Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përpiquni të mësoheni me Altin Dumanin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Përpiquni të mësoheni me Altin Dumanin
opinion

Përpiquni të mësoheni me Altin Dumanin

Published: November 24, 2024
Shpërndaje

Nga Mero Baze

Shfaqja e Altin Dumanit në një intervistë të gjatë në televizionin public, është një risi për shoqërinë shqiptare. Ai vizatoi një institucion të ri në shoqërinë shqiptare, i cili qartazi nuk është më në dorë të politikës, nuk është klient i medias tradicionale dhe gjah i saj, dhe nuk është i joshur nga grupet e interesit të shoqërisë shqiptare, që janë premisa kryesore për korrupsionin zyrtar.

Distanca e tij nga politika është e lexueshme jo në atë që thotë, por në atë që bën. Ai është shndërruar sot në një lloj “xhelati” të klasës politike shqiptare, duke futur në makth shumicën në pushtet dhe duke turbulluar ujërat e ndenjura opozitare, ku politikanë të korruptuar mbajnë parti peng për t’i shpëtuar drejtësisë. Thjesht ua ka çuar dëm këtë skemë, pasi provon se askush nuk i shpëton drejtësisë. As vula e partisë.

- Publicitet -

Por gjëja që ka bërë më shumë përshtypje është fakti që intervista e Altin Dumanit nuk u citua nga media e madhe tradicionale. Top Channel, Klan, dhe thuajse të gjitha televizionet e tjera e injoruan sikur nuk kishte ndodhur. Nuk është punë xhelozie pse ai u shfaq në TVSH, por sepse prishi një traditë të imponimit që ka pasur media e madhe shqiptare ndaj figurave të forta publike në poste kyçe. Gati-gati dukej sikur, po të mos shfaqeshe te Klan apo Topi, nuk quheshe president, kryeministër, kryeprokuror, kryetar gjykate etj.

Shfaqja e tij në TVSH dhe injorimi i intervistës nga media tradicionale është një nga shenjat më të mira që ai nuk është i kapur nga media. Shikoni përpjekjet e tyre për ta injoruar, për të kuptuar se ai nuk është i preferuari i tyre.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për grupet e interesit. Të vetmit që patën kurajë të reagojnë ndaj tij ishin dy avokatë të një prej grupeve kriminale që ai po heton në operacionin “Metamorfoza”.

Ata u entuziasmuan nga gjuha e tij, por kërkuan debat publik për disa çështje proceduriale të tyre.

Kjo tregon se ai nuk është i kapur prej tyre dhe krijon interes publik kur flet për çështje që atyre u interesojnë.

Në një farë mënyre, Altin Dumani po hyn në shoqërinë shqiptare si një institucion që nuk po ecën në gjurmët e të parëve. Ai po shmang pushtetin bipolar të politikës, ndikimin e medias tradicionale dhe grupet e interesit. Ka çelur një rrugë të re, me ndihmën e partnerëve perëndimorë, duke injoruar çdo traditë të vjetër që ka çuar në kapjen e drejtësisë nga politika, media dhe grupet e interesit.

Tani na mbetet vetëm të mësohemi me një prokuror që është mes nesh, por nuk është i joni, është i drejtësisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?