Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përmeti mbetet Përmet! Turistët bllokohen në mes të rrugës nga stuhia, shikoni çfarë bëjnë banorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Përmeti mbetet Përmet! Turistët bllokohen në mes të rrugës nga stuhia, shikoni çfarë bëjnë banorët
KronikeLajmi i fundit

Përmeti mbetet Përmet! Turistët bllokohen në mes të rrugës nga stuhia, shikoni çfarë bëjnë banorët

Published: February 11, 2024
Shpërndaje

Një stuhi e fortë ka goditur zonën e Përmetit dhe fshatrat natën mes të shtunës dhe të dielës.

Era e fortë ka rrëzuar pemë dhe gurë në afërsi të fshatit Leusë, pak minuta larg qytetit.

Zona është shumë e vizituar nga turistë të huaj, që vijnë tashmë edhe gjatë dimrit të tërhequr nga bukuria mahnitëse e natyrës në këtë zonë.

- Publicitet -

Leusa spikat edhe me Kishën e vjetër të Shën Mërisë dhe me bujtinën Kri-Kri (një nga më të lakmuarat e jugut të vendit, për vend-ndodhjen dhe ushqimin tradicional).

Por turistët e Leusës janë përballur të dielën në mëngjes me bllokimin e rrugës që lidh këtë fshat me Përmetin. Dhera dhe pemë ishin rrëzuar gjatë natës duke bllokuar rrugën ende të pashtruar të kësaj zone.

Megjithëse stuhia dhe shiu vazhdonin dhe megjithëse ishte ditë e dielë, Përmeti e ka dëshmuar pse është Përmet.

Banorët e zonës dhe punonjës të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Urave kanë sfiduar shiun dhe baltën dhe megjithëse ditë pushimi kanë dalë për të liruar rrugën që turistët të mundeshin të dilnin lirisht nga Leusa drejt qytetit.

Më poshtë video nga ndërhyrja e tyre ndërsa makinat e vizitorëve prisin të bllokuara:

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • demo says:
    February 11, 2024 at 7:59 pm

    O fshatare te Permetit!Hedh budallai nje gur ne lume dhe ju o burra,ta gjejme.Po leri budallenjte e botes te gremisen ku e kerkojne belane ne mes te Dimrit,,se E KANE NGA QEJFI ,NUK E KANE NGA HALLI.

    Reply
  • nje shqiptar ne Itali says:
    February 11, 2024 at 8:10 pm

    Jo kaq i rrepte , shoku demo , mos u mundo të imitosh intelektuhalene ; le që ju , një mut jini që të dy . Dy pleq “in via di estinzione” ( ne zhdukje e sipër) .

    Reply
  • demo says:
    February 11, 2024 at 9:00 pm

    flmnd per perkthimin! ,fshatari ne Itali

    Reply
  • nje shqiptar ne Itali says:
    February 11, 2024 at 9:24 pm

    Jo more demo , nuk e përktheva për ty une , e përktheva për ndonjë lexues shqiptar të rrallë , që nuk e njef italishten . E dime tashmë të gjithë , që ti je kokë e madhe , që nuk le hale pa futur hundët . Sa për fshatar , edhe gjyshi im ka lindur në Tiranë , ndërsa stërgjyshi ishte korçar , unë jam brezi i tretë .

    Reply
  • Remo says:
    February 11, 2024 at 9:30 pm

    E sipas teje ç’duhet te bejne Permetaret z. demo, te dalin nga vetvetja, te qeshin me mesjeten ku e ka lene shteti i cubave dhe i kusareve te gjithe ate krahine nga Permeti ne Korce, pa rruge, pa gje. Ata bejne thjesht ate qe kane bere perhere si njerez me zemer, si njerez te tradites, mikprites ku nuk njihet fjala krim, nje vend te cilin se meriton aspak Shqiperia.
    Te pakten vine disa turiste dhe na kujtojne se kemi ne harte edhe kete treve, Permetin me te gjitha mrekullite e saj, Leusen dhe kishen e Shen Merise, lene ne harrese qellimisht nga talebanet e Tiranes! Nderime Permetareve!

