Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pikëpyetje për rolin e Tony Blair pas ndërhyrjes azere në Nagorno-Karabak
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pikëpyetje për rolin e Tony Blair pas ndërhyrjes azere në Nagorno-Karabak
BoteKryesore

Pikëpyetje për rolin e Tony Blair pas ndërhyrjes azere në Nagorno-Karabak

Published: September 23, 2023
Shpërndaje

Ofensiva ushtarake e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak ka rikthyer vëmendjen te Tony Blair, ish-krymeinistri britanik me lidhje të forta me qeverinë azere. Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit që nga viti 2003, deklaroi fitoren të enjten pas operacionit dy-ditor, të cilin kryeministri armen e ka cilësuar “spastrim etnik”.

Blair ka krijuar lidhje të forta me Aliyev pasi la detyrën si kryeministër i Britanisë dhe nisi të punonte si këshilltar për qeveri dhe kompani të ndryshme shumëkombëshe, një punë nga e cila ka fituar miliona dollarë. Në vitin 2014, Blair u bë këshilltar për një konsorcium të drejtuar nga British Petroleum, i cili po kërkonte eksportin e gazit natyral nga Azerbajxhani në Europë, një projekt i Aliyev.

Si rezultat u ndërtua TAP, një gazsjellës që përfundon në Apulia, Itali. TAP përfundoi në 2018 dhe u bë funksional në 2020. Projekti pati mbështetjen e gjerë të Britanisë dhe Bashkimit Europian, të cilat e panë si një opsion që do të diversifikonte furnizimin e Europës me gaz.

- Publicitet -

Sacha Deshmukh, nga Amnesty International në Britani, thotë se Blair duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve mbi punën që ka bërë në këtë rajon. 

Shkelja e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan është e njohur duke përfshirë një goditje të vazhdueshme ndaj gazetarëve, arrestime arbitrare, ndjekje penale të motivuara politikisht të aktivistëve, shtypjen e protestave paqësore dhe pak përparim në nxjerrjen e kriminelëve të dyshuar të luftës para drejtësisë dhe Tony Blair do të duhet të tregojë se ai u përpoq t’i përdorte këshillat dhe ndikimin e tij për të drejtuar qeverinë e Azerbajxhanit në trajtimin e duhur të këtyre shkeljeve të tmerrshme të të drejtave të njeriut. Blair duhet të tregojë se roli i tij në këshillimin e qeverisë së Azerbajxhanit nuk përfshinte as përfshirje të drejtpërdrejtë në shkeljet e të drejtave të njeriut apo dhënien e këshillave që në çfarëdo mënyre synonin të shmangnin ose minimizonin përputhjen e pritshme të Azerbajxhanit me ligjet dhe standardet e të drejtave të njeriut.

Tony Blair Associates, kompani e konsulencës ndërkombëtare, e themeluar në vitin 2016, ka deklaruar si objektiv të saj punët bamirëse.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?