Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Petrit Vuksani u kthye nga Anglia që të merrte qiranë e banesës nga kushëriri, por humbi jetën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Petrit Vuksani u kthye nga Anglia që të merrte qiranë e banesës nga kushëriri, por humbi jetën
AktualitetKronikeKryesore

Petrit Vuksani u kthye nga Anglia që të merrte qiranë e banesës nga kushëriri, por humbi jetën

Published: May 2, 2023
Shpërndaje

Mosmarrëveshjet dhe vonesa e qirasë dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e një 51-vjeçari dje në Shkodër, i sapokthyer nga Anglia, ku jetonte dhe punonte si emigrant. Viktima është Petrit Vuksani, i cili u qëllua me disa plumba brenda banesës së tij, rreth orës 12:15. Autori i dyshuar i krimit si për ironi të fatit është një i afërm i viktimës, qiraxhiu Lekë Vuksani. Nga hetimet paraprake rezulton se Petrit Vuksani ishte kthyer një muaj më parë nga Britania e Madhe dhe i kishte kërkuar qiranë e prapambetur të dyshuarit. Debati ka denigruar në fyerje dhe konflikt, teksa besohet se viktima i ka kërkuar edhe që të largohet nga shtëpia.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Tom Kola” të qytetit. Policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht dinamikën, por Petrit Vuksani dhe Lekë Vuksani janë konfliktuar fillimisht brenda banesës për çështjen e qirasë dhe në çast autori i përgatitur ka nxjerrë armën tip automatike. Pasi i mori jetën kushëririt të tij, autori mundi të arratisej me shpejtësi nga vendngjarja. Policia ka verifikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, teksa është ende në ndjekje të tij. Janë ngritur edhe pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.

Të afërmit thanë se 51-vjeçari kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa vajzat e tij jetojnë në Itali. Ata janë shprehur se Petrit Vuksani i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e qirasë Lekës, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas ka ndodhur vrasja.

- Publicitet -

“Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri automatike”, njoftoi policia.

Kërkimet janë përqendruar kryesisht në zonat ku mund të fshihet autori, po rreth të 50-ve. Janë kryer kontrolle banesash, mjetesh dhe pika ku mendohet se mund të jetë larguar. Një tjetër dyshim është që Lekë Vuksani ta ketë paramenduar krimin dhe të ketë pasur plan arratisjeje paraprak. Një prej hipotezave është ikja e tij drejt zonës kufitare me ndonjë mjet dhe kalimi drejt Malit të Zi. Po mbahen edhe kontakte me familjarët e të dyshuarit, që nëse njoftohen nga ai ta bindin që të dorëzohet. Akuzat e ngritura janë “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trazira në rrugë, akuza për grusht shteti: Polonia në kaos, përplasje e ashpër mes qeverisë Tusk dhe Gjykatës Kushtetuese
  • Masivitet nga MAGA dhe mesazhe të papritura: Pse fjalimet e Trumpit në fushatën e mes-mandatit po duken si tur lamtumire
  • Gjermani, protestat e rinisë për krizën e kostos së jetesës shpërthejnë në dhunë
  • Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti thyen rekordin botëror, hyn në librin Guinness
  • Ka ekzistuar vend me emrin Dogerland?

Komentet e Fundit

  1. Lumi Vlorës on Dy botë në një shesh: E shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe berishistëve
  2. labi on Dy botë në një shesh: E shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe berishistëve
  3. Parruca on FOTO: Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën, historia e majit të largët 1976 dhe e shoferit që i dha fund sagës së viktimave
  4. demo on Dy botë në një shesh: E shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe berishistëve
  5. PKSh on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?