Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përvjetori i luftës me Rusinë, Zelenskyy poston videon: Tre vjet heroizëm absolut i ukrainasve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Përvjetori i luftës me Rusinë, Zelenskyy poston videon: Tre vjet heroizëm absolut i ukrainasve
BoteLajmi i fundit

Përvjetori i luftës me Rusinë, Zelenskyy poston videon: Tre vjet heroizëm absolut i ukrainasve

Published: February 24, 2025
Shpërndaje

Sot është përvjetori i tretë i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, duke filluar një luftë që ka vrarë dhjetëra mijëra ushtarë dhe civilë dhe ka shkatërruar zona të Ukrainës.

Për të shënuar këtë datë, Presidenti i Ukrainës Voldymyr Zelensky ndau një video në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm duke përshëndetur “tre vjet rezistencë” dhe “tre vjet heroizëm absolut të ukrainasve”.

“Tre vjet rezistencë. Tre vjet mirënjohje. Tre vjet heroizëm absolut i ukrainasve. Unë jam krenar për Ukrainën! Falenderoj të gjithë ata që e mbrojnë dhe e mbështesin. Të gjithë ata që punojnë për Ukrainën. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë atyre që dhanë jetën për shtetin dhe popullin tonë.”, shkruan Zelenskyy.

- Publicitet -
Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe presidenti rus Vladimir Putin priste të pushtonte të gjithë vendin brenda pak ditësh, por ajo që ndodhi në vend të kësaj ishin tri vjet luftime intensive falë qëndresës së armatosur ukrainase me ndihma që vinin nga aleatët perëndimorë.

Në fillim të luftës në shkurt 2022, Ukraina mbajti trupat ruse larg kryeqytetit Kiev, dhe më vonë siguroi fitore në pjesë të rajoneve verilindore Kharkiv dhe Khersoni jugor.  Për tri vjet luftë miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre, qoftë në pjesë të tjera të Ukrainës apo në vende të tjera.

Pak më shumë se 6.3 milionë refugjatë ukrainas jetojnë në Evropë, duke përfshirë rreth 1.2 milion në Gjermani, gati 1 milion në Poloni dhe 390 mijë në Çeki, sipas të dhënave deri në fund të vitit 2024 nga agjencia e OKB-së për refugjatët. Në Rusi jetonin 1.2 milion refugjatë ukrainas, sipas vlerësimit të fundit të OKB-së që nga qershori 2024.

Më shumë se 40 mijë civilë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë gjatë konfliktit, me shumë prej vdekjeve të shkaktuara nga armët shpërthyese, sipas Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Të paktën gjysma e të vrarëve 6.203 ishin burra të rritur dhe 669 ishin fëmijë.

SHBA ka qenë kontribuuesi më i madh i vetëm i financimit për Ukrainën që nga fillimi i luftës, me rreth 95 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, humanitare dhe financiare. Donald Trump ishte kritik në lidhje me fondet e SHBA-së që dërgoheshin në Ukrainë gjatë fushatës së tij të vitit 2024, dhe pas marrjes së postit në janar 2025 presidenti amerikan po bën presion për t’i dhënë fund të shpejtë luftës duke mbajtur takime negociuese me Rusinë në Riad pa Ukrainën e Evropën.

Kohët e fundit, Trump ka sugjeruar marrjen e një qasjeje transaksionale ndaj ndihmës, duke thënë se SHBA-të duhet të kenë qasje në mineralet e rralla të tokës në këmbim, gjë që Zelensky e ka refuzuar duke thënë se çdo marrëveshje për një gjë të tillë duhet të përfshijë garanci të qarta sigurie nga Shtetet e Bashkuara.

Three years of resistance. Three years of gratitude. Three years of absolute heroism of Ukrainians. I am proud of Ukraine! I thank everyone who defends and supports it. Everyone who works for Ukraine. And may the memory of all those who gave their lives for our state and people… pic.twitter.com/HeNMpJX891

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2025

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Pensionisti says:
    February 24, 2025 at 9:32 am

    Jeni popull trim.Mos u dorezoni te hitlerjanet e kohes.Une jam me ju!

    Reply
  • Asnjëansi says:
    February 24, 2025 at 11:06 am

    Ja na plasi bytha se me kë je ti pensionist .

    Reply
  • Marroku says:
    February 24, 2025 at 11:57 am

    Vetem asnjanas nuk je!?Pse te ha bytha te grindesh me pensionistet mjerane shqiptare!?

    Reply
  • Artan says:
    February 24, 2025 at 12:14 pm

    Asnjanësit i paska plasur bytha. Do t’ia kenë plasur muzhikët.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • TRAGJIKE: U fut në lumë për t’u freskuar, ndërron jetë futbollisti 21-vjeçar francez
  • Rikthimi i Neymar në Botëror pas 981 ditësh, lot në dhomat e zhveshjes
  • Rusia dëbon konsullin rumun dhe mbyll konsullatën në Shën Petersburg
  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën

Komentet e Fundit

  1. oikoi on K.E – BELA MAFIA
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  3. Aldrin on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Aldrin on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Shkodrani-Belgjike on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?