Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pikëpyetje mbi të ardhmen e Gazës pas konfliktit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pikëpyetje mbi të ardhmen e Gazës pas konfliktit
Bote

Pikëpyetje mbi të ardhmen e Gazës pas konfliktit

Published: November 10, 2023
Shpërndaje

Ndërsa trupat izraelite përparojnë në qendër të qytetit të Gazës, ka pikëpyetje në rritje mbi të ardhmen e territorit palestinez pas përfundimit të luftës mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridwell, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se nuk do të mbështesin një tjetër pushtim të Gazës, rreth 18 vjet pas tërheqjes së banorëve izraelitë dhe forcave ushtarake nga enklava.

Çfarë do të ndodhë me Gazën pas përfundimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit? Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i tha këtë javë kanalit televiziv ABC se për një periudhë të pacaktuar Izraeli do të mbajë përgjegjësitë për sigurinë e territorit. Pas një takimi dy-ditor të kryediplomatëve të shtatë vendeve më të industrializuara të botës në Tokjo, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën se Hamasi duhet të mposhtet, por gjithashtu kishte edhe një mesazh për Izraelin.

“Është gjithashtu e qartë se Izraeli nuk mund ta pushtojë Gazën. Realiteti është se mund të ketë nevojë për një periudhë tranzicioni në fund të konfliktit, por është e domosdoshme që populli palestinez të marrë qeverisjen në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, që mos të kemi një pushtim tjetër”. Izraeli dhe mbështetësit e tij perëndimorë duhet të kenë një plan për Gazën pas konfliktit, thotë për Zërin e Amerikës analisti Yossi Mekelberg.

“Çfarë ndodh nëse Hamasi zhduket si fuqi politike dhe ushtarake? Kush mund ta zërë vendin e lënë bosh? Mund të jetë edhe më i keq se Hamasi. Duhet të ketë një periudhë të ndërmjetme dhe është shumë e rëndësishme përfshirja e një elementi rajonal”. Zoti Mekelberg thotë se lidhjet SHBA-Izrael mbeten të forta, por ka mosmarrëveshje.

“Ata nuk i besojnë Netanyahut dhe qeverisë aktuale. E dinë se një çek bosh i tepruar mund të jetë e rrezikshme”. Vetëm në deklaratën e dytë të përbashkët që nga sulmi i 7 tetorit, ministrat e jashtëm të G7 e dënuan Hamasin dhe kërkuan lirimin e pengjeve, duke bërë thirrje për pauza në konflikt për lejimin e ndihmës humanitare në Gaza.

“Është e rëndësishme që G7 ishte në gjendje të nxirrte mesazhin e parë të unifikuar në një deklaratë me shkrim në lidhje me marrëveshjen [për pauzat humanitare në Gaza]”, tha Yoko Kamikawa, Ministre e Jashtme e Japonisë. G7 nuk bëri thirrje për një armëpushim më të përhershëm. Në të gjithë botën ka pasur protesta me thirrjet për t’i dhënë fund luftës. Ekziston rreziku që konflikti të thellojë ndarjet globale, sipas analistit Mekelberg.

“Është shumë e ndërlikuar sepse G7 përfaqëson padyshim pjesën më të pasur të botës, ndaj së cilës është drejtuar pjesa më e madhe e pakënaqësive për neglizhim dhe qasje që mbron interesat e veta, por jo interesat e pjesës tjetër të botës. Sepse neglizhimi i konfliktit izraelito-palestinez ishte kriminal”. Ndërkohë, G7 përsëriti mbështetjen për Ukrainën ndërsa ai vend vazhdon të luftojë agresionin rus. Grupi dënoi gjithashtu testet e Koresë së Veriut me raketa dhe furnizimin e Moskës me armë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
  • Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  • EMRAT: Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

Komentet e Fundit

  1. gim on Letra e Ramës për protestuesit në bulevard: Armiku juaj nuk jam unë
  2. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. ANA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?