Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pesë muaj në pritje për trajtimin në QSUT: Aparatura në pikëpyetje, pacientët orientohen drejt Fierit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pesë muaj në pritje për trajtimin në QSUT: Aparatura në pikëpyetje, pacientët orientohen drejt Fierit
KronikeLajmi i fundit

Pesë muaj në pritje për trajtimin në QSUT: Aparatura në pikëpyetje, pacientët orientohen drejt Fierit

Published: October 12, 2026
Shpërndaje

Pesë muaj në pritje për një procedurë mjekësore, pa një datë të qartë trajtimi dhe pa informacion të saktë se kur do të rikthehet shërbimi. Ky është shqetësimi i ngritur nga një pacient, duke rikthyer në vëmendje funksionimin e pajisjeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Pajsja mjekësore në fjalë përdoret për thërrmimin e gurëve në veshka përmes valëve goditëse të gjeneruara jashtë trupit, një procedurë e njohur si litotripsi ekstrakorporale me valë goditëse (ESWL).

Për pacientët që nuk mund ta përballojnë trajtimin në sektorin privat, pritja shoqërohet me pasiguri për kohën e kryerjes së procedurës dhe mundësinë e marrjes së shërbimit në sistemin publik shëndetësor.

Problemi nuk është i ri. Aparatura është bërë objekt denoncimesh mediatike në vitet 2022 dhe 2023, ndërsa në nëntor 2025 një tjetër qytetar raportoi se pajisja ishte jashtë funksionit dhe se trajtimi i një familjari të tij ishte shtyrë. Tashmë, një tjetër shqetësim lidhet me pacientë që pretendojnë se kanë muaj në pritje, pa marrë një përgjigje të qartë se kur do të rikthehet shërbimi.

- Publicitet -

Një prej pacientëve që na ka kontaktuar së fundmi pretendon se ka pesë muaj që pret të kryejë procedurën. Sipas tij, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm, nuk ka marrë një datë konkrete për trajtimin dhe nuk ka arritur të mësojë se kur do të riparohet aparatura.

“Te privati nuk kemi mundësi”, shprehen pacientët që kanë hasur shqetësime.

Shqetësimi i ngritur shtron një pyetje thelbësore: si mund të planifikojë një pacient trajtimin e tij kur ka urgjencë shëndetësore, kur nuk merr informacion të qartë mbi disponueshmërinë e shërbimit? Apo zgjidhja mbetet gjithmonë privati.

Denoncimi rikthehet në vitin 2025 dhe 2026

Më 27 nëntor 2025, JOQ Albania publikoi një tjetër denoncim të ardhur nga një qytetar nga Përmeti, i cili pretendonte se aparatura ESWL në QSUT ishte jashtë funksionit prej rreth tri javësh.

Qytetari shprehte shqetësimin se riparimi po vonohej dhe se familjarët merrnin vazhdimisht të njëjtin informacion: pajisja nuk funksiononte.

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar publikisht probleme të ndryshme që lidhen me shërbimet në QSUT dhe funksionimin e sistemit shëndetësor. Në vitin 2026, ai ka ngritur çështje të mungesës së pajisjeve mjekësore dhe të vështirësive që hasin pacientët për të marrë shërbimet e nevojshme.

Në korrik 2026, Stafa publikoi një denoncim lidhur me kërkesat e QSUT-së për donacione për pajisje mjekësore. Raportimi trajtonte mungesa të pajisjeve të ndryshme dhe ngrinte pikëpyetje mbi mënyrën e sigurimit të tyre.

Denoncimi më i fundit prej tij, u bë më 25 korrik ku publikoi një video nga ambientet e QSUT-së, duke ngritur shqetësimin për mungesën e pajisjeve diagnostikuese në urgjencë dhe mosfunksionimin e aparaturës për trajtimin e gurëve në veshka.

Në përshkrimin e videos, Stafa shkruan: “Urgjenca e QSUT pa skaner, pa grafi. Pajisja që bën goditjen e gurëve në veshka e prishur prej disa javësh.”

Nga QSUT drejt Fierit: a po zgjidhet problemi apo po zhvendoset pritja?

Një tjetër shqetësim i ngritur nga pacientët sot lidhet me orientimin drejt Spitalit të Fierit, si alternativë kur procedura nuk mund të kryhet në QSUT.

Sipas informacionit të dhënë nga pacienti, ky orientim shoqërohet me hapa të tjerë organizativë dhe pritje, pa një siguri të qartë se kur do të realizohet trajtimi. Këto pretendime kërkojnë konfirmim zyrtar nga të dy institucionet.

Nëse pacientët referohen nga Tirana drejt Fierit, duhet të jetë e qartë se kush e organizon referimin, cilat dokumente kërkohen, si përcaktohet radha dhe sa kohë duhet për të marrë shërbimin dhe jo një hallakatje pa rezultat, ku pacientët presin lista emërore, rradhë dhe konsulta nga e para.