    Reply
  • DETI JON says:
    February 11, 2024 at 9:51 pm

    Remo, per cilesite e shqiptareve permetare: bere shume mire.
    Remo, per pergjegjesite ne Tirane te Edvinit, Saliut, Metes: ke shume te drejte.
    Ministren e Kultures, tani te Turizmit qe ka vene Timonieri, Mirela Kumbaro andej nga jugu, nga Gjirokastra eshte me origjine, dhe burrin e saj, me sa di e ka korçar me origjine.

    Por te thuash qe Permetin nuk e meriton aspak Shqiperia, shkove si disa shqipfoles te shitur, shume larg.

    Reply
  • Hajdar says:
    February 11, 2024 at 10:53 pm

    Na e shpifet me keto lajme alla Edi Rama…turuzmi… turizmi… aq hyne e kaq dolen… lexoni lajmin per re kuptuar Shqiperine turustike… rruge qe as ne Afrike nuk I gjen… turista ju thencin atyre qe vijne ne Shqiperi se jane llumi I Botes Turistike…ata lloj turistash Bota as nuk i lejon te hyjne se I quan homeless ose endacake ne Shqip… dhe gjejne nje komb endacakesh per te bere turuzem…

    Reply
  • demo says:
    February 11, 2024 at 11:11 pm

    Permetaret te rrijne ne shtepi dhe te qeshin me ata endacake te huaj qe ne Janar e shkurt kerkojne te semes ne Leuse.Zoti i mbushte mendjen te marrin perpjete per Trebeshine.

    Reply
  • Remo says:
    February 11, 2024 at 11:23 pm

    Nuk e nxorra une ne ankand Permetin o Deti Jon, jo, e ka nxjerre shteti i pjerdhur shqiptar qe e ka lene ne mesjete, ka dhjete vjet ne pushtet Edvini dhe s’ka per te mbaruar as aksi rrugor qe e lidh me Korcen e lere me fshatrat. Ai maloku i pare, as qe e kishte ne program, vetem keq i beri kur i dergoi rezervistet talebane ne vitin 97 ta terrorizonin. Nuk jam prej andej, por, heren e fundit qe kam qene diku 4 vite me pare, ishte per te ardhur keq, ajo treve ka bere ate shtet qe kemi sot dhe nga shteti i maskarenjeve, eshte lene ne harrese. Turistet e huaj qe shkojne, qofshin “budallenj” si thote demo, qofshin te mencur a aventuriere, kur shikojne ato vende piktoreske dikur te stolisura nga dora e njeriut, nje nga te cilat eshte edhe Leusa me kishen e saj, normalisht qe lemerisen nga ajo rruge dhish. E njejta gje edhe ne Lunxherine e Gjirokastres, prandaj them qe Shqiperia si meriton, ti me mer per te shitur a te blere, eshte puna jote, une kujtoj ankesat e banoreve ne ato ane qe akoma ne 2024-en, s’kane nje rruge lere me sherbime te tjera nga shteti,

    Reply
  • TIRONA says:
    February 11, 2024 at 11:33 pm

    Demo looked jo normal,even so permetaret jane njeres Class,pershendetje!

    Reply
  • Detari says:
    February 11, 2024 at 11:56 pm

    @Remo, ke parti kane votuar ne ate zone? pse nuk reagojne? te drejtat fitohen me mund.

    Reply
  • TIMONIERI I KARVANIT says:
    February 12, 2024 at 1:25 am

    MIRËMËNGJES 🥱 !

    Dhe me nje saze nga Permeti,

    Ju uroj turisteve pastaj dhe ju te tjereve nje dite sa me te bukur 😎 !!!

    Reply
  • DETI JON says:
    February 12, 2024 at 1:35 am

    @ (Remo).

