 24 orë në ditë,
që të gjithë etje mos të keni,
që të laheni sa herë të doni,
dhe pastërtorë përherë të jeni.
Ma bëni hallall, s’e realizova dot,
na dolën ca punë më prioritare,
na ”rropi” Bela me vepra madhore,
arka e shtetit na ngeli pa pare.
Por lum si ju që më keni mua,
lider global me këmbë në tokë,
por me vizion e sytë nga qielli,
si unë askund nuk gjen në botë.
300 mijë vende pune i hapa,
por ju doni të punoni në zanat,
emigroni e lani banjo edhe pjata,
refuzoni n’Shqipëri gjithë këtë fat.
Vendet e punës i zunë militantët,
ryshfetxhinjtë dhe miqtë e pushtetit,
mijëra shqiptarë emigruan jashtë,
vjedhjet, bosh e lanë arkën e shtetit.
Më besoni s’ke ç’e do pasurinë,
ajo ta prish edhe gjumin natën,
hallexhiu i vërtet është pasaniku,
jo fukarai që rropatet për kafshatën!
Rilindja jonë ka edukatë qytetare,
dhe fjalor të pasur sa më s’ka,
Noc Rroku tash është trend kudo,
pallosh e kurvë, kur bën shaka.
Rrofshi dhe ju o patronazhistë,
që gjithë hallet e popullit dini,
opozita të keqen le t’ju marrë,
se veç punoni e kot nuk rrini.
Të dish gjithshka mbi popullin,
s’ke pse të etiketohesh si fuks,
je thjesht një biçim kujdestari,
që njeh të varfërin e atë në luks.
45 vite e mbajti Enveri pushtetin,
e pse mos ta mbaj unë 16 vjet!
Madje edhe mandatin e pestë,
fundja pse mos të bëhem mbret?
E tha bukur dhe njëri dikur,
që ky popull kaq pak do,
një copë bukë dhe një hale,
e rri aty në vend numëro.
Dhe kur ndokush s’pyet për ne,
të vërtetën hapur fare na e plas,
i lëshojmë sharësit nëpër forume,
se s’ka në botë si shoku i ri Taras.
Jam i lindur për punë të mëdha,
edhe pse më thonë mega hajdut,
unë ju bëj podcaste dhe kulla,
mbaj një popull të tërë nën udut.
E ktheva mjeshtërisht politikën në art,
edhe pse ajo përherë kështu ka qënë,
kur s’mban premtimet, e s’ke rezultate,
bën cirk karagjozllëqesh për ata që s’nxënë.
Kush më mirë se unë di bukur të vjedhë?
Cili më mirë se unë di të shajë e të tallet?
Kush më mirë bën batuta fare cinike?
Cili më mirë se unë bën satirë me hallet?!
Në Shqipëri mund të bëhesh dikushi,
duke gënjyer e ia futur pordhës kot,
duke iu lëpirë partisë dhe pushtetit,
kjo do jetë motoja jonë sot dhe mot.
Po i ngritëm në pozitë injorantët,
intelektualët do i kemi nën udut,
kështu s’do kemi qarkullim elitash,
kush është i pabindur të hajë mut.
Pensionistat do i kemi kujdes,
se ata janë motori ynë zgjedhor,
ua rritëm pensionet ”sa më s’ka”,
tani e kanë vet fatin e tyre në dorë.
Le ta bëjmë Shqipërinë zonjë,
dhe Europa do të na ketë zili,
fondet e IPARDit s’do vidhen më,
në ballë do keni nënën tonë parti.
Prandaj i fitoj përherë zgjedhjet,
se në BE veç unë mund t’ju çoj,
dhe derisa t’i arrijmë standartet,
asnjëri llogari mos të më kërkojë.
Atëherë të dashur miq e militantë,
le ta shpallim Republikën tonë të re,
Republikën e injorancës e korrupsionit,
Republikën e pleqve, dhe emigrimit pa fre.