Një referim në një spital tjetër nuk përbën domosdoshmërisht zgjidhje nëse pacienti mbetet pa informacion për datën e procedurës ose nëse procesi nuk shoqërohet me koordinim të qartë ndërmjet institucioneve, sidomos nëse ka urgjencë.

Çfarë duhet të sqarojnë QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë?

Përballë ankesave të përsëritura, nevojitet një përgjigje e përditësuar dhe e dokumentuar nga institucionet përgjegjëse.

QSUT duhet të sqarojë:

  1. Nëse aparatura ESWL është aktualisht në funksion.
  2. Nëse ka qenë jashtë funksionit gjatë vitit 2026, për sa kohë ka zgjatur ndërprerja dhe cili ka qenë shkaku.
  3. Çfarë ndërhyrjesh teknike dhe procedurash prokurimi janë kryer dhe cilat mbeten të papërfunduara.
  4. Sa pacientë janë aktualisht në pritje dhe cila është koha mesatare e pritjes.
  5. Çfarë zgjidhjeje u ofrohet pacientëve që nuk mund të trajtohen në QSUT.

Tenderi

Sipas të dhënave të publikuara, procedura me objekt “Riparim i Pajisjes Lithotripter për QSUT” ka një fond limit prej 4.517.333 lekësh pa TVSH. Tenderi, me referencë REF-00296-09-18-2026, është publikuar më 21 shtator 2026, ndërsa afati i ofertimit ishte përcaktuar më 1 tetor 2026.

Deri në verifikimin e dokumentacionit të plotë të procedurës, mbetet për t’u sqaruar statusi aktual i tenderit, natyra e ndërhyrjes teknike që kërkohet dhe afati i parashikuar për rikthimin e aparaturës në funksion.

Pritja e zgjatur prej muajsh ngre pikëpyetje mbi kohën që do të duhet për rikthimin e saj në punë.

Një shërbim publik që kërkon përgjigje të qarta

Rastet e raportuara në vitet 2022, 2023, 2025 dhe sot që flasim tregojnë se aparatura për thërrmimin e gurëve në veshka në QSUT është përballur me ndërprerje të dokumentuara të funksionimit dhe se pacientët kanë ngritur shqetësime për pritjen dhe mungesën e informacionit.

Pacientët kanë të drejtë të dinë nëse aparatura funksionon, sa kohë do të presin dhe ku mund të marrin shërbimin.

Në fund, pyetja nuk është vetëm kur do të riparohet një pajisje mjekësore. Pyetja është se si garantohet vazhdimësia e trajtimit për qytetarët në qendrën më të madhe spitalore në vend, kur një shërbim publik ndërpritet. / DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Mirësia says:
    October 13, 2026 at 2:29 am

    Në QSUT kështu ndodh dhe me ndërhyrjet jo invazive dhe invazive në zemër.
    Në këtë institucion shëndetësor prej vitesh ndodh kjo gjë.
    Mua mjekja e zemrës më rekomandoi të bëja CT koronare në QSUT dhe kur shkova në QSUT mjekja e zemrës, kirurgjia Djana Kristo më befasoi me pritjen e saj skandaloze. Në bisedë e sipër pasi i kisha sjellë dokumentacionin e nevojshëm më tha se mos dëshiron të bëj një kurs 300 euro për t’u njohur mirë me diagnozën tënde, më informoi se aparatura ishte jashtë funksionimit. U befasova nga kjo sjellje, i thashë se këtu ndërpritet komunikimi me ju.
    Më pas filloi nga “furçet” se ju jeni një zonjë…….
    U largova e shqetësuar për komunikimin me kirurgen Djana Kristo
    dhe mendova se si kanë përfunduar shërbimet në QSUT dhe cili është komunikimi me personelin e lartë shëndetësor.
    Këtu nuk ka komunikim njërëzor dhe jo të presësh shërbim shëndetësor.
    Kjo ka ndodhur para dy vitesh dhe unë pas kësaj nuk po gjej karar, kuptohet kjo është bërë rutinë dhe pacientët sorollaten lartë e poshtë duke u rënduar sëmundja, kjo jo vetëm në QSUT por dhe në qytetin e Durrësit dhe në gjithë vendin.
    Kjo është mjekësia falas.
    Kuptohet për atë që shkova nuk mora asnjë përgjigje (ndërhyrje jo invazive në zemër.

    Reply
  • shendeti jo-publik says:
    October 13, 2026 at 6:34 am

    Sa cudi…nuk paska arritur akoma ne QSUT ajo “Shendetesia Falas” e Rames qe nuk i bie asnje premtim pertoke?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena
  • Presidenti dekreton hartën e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46
  • Radarët inteligjentë nisin nga janari, survejim në këto 14 akse rrugore
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësime për trajtimin e Veliajt në burg
  • VIDEO: E rëndë në Shkodër, shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar

Komentet e Fundit

  1. image2img.net on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  2. prehistoriku on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  3. Ethem Lalaj on FOTO: Arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  4. nastradini on FOTO: Rrethi i tim eti, kujtime që botohen për herë të parë me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  5. anti25642654censurë on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?