    Tjeter Shqiperia si Vend dhe Shtet, dhe tjeter ata qe jane pergjegjes, paguhen dhe zgjedhim me vote.
    Shqiperine duhet ta bejne Shqiptaret, dhe pergjegjesit duhet t’i rrezojme me vote.

    Reply
  • demo says:
    February 12, 2024 at 3:31 am

    Mos i llastoni bredhacaket e huaj!
    Kjo sakrifice e fshatareve te permetit,qe dalin ne mes te shiut dhe bresherit,per tju hapur rrugen bredhacakeve,nuk tregon mikrpritje,bujari,,por tregon KATUNDARIIII.
    Pashe nje skene te shemtuar para ca ditesh,,ku nje bredhacake e huaj,qe kishte shkaktuar aksident(dhe kishte bllokuar qarkullimin ne mes te rruges) i versulej policit rrugor shqiptar me shuplaka e me britma dhe ay rrinte si ata gardistet e mjere kur i pudros me miell Paloka. Do ta duronte polici anglez dhe polici gjerman?
    Ne mes te Janarit kryeministri Turistik Edi Rama pershendeti YOu Tubsat shqiptare me gadishmerine e Forcave tona ajrore,,qe me dy helikoptere (aq sa kane gjithe e gjithe)vajten shpetuan mu ne maje te Korabit veshur me debore,,dy VETEVRASES TE HUAJ,qe nje zot e di c`kerkonin atje.;Pamjet flisnin vete,sakrifica e piloteve me rrezik Jete, Pooor,pooor Une mendoj qe Prokuroria shqiptare duhet te Padise Edi Ramen,,ose Urdheruesin e Piloteve te helikoptereve,qe rrezikuan Jeten e piloteve shqiptare per ca Funderrina te Botes,qe vijne te vrasin veten ne Shqipri,.Shqiptaret e varfer nuk paguajne taxa per qejfet e budallenjve te Botes,.Ngritja e nje Helikopteri dhe sakrifica e personelit,+karburanti,kushtojne.Kush paguan..
    Keto shpetimet e shumta me forca policie qe angazhohen,,RAMA T`I PAGUAJE NGA XHEPI.
    Une si qytetar qe paguaj taxa ta shoh keta turistet ne Stan,qe po i shqyejne qente,,nuk marr nje gur te tremb qente,.Po do ti them:O c`mire ta bene o qen e biri qenit!C`deshe Atje ti?

    Reply
  • Fjale me vend says:
    February 12, 2024 at 7:17 am

    LETER E HAPUR DEMOS E CA TE TJEREVE SI AI

    Zt Demo,

    Me keqardhje të madhe ve re se ju intelektual, historian, akademik i shquar, njeri i letrave dhe pamfleteve, kini një dëshirë të zjarrtë që nuk nuk e di se nga buron, që njerëzit që nuk iu pëlqejnë ose kanë mendim ndryshe nga ju, ta pësojnë sa më keq, të dënohen me dënimin më të rëndë, të lincohen e të burgosen në hapsanë për jetë.
    Mos dëshironi edhe t’iu priten veshët me bicak, t’iu digjen koqet me napalm, t’iu thyhen këmbët, krahët e brinjët me hu, t’iu digjen sytë me cigare, t’iu pritet hunda me gërshërën që qethen delet, t’iu shkulen thonjtë, t’iu rripet lëkura e brisk berberi e t’iu lyhet me kripë…???? Nuk e besoj se duhet të dëshironi këto horrore, sepse do ketë mbetur një fije humanizëm në qenien tuaj historike, epike, lirike, dhe akademike.