PARODI
APOLOGJIA E ENVERIT—REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
Si sot në 11 janar 1946,
Shpallëm Republikën Popullore,
Republikën e drejtësisë sociale,
Republikën komuniste shëmbullore.
Në komunizëm kishe vlera,
Kishe një shtëpi edhe zanat,
Kishe nder jo prostitucion,
Në varfëri të gjithë të barabartë.
Sot thoni se jeni në demokraci,
Por shumica rron në mjerim,
Keni liri, por s’ju dëgjon askush,
Liri për t’u shpopulluar në emigrim.
Kishte punë me planifikim,
Që askush mos të rrinte kot,
Punoje pa u lodhur e në fundjavë,
Mos të kishe kohë të mendoje dot.
Sot rrini përditë në kafene,
Dhe bëni plot statuse në rrjet,
Punë s’keni dhe shtëpi jo,
Gjithashtu ekonomia për ibret.
E vetmja zgjidhje ngeli Big Brotheri,
Për një punë e veç për famë,
Kështu hiqni dorë nga privatësia,
24 orë të vëzhguar lini nam.
Në komunizëm e rrethova vendin,
Me tela me gjemba në çdo cep,
Që ta lulëzonim bashkë Shqipërinë,
E për atdheun jetën gjithëkush e jep.
Besoj ju mungon diktatura ime,
Ushqimet bio kishin lezet,
Sot hani perime me pesticide,
Kontroll nuk ka se nuk ka shtet.
Kullat bëhen sa maja e qiellit,
Por brenda s’ka fare asnjëri,
Shtëpia është bërë porsi ëndërr,
Për rininë e pamundur me kredi.
Ju mungon dija dhe kultura,
Me libra, arsim dhe nderime,
Tani keni kompjuter e smartfonë,
Por shpirtin bosh, e pa mendime.
Dikur bëhej art për të ngritur njeriun,
Sot gjithshka matet me numra dhe lek,
Kënga që ngrinte zemrën në flakë,
Sot zëvendësohet me mumje në playback.
Ndërtoni rrugë edhe tynele,
Me kosto sikur të jenë flori,
Inagurohen e të nesërmen çahen,
Veç korrupsion dhe pa cilësi.
Drejtësia heton e ngre akuza,
Por politikanët kanë imunitet,
E duan mbrojtjen se janë hajdutë,
S’e duan popullin, s’duan shtet.
Mendova të shoh andej nga Kuvendi,
Si flasin ata parlamentarë,
Mu dukën një pjesë si kokëboshë,
Ca gënjeshtarë dhe ca zuzarë.
Një dallkauk po fliste në foltore,
Kishte bodigard dhe benz luksoz,
Një opozitar po i bërtiste nga salla,
Të çohemi t’i largojmë këta mafiozë!
Pastaj dikush fliste për popullin,
Për punë, për rend dhe moral,
E ndërpreu një deputete e re,
që s’dinte të thoshte asnjë fjalë.
Në fund dola jashtë me nxitim,
tek roja që rrinte në gatishmëri,
i thashë: “ç’është ky parlament?”,
Më tha: “Një version Big Brotheri i ri”.
Parlamenti m’u duk estradë,
tallen me shtetin, ligjin, shpresën,
Bëjnë premtime sa marrin votën,
Më pas e tradhëtojnë besën.
Thoni që s’e doni komunizmin,
Por shpresa ka vdekur pa zë,
Diktatorucët i keni në parlament,
Po unë si ata në baltë s’ju lë.
Nëse unë isha më i mirë se këta,
E ma rrëzuat bustin në shesh,
Po tani pse nuk dilni të protestoni,
Që demokracia ka shku për lesh?
Krijimi i një sistemi të ri ekonomik mund të realizohet në 6 muaj, transformimi i ekonomisë mund të arrihet në 6 vjet, ndërsa ndryshimi i pikëpamjeve dhe i qëndrimeve shoqërore kërkon 60 vjet. ( DAHRENDORF)