Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përplasje të forta në Bruksel, për çështjen e zgjerimit të BE-së. Presione diplomatike që anëtarësimi të vijojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Përplasje të forta në Bruksel, për çështjen e zgjerimit të BE-së. Presione diplomatike që anëtarësimi të vijojë
PolitikeRajoni

Përplasje të forta në Bruksel, për çështjen e zgjerimit të BE-së. Presione diplomatike që anëtarësimi të vijojë

Published: August 31, 2023
Shpërndaje

Institucionet e Unionit Europian në Bruksel janë përfshirë nga një debat i brendshëm prej deklaratave të Presidentit të Këshillit Europian që vendosi 2030-ën si afatin kur vendet kandidate të ishin gati për anëtarësim.

Presidentja e Komisionit Ursula Von Der Leyen përmes zëdhënëses së saj replikoi një ditë më pas, duke thënë se më shumë se afatet, Komisioni është i vendosur për të parë rezultatet e vendeve aspirante.

Por në krah të Michel është pozicionuar dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili mirëpret deklaratat për zgjerimin deri në 2030.

- Publicitet -

“Komisioni Europian i gatshëm të bëjë çdo propozim për të realizuar zgjerimin në vitin 2030”.

Kryeministri Rama duke ripostuar qëndrimin e Varhelyi, shpreh vlerësimin për qëndrimin koherent që sipas tij ka mbajtur lidhur me integrimin e rajonit në BE.

“Komisioneri ynë që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira. Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, ‘autobusi’ i ngadalshëm i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë, padyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëndimor mund të durojnë më mirë një udhëtim të gjatë ndërsa ndjekin një bisedë me zë të lartë mes djemve që janë ulur.”

Charles Michel në Samitin Strategjik të Bledit deklaroi se Unioni duhet të përballet me dilemën a do të jetë vetëm një bashkim që merret me menaxhimin e krizave apo një aktor që vendos për të ardhmen, ndaj sipas tij në 2030-ën si anëtarët dhe aspirantët duhet të bëhen gati për zgjerimin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Soda, kripa dhe limoni në një gotë me ujë, a mund të konsumohen?
  • Parlamenti hungarez heq imunitetin e kryeministrit Magyar (ua kërkoi vetë për një telefon) dhe të ish-ministrave të Orbánit
  • Largohet një lojtar nga grumbullimi i Shqipërisë, konfirmohen mungesat për ndeshjen e radhës
  • “A doni të blini armë nga SHBA?” Trump ia bëri pyetjen Xi Jinping, Departamenti i Shtetit jep sqarimin
  • “Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, e njëjta skemë mashtrimi, ‘viktima’ të ndryshme

Komentet e Fundit

  1. Ramalluku i Surrelit on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  2. Dajti on Një sfilatë turpi
  3. 1thundrak on Hakerat publikojnë fatura dhe lista numrash telefonikë që dyshohet se lidhen me agjentë të SHISH
  4. Berlin on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  5. nastradini on Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?