    Ju disa herë kini kërkuar që ata të VATRA-s ta gjejnë Intelektuali-n ta kapin dhe ta zhdëpin në dru.
    Po pse, cfarë faji të rëndë ka bërë Intelektuali i gjorë, se shpreh ca mendime dhe bindje që nuk iu vijnë juve apo ca të tjerëve për shtat..?? Kështu e kuptoni demokracinë dhe lirinë e fjalës ju?? Nëse je me mendim ndryshe apo të kundërt me të, shpreheni me argumenta e fakte dhe logjikë, e kaq !Apo keni frikë se mos Intelektuali bind me komentet një kategori dhe sasi lexuesish që mund të bëhen shumë më tepër se ata që mendoni se kini ju “nën zap” të mendimeve tuaja??
    Jo, miku im i vjetër Demo Dinastia, nuk është kjo rruga e duhur !!!

    Lere pastaj, por na thua që edhe turistët dhe vizitorët e huaj, që i kemi pritur për 80 vjet si “toka e zhuritur shiun e zhegut”, të gremisen, mbyten në ujrat termale,
    “Po leri budallenjte e botes te gremisen ku e kerkojne belane ne mes te Dimrit,,se E KANE NGA QEJFI ,NUK E KANE NGA HALLI.”, thua ti
    Apo: “…une ti shoh keta turistet ne Stan,qe po i shqyejne qente,,nuk marr nje gur te tremb qente,.Po do ti them:O c`mire ta bene o qen e biri qenit!C`deshe Atje ti? ”
    . Pse shakara janë këto o Demo??

    Jo, Demkë, reflekto para se të nisesh për nga Paari i Ri me bicikletë për të psonisur gjëra. Mos harro të blesh edhe kulac aty te furra e bukës pranë “Zgara Korca” se e bëjnë shumë të shijshëm.

    Reply
  • demo says:
    February 12, 2024 at 7:24 am

    Gjallon edhe ti
    si miza mutit
    ne Tepsi.

    Reply
  • nje shqiptar ne Itali says:
    February 12, 2024 at 9:26 am

    Po çfarë thua o , “fjala me vend” , demua me biçikletë ?! Po demua nuk ka fuqi të vejë të dhjese në hale e shoqërojnë të tjerë , e jo më të ngase biçikletën . Këto që shkruan në komente , i bën i shtrirë në krevat , po si njeri i lig që është , krijon vetëm polemika e kundërshtime , është kundra të gjithëve e kundra gjithçkaje.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    February 12, 2024 at 11:00 am

    Jo ore “nje shqiptar ne Itali” nuk është i lig Demo, c’thua??
    Demka nuk i le të paguajnë kafet as shokët e vet pensionista kur ulet me ta. I kap nga duart e iu thotë:
    – “Futini lekët në xhep se kini halle më tepër nga unë!” Dhe ata të shkretët i futin si me drojtje qindarkat në xhepat e tyre dhe mendojnë:
    – Ia hodhëm edhe sot Demos, e kursyem paratë e kafes. Po nesër, a do na i paguajë Demka kafet përsëri?!”
    Vetëm mua më ka lënë t’i paguaj kafet përherë kur kam pirë kafe me Demkën, se i ka mbetur hatri nga një shkrim kritikë letrare, tip persiatje, që bëra në një gazetë andej nga vitet ’70 të shekullit të kaluar, dhe emrin e Demos, e kisha vendosur nga fundi i emrave të tjerë të shquar në lëmin e letrave.
    -“Të paktën të më kishe vendosur emrin nga mesi i emrave të tjerë që përmendje në shkrim, jo nga fundi…” – më tha asokohe në telefon tejet i zemëruar. Për këtë nuk më foli pëderi në vitin ’90-të sa hyri demokracia.

    Hmmm, po ata pensionistët e shkretë që i vinë Demos si bletët lules “Demo” që t’iu paguajë kafet përditë, nuk e dinë që është Demka që iua hedh atyre, dhe jo ata Demkës. Sepse nuk i le fare të flasin, por iu flet dhe ligjëron vetëm ai. Iu flet për letërsinë, për historinë, për artin e kulturën. Dhe ata e dëgjojnë gojë hapur dhe, larg qoftë, sikur ta kundërshtojë ndonjëri a ?! S’ka më kafe të paguar nga Demka!. Eshtë një lloj marrëveshje e heshtur, e përhershme mes Demos dhe shokëve të tij të kafes, që: “Unë nuk do le të paguani kafet, por ama edhe iu nuk do flisni, por do më dëgjoni vetëm mua!”

