Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përplasja tragjike e trenave në Tempi shkaktoi 57 viktima, kush ishin gjashtë shqiptarët që humbën jetën në aksident
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përplasja tragjike e trenave në Tempi shkaktoi 57 viktima, kush ishin gjashtë shqiptarët që humbën jetën në aksident
AktualitetBote

Përplasja tragjike e trenave në Tempi shkaktoi 57 viktima, kush ishin gjashtë shqiptarët që humbën jetën në aksident

Published: February 28, 2025
Shpërndaje

Greqia që prej mëngjesit është paralizuar nga protestat dhe grevat për përvjetorin e dytë të aksidentit tragjik të Tempit. Përplasja e një treni pasagjerësh me një tren mallrash shkaktoi vdekjen e plot 57 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Mes viktimave, shumica prej të cilëve ishin të rinj, humbë jetën edhe 6 shqiptarë, të cilët ishin Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo.

Hetimet zbuluan se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor dhe problemeve të thella në sistemin hekurudhor. Përgjegjësia kryesore i ra shefit të stacionit të Larisës, i cili pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në të njëjtin shinat me trenin e mallrave. Ngjarja shkaktoi zemërim të madh në Greqi, me protesta të shumta kundër neglizhencës shtetërore për sigurinë hekurudhore. Ministri i Transportit dha dorëheqjen, dhe qeveria u zotua të përmirësojë sistemin e transportit hekurudhor. Ky aksident sipas raportimeve të mediave greke nxori në pah mungesën e sistemit automatik të sinjalizimit dhe menaxhimit të trafikut në hekurudhat greke, duke çuar në një debat të gjerë mbi nevojën për modernizimin e infrastrukturës.

Ndërkohë protestat që po mbahen në më shumë se 200 qytete greke kanë bërë që të mbyllen përkohësisht edhe tre pikat kufitare të vendit tonë me shtetin fqinj. Kjo për shkak se doganierët grekë i janë bashkuar grevave dhe demonstratave.  Pika kufitare e Kakavijës, dogana e Qafë Bot – Sarandë dhe Tre Urat – Përmet do të jenë të mbyllura nga ora 07:00 deri në orën 23:00. Bëhet me dije se do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat). Policia Kufitare bëri apel për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë.

- Publicitet -

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
  • “Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”, ministrja serbe tërhiqet dhe kërkon falje
  • Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Thatë
  • Vuçiç “distancohet” nga thirrjet fashiste të ministres së tij për “spastrim etnik” të Kosovës
  • Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE

Komentet e Fundit

  1. Durrësi on Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë rreth 200 milionë euro
  2. xhaxhi moderatori on Seanca plenare, autobotë me ujë dhe forca të shumta policie rrethojnë Kuvendin
  3. nastradini on Sulmet e Edi Ramës dhe të Sali Berishës kundër SPAK, Braho: Retorikë politike, por më vjen mirë
  4. demo on PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?