Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Radhimës, ku persona të armatosur dyshohet se kanë shkuar në një hotel dhe janë konfliktuar me pronarin e tij, që dyshohet të jetë Vasil Bedini.
Sipas të dhënave paraprake, konflikti mësohet se ka nisur për shkak të një shume parash, e cila dyshohet të lidhet me një gjobë ose me një borxh të papaguar. Gjatë përplasjes, pronari i hotelit, Vasil Bedini, është dhunuar dhe ka përfunduar në spital.
Në një moment të konfliktit dyshohet se janë përdorur edhe armët. I plagosur ka mbetur edhe Luan Muça, pronar i kompanisë “Delta”.
Pas ngjarjes, personat që dyshohet se kanë sulmuar pronarin e hotelit janë larguar me makinë, por gjatë ikjes automjeti i tyre është përmbysur në rrugë.
Deri në këto momente, Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për ngjarjen. / VNA

Sicilia e viteve ’60-të është lule në krahasim me “luftat civile” që publikohen gati çdo ditë ke kronika e zezë e gazetave.