    E di si më tha një ditë duke nënqeshur me dinakëri?:
    – “Ata budallenjtë kujtojnë se iua paguaj kafet për respekt; unë në fakt paguaj muabetin tim. Vete ca më shtrenjtë, por s’ka gjë!”

    U ndava i habitur nga Demka, duke menduar se “mos ma kish futur dhe mua” dhe në mënyrë intiktive vendosa dorën nga pas për të parë se mos më kishte ngelur ndonjë send nga Demka.

    Reply
  • demo says:
    February 12, 2024 at 11:41 am

    Ja,qe s`kam pire ndonjehere kafe me ty dhe s`jam ulur ne tavoline me ty,,o cironkeee!
    Ruaj kush te hidhet nga penxherett,,ata mund te kene lene ndonje ge nga pas.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    February 12, 2024 at 12:10 pm

    Se kisha me ty o demo, ti je kontraversi intransigjent mesa kuptoj, unë e kisha me demon tim.

    Reply
  • Remo says:
    February 12, 2024 at 2:32 pm

    O demo mavria, komentet e tua me kujtojne ato pershkrimet e atij fotografit anglez te fund shekullit te 18-te kur e perzinin me gure rrugeve te Elbasonit tend, ate “kaurrin e djallit qe e kish nisur Evropi t’u prishte mendjen turcellinjeve!

    Reply
  • Aldrin says:
    February 12, 2024 at 2:50 pm

    Ka te drejte demo ketu. Te vije putana nga ana e botes dhe te qelloje policin, kjo nuk pertypet.
    Shqipot te tregojne me teper dinjitet sesa tu perrulen drogaxhinjve te botes

    Reply
  • Tan Shehu says:
    February 12, 2024 at 6:22 pm

    …kjo quhet ne fakt QYTETARI… per ata qe e kan e kuptojne dge e vlersoj , ata qe nuk e kan fajsojne turistet…

    Reply
  • Bajo says:
    February 12, 2024 at 8:29 pm

    Sa shumë luftë fjalësh dhe arsyetimesh paskit bërë!!! Përmetarët pa ja heq vlerat dhe kulturën që kanë, më shumë kan dal për t’i ndihmu ata turistë , se veten e tyre në radhë të parë. Se nga emigrimi dhe nga paratë e turistëve mbahet për fat të keq një qytet aq përrallor Përmeti.

    Reply
  • Striker says:
    February 13, 2024 at 11:02 am

    Servilizmi dhe idiotesia e Shqiptareve inferior ndaj te huajve vazhdon. Populli me idiot ne Bote ku ve veten ne rrezik per ca njerez qe ndoshta ne fahehtesi na urrejne ne Shqiptareve. Pyetja lind neser do ta Benin kete gje Po te ishin keta turistet Shqiptar? Jo ne asnje menyre sepse ne trajtojme si Zot ara we na Kane vrare dhe PRERE nder shekuj dhe hame me dhembe njeri tjetrin. Popull skllav dhe me te meta mendore Jane shumica dhe prandaj kemi katandisur ketu ku jemi. Turistet grabiten, vritem dhe reopen nga leket neper Bote dhe pikerisht ata perseri keto vende duan. Kjoendesi do e coje Shqiperine dhe Shqiptaret ne Zhdukje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Greqia nis misionin e parë hapësinor, kush është Adrianos Golemis dhe pse emri ka ngjallur kuriozitet dhe polemika
  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakordësia për armëpushim të përkohshëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025
  • Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  • Formula e re e taksës së pronës: Kush paguan më shumë dhe kush përfiton nga zbritjet?

Komentet e Fundit

  1. Xhozi on Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  2. Presori on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  3. nastradini on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  5. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?