Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si nisi saga e vrasjeve mes fisit Reçi dhe Bardhi, që vijon ende të marrë jetë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si nisi saga e vrasjeve mes fisit Reçi dhe Bardhi, që vijon ende të marrë jetë
AktualitetKronike

Si nisi saga e vrasjeve mes fisit Reçi dhe Bardhi, që vijon ende të marrë jetë

Published: September 3, 2026
Shpërndaje

Një ndër historitë më të rënda të gjakmarrjes, ajo mes fiseve Reçi e Bardhi në Mirditë “goditi” sërish ditën e sotme, duke marrë një tjetër jetë. Viktor Bardhi u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij në fshatin Ndërfushaz. Policia njoftoi se po heton një pistë kryesore, por pa dhënë detaje. Megjithatë, konflikti i fisit Bardhi me Reçët është i njohur për të gjithë.

Por si nisi saga e vrasjeve të gjakmarrjes që vijon prej më shumë se 30 vitesh? “Shekulli” ju sjell më poshtë një përmbledhje të ngjarjeve të rënda.

Gjithçka do të niste më 1 maj të vitit 1995, ditë kur do të ekzekutohej Ilir Reçi. Përplasja kishte nisur pas një konflikti mes Ilir Reçit dhe një prej pjesëtarëve të familjes Bardhi. Reçi, i konsideruar në atë kohë si një prej personave me ndikim në Rrëshen, i kishte kërkuar pjesëtarit të familjes Bardhi që familjarët e tij të mos kalonin lumin Fan dhe të hynin në qytet. Pas këtij konflikti, Pjetër Bardhi, në atë kohë oficer ushtrie, shkoi në Rrëshen dhe qëlloi për vdekje Ilir Reçin me armën e shërbimit.

- Publicitet -

Nga ajo ditë, vrasjet do të vazhdonin, duke përfshirë edhe dy fise të tjerë, fisin Jaku dhe Gjini. Këta të fundit do të ishin aleatët e fisit Bardhi, teksa ata nga familja Jaku, ishin krah Reçëve.

Krimi i radhës do të ndodhte 21 vite më pas, si për të treguar se “gjaku nuk falet”.

Më 9 shtator 2016, Saimir Jaku, drejtues i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE, u qëllua për vdekje në një lokal në Rrëshen. Dy persona të armatosur hapën zjarr me kallashnikov, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Vetëm një vit më pas, më 28 prill të vitit 2017, Gasper Reçi 43 vjeç, nga Rrësheni, u vra me armë zjarri në banesën e tij në Tor Vergata të Romës. Ai u qëllua me katër plumba. Në banesë ndodhej edhe vajza e tij. Autorët nuk u identifikuan në atë kohë.  Dyshimet sigurisht ranë mbi fiset Gjini e Bardhi.

Pas katër muajsh, hakmarrja do të godiste në anën tjetër. Këtë herë, një prej anëtarëve të fisit Gjini do të ekzekutohej.

Më 6 shtator 2017, Kreshnik Gjini, 31 vjeç, u vra në komunën Forest të Belgjikës. Dy persona të maskuar e qëlluan teksa po hynte në automjetin e tij. Në atë kohë u ngritën dyshime se vrasja mund të kishte lidhje me ekzekutimin e Gasper Reçit në Romë.

Dy vite më pas, në gusht 2019, Armando Gjini do të vritej  me armë zjarri në qendër të Rrëshenit. Edhe kjo vrasje u pa në kuadër të historisë së përplasjeve që kishte përfshirë familje të ndryshme të zonës.

Edhe pse të goditur për dy vite resht, familjet Bardhi e Gjini do të mblidhnin forcat duke reaguar.

Më 7 janar 2020, Kastriot Reçi u vra pranë lokalit të tij në qendër të Rrëshenit. Ai u qëllua nga distanca ndërsa po lëvizte në këmbë. Vrasja e tij do bënte që Reçët të reagonin sërish.

Në shtator 2020, Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë nga një shpërthim me eksploziv në Tiranë. Ngjarja ndodhi në një zonë të populluar të kryeqytetit dhe në atë kohë u lidh me dyshimet për hakmarrje që buronin nga konfliktet në Mirditë.

Tre vite më vonë, do të goditej fisi Bardhi, ku Martin Bardhi, i njohur edhe si Marjan Marku, u vra në lokalin e tij në Rrëshen. Ai sapo ishte liruar nga qelia kur u ul në lokal. Një automjet i dyshuar se përdorej nga autorët ishte parë disa herë në zonën pranë biznesit. Më pas, ndaj tij u hap zjarr me armë automatike. Martin Bardhi mbeti i vrarë në vend, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën. Automjeti i dyshuar si i autorëve u gjet më vonë i djegur në fshatin Gëziq.

Fisi Bardhi do të merrte tjetër godite, pasi në vitin 2025 do të ekzekutohej edhe Kristian Bardhi allias Marku. I riu u vra në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Nga kjo pikë, autorët e kanë ndjekur me makinë dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip “Shars”. I riu mori 3 plumba në trup dhe makina që udhëtonte, pas atentatit është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.

Prita, breshëri plumbash, atentate të mirëorganizuar, makina të djegura dhe autorë që nuk u njihet a “nam” e as “nishan” Këto fjalë përkufizojnë këtë histori gjakmarrjeje, që mirditorët e kanë pagëzuar me emrin “Pushka e kuqe”. Dhe me krimin e sotëm, duket se kjo pushkë do vazhdojë të godasë, për sa kohë që shteti nuk arrin të ndërhyjë dhe të vendosë para drejtësisë përgjegjësit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si nisi saga e vrasjeve mes fisit Reçi dhe Bardhi, që vijon ende të marrë jetë
  • Përplasje me armë në Radhimë, dhunohet biznesmeni, plagoset edhe pronari i “Delta”-s
  • Shpërthim me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti
  • Kapen 6 telefona në Burgun e Durrësit, avokati: Asnjë prej tyre nuk i përket Veliajt
  • Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  2. ¿? on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918
  3. 1thundrak on Evis Sala dha dorëheqjen, mblidhet PS, a do të ketë ndryshime në qeveri?
  4. ¿? on Përse u largua Ministrja e Shëndetësisë? Zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  5. ¿? on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?